Dr. Kurt E. Koch
KRISHTI APO SATANAI
FALLI
MAGJIA
SPIRIZIZMI
MREKULLIA E SHËRIMIT
….NË DRITËN E BIBLËS
PËRMBAJTJA
Kapitulli 1: TË PARËT E FATIT
1-Astrologjia
2-Falli me letra (Kartomancia)
3-Falli i dorës
4-Parashikimi me shkop e pendul
5-Falli me pasqyrë
6-Psikometria
7-Pozicioni i Biblës
8-Çlirimi
Kapitulli 2: MAGJIA
1-Koncepti „Magji“
2-Origjina,qëllimi dhe zhvillimi i magjisë.
3-Format e magjisë
4-Fusha të zbatimit të magjisë
5-Ritet magjike
6-Pasojat e magjisë dhe kapërcimi i tyre
Kapitulli 3: SPIRITIZMI
1-Fenomenet psiqike
2-Fenomenet Fizike
3-Fenomenet spiritiste magjike
4-Fenomenet metafizike
5-Fenomenet spiritiste fetare
6-Vlerësimi i fenomeneve spiritiste
7-Procedurat këshilluese
Kapitulli 4: LETËRSIA OKULTE
Kapitulli 5: MREKULLIA E SHËRIMIT NË KOHËN E SOTME
Kapitulli 6: RASTE NGA JETA TË SHËRIMIT DHE TË ÇLIRIMIT
Kapitulli 1
TË PARËT E FATIT
Për mijëra vite të parët e fatit ka qënë një bastard i paganizmit, pasojë e frikës, kuriozitetit dhe bestytnive. Në kohën e sotme parashikimi i fatit është një problem i shumanshëm,i cili përfshin folklorin, psikologjinë dhe teologjinë. Kapitujt që vijojnë janë rezultati i eksperiencës së një teologu e prifti evangjelikal si këshilltar në probleme te ndryshme. Eksperienca si këshilltar është një burim i vazhdueshem për material ne këte fushë. Numri i rasteve në dosjet e mia lidhur me probleme të olkultizmit, ka arritur në afro 20.000. Në këtë libër do t’i shmangemi një dizertacioni shkencor. Një trajtim të tillë të problemit mund ta gjeni në librin tim „Seelsorge und Okkultismus“. Këtu do të trajtojmë raste konkrete e direkte që t’i japim mundësi lexuesit të formojë një opinion të vetin. Nga ana tjetër as nuk cënohet konfidenca e rrëfimit të ndokujt, sepse është kërkuar e dhënë leje për botimin e rasteve që përmenden në këtë libër. Në kapitullin e parë do të flasim për këto aspekte të parashikimit të fatit: atrologjinë, letrat e bixhozit, të lexuarit e dorës ose palmistrinë, të parët e fatit me shkop, pendul apo pasqyrë, psikometrinë, dhe së fundi do të shikojmë pozicionin e Biblës lidhur me këto çështje dhe rrugën e çlirimit prej okultizmit.
1-Astrologjia
Shemb.1 Një grua u paraqit në stacionin e policisë dhe deklaroi se kishte vrarë të birin. Një astrolog i kishte shkruar në horoskop se i biri i saj që vuante nga nervat, nuk kishte shërim. Ajo pra e kishte vrarë të birin duke dashur t’i evitojë një të ardhme tragjike. Gruaja u arrestua dhe u dënua pas një procesi të gjatë gjyqësor.Astrologu u la i lirë.
Kjo eksperiencë e ditës tregon forcën sugjestionuese dhe influencën e horoskopit tek njerëzit. Përpara se të hyjmë në këtë problem,le te shikojmë një prezantim të shkurtër historik të tij.
Me astrologji kuptojmë parashikimin e zhvillimit të karakterit dhe jetës së individit duke u nisur nga yje të veçanta dhe konstelacionet e tyre. Është një nga supersticionet më të përhapura të kohës sonë. Instituti i kërkimeve mbi opinionin publik (The Research Institute of Public Opinion) në Leik Konstëns, nëpërmjet një Kuestionari, konstatoi se 63% e gjermanëve janë marre me astrologji gjatë jetës së tyre në një mënyrë a në një tjetër. Shumë pak prej tyre kanë njohuri mbi të ashtuquajturën astrologji shkencore, dhe në pjesën më të madhe ndjekin horoskopin diellor.
Në kohët e lashta atronomia (studimi i yjeve) dhe astrologjia (interpretimi i konstelacionit të yjeve) përbënin një shkencë të vetme. Në perandorinë babilonase kjo ishte shkenca e priftërinjve. Fillimisht horoskopet bëheshin vetëm për mbretërit. Meqënëse astrologjinë e gjejmë edhe në kulturën e lashtë meksikane, mendohet se ajo është një fenomen njerëzor e një arkeotip. Grekërit dhe Romakët e morën astrologjinë nga Babilonasit. Sigurisht në atë kohë kishte edhe mendimtarë racionalistë që e vinin në lojë astrologjinë. Poeti Enius thoshte: „Një horoskop kushton një dhrahmi dhe është një dhrahmi më i shtrenjtë nga çmimi i arsyeshëm“. Patriarku Agustin e quante astrologjinë vetëmashtrimin më pamend të njerëzimit.
Në periudhën e Mesjetës gjithë Europa ra nën fuqinë e astrologjisë. Perandori Frederiku i dytë (1194-1250) u influencua veçanërisht prej saj. Në këtë kohë u hapën edhe katedra për astrologjinë. Një katedër të tillë kishte edhe reformatori Filip Melankthon, po për Luterin astrologjia ishte krejt pa vlerë. Tregojnë se në këtë periudhë astrologu Stofler qe bërë qesharak. Ai pati parashikuar një përmbytje në Shkurtin e 1524 dhe njerëzit i kishte zënë paniku. Asnjë nuk donte të punonte, arat mbetën pa lëruar. Të pasurit ose ndërtuan anije për vete dhe familjet e tyre, ose u strehuan maleve që t’i shpëtonin përmbytjes. Edhe princi i Brandenburgut kishte marre masa që t’i shpëtonte përmbytjes.
Kepleri, astronomi i madh, ishte ngatërruar edhe ai me astrologji. Është i njohur parashikimi që kishte bërë se Wallenshtaini do të vdiste në paqe në moshën 70 vjeç. Po ndodhi që ai u vra kur ishte 50 vjeç. Po Kepleri merrej me astrologji për nevoja financiare. Ja seç ka shkruar për këtë:Për mua astrologjia është një skllavëri e padurueshme po edhe e paevitueshme. Që të arrij të mbaj të ardhurat e mia vjetore, titullin dhe shtëpinë ku banoj, më duhet ta pranoj edhe kuriozitetin injorant të njerëzve. Astronomia ështe nëna e mençur, kurse astrologjia vajza mendjelehtë që i jepet kujtdo që e paguan në mënyrë që të mund të jetojë edhe nëna e mençur.“
Megjithatë që nga koha e racionalizmit (1750), astrologjia e ka humbur influencën e parë. Astronomia dhe astrologjia i ndanë rrugët, po dy luftëra botërore kanë ndihmuar që të vijë përsëri në modë.Më 1930 gjejmë të shkruhen horoskope për Hitlerin, po ato janë shumë kontradiktore. Thuhej në to se influenca e tij do të fillonte të binte pas 1933, po sa të vërteta përmbanin këto horoskope mund ta thotë sot secili nga ne. Në to përmbahet një llogaritje e gabuar me afro 12 vjet, dhe këto 12 vjet ishin ç’ishin! Horoskopi i Rudolf Hesit parashikonte se ai ishte i caktuar nga fati të realizonte pajtimin me Anglinë. Kjo ishte ndoshta arsyeja e arratisjes së tij në Angli, po „e vërteta“ e këtij horoskopi është për ne sot po aq e qartë sa edhe për rastin e Hitlerit.
Po cila është pozita e astrologjisë sot? Së pari duhet bërë një dallim midis një forme të ashtuquajtur shkencore të astrologjisë që përfaqësohet nga Alfred Rosenberg (Signs in the sky), dhe formës popullore të astrologjisë, të ashtuquajturës astrologji diellore. Astrologjia ështe bërë sot si një zakon ngjitës, aq sa të merret në konsideratë edhe nga gazeta e revista serioze. Kemi të dhëna se në SHBA rreth 170 organe të shtypit botojnë çdo ditë horoskope. Ka sot në botë rreth 25 000 astrologë që paguhen shtrenjtë.
Le të shohim një rast për të qeshur që hedh dritë mbi thelbin e situatës.
Shemb.2 Mora pjesë një herë në një konferencë pastorale evangjelikale, në të cilën ishin ftuar edhe botuesit e disa gazetave të mëdha si edhe gazetarë të dëgjuar. Bëhej fjalë për nivelin intelektual dhe botkuptimin e jetës në organet e shtypit. Një pastor tha se gazetat suedeze nuk përmbajnë horoskope dhe se kjo është një praktikë e konsoliduar në atë vend. Po pse nuk mund të bëhet e njëjta gjë në Gjermani dhe në vendet e tjera? Kryeredaktori i një gazete të madhe të përditshme dha shpjegimin e mëposhtëm: Personalisht ai ishte i bindur për kotësinë e astrologjisë, po ama ishte një çështje financiare në ketë mes. Një gazetë që nuk përmban një horoskop javor në numrin e të shtunës, duhet të marrë parasysh se do të humbasë shumë abonues. Asnjë gazetë nuk mund ta përballojë këtë humbje. Më tej ai tegoi një episod komik. Një të premte horoskopi i astrologut nuk kishte ardhur në kohë. Si e pa punën pisk, ai vetë vajti në dhomën e arshivimit të materialit të gazetës dhe morri një horoskop të vjetër. Meqë nuk e dinte renditjen e Zodiakut, morri një horoskop gabim. Megjithatë asnjë nga lexuesit nuk e vuri re gabimin. Meqë puna vajti mirë, vendosi t’i shkurtojë shpenzimet për astrologun dhe në 22 raste përdori horoskopë të vjetër dhe jo të po asaj date.Asnjë nga qindra mijëra lexuesit e gazetës nuk vuri re gjë, derisa, më në fund, dikush shkruajti një letër në të cilën thoshte se nuk është e mundur që Skorpioni të dominojë muajin korrik. Kështu që loja i doli në shesh dhe prandaj u detyrua t’u drejtohet edhe një herë „ekspertëve“ për ndihmë. Si tregoi këtë histori, redaktori buzëqeshi dhe tha: „Gjatë periudhës që botuam horoskopë të gabuar, puna vajti mbarë.Nuk është çështja ç’përmban horoskopi, po çfarë besojnë njerëzit:“
Mbi çfarë baze besimtari kristian nuk e pranon astrologjinë si parashikuese të jetës dhe fatit të njeriut? Së pari e neverit origjina e saj pagane. Për popujt e lashtë astrologjia ishte një formë feje. Yjet ishin të barazvlefshëm me Perënditë. Popujt paganë e ndjenin veten të udhëhequr, të influencuar e të kërcënuar nga këta perëndi planete. Gjatë shekujve astrologjia e humbi karakterin e saj fetar, po ligjet e saj mbetën.
Ja edhe një arsye e dytë për të mos e pranuar astrologjinë: Ligjet mbi të cilat ajo mbështetet, paraqesin një kontradiktë të pazgjithshme. Çdo 26 000 vjet boshti i tokës përshkruan faqen e jashtme të një koni. Astrologu i sotëm nuk i shikon planetet në po atë pozicion si kolegët e tij 4000 ose 5000 vjet përpara. Përveç kësaj janë zbuluar planete të reja si Urani më 1781, Neptuni më 1839, Plutoni më 1932, po asnjë nga këto ndryshime nuk e ka cënuar sadopak sistemin astrologjik, prandaj edhe astronomët e hedhin poshtë astrologjinë si një nga mashtrimet më të mëdha të kohërave.
Po ka edhe anë të tjera që duhen parë. Na thuhet se rezet e yjeve qe bien mbi një fëmijë porsa lind, janë përcaktuese për fatin e tij. Po kjo thënie ndesh me shumë kontradikta. Toka, planeti ynë, bombardohet vazhdimisht nga drita dhe rezet kozmike, po asnjë prej tyre nuk e ka burimin tek planetet, të cilat nuk rezatojnë dritë. Burimi i kësaj drite gjendet në yjet fikse, kurse rezet kozmike e kanë burimin tek Galaksia e Qumështit. Planetet si toka nuk emetojnë reze.
Gjithashtu thuhet se momenti kur pritet kërthiza ka rëndësi vendimtare. Fjala vjen në rast se doktori e vonon prerjen e kërthizës, fëmija ka një fat tjetër. Prandaj mirë është të konsultohemi me astrologun që të na përcaktojë kohën më të favorshme për prerjen e kërthizës. Lind pyetja, përse të 240 foshnjet të cilave u pritet njëkohësisht kërthiza, nuk kanë të njëjtin fat? Pse fjala vjen ka vetëm një Shekspir, ose vetëm një Johan Sebastian Bah ndër gjithë ata që u lindën në të njëjtën kohë me ta? Abati Moris Warburg, një studiues i mirënjohur i astrologjisë thotë diku me ironi: „Astrologjia nuk mund të diskretitohet thjeshtë për faktin që s’ke se çfarë të diskreditosh“.
Ka një lëvizje reformuese në astrologji e cila përpiqet t`i zgjidhi këto kontradikta. Quhet Kozmo-Biologji dhe e ka bazën në Aalen, Wuerttemberg. Përfaqësuesit e saj na thonë se ajo çka trashëgon njeriu duhet të shikohet e lidhur ngushtë edhe me yjet. Është një lloj kompromisi midis astrologjisë së vjetër dhe biologjisë moderne.
Pa dyshim që planetet e tjerë influencojnë tokën në një mënyrë ose në një tjetër. Baticat e zbaticat, fenomene të tjera natyrore shkaktohen e influencohen prej tyre. Po që të arrijmë të themi se planetet influencojnë e përcaktojnë jetën dhe fatin tonë, është njësoj sikur të thuash që fusha e sahatit të dorës mund të na sillte vdekjen nepërmjet radioaktivitetit.
Interesi ynë përqëndrohet tek pasojat e astrologjisë me të cilat konfrontohemi gjatë dhënies së ndihmës pastorale. Këtu gjejmë tre aspekte: mashtrimin, sugjestionimin dhe okultizmin. Për të tre këto aspekte do të jap një shembull nga praktika ime.
Shemb 3. Një student i psikologjisë në Sorbonë donte të përgatiste dizertacionin. Botoi një informacion në formë reklame në një gazetë dhe e paraqiti veten si astrolog. Për 20 franga ishte në gjendje t’i bënte horoskopin çdo klienti që paraqitej. Pas kësaj 400 persona i kërkuan horoskop dhe kështu mundi të financonte studimet. U dha të 400 klientave po të njëjtin horoskop, pa i kushtuar vemendje shenjave të Zodiakut. U mor vetëm me anën psikologjike të çështjes duke i thënë gjithkujt se e priste një e ardhme shumë e mirë e duke i zbuluar gjithkujt tipare pozitive në karakterin e vet, se njerëzit kanë qejf të dëgjojnë të tilla gjëra dhe për to nuk u dhimbsen paratë. Mori shumë letra me vlerësime meqë horoskopët i përshtateshin pothuaj secilit nga klientet. Studenti përgatiti dizertacionin dhe mbrojti titullin me vlerësim të lartë. Në këtë rast astrologjia ishte thjesht një mashtrim. Studenti fitoi një thes me para dhe mori titullin duke shfrytëzuar pamendësinë dhe supersticionet e bashkëatdhetarëve të vet.
Shemb 4. Rastin më absurd e kam ndeshur tek një teolog. Në fillim të aktivitetit të tij ai kish qënë biznesmen. I kishin bërë atëhere një horoskop të detajuar në të cilin i ishte thënë se do ta ndërronte profesionin në jetë tri herë. Dhe djaloshi e mori këtë parashikim si krejt të vlefshëm për jetën e tij. Ndoqi shkollën e mbrëmjes, pastaj studioi teologji protestante dhe më vonë u bë prift protestant. U martua, po për fat të mirë nuk pati fëmijë. Më poshtë do të duket qartë pse them „për fat të mirë“. Pas disa vjetësh u konvertua në besimin katolik dhe u pranua si prift. Së shoqes iu lejua t’i qëndronte pranë si kujdestare për punët e shtëpisë. Pra dy ndryshime në jetën e tij kishin ndodhur me të vërtetë. Sot ky person shprehet se nuk e ka arritur akoma stacionin përfundimtar të jetës së vet. Ndjen nevojën e brendshme t’i hyjë një profesioni të katërt. Ka akoma plane në jetën e tij që duhet të realizohen. Dhe ky ndryshim i katërt nuk do të vonojë. Ky njeri ka rënë viktimë e një sugjestioni. Mendon se duhet të realizojë horoskopin që i kanë bërë. Është tërësisht nën sundimin e një parashikimi astrologjik.
Shemb.5 Një prift i cili e ndjente si detyrën e vet personale luftën kundër bestytnive, la t’i bëjnë një horoskop për qëllime studimi. Donte të tregonte e të provonte se horoskopi është thjesht një mashtrim e bestytni. Iu desh të paguante një shumë të madhe se horoskopi që i bënë ishte shumë i detajuar. Pas kësaj ai priti, shumë i sigurt se horoskopi nuk do të realizohet. Po pas ca kohësh pa me shumë habi se profecitë u realizuan. Për tetë vjet me radhë përjetoi realizimin e të gjitha profecive që i ishin bërë, edhe në vogëlsira. Kjo gjë e shqetësoi dhe zuri të mendojë mbi këtë çështje. Ai kishte pasur bindjen se horoskopi mbështetet mbi sugjestionime dhe supersticione, po shumë imtësira që ishin plotësuar nuk mund të ishin produkt i një sugjestionimi. Së fundi nuk pa rrugë tjetër përveç se të bjerë në gjunjë e t’i lutet Zotit që ta mbrojë.I erdhi mendimi se duke i hyrë një eksperimenti të tillë, kishte mëkatuar dhe e kishte vënë veten nën influencën e forcave të errësirës. Pasi u pendua për atë që kishte bërë,zbuloi me habi të madhe se horoskopi i tij nuk përputhej më me realitetin. Nëpërmjet kësaj eksperience ky teolog kuptoi se forcat demoniake luajnë një rol shumë aktiv në astrologji. Nëse dikush ia ekspozon veten këtij rreziku, mund të shkatërrohet plotësisht.
Si e gjykojnë astrologjinë ekspertët e fushave të ndryshme? Mjekësia e pranon dëmin që mund të shkaktojë astrologjia. Kryemjeku nga Visbadeni, Dr Shrank, ka shkruar në një artikull mbi psikologjinë e supersticionit: „Rrezikun e madh të astrologjisë e shikojmë tek shqetësimet serioze psiqike, frikën për jetën dhe shqetësime të tjera që ajo shkakton në persona të ndjeshëm. Astrologjia e paralizon iniciativën dhe aftësitë gjykuese të njeriut. E budalleps njeriun dhe e pengon të mendojë thellë. E vendos personalitetin nën influencën e një lëvizjeje të nënsipërfaqshme e cila ushqehet me mediokritet.“
Vetë astrologët janë shprehur akoma edhe më qartë. Astrologu i famshëm Uerl e quan astrologjinë një formë falli. Pra në astrologji ndeshim një tendencë okulte me të gjitha pasojat që sjellin fenomenet okulte.
Bibla e bën fare të qarte qëndrimin që duhet mbajtur ndaj astrologjisë. Tek Dhefteronomi 17:2-5 jepet kjo porosi: „Po të gjendet një burrë a grua që ka vajtur t’u shërbejë apo t’u falet diellit apo hënës ose kujtdo nga yjet, do ta qëlloni atë burrë a grua me gurë derisa të vdesë.“ Profeti Isaia flet edhe më me hollësi mbi astrologjinë. Në kapitullin 47:13-14 thuhet: „Jeni rraskapitur me këshillet tuaja të shumta; le të dalin e t’ju shpëtojnë, ata që ndajnë qiejt, ata që vështrojnë yjet, ata që në hënë të re ju thonë se ç’ka për t’ju ndodhur. Vëreni mirë, se ata janë si kashtë, që e djeg zjarri. Nuk i shpëtojnë dot fuqisë së flakës.“
Sipas Biblës, astrologjia është njësoj me adhurimin e idhujve paganë, blasfeminë dhe largimin nga Perëndia i gjallë. Ekziston edhe një porosi e dytë në Bibël që shpesh harrohet: „Mos bëni figura të gdhëndura ose shëmbëllesa të gjërave që janë lart në qiell, ose nën tokë, ose në ujin nën tokë“.
2-Falli me letra (Kartomancia)
Historikisht përdorimi i letrave për të parë fatin ndeshet që në kohë shumë të vjetra. Madje Romakët vetë përdornin një sistem me tabela të vogla me simbole të gdhendura. Letrat e para shfaqen në shekullin e tetë. Teknika e të parit të fatit nëpërmjet letrave është shumë e thjeshtë. Disa letra kanë një farë kuptimi, për shembull shtata e zemrave është letra e dashurisë, dhjeta e zemrave tregon realizimin e një dëshire, dhjeta spathi është letër e mbarë etj. Me 52 letra mund të krijohen me mijëra kombinacione. Le të shohim problemet kryesore që lidhen me fallin e letrave nëpërmjet disa shembujve.
Shemb.6 Një evangjelist Gjerman mbajti një leksion në të cilin foli kundër fallit dhe hedhjes së letrave. Pas leksionit, një nga shërbyesit e kishës që kish ndjekur leksionin, iu afrua evangjelistit dhe i tha: „Çfarë synon me këtë kritikë kundër hedhjes së letrave? Edhe unë vetë hedh fall me letra. Është një mënyrë e padëmshme për të kaluar kohën“. Këtu mund të shtojmë edhe një tjetër shembull nga Zvicera.
Shemb.7 Një pastor zviceran organizoi një pazar. Në të përfshiheshin edhe disa kioske të vogla me përmbajtje, figura e motive nga përalla të ndryshme. Një nga këto kioske kishte një tabelë ku qe shkruar: „Këtu mëson fatin“. Dikujt nga pleqësia e kishës nuk i pëlqeu kjo gjë dhe foli me pastorin. Si shpjegim iu tha se „Është thjesht një lojë pa zarar“. Ndërkaq, një djali që vajti tek kiosku i fatit iu tha se do të pësonte një aksident me biçikletë javën e ardhshme. Dhe vërtet pas ca ditësh aksidenti ndodhi dhe djali theu këmbën. Një vajze, po në këtë kiosk, iu tha se“ Mësuesi nuk të ka me sy të mirë“ dhe vajza vuajti shumë shpirtërisht nga kjo gjoja mungesë simpatie e mësuesit të saj.
Të dy shembujt tregojnë se falli me letra nuk mund të thuhet se është i padëmshëm. Të dy fëmijët u bënë viktima të sugjestionimit. Të dy pastorët janë viktima të teorive racionaliste në arsimin universitar,i cili përmban shumë boshllëqe në fushën e magjisë(sundimi i materies nëpërmjet mendjes ose shpirtit) dhe mandisë (artit të parashikimit të fatit).
Në rast se falli me letra nuk është thjesht një marifet për të fituar para, po ka të bëjë me të vërtetë me aftësi mbinormale, atëhere telepatia (të lexuarit e mendimeve) dhe komunikimi subkoshient duhet të luajnë këtu një rol të rëndësishëm.Le të shohim një shembull që e qartëson çështjen.
Shemb 8. Një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare shkoi tek një fallxhore letrash. Donte të dinte se sa kohë duhej të priste derisa të takonte burrin e saj të ardhshëm. Fallxhorja e pa drejt e në sy dhe i tha: „Vëllai jot ka kaluar një aksident të rëndë me motoçikletë vitin e kaluar, në mos gabohem?“! „Po“ u përgjigj vajza. „Nëna vuan nga zemra, apo jo?“ „Po“ u përgjigj vajza përsëri.“Këto kohë nuk i ke punët mirë me babanë!“ „Po“, tha vajza,“po nga i dini të gjitha këto“? “ Nga letrat“, tha gruaja. Në të vërtetë ajo kishte dhuntinë e rallë të telepatisë dhe ia kishte lexuar vajzës mendimet.Në këtë pikë ku kishte arritur biseda, fallxhorja kishte fituar besimin e plotë të klientes së re e cila i mori thëniet e dykuptimshme të fallxhores si të vërteta dhe filloi me mendjen e saj të përpiqet për realizimin e tyre. Si pasojë e supersticionit, iu nënshtrua domosdoshmërisë së plotësimit të parashikimit. Siç thotë edhe Bibla:“Sipas besimit tënd do të të bëhet“. Meqë iu thanë me saktësi gjëra të së kaluarës, i filloi në subkoshiencë procesi i realizimit të së ardhmes.
Një tjetër formë e fallit me letra mbështetet në aftësitë e fallxhorit si medium. Fjala medium vjen nga latinishtja dhe do të thotë „mes“. Këtu është fjala për aftësi të çuditshme të disa njerëzve për të përshkruar ose shpjeguar ngjarjet në një formë që i kapërcen fuqitë e pesë shqisave të njeriut. Le të shohim për këtë shembullin e një fallxhoreje.
Shemb 9. Kur e intervistuan një herë një fallxhore, ajo tha se ndërsa i shpjegonte fatin dikujt,ndjente se ishte nën një fuqi të çuditshme. Një frymë e mbulonte dhe ajo ndjehej e detyruar të thoshte gjëra për të cilat nuk kishte pasur dijeni që më parë. Ishte një lloj ndjenje sikur të ishte e pushtuar nga dikush, po pasi bënte parashikimin e fatit, kthehej përsëri në një gjendje fare normale.
Një shembull të ngjashëm gjejmë edhe tek Veprat e Apostujve,
16:16-18. Pavli ishte me mision në Filipi. Çdo ditë e ndiqte pas një vajzë që kishte aftësi të shikonte të ardhmen. Ajo i shkonte pas duke bërtitur: „Këta burra janë shërbëtorë të Perëndisë të më të lartit, dhe iu predikojnë rrugën e shpëtimit.“ Po pse Pavli ishte i pakënaqur me thëniet e saj dhe pse e pengonte që të fliste? Përgjigjja është se apostulli e kuptoi menjëherë se fuqia parashikuese te kjo vajzë nuk vinte nga Perëndia. Ai iu drejtua vajzës dhe urdhëroi: „Në emër të Jezu Krishtit të them të dalësh prej saj“. Dhe menjëherë vajza u çlirua nga fuqitë e saj parashikuese e prej fallxhoreje. Kjo ngjarje në periudhën e hershme misionare të kishës është shumë domethënëse.
Së pari mësojmë se ekzistojnë fuqi dhe aftësi të vërteta parashikuese dhe se jo gjithçka është mashtrim. Vajza kishte thënë të vërtetën. Dijen e saj ajo e kishte marrë nga fuqi demoniake. Vëmë re gjithashtu se parashikimi i fatit mund të marrë ndonjëherë edhe një ngjyrim fetar. Shumë herë bota okulte kamuflohet nën ngjyra kristiane. Po apostulli Pavël e dalloi menjëherë burimin e kësaj fuqie parashikuese. Ai vetë kishte aftësi t’i dallonte frymët. Në këtë rast shfaqet edhe autoriteti i tij spiritual si përfaqësues dhe misionar i Krishtit. Emri i Jezuit ishte dhe është po aq i fuqishëm sa të gjitha fuqitë e botës së errësirës të marra sëbashku. U shfaq fitorja e plotë e Ungjillit mbi botën pagane të sunduar nga demonët. Nën emrin e Jezuit u thyen prangat dhe zinxhirët. Njeriu i shtypur u bë i lirë. Elementët e ndryshëm që përfshin kjo histori i ndeshim në forma të ndryshme në parashikimin e fatit.
Ndihma Pastorale interesohet më tepër për pasojat e parashikimit të fatit tek njerëzit dhe mënyrën e kapërcimit të tyre, sesa me analizën shkencore të vetë fenomenit.
Le ta shohim këtë me disa shembuj.
Shemb 10. Gjatë një seance ndihme e këshillimi, një studente rrëfeu se kishte shqetësime të ndryshme psiqike. Kishte ankth nga provimet, kishte simptoma paralize dhe mungesë përqëndrimi. Dukej sikur ishte krijuar një shkëputje midis aftësive të saj emocionale dhe intelektuale. Si e pyetën, ajo pranoi se kish vajtur shpesh të shikonte fatin me letra. Edhe prindërit, edhe gjyshërit e saj kishin vajtur në fallxhorë.
Shemb 11. Një person që ishte dipllomuar nga një universitet kristian, kishte zakon të hidhte letra për vete, për familjen dhe antarë të kishës.Si vdiq ai, e shoqja u bë alkoolike. Shtëpia e tyre ishte e mbushur gjithandej me shishe pijesh alkoolike. Përveç kësaj, gruaja filloi të merret me magji të bardhë dhe kështu vazhdonte traditën okulte të të shoqit.Po ashtu edhe vajza ndoqi traditën e prindërve.U lidh edhe ajo me bestytnitë e nënës. Kur vajti 17 vjeç vajza u sëmur psiqikisht dhe e mbyllën në çmendinë. Magjia dhe supersticioni shkatërruan tërë familjen.
Shemb 12. Një besimtar kristian më tregoi për kohën e shërbimit në ushtri. Kishte qënë nënoficer në një njësi ku eprori hidhte fall me letra. Në fillim nën oficeri kundërshtoi që t’i hidhnin fall, po pastaj bëri si i tha eprori.Ai i tha se do të merrte një lajm vdekjeje edhe ca para brenda një kohe të shkurtër. Dhe vërtet, të nesërmen mori lajmin e vdekjes së xhaxhait dhe pas pesë ditësh një shumë parash. Zakonisht prindërit nuk i dërgonin kurrë para, dhe ky kishte qënë një rast i veçantë. Pas kësaj nënoficeri filloi të ketë depresione dhe kishte vështirësi të lutej. Kishte vajtur tek një besimtar dhe i kishte kërkuar ndihmë. Pasi ky i fundit ishte lutur për të e i kishte vendosur duart mbi kokë, shqetësimet i ishin zhdukur fare.
Këto shembuj kanë të bëjnë me probleme të ndryshme. Grupi i parë i pyetjeve që lindin ka të bëjë me parapsikologjinë ose psikologjinë. Me parapsikologji kuptojmë shkencën që merret me eksperiencat përtejshqisore të jetës së njeriut. Ky komandant ushtarak, kishte vërtet aftësi për të parashikuar të ardhmen? Kjo nuk del qartë nga shembulli. Se mund që nënoficeri të kishte dijeni për sëmundjen e rënde të të ungjit dhe gjithashtu, mund edhe të ketë ndodhur që ai vetë të kishte ushqyer shpresa se prindërit do t’i dërgonin ndoshta një dhuratë meqë ishte ngritur në përgjegjësi. Në këtë rast eprorit të tij i është dashur vetëm një forcë mbishqisore, ose një aftësi telepatike për ta kapur këtë informacion, kështu që nuk do të kishim aspak të bënim me një forcë të vërtetë parashikuese.
Pyetjet e dyta që lindin kanë karakter mjekësor. Shqetësimet që pësoi nënoficeri u shkaktuan vërtet nga kjo eksperiencë me parashikimin e fatit, apo ekzistonte predispozicioni për një semundje emocionale dhe mendore që qëlloi të shfaqej në periudhën e eksperiencës me fallin e letrave? Mos ngatërrohet rastësia me shkakun? Apo mos është marrë shkaku gabimisht si pasojë? Këto janë pyetjet që shtron psikiatria, shkenca e semundjeve mendore dhe emocionale. Prapa problemeve mjekësore qëndrojnë çështje themelore biblike e teologjike. Shumë mjekë dhe teologë kundërshtojnë mundësinë që praktikat okulte të mund të shkaktojnë shqetësime nervore e psiqike dhe të dëmtojnë besimin e individit. Shtrohet akoma edhe pyetja mbi ekzistencën e fuqive të tjera në botë ose fuqive demoniake, veprimi i të cilave ka pasoja mbi jetën e njeriut. Pothuaj pa përjashtim, të gjithë psikiatrët i konsiderojnë përshkrimet e njerëzve të marrosur në Dhjatën e re si raste të rënda të histerisë. Ka edhe shumë teologë që ndjekin këtë linjë dhe e trajtojnë rastin e njeriut të pushtuar nga demoni si një semundje ose të metë. Ka mjaft teologë që nuk pastrohen dot nga ciflat racionaliste të teologjisë së tyre liberale. Ndër ta janë veçanërisht gjithë pasuesit e teologjisë së Bultmanit. Këta i kapërcejnë krejtësisht faktet e vërteta të rrëfimeve biblike. Nuk kanë asnjë organ perceptues për ndodhitë që përshkruan Bibla. Një prostitucion shpirtëror me rryma filozofike të së kaluarës dhe të së tashmes, i ka bërë të pandjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë. Është vërtet irrituese kur shikon se si edhe një teologe nga Bazeli, e cila zhvillon mjaft mirë citate dhe mendime nga Dhjata e re në librin e saj me titull „Shpëtim dhe Shërim“, e quan parashikimin e fatit thjesht një defekt njerëzor. Ky është rezultati i influencës së dyshimeve psikiatrike. Është e vërtetë se në Dhjatën e re na përshkruhen raste që mund të quhen semundjesh ose të metash e që shërohen, po flitet ama edhe për ata të pushtuar nga demonë që çlirohen nëpërmjet emrit të Jezu Krishtit. Gruaja e re në Filipi me frymë parashikuese nuk kishte defekt ose të metë, po ishte nën sundimin e një fryme demoniake. Prandaj edhe Pavli nuk e shëroi duke vënë duart mbi të e duke u lutur, po urdhëroi frymën e papastër që të dilte jashtë saj në emrin e Jezu Krishtit. Sipas terapisë që zbaton Jezui dhe nxënësit e tij në secilin rast, sqarohet edhe shkaku i sëmundjes së pacientit. Për ata që vuanin nga sëmundje fizike, zbatohej vënia e duarve dhe lutja, kurse frymëve të papastëra dhe demonëve iu kundërvihet forcë e autoritet dhe urdhërohen të dalin jashtë nga personi.
Duke u kthyer përsëri tek aspekti mjekësor, vemë re se Bibla ka mendim të ndryshëm nga psikiatria moderne.Megjithatë edhe mjekësia duhet të pranojë se shumë semundje mendore kanë një element magjik. Kjo duket në bisedat me shumë skizofrenë të cilët thone se janë të përndjekur nga një magji ose të magjepsur. Nuk duhet ta kapërcejmë faktin se në shumë raste, magjia është shkaku primar dhe shqetësimet psiqike, pasoja. Nuk mund të hidhen poshtë 20 000 raste të mbledhura e të studiuara me kujdes. Përveç kësaj, edhe parapsikologët tanë, si psh Dr Bender në Universitetin e Fraiburgut, flasin për semundje që kanë rrjedhur si pasojë praktikash okulte. Psikoza medium është vetëm një rast. Praktika e ndihmës dhe këshillimit pastoral tregon se spiritizmi, magjia, falli, shpesh shkaktojnë shqetësime që mund të provohen edhe nga ana mjekësore. Përveç kësaj, pothuaj në çdo rast del në pah se edhe besimi i individit pëson goditje të renda. Kjo tregon se origjina e goditjes është së pari e një natyre shpirtërore, ashtu siç na e thotë edhe Shkrimi i Shenjtë.Prandaj edhe për trajtimin e këtyre shqetësimeve, pastori ose diakoni që si besimtar kristian beson Biblën, është personi më i kualifikuar. Pas tij, një ndihmë e mundshme mund të merrej edhe nga një psikiatër që është edhe besimtar.
3- Falli i dorës
Në këtë kapitull do të merremi me kiromancinë, domethënë të parët e fatit nëpërmjet dorës. Nuk do të merremi me interpretimin shkencor të formës dhe linjave të dorës të quajtur kirologji, as me grafologji, domethënë me interpretimin e shkrimit.
Kiromancia, falli i dorës, ndeshet që në Romën e Lashtë. Edhe vetë fillimet e astrologjisë lidhen me pëllëmbën e dorës. Përveç katër linjave të njohura të dorës, linja e zemrës, e mendjes, e jetës, e fatit, pëllëmba ndahej në shtatë zona planetare. Duke filluar nga gishti i tregues deri tek i vogli, gjenden zonat e Merkurit, Apollonit, Saturnit dhe Jupiterit.
Dot të shikojmë shembuj që dalin nga praktika e ndihmës dhe këshillimit pastoral. Më sipër përmendëm se kiromancia, kirologjia dhe grafologjia do të analizohen si pika të veçanta, po në praktikë të treja këto ngatërrohen me njëra-tjetrën. Këtë na e tregon edhe shembulli i mëposhtëm:
Shemb.13 Një vajzë e re vajti tek një grafolog i cili i interpretoi shkrimin dhe linjat e dorës. Në parashikimin e shkruar të fatit që i bëri grafologu thuhej se në moshën 30 vjeç do ta vrisnin. Vajza vajti në shtëpi dhe u tha njerëzve të saj të afërm: „Meqë do të vdes kaq e re, dua ta shijoj jetën deri në fund“. Filloi të bëjë një jetë të pamoralshme dhe bëri disa dështime. Si pasojë e kësaj jete të çthurur, në moshën 24 vjeç u sëmur rëndë dhe vdiq nga një kolit ulçeroz. Doktori tha se e kishte shkatërruar veten me jetën që kishte bërë. Duhet thënë gjithashtu se pas seancës me grafologun, vajza kishte filluar të shfaqte aftësi si medium dhe përdorte një pendul e një shkop për të parashikuar të ardhmen.
Shembulli tregon së pari se ky grafolog kishte përdorur metoda okulte. Në fakt ai e shfrytëzonte grafologjinë për të parashikuar të ardhmen. Në këtë rast shikojmë edhe një fenomen të njohur në parashikimin e fatit, sugjestionimin. Ka shumë raste në të cilat personi të cilit i është parashikuar e ardhmja, e realizon vetë plotësimin e parashikimit që i është bërë, në mënyrë koshiente ose jo koshiente. Këtu kemi edhe një përsëritje të atyre që thamë për proceset psikologjike në fallin me letra. Nga praktika e ndihmës dhe këshillimit pastoral mund të themi se shumë shpesh të parët e fatit i shtyn njerëzit të hedhin poshtë çdo përmbajtje morale. Edukata kristiane, tradita, zakonet, kanë ngritur rreth nesh një mur mbrojtës dhe, edhe personat që janë larg Krishtit, jetojnë në mënyre subkoshiente sipas vlerave kristiane të jetës, edhe pse shpesh kanë një revoltë të brendshme kundër këtyre vlerave. Kur njeriu fillon të merret me forca okulte, këto mure bien. Në jetën e tij fillojnë të vërshojnë ujra të zeza e të turbullta. Në shembullin që përmendem, sensualiteti dominoi tek vajza dhe e shkatërroi. Okultizmi nxit pasione tek njeriu duke e bërë atë të varur prej tyre. Një person që ka kërkuar ndihmë në një fushë okulte acarohet nga nervat, jepet pas alkoolit, cigares dhe në përgjithësi i dorëzohet një jete të çthurur.
Pasojat e sugjestionimit në hedhjen e fallit i shikojmë edhe në shembujt e mëposhtëm.
Shemb 14. Një grua kërkoi që t’i shihnin fatin nëpërmjet dorës. Fallxhori i tha se do të vdiste në moshën 40 vjeç nga kanceri. Kjo grua jeton që prej kësaj dite nën peshën e këtij sugjestionimi dhe pret vazhdimisht që të shfaqen simptomat e semundjes. Gjatë kësaj kohe ka humbur edhe shumë në peshë.
Shemb 15. Kushërira e një shokut tim të klasës punonte si shërbyese në një vilë. Një ditë prej ditësh shfaqet në derë një cigane që shiste artikuj shtëpijakë. Vajza nuk deshi të blente se malli ishte i shtrenjtë. Në këto e sipër cigania i rrëmbeu dorën dhe zuri t’i tregonte fatin. Vajza donte të tërhiqte dorën, po gruaja përdori me marifet një dinakëri. „Oh, interesant“, tha ajo, „për dy vjet do të martoheni“. Cila është ajo vajzë që refuzon të dëgjojë kur është fjala për martesën e saj të ardhme? Kështu që vajza ia la dorën ciganes. Gruaja vazhdoi: „Do të kesh shumë kërkesa, do të martohesh me më të gjatin. Vitin e parë do të të lindë një fëmijë. Po shikoj se këtu linja ndërpritet…do të vdesësh në lindje“.
Përpara se të vazhdoj më tej, desha të them njady gjëra për natyrën e këtij lloj falli. Nuk duhen shumë aftësi profetike për të arritur në konkluzionin se një vajzë e re dhe e bukur do të martohet së shpejti. Po ashtu nuk është nevoja të jesh profet që të parashikosh se do t’i lindë një fëmijë në vitin e parë të martesës.Vdekja në fund të parashikimit ishte një lloj hakmarrjeje nga ana e ciganes, meqë vajza ia kishte refuzuar mallin. Po a u realizuan parashikimet e ciganes?
Në dy vjetët që pasuan vajzës iu paraqitën shumë kandidatë. Vajza ishte nën sugjestionimin e fallit dhe kështu dha aprovimin për kanditatin më të gjatë. Gjatë vitit të parë të martesës mbeti shtatzënë. Gjatë kohës që do të afronte lindja, filloi të ketë gjithnjë e më tepër ankth. Përpiqej të luftonte kundër këtij parashikimi të keq. Të afërmit, dhe i shoqi në veçanti, përpiqeshin ta bindnin të mos i besonte asaj kotësie që i kishin thënë, po pa dobi. Vajza nuk kishte forcën e duhur që t’i kundërvihej supersticionit. Pati një lindje normale, po pas ca ditësh pati temperaturë. Doktori nuk gjente dot ndonjë shkak objektiv. Tre javë pas lindjes gruaja humbi gjykimin, e shtruan në një psikiatri ku edhe vdiq tre ditë më pas.
Vetëm njerëz që nuk e njohin psikologjinë e parashikimit të fatit mund ta quajnë këtë rast një parashikim të suksesshëm. Shumë më tepër se një parashikim, ky rast është një sugjestionim. Nga misionarët e ndryshëm kemi dëgjuar se popullsia pagane vendase është tërësisht nën sugjestionimin e mjekëve dhe magjistarëve vendas. Në rast se magjistari i një fisi predikon vdekjen e dikujt, shpejt do të ndodhë vdekja. Kjo përbën fenomenin psikologjik të thanatomanisë, dëshirës për të vdekur. Vdekja me sugjestionim nuk gjendet vetem tek popujt primitivë po edhe midis Europianëve të civilizuar. Në këtë pikë amerikanët kanë bërë eksperimente me të burgosur që kanë dhënë rezultate pozitive. Një personi të dënuar me vdekje i mbyllën sytë. Pastaj i thanë se do të ekzekutohej duke i prerë arterien kryesore të qafës dhe për afro një minutë do t’i vinte vdekja. Pastaj i gërvishtën pak lëkurën e qafës dhe paralelisht hapën një rubinet aty afër. I burgosuri ndjeu gërvishtjen dhe dëgjoi ujin që rridhte. Pas një minute humbi ndjenjat. Eksperimenti doli me sukses.
Lidhur me përmbajtjen e parashikimit të fatit dhe format e profecisë, profesori Zuker në librin e tij „Psikologjia e supersticionit“ dallon midis supersticionit magjik, supersticionit mistik dhe së treti parandjenjës. Supersticioni magjik është aktiv dhe vë në veprim fuqi sugjestive dhe magjike. Ai interferon në mënyrë vendimatare dhe formuese në jetën e atyre që lidhen me këto sfera. Të gjithë shebujt që kemi parë deri tani bien pothuaj në këtë kategori. Supersticioni mistik ka natyrë intuitive dhe adaptuese. Mbështetet mbi thellësi të brendshme, meditim dhe sensibilitet. Ka të bjë me aftësi të tilla si unifikimi, perceptimi, përshtatja dhe asimilimi. Pas principit të supersticionit magjik fshihet egoja që kërkon të sundojë botën, ndërsa në rastin e supersticionit mistik mendohet se egoja shkrihet me botën e tërë. Ndryshimi kryesor midis këtyre të dyve thuhet se është në mënyrën e perceptimit. Mendohet se parashikimi mund të shpjegohet në dy mënyra. Ose personi e mban të ardhmen e vet në vetvete që në embrion dhe pastaj informacioni për të ardhmen e tij merret duke marrë si burim vetë personin, ose gjithë historia dhe fati i racës njerëzore mbarten në një formë ndërgjegjeje të përbotshme. Ky është opinioni i profesor Osty E. von Hartman dhe profesor Drishit. Mediumi prezupozohet se kas aftësi të kapë këtë ndërgjegje të përbotshme. Të dy këto pikpamje mbështeten mbi determinizmin dhe predestinacionin. Sipas Biblës, asnjë prej këtyre metodave të parashikimit të fatit nuk është e pranueshme. Në formën e tretë të parashikimit të fatit, parandjenjën, përfshihen paralajmërimi subkoshient, ëndërrat, eksperienca e të shtuquajturit second sight, klervuajanca dhe gjithë efektet e aftësive të mediumit. Një shëmbull i mirë për këtë pikë gjendet në librin „Seelsorge und Okkultismus“. Nuk po e permend përsëri duke dashur të evitoj përsëritje në të dy botimet.
Po sado interesante që të jenë dallimet shkencore që po shikojmë, nevojat që lindin në ndihmën dhe këshillimin pastoral janë shumë më të rëndësishme.Duhet të mësojmë si të ndihmojmë njerëzit me shqetësime emocionale dhe mendore, të cilët megjithatë, me simptomat e tyre nuk hyjnë në modelet e njohura të semundjeve psikiatrike. Po vazhdoj me dy shembuj të tjerë.
Shemb 16. Një grua hidhte falle dhe nuk pranonte asgjë që kishte të bënte me ekzistencën e Perëndisë. Një ditë i prezantuan një vajzë besimtare kristiane. Kur vajza dëgjoi për aktivitetin me të cilin merrej gruaja, si për t’u zbavitur, i zgjati dorën. Mendonte se s’kishte asgjë për të parë në të. Gruaja i lexoi pëllëmbën. Vajza qeshte dhe nuk u përmbajt së bëri edhe disa komente për të qeshur. Po pas kësaj vajza, që ishte besimtare, kaloi në depresione dhe humbi edhe besimin. Fëmijët e fallxhores paraqisnin edhe ata disa karakteristika tipike. Ishin nevrastenikë, bënin jetë të pamoralshme. Siç e thashë edhe më lart, ndeshemi këtu me pasoja tipike: depresion dhe shkelje të principeve morale.
Shemb 17.Një burrë merrej shumë vjet me radhë me fallin e dorës.Përveç kësaj bënte edhe terapi me hipnozë. Në rrjedhën e viteve kishte ndjerë edhe vetë pasojat shkatërruese të aktivitetit të tij të dyshimtë. Pas disa kohësh, ai ndjeu dëshirën t’i besojë Krishtit dhe për shumë muaj u përpoq ta detyronte veten të lexonte në Bibël, ndonse ndjente një rezistencë të brendshme. Sa herë vihej përballë punëve të Perëndisë, ndjente një presion të çuditshëm vetëmbrojtës në vetvete.
Ky shembull na tregon edhe një aspekt tjetër. Parashikimi i fatit zhvillon kundërshtim dhe një vetëmbrojtje të brendshme ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me Perëndinë dhe Frymën e tij. Nëse dikush që është marrë me parashikimin e fatit kërkon të vijë tek Krishti, ka një rrugë të vështirë përpara. Shfaqen forca të egra e të mbrapshta që përpiqen ta pengojnë të marrë vendimin për të shkuar tek Krishti. Personi që është infektuar dhe „imunizuar“ duke u marrë me parashikime të fatit, bëhet pothuaj i pandjeshëm për Frymën e Shenjtë. Për këta njerëz është shumë e vështirë të bëhen besimtarë kristianë.
4-Parashikimi me shkop e pendul
Ashtu si edhe me praktikat e tjera okulte, njerëzit janë përpjekur ta paraqesin përdorimin e pendulit si shkencërisht të pranueshëm. Është zhvilluar një teori sipas së cilës materia lëshon reze. Fallxhori që përdor pendulin mendohet se vendoset në rezonancë me këtë radiacion. Aspekti shkencor i këtij problemi është trajtuar në „Seelsorge und Okkultismus“. Po këtu, siç e thamë, do të merremi me aspektet praktike që lindin gjatë praktikës së ndihmës dhe këshillimit pastoral.Sa për të sqaruar ata që nuk kanë dijeni me këto fenomene, duhet thënë se përdorimi qoftë i shkopit, qoftë i pendulit, është pak a shumë i njëjtë. Ndryshimi i vetëm është se penduli është një tregues më i ndjeshëm. Për ta parë problemin me objektivitet, po fillojmë me disa shembuj që nuk duket të kenë pasur pasoja negative për personat e implikuar.
Ka mjekë, pastorë, misionarë, inxhinjerë që janë të bindur për dobinë dhe saktësinë e rezultateve të arritura me një shkop a pendul.Ata thonë se me përjashtim të një sasie energjie nervore që thithet me këtë aktivitet, nuk ka efekte të tjera negative.
Shemb 18.Një burrë 28 vjeçar bëri vetëvrasje.Meqë nuk e dinin se ku ishte, policia filloi ta kërkojë. Kunati i tij u këshillua edhe me një praktikant të parashikimit me pendul. Ky i fundit kërkoi të shihte një objekt që i takonte personit të zhdukur dhe i dhanë disa çorape. Pasi i vuri çorapet mbi dysheme, ai filloi të ecë rreth tyre duke përshkruar një katror e duke mbajtur në dorë një shkop metalik. Si bëri këtë, ishte në gjendje të identifikonte personin e zhdukur, duke thënë emrin, datën e tij të lindjes dhe vendin ku mund të gjendej. Përveç kësaj mori një hartë dhe një pendul për të kontrolluar parashikimin që bëri lidhur me vendndodhjen e personit të humbur. Pastaj kunati i të humburit vajti tek vendi i caktuar me policinë dhe vërtet e gjetën trupin e personit në një kasolle të vogël në pyll ku kishte vrarë veten.
Shemb.19 Një doktor nga Alsasa merret edhe ai me këtë punë, dhe e konsideron këtë si dhunti të Zotit. Duhet thënë gjithashtu se ka shumë rezerva ndaj fjalës së Zotit dhe është në përgjithësi shumë nervoz.
Shemb.20 Një nënpunës i postës ka aftësi të gjejë burime uji duke përdorur një shkop ose pendul. Ai mund të përcaktojë gjithashtu pozicionin e saktë të kabllove telefonike nëpërmjet pendulit.Ky person është shprehur se pas kësaj pune e ndjen veten të lodhur.
Shemb.21 Një mjek ndërtoi një shtëpi të tijën. Donte të kishte edhe një burim uji në oborr. Një miku i tij, një pastor protestant e mori vesh këtë. I kërkoi doktorit që t’i jepte një plan të shtëpisë dhe të oborrit.Pastaj mori një pendul dhe me bazë planin përcaktoi se ku gjendej uji. Parashikimi i tij ishte i saktë dhe tamam atje ku gërmuan sipas fjalës së tij, doli ujë.
Shemb.22 Një misionar mund të gjente, duke përdorur një pendul në katin e dytë të shtëpisë, a kishte njeri në katin e parë dhe nëse ky ishte burrë apo grua. Po të qe grua, mund të gjente gjithashtu nëse ishte ose jo shtatzënë, dhe nëse po, nëse fëmija do të ishte vajzë apo djalë. Këto eksperimente ai i bënte shpesh në prezencë të miqve të tij dhe ishin gjithnjë të suksesshme. Po kështu ai mund të vizitonte një varr dhe të gjente nëse varri i takonte një burri apo një gruaje pa lexuar emrin e shkruar në pllakën e varrit.
Shemb. 23 Një oficer ushtrie përdorte pendulin prej shumë vjetësh. Gjatë luftës, nuk dihej se ku ishte i biri i tij dhe ai përdori një pendul mbi fotografinë e të birit për të mësuar në qe gjallë a jo i biri.Pas luftës, i vodhën një herë valixhen dhe ai përdori pendulin për ta gjetur përsëri. Penduli e drejtoi në vendin e duhur. Kur e pyeta nëse kishte përjetuar pasoja negative si rrjedhim të kësaj praktike, më tha se jo, dhe se jeta e tij si kristian nuk ishte dëmtuar aspak.
Pasi i pamë këta gjashtë shembuj, kemi mjaft material në dorë që të na ndihmojë të formulojmë një opinion mbi këtë çështje. Së pari këto gjëra nuk mund të hidhen thjeshtë poshtë si kotësira. Ka shumë praktikantë të pendulit që bëjnë parashikime ekzakte, edhe pse gjeologët ose shkencëtarët mbështesin pikpamje të kundërta. Nga ana tjetër edhe shumë të dhëna që dalin nga përdorimi i pendulit, përmbajnë një informacion konfuz dhe pa vlerë.
Del gjithashtu nga shembujt se shumë veta e mbështesin përdorimin e pendulit. Përmendëm një pastor, një mjek, një misionar e të tjerë që janë marrë me këtë gjë. Kush ka atëhere të drejtë? Ata që e mbështesin përdorimin e pendulit me fanatizëm, apo ata që e kundërshtojnë me pasion? Nga ana tjetër do të ishte e gabuar të mendonim se, meqë njerëz të tillë si pastorë përdorin pendulin, atëhere kjo është një praktikë e padëmshme. Është e qartë se tradhëtia bashkëshortore nuk justifikohet edhe kur një misionar është kapur në flagrancë. Prandaj nuk qëndron as argumenti i mëposhtëm: Nëse disa njerëz që mendohet se janë besimtarë, nuk kanë përjetuar pasoja të dëmshme pas praktikës me pendul, atëhere rastet në të cilat dëshmohet e kundërta, nuk duhet të merren seriozisht. Është e vërtetë se unë vetë di disa raste njerëzish që kanë bërë gjetje e parashikime me shkop, të cilët nuk kanë vuajtur në jetën e tyre, të paktën në dukje, nga ndonjë shqetësim. Po ama pasojat mund të gjenden ndonjëherë tek personi edhe në formë latente. Ndonjëhere shumë njerëz e nxjerrin të vërtetën në shtratin e vdekjes, ose ajo mund të shfaqet kur personi kërkon të gjejë rrugën tek Krishti. Përveç kësaj, duhet të çlirohemi nga mendimi se kushdo që predikon fjalën e Perëndisë është kristian. Bibla thotë:“Ata thonë: „Kështu thotë Zoti“ kur Zoti nuk i ka dërguar“(Jezeqil 13:6). Një pastor që përdor pendulin mund të ketë pasoja si gjithkush në çdo profesion tjetër. Në punën time kam mbledhur materiale që tregojnë qartë se prifti katolik Emmenegger, duke përdorur pendulin mbi pacientët e tij, kishte sjellë shumë shqetësime tek shumë nga ata. Para disa kohësh, një pastor protestan u gjykua dhe dënua si pasojë e disa gabimeve që kishte bërë gjatë praktikave të tij terapeutike me pendul.
Të ngatërrosh aftësinë për të përdorur pendulin me një dhunti të Perëndisë, është një gabim fatal. Doktori nga Alsasa nuk është i vetmi që e bën këtë. Ka shumë pastorë e diakonë që kanë të njëjtin mendim me të. Po ne me kë të bashkohemi? Duke parë historinë familiare në raste të ndryshme, shikojmë se aftësia për të përdorur shkopin ose pendulin, aftësitë shëruese, klervuajanca, i ashtuquajturi second sight, ëndërrat parashikuese ndodhin tek persona ndër paraardhësit e të cilëve ka pasur ndonjë magjistar apo spiritist. Këto aftësi të pazakonta nuk janë dhunti e Frymës së Shenjtë, por janë aftësi si medium. Shumë veta i kanë këto aftësi pa ditur se i kanë. Shpesh ato dalin në pah rastësisht. Ndodh që dikush me këto aftësi shpëton dhe bëhet kristian. Pastaj, duke qënë besimtar, zbulon që ka këto aftësi të jashtëzakonshme dhe arrin në përfundimin se është dhunti e Frymës së Shenjtë. Kjo s’është e vërtetë. Ndonjëherë këto aftësi prej mediumi, zhduken kur personi beson tek Krishti, po ndonjëherë ato transferohen në jetën e tij të re. Po një besimtar kristian që lutet me gjithë zemër që të çlirohet nga këto aftësi, do të marrë përgjigje për lutjen e tij. Për shumë besimtarë kristianë aftësi të tilla janë vetëm një barrë. Markus Hauser thoshte se klervuajanca për të nuk ishte një dhunti, po një torturë. Këto aftësi prej mediumi nuk duhet t’i shohim kurrë si dhunti të Frymës së Shenjtë, as nuk shenjtërohen nepërmjet konvertimit të besimit. Ato çka ka grumbulluar një nga të parët e një personi në shërbimin që i ka bërë Satanit, nuk mund të përdoren më vonë nga Fryma e Shenjtë.
Lidhja midis praktikës së pendulit dhe fuqive si medium mund të sqarohet me ndihmën e dy shembujve:
Shemb.24 Një burrë i ri,i semurë,vajti tek një shërues, i cili përdori pendul dhe fuqi magjike. Pas terapisë, pacienti konstatoi aftësi si medium në veten e tij. Pa pritur u bë klervuajant dhe mund të përdorte sugjestionimin mendor në një distancë të caktuar.
Shemb. 25 Pas luftës, një grua i dha fotografinë e të shoqit një praktikanti të pendulit që të gjente se ku ndodhej. Pas kësaj, ajo vetë filloi të zbulojë simptoma klervuajance. Pati raste sonambulizmi dhe ndjente sikur kishte aftësi ta dërgonte shpirtin e saj diku larg jashtë vetes. Si e pa veten në veshtirësi të madhe, ajo kërkoi ndihmën e një diakoni dhe si u pendua e ia dorëzoi jetën e vet Krishtit, aftësitë prej mediumi u zhdukën.
Transferimi i aftësive prej mediumi mund të jetë koshient ose jo koshient. Nëpërmjet terapisë së një okultisti me aftësi të theksuara prej mediumi, pacienti mund të bëhet edhe vetë medium. Kjo është një kundërvënie demoniake ndaj asaj që tregohet në Veprat e Apostujve se si apostujt venë duart mbi besimtarët dhe këta marrin dhuntinë e Frymës së Shenjtë (Veprat 8:17, 19:6). Ekziston gjithashtu edhe një formë koshiente e transferimit që lidhet me praktikantët e pendulit. Gjatë seancave ndihmëse e këshilluese me persona të ndryshëm, shumë prej tyre pranuan se filluan të ndjejnë aftësinë e tyre për të përdorur pendulin ose shkopin, pasi një praktikant shumë i zoti u kishte prekur duart duke kërkuar ujë. Kishin ndjerë një veprim të shkopit në veten e tyre dhe kjo u kish mbetur edhe më pas.
Në shembullin e mëposhtëm gjejmë një ndryshim shumë të rëndësishëm midis aftësive si medium dhe fuqive spirituale për të cilat flet Bibla,më mirë se në çdo shpjegim teorik.
Shemb.26 Një grua që vuante nga një sëmundje organike do të vente tek një praktikant i pendulit. Nëpërmjet pendulit, iu bë diagnoza dhe iu dha një terapi. Gruaja, e cila kishte një botëkuptim e sjellje kristiane në jetë, pas kësaj, e ndjeu veten të sulmuar nga forca jo të kësaj toke. Këto sulme vazhduan për disa muaj. Gjatë kësaj periudhe ajo kërkoi ndihmën e një diakoni kristian, sepse e mundonte shumë një frikë e brendshme.
Shemb.27 Një vajzë kishte pasur që në vogëli aftësinë e quajtur second sight. Kishte shpesh vegime. Përveç kësaj ishte edhe shumë antagoniste ndaj problemeve fetare. Megjithatë gjatë një misioni, e pranoi Krishtin si shpëtimtarin e saj. Që nga ajo kohë, nuk ishte antagoniste ndaj çështjeve që lidhen me Perëndinë. Po një ditë u sëmur dhe pa e kuptuar, vajti tek një praktikant i pendulit. Pas kësaj, ajo u sëmur papritur dhe kundërshtimet ndaj Biblës iu kthyen përsëri.
Në shembullin e mësipërm shikojmë këto aspekte. Thamë më lart se dhuntia e vizioneve është pasojë e aktivitetit okultist të njërit prej paraardhësve. Një tjetër simptomë është kundërshtimi ndaj çështjeve të fesë e të besimit. Në shembullin 27, vajza i kishte të dyja simptomat. Kur besoi tek Krishti, aftësitë si medium iu zhdukën, po pas terapisë me pendul, iu shfaqën përsëri. Këtu duket qartë karakteri prej mediumi i praktikës së përdorimit të pendulit. Ndërsa kundërshtimin tipik që shoqëron simptomat e tjera do ta shohim në shembujt e mëposhtëm.
Shemb.28 Gjatë një semundjeje, një grua kërkoi ndihmën e një praktikanti të dëgjuar të pendulit. Nuk e vrau shumë mendjen,se nuk kishte dëgjuar gjë kundër këtyre praktikave. Megjithatë, tek po priste për të hyre tek shëruesi, filloi të kishte shqetësim dhe shqetësimi u rrit gjatë terapisë. I mori ilaçet që i dha shëruesi, po shqetësimet psiqike iu intensifikuan. Nuk lutej dot më dhe filloi të ndjejë një lloj agresiviteti ndaj Biblës dhe çështjeve të besimit. Me iniciativën e saj, i la ilaçet. Pas kësaj, erdhi tek unë dhe kërkoi të këshillohet me mua si njeri të besimit kristian e në shërbim të Ungjillit dhe më pyeti se çfarë mendoja për praktikën e pendulit në diagnozën dhe terapinë e semundjeve.
Shemb.29 Një herë, erdhi tek unë një praktikant i pendulit dhe pranoi se veprimtaria e tij ishte një njollë në jetën e tij dhe i merrte energjinë mendore.Ai ishte specialist në përcaktimin e përbërësve të ushqimeve nëpërmjet pendulit.Sipas tij, sheqeri i bardhë kishte veprim negativ tek ai, kurse ai bojë kafe kishte veprim pozitiv. Gjatë viteve kishte vënë re ndryshime psiqike në veten e tij. Kishte humbur energjinë dhe aftësinë për të marrë vendime. Përveç kësaj, ishte bërë hipersensibël, kishte pësuar një tik nervor, ishte gjithashtu i ndjeshëm ndaj erës dhe ujit.Kur lexonte Biblën, kishte një ndjenjë pështirosjeje dhe antagonizmi. Po ashtu, edhe shenjën e kryqit nuk e shihte dot. Duke kuptuar se këto shqetësime ishin të lidhura me veprimtarinë e tij me pendulin, kërkoi ndihmë pastorale dhe u gjend i gatshëm për t’iu dhënë Krishtit.
Të dy shembujt tregojnë se,si gruaja, ashtu dhe vetë personi që merrej me pendulin, kuptuan veprimin e dëmshëm të këtyre praktikave nëpërmjet vetë gjykimit të tyre të shëndoshë. Në të dy rastet, ata e hodhën poshtë këtë praktikë, përpara se të merrnin këshillën e një pastori a diakoni kristian.
Në tre shembujt që vijojnë shikojmë antagonizmin që ekziston midis praktikës medium të pendulit dhe fuqisë spirituale të lutjes.
Shemb.30 Një herë,një profesor i mjekësisë, i kërkoi një praktikanti të dëgjuar të pendulit që të ecte nëpër pavionet e klinikës me një shkop në dorë dhe të vinte re reagimet e tij. Arsyeja për këtë kërkesë ishte se në një ndarje të klinikës regjistroheshin shumë vdekje. Zakonisht kur transferohej një i sëmure rëndë në këtë pjesë të klinikës, gjendja e tij keqësohej.Po kjo nuk iu tha praktikantit, sepse doktori nuk donte të influenconte përfundimet që do të dilnin nga prova. Praktikanti eci nëpër ndarjet e klinikës dhe vuri re se në pjesën e quajtur „shtëpia e vdekjes“, impulset ishin më të forta. Profesori,që në fakt ishte skeptik lidhur me përfundimin,vendosi të ngrihej një si punë ekrani për të pritur këto të ashtuquajtura impulse. Rezultati ishte i çuditshëm. Menjëherë u zvogëlua numri i vdekjeve. Po për të evituar thashethemet, profesori hesht lidhur me çështjen.
Praktikanti në shembullin që pamë, jo vetëm përdor shkopin, po është edhe klervuajant.Fjala vjen mund të thotë në çdo moment ku janë njerëzit e familjes së tij. Përveç kësaj, i marrin mendimin edhe siguri shoqërimesh dhe agjentë pronash të patundura kur duan të informohen për gjendjen e ndërtesave. Ky person ka pranuar se nuk është në gjendje të lutet. Një forcë e brendshme nuk e lejon.
Shemb.31 Një besimtar kristian donte të zbulonte a kishte ndonjë burim në oborrin e tij. Një person përcaktoi dy vende me pendul, po kur gërmuan, nuk gjetën gjë. Personi u çudit dhe tha: „Kjo s’më ka ndodhur kurrë më parë“.Besimtari tha se ishte lutur me parë për këtë gjë, se nuk kish qënë i sigurtë nëse si kristian mund,ose jo të kërkonte ndihmën e një praktikanti të pendulit. „Aa, prandaj“ tha praktikanti,“Sigurisht që në këtë rast s’kam si e gjej“.
Shemb.32 Një praktikant i pendulit thotë formula magjike për shërimin e ekzemave dhe xhumbave.Perveç kësaj bën edhe eksperimente në magjinë e vdekjes. Ai deklaron se mund t’i sëmurë dhe t’i shërojë njerëzit. Një grua besimtare që nuk i dinte gjithë këto, dhe duke menduar se ishte thjesht një shërues me mjete të natyrës, vajti tek ai për terapi. Para se të hynte brenda, u lut në heshtje. Papritur sheruesi iu drejtua dhe i tha:“Ju shkoni, nuk ju ndihmoj dot“. Pas kësaj gruaja filloi të ketë atake depresive dhe mendime vetëvrasjeje. I shoqi i kësaj gruaje, që nuk kishte një lidhje personale me Krishtin, u kurua nga po i njëjti person.Fëmijët e tyre, të lindur pas kësaj terapie, kanë të gjithë probleme. Duhet thene se edhe një mjek që gjendet pranë tyre, i dërgon shpesh pacientët te ky shërues.
Të tre shembujt tregojnë se praktikat e pendulit mund të paralizojnë dëshirën e një personi për t’u lutur, kurse nga ana tjetër lutja e besimtarit kristian mund të paralizojë praktika të tilla. Një grua që lutej në dhomën ngjitur, e pengoi veprimtarinë e praktikantit. Fuqia e Frymës së Shenjtë dhe aftësitë prej mediumi përjashtojnë njëra-tjetrën.
Së fundi do të flasim për pasojat përfundimtare që rrjedhin nga përdorimi i pendulit. Nuk do të kemi të bëjmë thjesht me pasojat në jetën e një besimtari kristian, po me shqetësime të vërteta mjekësore.
Shemb.33 Një person, duke lëvizur pendulin mbi kollonën e „vendeve vakante“ që përmbahet në gazetë, ndihmoi një të ri të gjente punë. I riu, ndonse gjeti punë menjëherë, pas ca ditësh u detyrua ta lërë se kishte shumë shqetësime emocionale. Pas kësaj kaloi disa javë në një psikiatri. Si u bë më mirë, u këshillua me disa murgjër,të cilët i thanë të kërkonte ndihmën e një praktikanti të pendulit. Së fundi,vajti të këshillohet me një hipnotizues. Përfundimi qe, që pas ca ditësh, pati një krizë çmendurie dhe e çuan përsëri në psikiatri.
Shemb.34 Një djalë i ri me asmë bronkiale kurohej nga një praktikant i pendulit, i cili përcaktonte si diagnozën, ashtu edhe terapinë.Përveç pendulit, ky shërues përdorte edhe formula magjike duke e hipnotizuar djalin:“ Gjak bëhu ujë, ujë bëhu qelb, qelb dil jashtë“. Pastaj e fashonte pacientin në pjesë të ndryshme të trupit, si i kish lyer fashot me pomadë. Pas ca ditësh, nën fashot qe mbledhur me të vërtetë qelb. Qelbi u tha, po azma bronkiale nuk u shërua. Po që nga ajo kohë, djali filloi të ketë shqetësime nervore. Filloi të humbasë memorien, nuk përqëndrohej dot në studimet e tij, se e ndjente kokën të mpirë. Si pasojë vajti te një diakon për ndihmë.
Shemb.35 Një diakon protestant përdorte pendulin për të zbuluar ujë dhe mineral. Përveç kësaj, diagnostikonte sëmundjet dhe përcaktonte karakterin e ilaçeve, gjithmonë duke përdorur pendulin. Një profesor universiteti nga Zvicera i vuri në provë aftësitë e tij. Në prani të asistentëve dhe studentëve, i paraqiti këtij personi 20 pacientë. Duke përdorur pendulin, personi bëri një diagnozë të drejtë në 20 rastet. Për vetë praktikantin, ky aktivitet nuk ishte pa pasoja.Gruaja e tij pati një aksident fatal. Të gjithë fëmijët e tij vdiqën nga vdekje jo të natyrshme. Edhe ai vetë është prej disa vjetësh në një klinikë.
Shemb.36 Një diakon në Gjermani përdorte pendulin për semundje të ndryshme. Përveç kësaj, përdorte edhe shërimin nga distanca. Të sëmurët i dërgonin fotografitë dhe ai mbante pendulin mbi fotografitë për të gjetur se çfarë ilaçi duhej të merrte i
sëmuri. Edhe një grua besimtare kristiane i dërgoi një fotografi për të njëjtin qëllim. Ai i përcaktoi diagnozën dhe ilaçet. Po pas ca kohësh, gruaja u çmend dhe e çuan në një psikiatri. Antarët e familjes ia referuan çështjen autoriteteve të kishës dhe më vonë diakoni u nxor në gjyq.
Këta katër shembuj tregojnë një fakt që ndeshet edhe në qindra raste të tjera. Terapia e pendulit mund të shkaktojë një farë lehtësimi në anën organike,po ky lehtësim organik paguhet me pasoja në anën psiqike. Edhe vetë diakoni që merrej me praktikën e pendulit, nuk qe i imunizuar nga pasojat. Shkalla e shqetësimeve psiqike është e ndryshme vetëm në raport me vetë praktikantin, i cili kalon sëmundje më të komplikuara si pasojë e aftësive të tij si medium,në krahasim me personat që kuron. Karakteri okult i këtyre praktikave, duket në shumë raste në faktin që praktikanti i pendulit merret paralelisht edhe me aktivitete të tjera okulte, si psh hipnozë, spiritizëm,klervuajancë etj. Ky kombinim nuk është i rastit se, siç e thotë edhe proverba: „Sipas llojit të puplës, bashkohen zogjtë“!
5-Falli me pasqyrë
Ekzistojnë dis libra okulte lidhur me përdorimin e pasqyrës për të bërë parashikime dhe magjira.Magjistarët e pasqyrës, duke përdorur një pasqyrë, mund të përpiqen të shërojnë ose të përndjekin dikë, të kurojnë njerëzit në distancë etj. Pasqyra përdoret shpesh për të zbuluar gjëra që i interesuari nuk i di dhe kërkon t’i dijë, për të zbuluar krime, ose për të bërë diagnozën e sëmundjeve të rënda dhe mund të lidhet me shumë fenomene që ndodhin në botë. Nuk përdoret vetëm pasqyra si mjet, po edhe sfera kristali, copa kristali dhe ne përgjithësi, objekte që reflektojnë dritën. Ka madje nga ata që përdorin edhe sipërfaqen e ujit për këtë qëllim.
Origjinën e përdorimit të pasqyrës dhe kristalit në përgjithësi për këto qëllime,e gjejmë qindra vjet më parë. Madje edhe në përalla, gjejmë motivin e përdorimit të pasqyrës. Pasqyra zë po ashtu një vend në mysticizëm. Thuhet se Jakob Boemi arriti në pikat më të larta të mendimit të tij duke medituar mbi një sferë xhami, si ato që përdorin këpucarët për të përqëndruar dritën. Nga pikëpamja psikologjike, vëzhgimi i kristalit, gjatë, e në mënyrë të përqëndruar, shkakton autosugjestionim e autohipnozë dhe mund të çojë në zgjimin e disa proceseve subkoshiente. Ka të dhëna se, kjo formë e parashikimit të fatit,ve në veprim forca që janë subkoshiente. Duke qënë se këto forca nuk vihen nën kontrollin e ndërgjegjes, ato mund t’ia hapin lehtë rrugën fuqive që janë jashtë nesh. Jo më kot, Pavli thotë se ne, nuk luftojmë kundër mishit e gjakut,po kundër frymëve të liga të ajrit (Letër Efesianëve 6:12). Po japim disa shembuj përsëri për ta ilustruar këtë formë falli.
Shemb.37 Një fermer kishte shumë kokë dhën.Një ditë u zhdukën shumë nga dhentë dhe nuk gjendej se ku ishin. Fermeri vajti tek një fallxhor që përdorte objekte kristali,i cili kishte emër se mund të zgjidhte çdo problem që i vihej përpara, dhe i kërkoi ndihmë.Fallxhori vajti në dhomën e tij dhe qëndroi atje për ca kohë. Pastaj u kthye atje ku ishte fermeri dhe i tha:“ Merr rrugën e parë që del nga ferma, kthehu djathtas dhe pastaj ngjitju kodrës.Në majë është një shkëmb i madh, atje janë delet“. Fermeri bëri si i tha fallxhori dhei gjeti delet.
Shemb.38 Një fermer vajti tek një fallxhor dhe i tha se një natë më parë i kishin vjedhur lopën, e iu lut ta ndihmonte për ta gjetur. Fallxhori vajti në dhomën e tij dhe u përqëndrua mbi pasqyrën. Pastaj u kthye dhe tha:“Lopën e ke në fermën në Holzerjoerg. Është në stallë prapa nja dy turrave me kashtë. Merr nja tre katër veta dhe një polic me vete. Ca të hyjnë në shtëpi, ca të venë direkt në stallë.“ Burri bëri si i tha fallxhori dhe e mori lopën përsëri.
Shemb.39 Një natë u dogj garazhi i dikujt, bashkë me makinën e tij. Ky person, cili nuk ishte besimtar, dyshoi se zjarri ishte vënë me qëllim dhe lajmëroi policinë.Hetimet e policisë nuk dhanë ndonjë rezultat. Pas kësaj,personi vajti tek një fallxhor. Fallxhori u mbyll në dhomën e tij për rreth njëzet minuta, pastaj doli nga dhoma gjysmë e errët duke mbajtur në dorë pasqyrën, ia zgjati personit dhe i tha: „Ky është që i ka vënë zjarr garazhit“. Personi mbeti i shokuar, se fytyra që pa në pasqyrë, ishte ajo e një ish shoku të tij të klasës. „S’është e mundur“, tha ai. „Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. „Pasqyra nuk gënjen“, tha fallxhori. Tek po dilte jashtë personi, fallxhori shtoi si rastësisht: „Edhe diçka tjetër, do të vdisni së shpejti“. Pas kësaj personi vajti të takojë ish shokun e tij të klasës dhe duke e vënë përballë me faktin i tha:“Ke dorë ti tek zjarri në garazh?“ Shoku hezitoi, dha në fillim përgjigje konfuze dhe pastaj e pranoi fajin. Kur e pyeti pastaj për arsyen, ai i rrëfeu se kishte qënë gjithnjë shumë xheloz për suksesin e shokut të vet, se atij vetë nuk i kishte ecur në profesion. Ai iu lut pastaj shokut që të mos e nxirrte të vërtetën dhe i premtoi ta zhdëmtonte për garazhin e t’ia zëvendësonte makinën. Dhe kështu bëri.
Pas katër javësh, në mes të natës, pronari i garazhit bërtiti me të madhe. E shoqja u zgjua,ndezi dritën dhe pa se i shoqi po përpëlitej. Lajmëroi menjëhere urgjencën dhe të shoqin e shtruan në klinikën universitare të qytetit. Atje qëndroi dhjetë ditë pa ndjenja dhe e ushqenin me serume. Gjatë kësaj kohe,një grup besimtarësh luteshin për të. Pas dhjetë ditësh, pacienti erdhi përsëri në vete dhe tregoi atë që i kishte ndodhur para se të humbiste ndjenjat. Kur kishte bërtitur atë natë, kishte parë në një si ëndërr ose gjysmë ëndërr, ca figura të tmerrshme djajsh që i qenë afruar dhe përpiqeshin ta zvarrisnin në skëterrë. Gjatë këtyre çasteve, atij i kish dalë para syve gjithë faji i jetës së tij të kaluar. Kishte parë përsëri zjarrin dhe fallxhorin. Figurat e zeza që e zvarrisnin në humnerën e zezë i thanë se e kishte mbushur kupën e mëkatit dhe tani duhej të kryqëzohej për fajin e tij. Pastaj ai kishte përjetuar kryqëzimin me vuajtje e dhimbje të tmerrshme. Pas këtyre torturave që dukeshin pa fund, figurat e zeza ishin zhdukur përsëri. Pastaj kish filluar t’i lehtësohej gjendja dhe kishte ardhur përsëri në vete. Më vonë, mësoi nga doktori se kishte qënë dhjetë ditë pa ndjenja. Pas kësaj ngjarjeje, personi ndryshoi krejt. Më parë ai nuk kish dashur të dinte për Biblën,po pas kësaj, filloi të ndjekë shërbimin e së djelës dhe orët biblike në kishën lokale. Ishte shumë aktiv dhe sillte çdo të djelë në kishë edhe shumë nga fqinjët e tij me makinën e vet.
Ndonëse parashikimet dhe gjetjet e shumë fallxhorëve janë shpesh konfuze dhe të dyshimta, shëmbujt që pamë tregojnë se disa prej tyre mund të marrin një informacion të saktë nga pasqyra. Në të dy shembujt e parë nuk e di si vajti puna më tej, po rasti i tretë është shumë domethënës. Unë mendoj se personi, kur dëgjoi nga fallxhori se do të vdiste shpejt, ra viktimë e një sugjestionimi. Duket se historia me ish shokun e tij të klasës e kishte prekur thellësisht. Mendimet i ishin përqëndruar tek shoku dhe te ky veprim i shëmtuar. Në këtë fazë, ndërgjegjja e tij nuk ishte e përqëndruar dhe subkoshienca ishte aktive. Çasti kur fallxhori bëri parashikimin ishte shumë i përshtatshëm që parashikimi të zinte vend në subkoshiencën e tij. Semundja që pasoi nuk ishte parashikim në kuptimin e vërtetë të fjalës. Duke përdorur terminologjinë e Zukerit, mund të themi se nuk ishte aq një veprim mistik ose parashikim i fatit, sesa një veprim magjik e induktiv. Këta shembuj mjaftojnë për t’i paralajmëruar besimtarët kristianë që t’i shmangen çdo forme të parashikimit të fatit.
6-Psikometria
Fjala „psikometri“ do të thotë të masësh mendjen e shpirtit. Ky term u përdor së pari nga profesori amerikan Buhanan. Është shumë e vështirë të përshkruash esencën e psikometrisë. Po le të shohim më mirë disa shembuj.
Shemb.40 Një djalë i ri që erdhi tek unë për këshillim e ndihmë kishte një aftësi të çuditshme për të zbuluar identitetin dhe karakterin e një personi nëpërmjet një objekti që i takonte personit. Fjala vjen, një ditë doktori i familjes, për ta vënë në provë, i dha disa rrjeshta me shkrim dore, pa i thënë se i kujt ishte shkrimi. Djali u përqëndrua dhe pas ca kohe gjeti saktësisht kush i kishte shkruar këto rrjeshta,duke dhënë emrin dhe adresën, historinë familjare, semundjen e personit etj. Doktori i verifikoi të gjitha të dhënat.
Dikush mund të pyesi nëse ky është ndoshta një rast telepatie. Ndoshta djali i rri e mori informacionin nga doktori dhe jo nga shkrimi.Kjo mund të jetë vetëm pjesërisht e vërtetë, sepse djali gjeti të dhëna që edhe doktori vetë nuk i dinte, po që i verifikoi më pas.
Shemb.41 Gjatë një shërbimi në Zvicër takova një klervuajant që erdhi në seancat e mia të ndihmës dhe këshillimit, i cili kishte fuqi psikometrike dhe gjente gjëra me 100% saktësi. Nëse dikush i jepte një objekt të një pacienti që ai nuk e njihte, si fjala vjen një shami, ai mund të thoshte me saktësi semundjen nga e cila vuante personi. Një profesor në Zyrih e vuri në provë dhe konfirmoi saktësinë e gjetjeve të tij.
Ky person mund të bente edhe gjëra të tjera. Mund të gjente për shembull shkakun nga i cili kishin vdekur persona të ndryshëm. Edhe në shembullin 18 është përshkruar një shembull psikometrie.
Lind një pyetje e vështirë, se si lindin këto aftësi psikometrike. Shumë parapsikologë si Rishet,Geli, Osti, Prais, Gumppenberg, Gaterer, besojnë se rrobat dhe në fakt çdo objekt që përdor personi, gjatë përdorimit, ngarkohen me esencën e personit vetë në një mënyrë ose në një tjetër. Mendohet se klervuajanti psikometër ka aftësi t’i kapë dhe t’i interpretojë këto impresione mendore psiqike që personi le mbi objektet e tij. Megjithatë ky shpjegim nuk është shumë i kënaqshëm, sepse klervuajanti jo vetëm zbulon të kaluarën, po edhe të ardhmen e personit.Pa dyshim këtu gjejmë veprimin e aftësive prej mediumi në parashikimin e së ardhmes.Ky konkluzion përforcohet po të shikojmë fatin e këtyre personave. Gjatë punës sime kam ndeshur shumë raste të tilla. Për shembull personi në shembullin 40 donte të besonte Krishtin, po menjëherë zhvillohej brenda tij një kundërshtim i vendosur. Kaq i fortë ishte ky kundërshtim ndaj gjërave spirituale, saqë kur përpiqej të lutej, humbiste krejt përqëndrimin, po më pas, qartësohej përsëri.Nuk arrinte as të thoshte permendësh një lutje të mësuar, ndonëse ishte njeri inteligjent dhe donte të lutej. Fjala e Zotit nuk depërtonte dot tej kësaj barriere. Gjatë lutjes, i ndodhte që të humbiste ndjenjat. Më vonë mësova se ky person kishte përdorur librin e rrezikshëm të magjisë, librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut. Kjo tregon karakterin e psikometrisë si pjesëmarrëse në magjinë e zezë.
Ka edhe forma të tjera të parashikimt të fatit që mund të diskutohen, si fjala vjen ajo që mbështetet në analizën e psiqikës e të shpirtit. Këtu mund të përfshijmë edhe pyetjet që dalin në fushën e shkencës kristiane,teosofisë, anthroposofisë. Në librin „Seelsorge und Okkultismus“ numërohen rreth 20 forma të parashikimit të fatit (shiko faqe 92). Gjejmë shpesh të ndryshojnë teknikat e parashikimit, po fryma dhe forcat që e sundojnë janë po ato.
7-Pozicioni i Biblës
Shkrimi i Shenjtë e hedh poshtë parashikimin e fatit në mënyrë konseguente. Në asnjë periudhë të historisë së Izraelit nuk pranohen fallxhorët. Që nga kohët më të vjetra, pastaj në periudhën e Krishtit dhe mës pas me apostujt, falli, në të gjitha format e tij, nuk pranohet. Po permendim disa citate:“Dhe nëse një person u drejtohet mediumëve dhe magjistarëve duke u vajtur pas si e përdalë, do t’ia kthej fytyrën time këtij personi në të kundërt e do ta shfaros nga mesi i popullit të vet“ (Levitët 20:6)
„Ai burrë ose grua që është medium a magjistar do të vritet, do të goditen me gurë e do të mbulohen me gjakun e tyre“ (Levitët 20:27)
„Të mos ketë midis jush nga ata që bëjnë parashikime, fallxhorë, nga ata që shohin të ardhmen duke përdorur shenja, magjistarë, ekzorqistë, hipnotizues e nga ata që pyesin të vdekurit, se kush bën këto, është i pështirë për Zotin“ (Dhefteronomi 18:10-12)
Kjo është pjesë e ligjit që iu dha Moisiut, po i njëjti ligj qëndron edhe në kohën e mbretërve e të profetëve:
„Kështu Sauli vdiq për mungesën e besimit, se nuk e ruajti porosinë e Zotit, dhe u këshillua me nje medium, duke i kërkuar drejtim dhe nuk kërkoi drejtimin e Zotit “ (1 Kronikat 10-13).
„Mos i lejoni fallxhorët në nes tuaj t’ju gënjejnë, as mos i dëgjoni ëndërrat që shohin, se në emrin tim ju profetizojnë një gënjeshtër. Unë nuk i kam dërguar, thotë Zoti“ (Jeremia 29: 8,9).
Po të njëjtin gjykim e gjejmë edhe në vende të tjera si 1 Samuel 28:6-21, Jesaia 8:19, 44:25, Jezeqil 21:21, Miha 3:6,7, Jeremia 29:8. Kemi folur më parë për fragmentin 16:16-18 në Veprat e Apostujve, po edhe tek Apokalipsi 21:8 lexojmë: „Sa për frikacakët, të pabesët,të pëgërurit, vrasësit, të përdalët, magjistarët, idhujtarët dhe gjithë gënjeshtarët, gjithë soji i tyre do të jenë në liqenin që digjet me zjarr e squfur, dhe kjo është vdekja e dytë“
Në të gjitha këto pasazhe, parashikimi i fatit,qoftë në formë primitive, qoftë në atë më të sofistikuar, dënohet rëndë nga Perëndia. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ata që lidhen me format e ndryshme të parashikimit të fatit, dëmtohen fizikisht e mendërisht. Po përmbledhim shkurtimisht këto pasoja të dëmshme ndonëse duhet thënë se lista është përpiluar sipas frekuencës së shfaqjes së pasojave, po nuk mund të thuhet se këto pasoja janë gjithmonë rezultat i praktikave okulte. Megjithatë mund të thuhet se njerëzit që janë ngatërruar e rënduar me këto praktika të parashikimit të fatit dhe fenomene të tjera okulte, shumë shpesh kanë probleme të tilla si:
Në karakterin e tyre shfaqin pasione anormale, mungesë qëndrueshmërie, inat violent, bëhen të varur nga alkooli e nikotina, kanë vese të ndryshme seksuale, egoizëm, prirje për thashetheme, egoqentrizëm, nëmin të tjerët etj.
Jeta e tyre shfaq nga njëra anë një prirje të theksuar antagoniste kundër besimit, ashpërsim, skepticizëm, një qëndrim kritik keqdashës, pamundësi për t’u lutur e për të lexuar Biblën, në rast se kanë prirje ateiste, kurse ata që janë fetarë, paraqesin një prirje për të justifikuar vetveten, mendjemadhësi shpirtërore, fariseizëm, hipokrizi dhe janë të pandjeshëm ndaj veprimit të Frymës së Shenjtë.
Duke parë anën mjeksore të çështjes, mund të themi se familjet e atyre që janë ngatërruar me praktika falli, shfaqin shqetësime nervore, psikopatira, histerira, raste të St Vitus dance, shfaqje paralize, epilepsie, humbje të fjalës e të dëgjimit, psikoza mediumistike dhe në përgjithësi një tendencë për semundje emocionale e mendore.
Së fundi, në mënyrë që të evitojmë ndonjë keqkuptim themelor, duhet të themi se parashikimi i fatit dhe profecia janë dy koncepte të ndryshme. Perëndia është burimi i çdo profecie të vërtetë, kurse burimi i parashikimit të fatit është djalli. Profecia frymëzohet nga Fryma e Shenjtë, kurse falli është një frymëzim demoniak.Vajza që parashikonte të ardhmen në Filipi ishte nën sundimin e një fryme të ligë. Profeti Agabus tek Veprat e Apostujve,kapitulli 21, u frymëzua nga Fryma e Shenjtë. Duhet të bëjmë një dallim të qartë në mendjen tonë midis këtyre dy koncepteve.
8-Çlirimi
Është e mundshme që njeriu të çlirohet nga influenca dhe pasojat e fallit. Takimi i apostullit Pavël me vajzën në Filipi bëri që kjo e fundit të çlirohet menjëherë nga fuqitë që e mbanin të lidhur. Fuqitë e errësirës janë të pafuqishme përpara emrit të Jezuit. Fitorja e Krishtit në Golgotha na kujton se gjithë fuqitë e errësirës dhe të ferrit janë mposhtur. Kurimi i personave të prekur nga pasojat e fallit dhe parashikimit të fatit, nuk është së pari problem i psikiatrit, i cili është i specializuar për anën thjesht mjekësore, po në radhë të parë i besimtarit kristian që është angazhuar në ndihmën dhe këshillimin e personave me probleme të tilla. Çlirimi është i mundur vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit, prandaj personat që vuajnë nën pasojat e këtyre praktikave, duhet së pari të vijnë tek Jezu Krishti. Si hap i parë dhe i domosdoshëm është rrëfimi i mëkatit. Rrëfimi në Bibël është një akt i ndërgjegjes së lirë. Besimtarët protestanë janë kundër çdo presioni në këtë drejtim. Gjatë punës sime nuk kam ndeshur asnjë rast, në të cilin, personi që vuan nën presione okulte të çlirohet pa ndihmën e një rrëfimi. Po jap disa shembuj, që besoj do të ngjallin optimizëm e kurajë. Këtë temë të çlirimit do ta gjeni të trajtuar më me imtësi në libnrin tim „Belastung und Befreiung“ dhe po ashtu në 50 faqet e fundit të librit „Seelsorge und Okkultismus“. Gjithashtu në faqet e fundit të këtij libri do t’i kthehemi kësaj teme përsëri.
Shemb.42 Një vajzë prej një familjeje kristiane punonte në një fabrikë të madhe. Në repartin ku punonte ajo, ishte edhe një grua që hidhte letrat për gjithë vajzat e repartit. Vajza hezitoi shumë përpara se të bashkohej edhe ajo me vajzat e tjera.Që në fëmijëri e ëma e kishte porositur të mos ngatërrohej me të tilla gjëra. Megjithatë, së fundi, kurioziteti doli më i fortë dhe vajti edhe ajo te kjo grua. Gruaja i përzjeu letrat, i hapi mbi tavolinë dhe pastaj u hodh përpjetë e tronditur dhe i tha: „Jo, jo, nuk hedh dot fall për ty“.
Shemb.43 Një grua e re kurohej me magji për një semundje. Mjeku magjistar përdorte një pendul për të gjetur se çfarë ilaçi të përdorte. Një ditë magjistari i tha gruas se,pas disa vjetësh,
do të paralizohej. Dhe vërtet, pas afro një viti, gruaja pati shenja paralize në anën e djathtë të trupit. Krahu dhe këmba pjesërisht humbën ndjeshmërinë dhe nuk i lëvizte dot. Njëkohësisht ajo as nuk lexonte dot në Bibël, as lutej, dhe e pushtoi një frikë e çuditshme. Pasi gruaja më bëri një rrëfim të plotë e të sinqertë, u luta për të sipas asaj që thotë Bibla tek Letra e Jakovit 5:14.Që nga ai moment paraliza u zhduk.
Shemb. 44 Një grua shkonte shpesh tek një fallxhor dhe gjithashtu këshillohej shpesh edhe me një praktikant të pendulit. Që nga koha kur kish filluar të lidhej me ta, shtëpinë e saj sikur e ndiqnin xhindet. I bëhej sikur dëgjonte të trokitura e të gërvishtura në derë dhe shikonte hije.I hyri frikë e madhe dhe vajti të kërkojë ndihmën e një diakoni,i cili e drejtoi në besimin tek Krishti. Si u bë besimtare, të gjitha këto shqetësime pushuan.
Këto tre shembuj tregojnë fuqinë e besimit tek Krishti. Vajza prej familjeje besimtarësh ishte e rrethuar nga lutjet e të afërmve të saj. Ndeshim shpesh raste kur njerëz të ndryshëm, për të cilët besimtarë luten, përjetojnë mbrojtje në raste rreziku. Fuqia magjike e okultistit në këtë rast u paralizua.Rasti i dytë tregon fuqinë sugjestionuese të fallit. Duke i besuar Krishtit, kjo grua u çlirua nga magjia. Në rastin e tretë nuk dihet me siguri nëse gruaja shikonte me të vërtetë fantazma ose jo. Ndoshta ishin alluçinacione. Sidoqoftë, duke gjetur besimin te Krishti, ajo u çlirua nga shqetësimet. Dy shembujt që vijojnë kanë të bëjnë me dy nga praktikantët më të fuqishëm të pendulit që kam njohur.
Shemb.45 Një mjek zbuloi se kishte aftësi të përdorte pendulin. Filloi të bënte një seri eksperimentesh që zgjatën rreth një javë. Kur një pacient i ri hynte në dhomën e vizitës, ai i ofronte së pari një karrige, pastaj vente në dhomëm ngjitur dhe me ndihmën e një penduli që e lëvizte mbi gërmat e alfabetit, përpiqej të gjente emrin, mbiemrin e personit dhe shqetësimet shëndetësore të tij.Doli në çdo rast se rezultatet ishin korrekte dhe kjo e inkurajoi doktorin të vazhdonte më tej. Kur infermierja e lajmëronte se kishin ardhur pacientë të rinj, ai bënte përsëri të njëjtën gjë; me ndihmën e pendulit dhe alfabetit gjente emrat, sëmundjen dhe moshën për pacientët akoma të panjohur. Rezultatet e eksperimentit ishin gjithnjë të sakta. Kjo e nxiti të bënte eksperimente akoma më të komplikuara. Zbuloi për shembull se, kur donte të dinte orën e nisjes dhe arritjen e trenave, mund ta gjente këtë përsëri duke përdorur një pendul. Po ashtu mund të gjente emrat, moshën, lidhjet familiare dhe të dhëna të tjera për njerëz të ndryshëm duke përdorur pendulin dhe fotografinë e personit në fjalë. Dukej se s’kishte gjë të pamundur për të.
Gjatë këtyre eksperimenteve doktori filloi të vërë re edhe ndryshime fizike në veten e tij. Humbi kontrollin seksual të vetes, po ashtu filloi të pijë duhan e pije alkoolike, pa qënë në gjendje ta kontrollojë veten. Shpesh kishte kriza inati, pa e kuptuar pse. Që javën e parë të eksperimenteve me pendulin, kish filluar të ndjente se po humbiste mendjen. Pas ca kohësh i ndaloi këto eksperimente dhe në procesin e këtij konfuzioni të brendshëm u përpoq të besonte tek Krishti. Në këto përpjekje e sipër u çlirua plotësisht nga fuqitë që vepronin brenda tij. Sot ky mjek beson se aftësi të kësaj natyre varen prej forcash demoniake, se pasojat u shfaqën jo vetëm në jetën e tij mendore, po edhe në jetën e tij shpirtërore.
Shemb.46 Gjatë një konference në Zvicër takova një evangjelist, jeta e të cilit është një shëmbull i gjallë i triumfit të hirit të Perëndisë. Në moshë të re, si qe mashtruar nga e fejuara, ai ishte dhënë pas fallit.Meqë parashikimet që i kishin bërë i ishin vërtetuar, u bë kurioz dhe deshi edhe vetë të mësojë këtë mjeshtëri. Si fillim, përdori një pendul për të analizuar ushqimet. Më pas vazhdoi me eksperimente më të komplikuara. Filloi të përdorë pendulin për të përcaktuar çmimin e mallrave të firmave rivale dhe rezultatet kishin qënë të suksesshme. Një natë, me ndihmën e një pasqyre, kishte influencuar klientët që t’i bënin porositë e mallrave në firmën e tij. Më pas, ai filloi të merret me kurimin e sëmundjeve. Ishte në gjendje të bënte diagnoza të sakta dhe rekomandonte ilaçet më të përshtatshme. Me veprimin e tij magjik ndalonte dhimbjet e dhëmbit, hemoragjinë, shëronte reumatizmin, i kuronte personat edhe kur nuk ishin të pranishëm, e shumë të tjera. Gjithashtu vetëm me ndihmën e një penduli, mund të gjente vendndodhjen e çdo objekti të humbur. Ja shkurtimisht dy shembuj:
Një aeroplan transporti u përplas në mal. Pas përpjekjesh të pasuksesshme, qeveria vuri një shpërblim për atë që do të sillte të dhëna për vendin e aksidentit. Ky person mori një atlas dhe një pendul dhe përcaktoi se aeroplani ishte përplasur në këmbët e malit Piz Duan. E bëri gjetjen e tij të njohur, po nuk e besuan. Më vonë i gjetën mbeturinat e aeroplanit atje ku kishte thënë ai. Në një rast tjetër kishte humbur një skiator në Valezë të Zvicerës. Me një harte e një pendul, ai gjeti vendndodhjen e skiatorit. Sukseset më të mëdha me praktikën e pendulit ky person i arriti në parashikimet e tij. Kur Gjermania mori Sudetet më 1938, ai parashikoi se do të fillonte lufta më 1939. Si shumë të tjerë, edhe ai mendonte se aftësia e tij ishte një dhunti e Zotit dhe mendonte se ishte bërë zbuluesi i një shkence të re.
Një ditë dikush i dha një libër të shkruar nga një kristian. Ai ndeshi paragrafin 10-12 në kapitullin 18 të Defteronomit: „Se kushdo që i bën këto, është i pështirë për Zotin“. Këto fjalë e goditën në pikën e duhur. Filloi tek ai një luftë e madhe e brendshme. I hodhi poshtë librat që kishte mbi praktikën e pendulit dhe magjinë dhe filloi të përpiqet të çlirohet prej tyre. Vetëm tani filloi të kuptonte se kujt i kishte shërbyer. Më vonë shkruante në një libër: „Djalli, që për shkak të veprimtarisë sime, kërkonte shpirtin tim, më godiste e torturonte vazhdimisht.“ Arriti në një pikë falimentimi të plotë shpirtërisht.Për shumë muaj u përpoq të çlirohej. Besimtarët kishin krijuar edhe një grup e luteshin për të. 15 muaj vazhdoi një luftë e ashpër. Kishte periudha gëzimi e shprese që pasoheshin nga periudha depresive. Nuk ishte çliruar akoma nga magjia. Duhej të pranonte se penduli nuk kishte aspak të bënte me një zhvillim shkencor. Pas kësaj iu dha forca të çlirohej nga gjithë praktikat okulte. Presioni në jetën e tij u zhduk dhe në vend të tij erdhi paqja. Kishte sigurinë e plotë se ishte falur. Jezu Krishti u bë qendra e jetës së tij dhe që atëhere i ka shërbyer Zotit me besnikëri. Gjatë njërit prej shërbimeve të mia në Zvicër, ai paraqiste fjalën mbyllëse të programit me titull: „Nga magjistar, evangjelist“. Në rast se çlirohesh prej Birit të Perëndisë, do të jesh vërtet i lirë.
Po mbyllim me një shembull se si një i ri u çlirua, pasi kishte lexuar për rreziqet e praktikave okulte.
Shemb.47 Një i ri me prejardhje nga një familje besimtare kristiane mësoi si të përdorte pendulin. Mendonte se kjo ishte një degë e re e shkencës. Më vonë, u fejua me një vajzë besimtare e cila e ndihmoi të ishte i vëmendshëm ndaj rreziqeve që rrjedhin nga praktikat me pendul.Ajo i dha të lexonte librin e Modersohnit „Under the Spell of the Devil“. Duke lexuar këtë libër, djali kuptoi se fuqitë që drejtojnë këto praktika janë forca të së keqes. U përpoq ta çlironte veten nga sundimi i tyre, po nuk mundej dhe filloi madje të shikojë fantazma. E fejuara filloi bashkë me një grup besimtarësh të lutet për të. Lufta vazhdoi një vit, dhe më së fundi ai u çlirua plotësisht me fuqinë e Krishtit.
Kapitulli 2
Magjia
Edhe në këtë kapitulli do të mbështetemi kryesisht në eksperiencën e veprimtarisë pastorale dhe dëshira jonë është që shembujt që përmendim të shërbejnë si paralajmërim dhe burim informacioni për besimtarë kristianë që mund të ngatërrohen me këtë fushë. Kam këshilluar mijëra njerëz gjatë shërbimit tim dhe më habit fakti që njeriu modern kapet akoma pas disa zakoneve të vjetra dhe magjish të së kaluarës, megjithë standartet e larta të dijes shkencore sot. Në rast se magjia do të ishte vetëm një supersticion i padëmshëm, mbase një paralajmërim i tillë nuk do të ishte dhe kaq i nevojshëm, po fakti është se shumë njerëz sot po shkatërrohen psiqikisht nga magjia. Kjo u duk qartë edhe gjatë një fushate sqaruese e organizuar kohët e fundit. Pastori ishte shprehur në këshillin e pleqësisë së kishës se, në rast se kjo fushatë do të shkaktonte tek ndonjëri çorientim e konfuzion, ishte më mirë ta linin fare fushatën, qoftë edhe sikur 49 të tjerë të përfitonin nga fushata. Pa marrë parasysh mendimin e tij, me aprovimin unanin të këshillit, fushata u organizua. Rreth 100 veta erdhën për të kërkuar ndihmë e këshillim.Fushata tregoi se gjithë ai komunitet, varej, në një mënyrë a një tjetër, nga shërues e doktorë të pakualifikuar, të cilët e mbështesnin punën e tyre mbi metoda okulte. Shumë prej tyre kishin bërë terapira me magji dhe si pasojë e kësaj kishin vuajtje e shqetësime të përditshme. Në seancat e ndihmës pastorale më drejtohej gjithnjë pyetja: Pse nuk na jepen shpjegime mbi magjinë nga ata që predikojnë? Këtu vihemi përballë dy opinionesh, opinionit të pastorit lokal dhe të masës që frekuenton kishën. Duke dashur ta zgjidhim këtë problem, shtrojmë pyetjen: Duhet lejuar të vuajnë 49 njerëz në padije, nga frika se mos dëmtohet ndonjëri duke informuar hapur mbi këto çështje?“ Po të veprohej sipas këtij argumenti, atëhere duhej të lihej mënjanë gjithë propaganda kundër drogës dhe sëmundjeve infektuese. Megjithatë nuk janë të rendësishme argumentet tona,po ajo që thotë Bibla lidhur me këtë çështje. Në kapitullin 3 të librit të profetit Jezeqil flitet për detyrën që iu ngarkua këtij si vëzhgues. Detyra e tij ishte t’i paralajmëronte ata që nuk i bindeshin Perëndisë për pasojat e rrugës së tyre të ligë. Si gjymtyrë të trupit të Krishtit, edhe ne kemi një detyrë të ngjashme.
Detyra e vëzhguesit është e vështirë, po është e mbushur me shpresë e besim.Burimi i mesazhit tonë është fitorja e Krishtit. Djalli dhe ëngjëjt e tij janë me të vërtetë një realitet i frikshëm, po Krishti ka fituar mbi ta. Mbi kryq, Ai e mundi fuqinë e tyre. Prandaj ata që ndjekin Krishtin, janë në rrugën e fitores. Gjithë fuqia në qiell dhe mbi tokë i takon Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, prandaj s’kemi arsye të ndruhemi. Mbetet vetëm që, gjithë ata që lexojnë këto rrjeshta e që kanë të bëjnë me këtë temë, t’i drejtojnë sytë tek Jezu Krishti dhe ta vënë jetën e tyre në duart e tij që t’i mbrojë.
1-Koncepti „Magji“
Çfarë kuptojmë me termin „Magji“? Përgjigjja për këtë pyetje varet nga qëndrimi dhe pikëvështrimi i atij që pyet. Psikologu, mjeku, studiuesi i folklorit, filozofi, okultisti, teologu liberal dhe besimtari kristian, të gjithë këta e shohin magjinë nën një dritë të ndryshme. Njerëzit janë të ndarë në mendimet e tyre dhe opinionet ndryshojnë në një spektër të gjërë.Magjia, fjala vjen, shikohet si një hiçmosgjë, po edhe si një pasion i thellë që e bën njeriun të varur.
Nga përvoja ime pastorale do të doja të konkludoja në këtë përkufizim: Magjia është një mjeshtri e diskutueshme, ose së paku përpjekja e diskutueshme për të njohur e kontrolluar botën spirituale, njerëzore, shtazore dhe bimore bashkë me materien inorganike, nëpërmjet mjeteve përtej shqisore, me ndihmën e ceremonive shoqëruese mistike. Le të shikojmë më imtësisht termat e përdorura në këtë përkufizim.
Vetë ekzistenca e magjisë është e diskutueshme. Psikiatria e shikon magjinë si simptomë sëmundjesh psiqike. Psikologu do të thoshte se,kur njerëzit i nënshtrohen magjisë,kjo vjen si rezultat i një procesi jo të mirë edukimi dhe se këta njerëz janë supersticiozë e kanë si pasojë vështirësi adaptimi dhe koncepte të gabuara mbi jetën. Teologjia liberale e shikon magjinë në formën e saj moderne si një sistem zakonesh e idesh të së kaluarës.
Edhe për karakterin etik të magjisë ka ndeshje të forta mendimesh. Disa e lëvdojnë si dhuratë të Perëndisë, kurse ka të tjerë që shikojnë në të thjeshtë forca asnjanëse të natyrës që mund të përdoren për të mirë ose të keqe. Të tjerë, veçanërisht kristianët, i njohin magjisë karakterin demoniak.
Pse është kaq e vështirë të gjykohen eksperiencat që kanë të bëjnë me magjinë? Duke iu kthyer edhe një herë përkufizimit, shikojmë se magjia praktikohet me forca tejshqisore. Pesë shqisat tona kanë një sferë të kufizuar. Nga pikëpamja fizike, njerëzit janë të gatshëm ta pranojnë këtë, meqënëse shkenca na jep prova të gjera për ekzistencën e sferave që i shpëtojnë shqisave tona njerëzore. Po në fushën shpirtërore nuk është e mundur të bëhen demonstrime matematike. Prandaj racionalisti dritëshkurtër thjesht e dënon si ekzistencën e hyjnores, ashtu edhe të demoniakes.
Do të tregojmë me disa shembuj si shfaqen këto forca tejshqisore me ndihmën e disa shembujve.
Shemb.48 Dy vëllezërit Seiler në Ottenheim, Baden, kanë një klinikë kurimi që nuk është profesionale.Një nga vëllezërit bie në trans dhe në këtë mënyrë është në gjendje të bëjë diagnozën e semundjes për pacientët. Rezultati ka gjithmonë sukses.
Shemb.49 Në Alsasë, një prift katolik shëron me ndihmën e magjisë. Pseudonimin e ka „Ati pandofla“, sepse të gjithë ata që duan ndihmën e tij, duhet t’i dërgojnë një pandofle të tyren. Mbasi përqëndrohet mbi pandoflen, ai zbulon se ku qëndron halli i këtyre njerëzve.
Shemb. 50 Gjatë disa sesioneve ndihme e këshillimi në Austri, pata rastin të njihem me një të ashtuquajtur diagnostikues të urinës. Urina e pacientëve nuk analizohej me mjete mjekësore për të përcaktuar përmbajtjen e albuminës, sheqerit dhe hemoglobinës, po përdorej si një mjet psikometrik për të bërë një diagnozë klervuajante. Të tillë diagnostikues ka në Zvicër, Francë, Gjermani dhe në vende të tjera të Europës.
Është interesant fakti që,ndonëse mjetet e përdorura janë të çuditshme, diagnozat janë në pjesën më të madhe të sakta.Këto metoda magjike të shërimit varen nga forca medium e tejshqisore dhe këtu qëndron edhe arsyeja e suksesit të tyre.
Në përkufizimin që dhamë, përmendëm edhe qëllimin e magjisë. Ndërsa spiritizmi synon komunikimin me botën e frymëve dhe sundimin mbi të, magjia shkon më tej në synimet e saj që përfshijnë njerëzit, kafshët, bimët dher botën materiale. Praktikanti i magjisë së zezë përpiqet të nënshtrojë e të sundojë armiqtë e tij nëpërmjet magjisë.Do të shikojmë më poshtë disa shembuj. Ka të tjerë që përpiqen nëpërmjet magjisë të influencojnë botën bimore e shtazore siç do të shikojmë më poshtë.
Shemb.51 Një burrë merrej me magji të zezë për vite me radhë. Specialiteti i tij ishte të vidhte qumësht nga fermerët fqinj. Lidhte një peshqir në dorezën e derës, murmuriste fjalë magjike dhe pas pak fillonte të shtrydhte qumështin nga peshqiri. Gjatë punës time kam dëgjuar shembuj të tillë, po nuk kam patur rastin të merrem personalisht me ta.
Shemb.52 Një misionare më ka treguar se,sa herë ishte përpjekur të shkonte tek një magjistar, i afroheshin kafshë të egra. Ajo kishte ndjerë se disa forca demoniake ishin në veprim. Në emrin e Jezu Krishtit ajo kish urdhëruar kafshët e egra të largoheshin dhe ato qenë larguar. Pas ca kohësh kishte marrë vesh se magjistari mburrej duke thënë se ishte i zoti të dërgonte kafshë të egra që të shqyenin të gjithë të huajt që kërkonin t’i afroheshin.
Shemb.53 Një burrë i ri, të cilin mjeku e kishte diagnostikuar si skizofren, më rrëfeu gjatë një seance këshilluese se kishte aftësi të vriste kafshë të vogla nga një distancë e caktuar duke përdorur fuqitë e tij si magjistar.
Shemb.54 Në Togenburg të Zvicerës, shumë herë në seancat e mia të punës, njerëz të ndryshëm më kanë rrëfyer se kishin fuqi të vrisnin kuaj,lopë, derra me ndihmën e magjisë së zezë.Kur i pyesnja se si e kishin fituar këtë aftësi, më thoshin se i ishin përbetuar djallit me gjakun e tyre. Një rast konkret i vrasjes së kafshëve u morr një herë në analizë nga disa shkencëtarë, të cilët nuk qenë në gjendje të zbulonin ndonjë arsye të natyrshme të vdekjes.
Shemb.55 Një fermer kishte pasur për disa vite me radhë të korrura jo të mbara dhe vajti të këshillohet me një magjistar, i cili i tha që të vinte tri kokrra gruri nën gjuhë në kohën që mbillte, pastaj si të kishte mbaruar të mbjellën, t’i pështynte kokrrat duke thënë një formulë magjike që mbyllej me emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. Kjo gjë do t’i ndihmonte të mbjellat të rriteshin mirë e do t’i mbronte nga koha e keqe. Në fakt, fermeri ishte i bindur se magjia e kishte ndihmuar shumë prodhimin në pronat e tij. Po që nga kjo kohë ai s’kishte asnjë dëshirë të lexonte më në Bibël dhe ishin shtuar shumë aksidentet në stallat e tij.
Jo vetëm bota organike, bota e krijesave të gjallë është objekt i magjisë, po edhe bota inorganike, e materies së vdekur.Ja disa shembuj:
Shemb.56 Tri motra flinin për vite me radhë në të njëjtën dhomë. Herë pas here, nga tavani i dhomës binin gurë. Kur motra e madhe u martua dhe u largua nga shtëpia, gurët pushuan. Këtë histori e dëgjova prej njërës nga motrat.Kjo nuk është një ndodhi e rallë, siç mund të mendohet. Shpesh kam dëgjuar një histori të tillë nga njerëz që e kanë jetuar vetë.
Shemb.57 Një burrë bënte magji të zezë vite me radhë. Një nga specialitetet e tij, që e demonstronte vazhdimisht, ishte të ngulte një thikë në tokë duke murmuritur ca fjalë magjike dhe pas kësaj, në vendin ku ishte ngulur thika, dilnin pika gjaku. Motra e tij ishte edhe ajo specialiste në këtë lloj magjie. Lind pyetja, mos ishte kjo gjë ndonjë marifet, apo ishte me të vërtetë magji? Rasti të kujton marifetet e fakirëve,po të tilla ndodhi kam ndeshur shumë në punën time pastorale.
Në sferën e magjisë ndeshemi me fenomene që kapërcejnë arsyen. Po edhe sikur të ishte e gjitha thjeshtë një produkt i supersticionit dhe imagjinatës pa një bazë reale, kemi të bëjmë me një humnerë të mendjes njerëzore që është e nevojshme të ndriçohet me punë ndihmëse e këshilluese. Më vonë do të flasim për çështje të tjera që lindin nga përkufizimi i dhënë.
2- Origjina, qëllimi dhe zhvillimi i magjisë.
Në fillim të historisë njerëzore qëndron porosia e Perëndisë „Mbusheni tokën dhe sundoni mbi të“ (Gjeneza 1:28). Detyra dhe e drejta e njeriut ishte të rrobëronte fuqitë e tokës në paqe, sipas vullnetit të Perëndisë.Në kundërshtim me këtë porosi, Satani, mjeshtri i madh i kaosit erdhi të tundojë njeriun dhe tundimi i parë ishte: „Do të bëheni si Perëndia duke patur dijen e së mirës dhe së keqes“ (Gjeneza 3:5). Magjia është e kundërta e porosisë së Perëndisë dhe tregon një uri për dije dhe dëshirë për pushtet që është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë. Nga çasti kur u ndesh me këtë tundim, njerëzimi u vu përballë një udhëkryqi.
Duhej marrë vendimi: Ose me ndërgjegje t’i nënshtrohesh vullnetit të Perëndisë,ose të ngresh krye kundër urdhërave dhe porosirave të tij me epsh për pushtet dhe dëshirë për dije. Edhe sot njeriu vihet përballë këtij vendimi: ose pranojmë rrugën e shpëtimit që tregon Perëndia,ose vazhdojmë të ngremë krye duke u përpjekur ta sundojmë botën e krijuar duke kundërshtuar në mënyrë të pafalshme Perëndinë. Kështu që magjia, në rrënjën e saj, është një kundërshtim, dhe e tillë ka qënë që në fillim. Është kulmi i kundërshtimit që njeriu i bën Perëndisë. Nën dritën e asaj që na thotë Bibla, të gjitha teoritë mbi forcat e padëmshme të natyrës dhe zbatimet e tyre neutrale janë një paturpësi.
Në sipërfaqe, parapsikologjia (shkenca e eksperiencave tejshqisore) e pranon deri diku natyrën e dyfishtë të magjisë. Bëhet një dallim midis fenomeneve Psi-Gamma dhe Psi-Kappa (Gamma përfaqëson fjalën greke „gignoskin“ që do të thotë perceptoj, kuptoj, dhe Kappa përfaqëson fjalën greke „kinein“ që do të thotë lëviz) Edhe këtu kemi dy elementete magjisë: dije dhe fuqi nëpërmjet mjeteve të mbinatyrshme.
Nëpërmjet një pune të gjatë pastorale, kam konstatuar katër rrugë që çojnë në lindjen e forcave magjike; nëpërmjet trashëgimisë, përbetimit që personi vetë i bën djallit, eksperimenteve okulte, dhe transferencës okulte.
a) Evidenca e mbledhur nga shumë raste konkrete tregon se aftësitë magjike trashëgohen. Shpesh fuqi prej mediumi i gjen në gjenealogjinë e një familjeje deri në tre ose katër breza rresht. Këtu ka dy mundësi; ose është çështje e gjeneve, ose e dorëzimit të traditës. Në rastin e dytë, personi që ka praktikuar magji në shtratin e vdekjes ia dorëzon aftësitë magjike djalit ose vajzës më të madhe në mënyrë që të vdesë i qetë. Ndodhin madje edhe skena tragjike kur fëmijët nuk duan t’i marrin këto aftësi. Ndodh që një person të lëngojë për javë me radhë në shtratin e vdekjes duke kërkuar që dikush ta çlirojë nga fuqitë magjike. Qëllon që këtë e bën pastaj ndonjë farefis i largët ose dikush jashtë farefisnisë. Arsyet janë të ndryshme, mëshirë, kuriozitet ose epsh për pushtet. Madje vdekja e disa magjistarëve mund të vonojë për javë me radhë, derisa të vendoset çështja e vazhdimësisë. Kjo nuk është vazhdimësi apostolike, po diabolike.
b) Fuqitë magjike lindin edhe si pasojë e përbetimit që i është bërë djallit. Kjo është si të thuash paralelja e pagëzimit. Për çdo rast të dhënë në Bibël, duket se ekziston një paralele në fushën e magjisë. Përbetimi i bërë djallit përbën një nga rastet më të tmerrshme me të cilat janë ndeshur diakonët kristianë.
Shemb.58 Ekziston një kishë okulte në Paris që mban emrin „Adhurojmë princin e kësaj bote“. Kjo kishë ka edhe kisha të tjera motra në Bazel dhe Bernë dhe kohët e fundit edhe në Romë. Për t’u bërë antar i kësaj kishe, duhet t’i përbetohesh djallt.Një lloj pagëzimi në magjinë e zezë.
Shemb.59 Për shumë vjet me radhë një burrë në Toggenburg të Zvicerës shëronte privatisht me metoda magjike, me mjaft sukses. Kishte shëruar madje edhe njerëz të cilët për mjekët nuk kishin asnjë shpresë. Kishte shëruar të verbër, sakatë,raste kanceri të avancuar, tuberkulozi, leucemie, skleroze, sklirodermiti dhe semundje të tjera të rënda. Megjithatë, në një rast doli në sipërfaqe halli i tij i madh. I tha dikujt: Unë mund të ndihmoj të tjerët, po për mua nuk ka ndihmë, as në tërë përjetësinë“. Në rini të tij ky njeri i ishte përbetuar djallit dhe që nga ajo kohë kishte fituar këto aftësi tö jashtëzakonshme shëruese.
c) Një tjetër rrugë për zhvillimin e fuqive magjike është ajo e eksperimenteve me okultizmin.
Shemb.66 Një punëtor zviceran u lodh me punën e tij në fabrikë. Meqë kishte dëgjuar se shëronjësit okultë fitojnë shumë para, bleu ca libra mbi magjinë. Filloi të mësojë formulat magjike, ndoqi disa ceremoni që lidhen me djallin dhe pastaj filloi të bëjë eksperimente shëruese. Zhvilloi brenda një kohe të shkurtër aftësi shëruese dhe të ardhurat e tij iu shumëfishuan.
Shembulli që vijon ilustron të tre faktorët, trashëgiminë, përbetimin dhe eksperimentimin në okultizëm.
Shemb.61 Një grua e re më tregoi këtë histori: Stërgjyshja e saj i ishte përbetuar djallit duke nënshkruar me gjakun e saj. Ajo kishte praktikuar magji të zezë dhe kishte shëruar njerëz dhe kafshë.Përpara vdekjes kishte vuajtur shumë, siç ndodh shpesh me praktikantët e magjisë. Vajza, domethënë e ëma e gruas që më tregoi mua historinë, mori fuqitë magjike të së ëmës, po ashtu, ajo trashëgoi edhe literaturën e magjisë që kish pasur e ëma. Më vonë, figura e stërgjyshes së vdekur filloi t’u shfaqet njerëzve të farefisit, po ndërkaq e bija vazhdonte të praktikonte magji. Në net me hënë të plotë, ajo shëronte të sëmurë. Ajo përdorte edhe një çelës të cilin e vinte të lëkundej si pendul mbi Bibël, dhe kishte shumë rezultate në ndalimin e hemoragjive. Kur qe përpjekur të lexonte në Bibël, kishte pasur shumë tundime e shqetësime. Duke u plakur, zunë t’i bëhen figura të zeza nëpër shtëpi, dhe kur i erdhi vdekja, vuajti shumë edhe ajo. Edhe pas vdekjes së saj, për një kohë, fantazma e saj u shfaqej të afërmve.Historia vazhdon më tej me nënën e gruas që më tregonte mua historinë, e cila kishte marrë në dorëzim literaturën e magjisë dhe praktikat. U bë edhe ajo e njohur si shëruese, dhe jeta e saj rrodhi si ajo e paraardhësve të saj. Personi i katërt në këtë linjë ishte gruaja e re që kam njohur unë. Kur ishte e vogël, e ëma kish folur mbi të formula magjike. Pas kësaj, ajo ish bërë klervuajante dhe kishte filluar të shikonte figura të zeza nëpër shtëpi. Motra dhe vëllai i saj vuanin nga depresione dhe ajo vetë kishte shumë shqetësime nervore e psiqike, të cilat e shtynë të kërkojë ndihmën e një diakoni.
d) Transferenca okulte si burim i katërt i fuqive magjike.
Shemb.62 Një djalë i ri më tregoi se,një herë,tre magjistarë kishin vënë duart mbi kokën e tj dukje murmuritur formula magjike. Pas kësaj ai kishte fituar aftësira magjike që çudisnin edhe mjekun e familjes, i cili i kishte provuar aftësitë e tij dhe i kishte pranuar si reale. Vendosja e duarve nga magjistarët është prapë një paralele me venjen e duarve që gjejmë në Bibël.
Shemb.63 Një burrë i ri pa disa që kërkonin një burim uji me pendul. Ata e pyetën a donte të provonte edhe ai, po penduli në duart e tij s’kishte rezultate.Po më pas, pasi praktikanti i pendulit i preku duart, penduli filloi të japë rezultate edhe kur e përdorte ai. Më vonë ai e përsëriti vetë eksperimentin me sukses dhe gjeti se kishte aftësi të gjente burime uji me shkop e pendul. Po jeta kristiane e këtij djali ndryshoi shumë pas kësaj.Më parë ai kishte lexuar regullisht në Bibël dhe lutej regullisht, po pas kësaj, interesi dhe dashuria e tij për fjalën e Zotit dhe lutjen humbën shumë.
3-Format e magjisë
Disa fenomene të influencimit të personave mund të quhen forma elemetare të magjisë. Po i permendim më poshtë:
Së pari përdorimi kriminal i hipnozës
Shemb.64 Në një seancë ndihme e këshillimi një vajzë tregoi se një doktor me të cilin ishte konsultuar, e kishte hipnotizuar duke e bërë që të humbiste kontrollin. Po të njëjtën gjë e kish bërë edhe me një shoqe të vajzës. Më vonë doli në dritë se këtë histori ai e bënte me shumë vajza. Kur i doli era punës, doktori u largua nga qyteti dhe u vendos diku gjetkë. Vajza tregoi se një kohë të gjatë pas kësaj që kish ndodhur, s’ishte në gjendje të lexonte më në Bibël. Ndjente një pështirosje për fenë në përgjithësi dhe sa herë që përpiqej të lutej,i ngjiteshin mendime të këqija në kokë.
Shemb.65 Një doktor në spital kishte abuzuar mbi gra e vajza pasi i kishte hipnotizuar. Një herë ai u kap në këtë veprim e sipër nga infermierja e turnit. Ai i pyeste pacientët për jetën e tyre seksuale dhe i regjistronte përgjigjet në anamnezën e sëmundjeve, në mënyrë që të mbulonte gjurmët e atyre që bënte e të ishte i justifikuar, në rast se dilte në dritë ndonjë rast. Një vajzë me emër të mirë që ishte e fejuar me një besimtar kristian mbeti shtatzanë në kohën që ishte shtruar në spital. Pas kësaj i fejuari e la. Vajza vetë insistonte se nuk kishte pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me njeri. Doktori kishte pasur marrëdhënie me të në kohën që ajo kishte qënë e hipnotizuar. Më së fundi asistentja dhe infermierja e kishin raportuar doktorin. Po rezultati ishte se ato u pushuan nga puna me vendim të shefit të personelit mjekësor, ndërsa doktori mbeti. Infermiere të tjera që kishin edhe ato prova kundër tij, u detyruan të heshtin nga frika mos humbisnin vendin e punës. Megjithatë, pas disa vjetësh, gjendja për doktorin u bë e vështirë dhe u detyrua të largohet jashtë shtetit.
Ata që e mbështesin hipnozën edhe shkencërisht, besojnë se, nën veprimin e hipnozës, njeriu mund të bëjë vetëm ato veprime që është i gatshëm të kryejë edhe me ndërgjegje. Ata thonë se është e pamundur të kryhen krime nën veprimin e hipnozës. Megjithatë, jo të gjithë janë dakort në këtë pikë. Unë vetë kam ndeshur shumë raste në punën time ku janë kryer krime nën veprimin e hipnozës. Sipas Biblës, është e kuptueshme që një vajze t’i ndodhë një histori e tillë. Jezui tha se nga zemra dalin të këqiat. E liga fle edhe në zemrën e njeriut më të respektuar e të moralshëm. Normalisht këto reaksione instinktive kontrollohen nga ndërgjegjja, e cila formohet në procesin e edukimit, edukatës fetare dhe lidhet gjithashtu me një predispozicion të karakterit. Po nën veprimin e hipnozës, hapet çelësi që i mban gjërat e mbyllura. Ngrihen impulse instinktive nga subkoshienca, të cilat shfrytëzohen nga njerëz pa skrupull e pa principe.Specialistët që e marrin nën mrojtje hipnozën, nuk marrin parasysh se, përveç tipit të zakonshëm të hipnozës, ekziston edhe hipnoza magjike. Hipnoza magjike karakterizohet nga pamundësia e pacientit pas hipnozës për t’u lutur e për të qëndruar në besim.
Shemb.66 Një vajzë kristiane vajti tek një psikiatër, i cili përdorte hipnozën magjike. Në zona ku praktikohet magjia, kam ndeshur shpesh mjekë të tillë. Ky mjek i kish thënë vajzës se aftësitë e tij nuk vinin nga Perëndia dhe i kish thënë më pas se kishte dashur të zhvillonte me të eksperimente sugjestionuese.Pas këtyre seancave, vajza humbi besimin kristian dhe nuk mund të lutej më. Kishte shumë dyshime e vështirësi të tjera në besim.
Shemb.67 Një diakon merrej në kohën e lirë me magji. Bënte ekperimentime të ndryshme me letra, pendul, hipnozë. Meqë nuk kishte se me kë t’i bënte eksperimentet, përdorte për këtë qëllim të shoqen. Si filluan të rriten aftësitë e tij në këtë drejtim, si ai,si e shoqja, filluan të mos kenë dëshirë të lexojnë në Bibël e të luten. Kjo mungesë dëshire u forcua dhe u bë një rezistencë e vendosur kundër fjalës së Zotit. Më pas gruaja filloi të ketë shqetësime psikike. Ajo kishte një formë histerie të shoqëruar me ankth dhe kudo ku ndodhej mbyllte derën me çelës.
Shemb.68 Një biznesmen kishter aftësi të influenconte klientët e vet me magji dhe hipnozë duke i bërë të pranonin ofertat e tija. Me këtë mënyrë ai kishte arritur fitime prej 6000 lira stërlina në vit.
Shemb.69 Një grua kishte pranuar të hipnotizohej nga nja masazhist. Përpara se të fillonte seancat hipnotizuese, ajo kishte lexuar në Bibël, lutej dhe vente edhe në kishë, po pas këtyre seancave, sa herë që donte të lutej,i vinte të shante e të mallkonte, derisa e humbi fare besimin. Pasojat tregojnë se masazhisti kishte përdorur hipnozën magjike.
Mjekët tanë në përgjithësi nuk e kuptojnë hipnozën magjike, sepse kjo është një praktikë okulte. Ndërsa hipnoza normale që praktikohet edhe në mjekësi është e padëmshme, hipnoza që lidhet me magjinë, është gjithmonë e rrezikshme dhe një barrë e rëndë për pacientin.
Një formë e dytë elementare e magjisë gjendet në sferën e sugjestionimit mendor dhe me këtë nënkuptojmë transmetimin e forcave mendore e emocionale në distancë.
Shemb.70 Një psikolog i ri donte të specializohej si lektor në universitet. Specialiteti i tij ishte hipnoza, po jo hipnoza normale, më tepër sugjestionimi mendor. Ai kërkoi të gjente një objekt për eksperimentet e tij dhe gjeti sekretaren e shefit të vet, që ishte një tip nevrastenik dhe shumë i influencueshëm. Pa e pyetur, u përpoq ta vinte në gjumë. Ai ulej rreth tre metra larg saj, ose në të njëjtën dhomë, ose në dhomën fqinjë, dhe përqëndrohej mbi të. Në këtë kohë sekretarja ndjente se i mpiheshin duart dhe ndjente një lodhje të rëndë, saqë duhej të luftonte me gjithë forcat që të mos e zinte gjumi.Këto eksperimente vazhduan një kohë duke ndeshur gjithmonë në rezistencën e vajzës. Gjatë kësaj kohe vajza filloi të ketë shqetësime psiqike dhe u konsultua me një psikiatër. Kur psikiatri mori vesh për eksperimentet sugjestionuese, e këshilloi të mos merrej me to se nuk i bënin mirë. Përveç kësaj, ky psikiatër ishte në dijeni të eksperimenteve të psikologut. Vajza, që u bë objekt i eksperimenteve për një kohë të gjatë, shfaq që prej asaj kohe simptoma paralize dhe nuk është më në gjendje të punojë me orar të plotë.
Shemb.71 Një besimtare katolike rrëfehej rregullisht. Me kalimin e kohës filloi të bëhet psiqikisht dhe emocionalisht e varur nga prifti.Sa herë që ky prift drejtonte meshën, asaj i binte të fikët, binte në tokë dhe vritej, dhe gjithmonë në fytyrë. E njëjta gjë i ndodhte edhe kur ishte 30 km larg priftit, edhe kur nuk mendonte se në atë kohë ai po mbante meshën. Kjo varësi e pashpjegueshme filloi ta rëndojë shumë dhe ajo filloi të lutet dhe vajti të këshillohet edhe me një diakon protestant. Ajo besoi tek Krishti duke e pranuar atë si shpëtimtarin e saj personal. Pas kësaj, shqetësimet i pushuan dhe ajo u largua nga kisha katolike.
Shemb.72 Një zejtar merrej prej vjetësh me magji të zezë, kryesisht për të influencuar njerëz të tjerë dhe ishte gjithashtu anëtar i një rrethi që merrej me eksperimente speciale. Viktima e tij e parë ishte një vajzë e ndjeshme, të cilën ai e vuri plotësisht nën kontrollin e tij, derisa ajo iu dorëzua plotësisht duke i dhënë edhe trupin, edhe paratë që kishte. Pas këtij suksesi të parë, ai filloi të kërkojë viktima të tjera. Vazhdoi të kishte sukses dhe gjeti së fundi një vajzë që ia dorëzonte atij rrogën e saj çdo muaj. Ai bashkëjetonte me të për këtë qëllim, derisa prindërit e saj ia raportuan rastin policisë.
Një formë e tretë elementare e magjisë është manjetizmi magjik. Manjetizmi bashkë me hipnozën dhe sugjestionimin mund të shtohen nëpërmjet magjisë. Këtë e shohim edhe në shembullin 69.
Për të ilustruar këtë, i drejtohemi Dr Tramplerit, gjykatës, i cili ishte fillimisht student i Groeningut e që më pas u largua nga idetë e këtij të fundit. Dr Trampleri i ka skicuar metodat e tij të shërimit në librin „Gesundung durch den Geist“ (Shërim nëpërmjet Frymës). Tifozët e tij më të zjarrtë janë gra. Në punën time, gjatë seancave ndihmëse e këshilluese, kam parë se fuqitë e tij shëruese nuk ndihmojnë, po pëkundrazi janë një barrë për ata që kurohen prej tij. Ja dy shembuj:
Shemb.73 Një grua shkoi tek doktor Trampleri në Munih. Ajo kishte dhimbje në kurriz, të cilat Trampleri i kuroi me sukses. Gjatë terapisë, ai e kishte vënë të ngrinte gishtat lart si antena për të kapur fuqitë kozmike, siç ishte shprehur ai vetë.Kur u kthye në shtëpi, gruaja ndjeu se organikisht ishte mirë, po që nga ajo kohë jeta e saj shpirtërore ishte si e bllokuar. E kishte të pamundur të lutej, siç u kishte ndodhur edhe shumë të tjerëve, dhe ndjente sikur një mur i padepërtueshëm ishte ngritur midis saj dhe Perëndisë.
Shemb.74 Një grua besimtare që erdhi tek unë për t’u këshilluar, kishte qënë rastësisht tek doktor Trampleri, pa ditur për mënyrat e shërimit që ai përdorte. Ndërsa po priste në dhomën e pritjes, ajo ishte lutur. Kur i erdhi radha, doktor Trampleri doli dhe erdhi vetë tek ajo.Ndërkaq gruaja ndjeu një frikë në zemër dhe filloi të lutet edhe më me intensitet. Doktori i kishte thënë:
“ Më vjen keq po nuk mund t’ju ndihmoj“.
Shpesh këta shërues e kamuflojnë dhe zbukurojnë veprimtarinë e tyre me fraza fetare, prandaj edhe natyra e tmerrshme e fuqive të tyre mbetet e panjohur për shumë. Në Baden, njoha një person që kishte qënë mjek i pakualifikuar. Kur e pyeta për aftësitë a tij shëruese, ai m’u përgjigj:“Me manjetizëm mund të shërosh dy pacientë çdo ditë. Pas kësaj fuqia konsumohet dhe duhet që shëruesi të ngarkohet përsëri me fuqi. Ata që shërojnë më shumë se dy veta në ditë, ose bëjnë terapi të reme, ose marrin fuqi nga djalli“. Me këtë donte të thoshte se këta njerëz përdorin magji në punën e tyre. Ja një shembull tjetër kamuflazhi, që ndonëse ndeshet shpesh, krijon gjithmonë konfuzion.
Shemb.75 Një miku im, besimtar me profesion mësues, kurohej nga një shërues i tillë, i cili mbahej për besimtar;të paktën frekuentonte regullisht kishën. Në mënyrë që të sigurohej, shoku im e pyeti: „Është e sigurt se nuk përdorni forca demoniake?“ „Pse jo“, u përgjigj shëruesi. „Forcat demoniake janë pozitive, dhe prandaj janë demonët, që të na ndihmojnë“. Mësuesi vendosi të mos kurohej më nga ky shërues.
Si skicuam aspektet elementare të magjisë, do të shikojmë tani format kryesore. Profesori Diepgen, në librin e tij „Kultura dhe Mjekësia“, dallon tri forma kryesore të magjisë:magjinë e zezë që përdor forcat demoniake, magjinë e bardhë që gjoja drejtohet nga fuqite e Perëndisë, dhe magjinë neutrale që pretendon se bazohet thjesht mbi forcat e natyrës. Diepgeni ka të drejtë kur dallon tri forma të magjisë, po jo në mënyrën e ndarjes. Puna këshilluese pastorale tregon një tjetër aspekt të magjisë së bardhë e asaj neutrale.
a) Së pari disa shembuj të magjisë së zezë
Shemb.76 Një pastor më tregoi se gjithë anëtarët e kishës ishin prekur nga okultizmi.Ai më tregoi se një vajzë 20 vjeçare ishte shëruar me magji. Vajzës i qe shkurtuar njëra këmbë nga poliomiliti. E kishin mbajtur për një kohë të gjatë në spital dhe pastaj e kishin nxjerrë si pa shpresë. Vajza dhe e ëma ishin shumë të dëshpëruara. Në këtë gjendje, ato i ishin drejtuar për ndihmë një personi që merrej me magji të zezë. Ky burrë iu shiti një rrënjë bime helmuese (mandragorë) për afro 45 stërlina.Vajza duhej të kujdesej për këtë rrënjë, që kishte një formë disi të ngjashme me atë të njeriut,si për një fëmijë. Duhej ta lante, ta ushqente e ta vinte për të fjetur sikur të ishte njeri.Magjistari i tha vajzës që njëkohësisht të lutej dhe të përsëriste vazhdimisht psalme ose këngë që bëjnë fjalë për hakmarrje, t’i shkruante madje fjalët dhe t’i vinte poshtë jastëkut.Pastaj i tha të ngulte dy thikë në mur përpara krevatit ku flinte dhe dy thikë të tjera nën jastëk. Ndonse kjo metodë kurimi ishte shumë e çuditshme, rezultati ishte i dukshëm dhe vajza vuri re se këmba filloi të zgjatet derisa ajo u shërua krejtësisht. Po pas kësaj, vajza filloi të ketë shqetësime psiqike. Ajo vajti tek pastori i kishës së saj, po ai nuk ishte në gjendje ta ndihmonte. Vajza nuk ishte në gjendje të lutej. Kur i lidhte duart për t’u lutur, ato i shqiteshin. Kur fillonte të lexonte në Bibël, e sulmonin mendime blasfemuese. Duke pasur frikë se mos çmendej, vajza i dha pastorit rrënjën e bimës si edhe një hajmali që i kish dhënë magjistari, dhe filloi të jetojë me frikën se magjistari do të hakmerrej dhe se këmba e shëruar do të shkurtohej përsëri.
Shemb.77 Gjatë një shërbimi në Toggenburg, një fermer erdhi e më tregoi se ç’i kishte ndodhur si pasojë e magjisë së zezë. I biri kishte ngjitur poliomilitin. E thirrën doktorin me vonesë dhe djali mbeti i paralizuar. Meqë babai donte që djali të bëhej mirë dhe nuk donte t’ia dinte sado që të kushtonte puna, s’la gjë pa provuar. Më së fundi vajti tek magjistari i dëgjuar Hugentobler në Peterzell. Magjistari e shëroi djalin me ndihmën e magjisë dhe paraliza u zhduk fare. Për disa vite punët venin mirë, po kur djali vajti 16 vjeç, babai e gjeti në stallë duke vdekur pasi kishte prere arterien karotide. Kjo ishte fare e papritur, se gjer atëhere djali nuk kishte dhënë ndonjë shenjë të ishte i pakënaqur. Në trupin e djalit babai gjeti një hajmali të Hugentoblerit. Si e hapi qesen e vogël prej lëkure, nxori që andej një copë letër ku qe shkruar: „Ky shpirt i takon djallit“. Kjo ishte një provë e qartë se Hugentobleri kishte përdorur magjinë e zezë mbi djalin.
b) Magjia e bardhë është akoma më e përhapur se magjia e zezë. Shumë grupe besimtarësh kristianë e praktikojnë këtë lloj magjie duke harruar karakterin e saj demoniak. Magjia e bardhë është një plotësim i fjalëve të Pavlit në letrën e dytë Korinthasve 11:14, se edhe Satani e paraqet veten si ëngjëll të dritës. Magjia e bardhë është magji e zezë e veshur me petk fetar. Ja disa shembuj:
Shemb.78 Një misionar me emrin Samuel që punon me Hebrenjtë në Afrikën e Veriut, tregon për një nga zakonet e tyre. Kur sëmuret një fëmijë i tyre, marrin një peshqir, lidhin një nyje në të dhe thonë :“Në emrin e Perëndisë se Abrahamit,Isaakut dhe Jakovit, çlirohu nga sëmundja“. Pastaj e zgjidhin nyjen dhe fëmija bëhet mirë.Kjo është në fakt një paralele e magjisë së zezë.
Shemb.79 Një grua nga Bukovina na tregoi se të afërmit e saj janë në gjendje të shërojnë të gjitha llojet e sëmundjeve tek njerëzit dhe kafshët duke përdorur magjinë e bardhë. Si thonë edhe fjalët „Në Emër të Atit, Birit, dhe Frymës së Shenjtë“, sëmundja zhduket.Paralel me traditën e familjes për të frekuentuar kishën, janë trashëguar edhe shumë formula magjike nga brezi në brez. Gruaja dhe e bija e saj vuajnë nga shqetësime nervore, prandaj edhe kërkuan ndihmën e një prifti. Gjendja e saj ndryshoi pasi prifti u lut me të dhe më vonë ajo gjeti besimin tek Krishti.
Shemb. 80 Një fermer u gjet një herë i varur në shtëpi të tij. Sipas atyre që thoshin banorët e fshatit, fantazma e burrit vazhdonte të shfaqej në vendin e vdekjes. Të afërmit i kishin këshilluar ta fshinin shtëpinë duke thënë fjalët: Në emër të Atit,Birit dhe Shpirtit të Shenjtë“. Pas kësaj, fantazma nuk do t’i shqetësonte më. Të afërmit e të vdekurit bënë siç iu thanë, po pas kësaj gruaja e të vdekurit filloi të vuajë nga shqetësime nervore.
Shemb.81 Një vajzë 15 vjeçare kishte një sëmundje sysh. Qëndroi shumë kohë në spital, po pa sukses. Meqë nga mjekët s’gjeti shërim, vajti te një magjistar. Ky i fundit, i bëri magji të bardhë. Ai vente edhe në kishë dhe madje mbante edhe një Bibël në dhomën ku kuronte pacientët. Brënda 24 orësh nga trajtimi që i bëri magjistari, vajzës iu shërua syri, po pastaj filloi të ketë shqetësime nervore. Lutej, po nuk gjente qetësi. Kur u vizitua prapë tek okulisti, ky i fundit mbeti i habitur dhe e pyeti se si kish arritur të shërohej.
Shemb.82 Një grua i kishte çuar dy vajzat e saj tek magjistari kur ishin të vogëla. Gjatë magjisë, magjistari kishte përdorur lutjen e Zotit Krisht tri herë. Gjatë viteve që fëmijët rriteshin, gruaja shkonte shpesh tek astrologu, tek fallxhori i letrave e i dorës. Ishte abonuar gjithashtu edhe në një periodik të një doktori që merrej me okultizëm. Vajza e saj e madhe në moshën 27 vjeç u sëmur dhe e mbyllën në çmendinë.Thuhet se është një rast i pashërueshëm. Gjithë familja ishte kundër fesë dhe besimit, po pas këtij rasti, iu drejtuan një diakoni kristian për ndihmë.
Shemb.83 Një grua, besimtare kristiane, kishte shumë receta për përdorimin e magjisë së bardhë. Për shembull, për të shëruar stomatitin, duhej i sëmuri të pinte ujë të shenjtë dhe të përsëriste disa herë emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë.
Shemb.84 Një grua ishte e sëmurë rëndë në spital me një sëmundje të lëkurës. Kaq rëndë ishte, saqë mjekët i kishin vënë një infermiere që t’i rinte te koka gjatë natës.Një natë, tek ishte ulur infermierja pranë saj, gruaja filloi të thotë: „Infermiere ndihmë, ndihmë“. Infermierja mendoi se gruaja donte që ajo të lutej për të sëmurën, ose t’i lexonte ndonjë paragraf në Bibël, po jo. Infermieren e kapi një frikë e madhe dhe nuk mund të lutej edhe sikur të donte. Po gruaja vazhdonte të thoshte :“Ndihmomë, ndihmomë“. Më së fundi infermierja pyeti prapë:“ Si të të ndihmoj?“ Gruaja,shumë e eksituar, i tha:Vëri duart mbi atë pjesë të trupit që janë të sëmura, pastaj bë tri herë kryqin mbi to duke thënë emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë bashkë me disa fjalë të tjera që do të të them.“ Me këto fjalë infermierja u tremb edhe më shumë. Në këto e sipër në korridor u afrua një mjek. Infermierja shkoi dhe e pyeti nëse mund të bënte ato që i kishte thënë e sëmura. „Pse jo“, tha ai „ajo është pothuaj pa shpresë, kushedi mbase kjo bën dobi“. Infermierja u kthye tek e sëmura, e cila vazhdonte ta luste të bënte siç i thoshte. Më së fundi infermierja ia plotësoi dëshirën duke bërë kryqin e duke thënë fjalët siç ia kish thënë e sëmura. Si mbaroi, e sëmura menjëherë u qetësua. Po infermieren e kapi një frikë edhe më e madhe. Në ditët që pasuan gjendja e të sëmurës u përmirësua në mënyrë të çuditshme dhe mjekët u çuditën. Plagët në këmbë u mbyllën dhe u zhdukën të gjitha simptomat e sëmundjes së lëkurës. Brenda pesë ditëve u bë fare mirë. Mjekët nuk mund ta shpjegonin përmirësimin dhe mjeku që e kish lejuar infermieren të kryente procedurën magjike, e mbajti këtë histori të fshehtë. Për gjashtë vjet me radhë pas kësaj,infermierja nuk gjente qetësi. Nuk lutej dot dhe kur donte të lexonte në Bibël i vinte për të vjellë. I merreshin ment, nuk përqëndrohej, dhe kishte edhe shqetësime të tjera psiqike. Më së fundi erdhi edhe tek unë për këshillim. Ajo e lidhte gjendjen e saj me incidentin e dikurshëm në spital. Pa e kuptuar, ajo kishte marrë pjesë në një praktikë të magjisë së bardhë.
Në të gjithë shembujt e më sipërm të magjisë së bardhë, gjejmë simbole të ndryshme të besimit kristian që lidhen me numërin tre. Shpesh përdoren emrat e Trinitetit (Triadhës), ose tri lutje të Zotit Krisht, ose tre kryqe, ose tre citate nga Bibla, ose tre qirinj. Magjia e bardhë është një shtrembërim i sofistikuar i idesë së Biblës mbi lutjen e besimit dhe vendosjen e duarve. Për shkak të formës së sofistikuar, shumë veta bien viktima të kësaj forme të magjisë.
Shpesh është e vështirë të dallosh midis magjisë së bardhë dhe vendosjes së duarve sipas kuptimit biblik, edhe kur dallimet bazë janë të njohura. Në lutjen e besimit, personi që është në vështirësi, i nënshtrohet plotësisht vullnetit të Perëndisë, kurse në magjinë e bardhë ideja ose qëllimi është të detyrohet Perëndia të veprojë. Në lutjen e vërtetë thirret me të vërtetë emri i Perëndisë, kurse në magjinë e bardhë emri i Perëndisë thirret thjesht si një formulë magjike. Lutja e vërtetë është e frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, kurse praktikanti i magjisë së bardhë frymëzohet nga fuqitë e errësirrës. Ata që luten sipas asaj që thotë Bibla forcohen në besim,edhe kur lutjet mbeten në dukje pa përgjigje. Kurse ata që merren me magji të bardhë, bllokohen në besim. Megjithatë nëpërmjet magjisë së bardhë disa arrijnë atë që kërkojnë dhe vetëm në pasojat e tjera shfaqet natyra e vërtetë e praktikës magjike. Kufiri midis lutjes dhe magjisë është shumë i hollë dhe ndonjëherë duhet që dikush të ketë dhuntinë e dallimit të frymëve, për të dalluar njërën nga tjetra. Një tjetër ndryshim është se magjia e bardhë nuk ka nevojë për një proces këshillimi përpara se të kryhet, kurse në vendosjen e duarve dhe lutjen, kjo është e domosdoshme. Magjia e bardhë, ose e vështirëson lutjen, ose e bën fare të pamundur, kurse vendosja e duarve siç e bënin apostujt, e forcon lutjen. Shikojmë pra se magjia e bardhë dhe vendosja e duarve janë dy pole të kundërta, edhe pse magjia e bardhë shpesh merr fjalë dhe fraza nga Bibla.
c) Një tjetër formë e magjisë eshtë e ashtuquajtura magji neutrale. Kohët e fundit ajo është futur në praktikat mjekësore si shkolla psikosomatike. Ka njerëz që mendojnë se është e mundur të shfrytëzohen forcat e natyrës për qëllime shërimi. Kam disa shembuj përpara mej, të cilët janë të vështirë për t’u klasifikuar.
Shemb.85 Një doktor i ri që kishte kokrra në lëkurën e duarve, pyeti drejtuesin e një seminari mbi psikosomatikën : „Profesor, si mund të shërohen këto kokrrat e lëkurës së dorës? Profesori u përgjigj se e vetmja mënyrë, është me formula magjike. Mjeku bëri sipas kësaj që dëgjoi nga profesori dhe pati sukses të plotë. Nuk kam dëgjuar gjë se, si vajti puna më tej, prandaj s’mund të bëj asnjë koment për këtë rast.
Shemb.86 Një psikiatgër i ri i bëri të njëjtën pyetje drejtorit të klinikës psikiatrike. Iu dha edhe atij e njëjta përgjigje:Lidh një pe të zi rrotull kokrrave, me aq nyje,sa ke kokrra në duar dhe pastaj vëre perin nën një ulluk ujrash duke thënë një formulë magjike. Kështu mund të shpëtosh nga kokrrat. Psikiatri e mori këtë në fillim për shaka, po pastaj u tundua që ta provonte.Dhe prova i doli me sukses. Kokrrat iu zhdukën.
Këshilla në këtë rast nuk është magji neutrale. Kjo recetë e çuditshme gjendet ne librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut që përmban formula të magjisë së zezë e të bardhë. Deri më sot,kjo e vetëquajtur formë neutrale e magjisë, nuk e ka provuar neutralitetin e saj.Puna ime pastorale tregon vazhdimisht se magjia në çfardolloj forme është vepër e djallit, pavarësisht në se lundron nën flamur të zi, të bardhë a neutral.
4-Fusha të zbatimit të magjisë
Në kapitullin mbi qëllimet e magjisë, përmendëm se gjithshka në universin e krijuar mund të bëhet objekt i saj. Magjia luan një rol në rebelimin e përgjithshëm të Satanait kundër Perëndisë dhe Krishtit.Nëpërmjet saj,Satanai sulmon ëngjëj dhe frymë,kafshë dhe njerëz dhe gjithshka tjetër në botën materiale. Është e pamundur në një libër të tregohet fusha e gjërë e synimeve dhe qëllimeve të magjisë. Megjithatë do të përpiqemi të përmendim fushat kryesore ku aktivizohet magjia.
Së pari shërimi ose infiltrimi i sëmundjeve. Kemi dhënë mjaft shembuj mbi shërimin nëpërmjet magjisë, prandaj po shtojmë vetëm një.
Shemb.87 Një grua katolike ishte shumë e sëmurë në spital. Ajo thirri infermieren dhe i kërkoi një nder. Ajo i tregoi se kishte një vajzë që prej shumë vjetësh ishte e pushtuar nga demoni, e cila rallë ishte në vete. Në sëmundjen e saj të rëndë, gruaja pa një mundësi për të ndihmuar të bijën. Ajo i kërkoi infermieres që të vihej në kontakt me njerëzit e saj dhe t’u thoshte t’ia sillnin vajzën në spital, dhe nëna e vajza të ndronin robat me njëra-tjetrën. Ajo mendonte se, në këtë mënyrë, e bija do të çlirohej, kurse ajo do të vdiste e pushtuar nga demoni. Po infermierja refuzoi t’ia plotësonte dëshirën.
Infiltrimi i sëmundjeve është e kundërta e shërimit.
Shemb.88 Një djalë donte t’i shpëtonte shërbimit ushtarak. I ati e dërgoi tek një magjistar që t’i shkaktonte ndonjë sëmundje. Eksperimenti ishte me sukses dhe pas kësaj djali u klasifikua si i paaftë për shërbim ushtarak.
Shemb.89 Një spiritiste medium rrëfeu se ishte anëtare e një grupi ku praktikohej,jo vetëm komunikimi me të vdekurit, po edhe magjia e zezë. Specialiteti i saj ishte shkaktimi i sëmundjeve dhe magjia e vdekjes. Kishte bërë shumë raste vrasjeje, të cilat policia nuk kishte qënë në gjendje t’i zbulonte. Kishte bërë magji edhe mbi një diakon, i cili më pas kishte pasur shqetësime nervore dhe për disa muaj kishte qënë i paaftë për punë.Këto më tha. Nuk mundja t’i vërtetoja ato që rrëfeu, po e di se në kohën kur bëheshin eksperimentet magjike të grupit, pikërisht ky diakon kishte qënë i sëmurë për një kohë të gjatë.
Shemb.90 Një vajzë nga një familje strikte katolike u martua me një protestant kundër vullnetit të familjes. Fëmija i tyre i parë mori poliomilitin. Prindërit e gruas ia vunë fajin asaj duke thënë se ky ishte ndëshkimi, meqë kishte marrë një protestant. Më vonë ata vajtën tek një magjistar dhe i kërkuan që ta transferonte sëmundjen nga fëmija tek nëna. Dhe vërtet kështu ndodhi. Fëmija u bë mirë, kurse nëna u sëmur. U shtrua në spital me paralizë, depresion dhe dhimbje të forta koke. Për diagnozën e saj doktorët kishin mendime të ndryshme. Bënë teste nga më të ndryshmet, duke filluar nga punkturë e shtyllës kurrizore, test të metabolizmit, elektrokardiogram etj. Pastaj u thirr një specialist i trurit. E ekzaminuan për javë me radhë, po nuk gjetën shkak. Pas ca kohe, gjendja e gruas u përmirësua shumë dhe ajo kërkoi të kthehet në shtëpi. Kur prindërit e saj e morën vesh, u acaruan shumë dhe vajtën menjëherë tek magjistari duke i thënë se magjia e tij kishte humbur efektin.
Shëmb.91 Një burrë që merrej me magji të zezë i tha një vajze, së cilës i vinte rotull një burrë i martuar: „Do t’ia marr mendjen atij deri në atë shkallë, sa të humbasë postin“. Jo shumë pas kësaj, burri filloi të ketë shqetësime nervore. Ankohej se dëgjonte zhurma brenda në kokë dhe jashtë në ambjent. I bëheshin shkëndia në sy, humbiste pamjen dhe nuk ishte në gjendje të përqëndrohej.
Shemb.92 Një vajzë besoi tek Jezu Krishti gjatë një misioni evangjelizues. E frymëzuar nga gëzimi për shpëtimin e saj personal, ajo ftoi edhe të tjerë të ndiqnin programin e misionit. Diku aty afër jetonte edhe një burrë që kishte shumë literaturë okulte dhe që merrej me praktikat okulte. Gëzimi i vajzës dhe dëshmia që ajo jepte i acaruan nervat se Ungjilli i Krishtit dhe magjia janë si parajsa me ferrin.Okultisti kërcënoi se do ta bënte të marrosej e do ta ndalonte të ndiqte aktivitetet e misionit. Brenda disa javëve vajza filloi të ketë shqetësime. Ajo shikonte gjuhë flakësh në dhomën e saj dhe fantazma të tjera.Në këtë fazë ajo erdhi tek unë për këshillim.
Së dyti e ashtuquajtura magji e urrejtjes dhe dashurisë. Shembujt 90, 91, 92 mund të klasifikohen si raste të magjisë së urrejtjes, prandaj po shtojmë vetëm disa raste që kanë të bëjnë me magjinë e dashurisë.
Shemb.93 Çobanët zvicerianë, kur i zbresin bagëtitë nga kullotat verore, e kanë zakon të lidhin tre lloj barërash të ndryshme në litarin e lopës së parë. Kjo nuk është vetëm zbukurim, po edhe shënjë mbarësie në dashuri.
Shemb.94 Një vajzë kishte një lidhje dashurie me një burrë të martuar. Më pas burri u largua nga ai vend dhe,përpara se të largohej,i tha vajzës: „Edhe pse po ndahemi, do të vi të të shikoj. Nuk do të vi me makinë,po do të vi të të shoh në ëndërr. Ti e di se ç’kërkon një burrë nga një grua dhe unë do ta marr atë që kërkoj kurdoherë që të dua.Nuk do të më pengosh dot, as do të më akuzosh dot, se nuk do të kesh prova që të mbështesin historinë tënde“. Në fillim vajza nuk e kuptoi se ç’kish dashur të thoshte i dashuri, po një javë pas largimit të tij, ajo filloi pa pritur të ndjejë prezencën e tij gjatë natës. Këto vizita nate përsëriteshin vazhdimisht, derisa arritën të bëhen një eksperiencë e padurueshme për vajzën. Në fillim ajo u konsultua me një mjek, po ashtu siç mund të mendohet, doktori i shpjegoi këto vizita nate si halucinacione seksuale që lidhen me fazën fillestare të skizofrenisë.Vajza nuk e pranoi diagnozën,sepse e ndjente veten shumë normal mëndërisht. Ajo ishte e sigurt se kjo ishte diçka më tepër se halucinacion.
Së treti, magjia e persekutimit dhe mbrojtjes. Kjo është një nga format më të njohura të magjisë.
Shemb.95 Dy gra nga Besarabia që ishin marrë me magji për shumë vjet, u zunë me njëra-tjetrën. Ato filluan të përdorin fuqi magjike për të sulmuar njëra-tjetrën.Njëra nga gratë u rëzua përtokë, pa ndonjë shkak të dukshëm. Pësoi një si paralizë dhe nuk ishte në gjendje të ngrihej. Bënte be e mallkonte kundërshtaren.Në kohën që po e ngrinin, ajo bërtiti e tha duke iu drejtuar magjistares tjetër: „S’ke për të dalë e gjallë nga kjo shtëpi, do të më shohësh“. Pas tri ditësh, gruaja e dytë pati një dhimbje të tmerrshme koke dhe vdiq brenda javës.
Shemb.96 Një fëmijë qante çdo natë nga ora 11 deri në ora 1. E ëma, e lodhur dhe e dëshpëruar, u këshillua me një magjistar. Ai i tha që të vinte një thikë, një pirun dhe një palë gërshërë nën jastëkun e djalit që të kalohej ky shqetësim. Ai i tha gjithashtu se në këtë mënyrë, personi që i shkaktonte fëmijës këtë shqetësim, do të dëmtohej vetë nëpërmjet kësaj magjie mbrojtëse. Siç thamë, nëna veproi sipas fjalës së magjistarit. Të nesërmen, shërbëtorja e shtëpisë kishte një krah të lidhur, dhe gruaja ishte e sigurt se ajo kishte qënë shkaktare që fëmija qante natën.
Shëmb.97 Një fermer vuri re se qumështi i një prej lopëve të tij kishte gjak. Ai e mori qumështin dhe e ngrohu, pak përpara se të vente ora 12 e natës.Hodhi pastaj në të një drapër dke thënë fjalë magjike. Të nesërmen një grua që jetonte aty pranë kishte plagë në fytyrë dhe fermeri ishte i bindur se kjo grua kish qënë ajo që i kish magjepsur lopën.
Së katërti magjepsja dhe prishja e magjepsjes. Këtë e praktikojnë shumë magjistarë si lodër, kurse të tjerë për të realizuar interesa të caktuara.
Shemb.98 Një burrë në një shtëpi pushimi kristiane kishte një fuqi të tillë. Ai mumd ta bënte një person të ndalonte në rrugë duke mos qënë në gjendje as të lëvizte, as të fliste. Po këtë e bënte edhe me fëmijët e vegjël që të rrinin urtë. Një person i tillë hiqej si besimtar kristian!
Shemb.99 Një magjistar në Zvicër që punon zyrtarisht me leje të shtetit,kuron duke përdorur magjinë e bardhë. Ai përdor ose tre lutjet e Krishtit, ose emrat e Triadhës. Për këtë shkak edhe pacientët e tij e marrin për kristian. Kur ndonjë nga pacientët nuk e paguan menjëherë, ai e magjeps në mënyrë të atillë që të mos jetë në gjendje të hypë në trenin që ka për të marrë. Kontrollorët e biletave janë mësuar kaq shumë me këtë gjë, saqë fillojnë të qeshin dhe i thonë personit të vejë e të paguajë borxhin, nëse do të hypë në tren.
Shemb.100 Një mësues shkolle merrej për shumë vjet me magji të zezë. Jo vetëm lexonte literaturë, po bënte edhe praktika. Ai i përdorte nxënësit si material për eksperimentet e tij. E pyeste pëe shembull një vajzë ose një djalë në mësim dhe njëkohësisht e magjepste. Pas kësaj, nxënësi nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbë, as të përgjigjej. Vetëm pasi e prishte magjepsjen, nxënësi ishte në gjendje të përgjigjej. Ai përdorte edhe një metodë të ngjashme për të ndëshkuar. Pasi eksperimentoi ca kohë me nxënësit,vazhdoi të eksperimentojë me gruan dhe vajzën e vet. Ai sundonte mbi familjen duke i magjepsur sipas qejfit. Kishte raste që ato s’qenë në gjendje të flisnin një fjalë për ditë me radhë. E shoqja u shkatërrua fizikisht dhe vdiq. Gruaja e dytë e la, pasi u bë edhe ajo viktimë për ca kohë, e magjepsjeve të tij. Burri filloi pastaj të abuzojë mbi të bijën. Ajo ishte krejtësisht e pafuqishme të mbrohej. Më pas, kur u lidh me një grua të tretë, ai e magjepsi vajzën dhe ajo humbi përfundimisht të folurit. Meqë nuk donte ta kishte nëpër këmbë, e dërgoi vajzën në një institucion për të sëmurë mendorë.Doktorët nuk mund të shëronin humbjen e të folurit, dhe të afërmit, ndonëse e dinin historinë e tmerrshme të familjes, pengoheshin nga babai që të venin e ta shikonin vajzën në spital.
Së fundi magjia e vdekjes. Kjo është një nga zonat më të errëta në magji. Kam raporte për këtë prej shumë misionarëve në vende të ndryshme. Pak janë ata që dinë se kjo lloj magjie praktikohet edhe sot në Europë. Ndonëse efektiviteti i saj nuk mund të provohet, ekzistenca e saj mjafton për të treguar se kultura jonë është akoma në një nivel shumë të ulët.
Shemb.101 Një ekspert i magjisë së zezë ishte specializuar në magjinë e persekutimit dhe vdekjes. Ishte në gjendje të vriste një lopë brenda katër ditësh. Këtë e verifikoi një nip i tij.
Shemb.102 Një grua praktikonte magji të zezë prej shumë vjetësh. Ajo kishte disa libra magjie shumë të rrezikshme si librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut,Librin Burimor, Mburojën e Frymës dhe të tjera. Ajo eksperimentonte në magjinë e persekutimit dhe të vdekjes dhe mburrej se kishte shkaktuar vdekjen e të shoqit dhe të së bijës. Ajo i bënte armiqtë e saj të sëmureshin dhe pretendonte se mund të shkaktonte ekzema, diarre, sëmundje të zemrës, kruajtje, dhimbje stomaku, enjtje të trupit dhe shqetësime të tjera. Si shkaktoi vdekjen e anëtarëve të familjes së saj, sipas vetë fjalëve të saj, filloi punë si infermiere. Vendin e punës e gjeti me ndihmën e priftit lokal, po gjatë kësaj kohe gruaja vazhdonte të praktikonte magji.Ajo është kundër çdo gjëje që ka të bëjë me Perëndinë dhe e quan Krishtin një person të pazotin e të paligjshëm. Për Krishtlindje dhe Pashkë ajo vuan nga kriza të tmerrshme dhe shan e blasfemon. Ka pastaj periudha të tjera, kur e ngacmon ndërgjegjja dhe atëhere pranon se jeta e saj është e shkatërruar. „Nuk dua t’i bëj ato që bëj, po jam e detyruar, djalli më detyron. Nuk pushoj dot më, nuk ka shplodhje për mua.“ Këto thotë për veten e saj.
Shemb.103 Një burrë i martuar kishte marrëdhënie me një grua tjetër më të madh se veten. Graja kishte nam si magjistare e magjisë së zezë.Një ditë prej ditësh burri u lodh nga kjo marrëdhënie e paligjshme dhe i tha gruas se donte ta ndërpriste lidhjen me të. Ajo u trondit shumë dhe i tha se, po ta bënte këtë, do të vuanin edhe e shoqja, edhe fëmijët. Po burri ishte i vendosur dhe qëndroi në vendimin e tij. Pas dy ditësh iu sëmur djali. E çuan menjëherë në spital, megjithatë djali vdiq. Mjekët nuk ishin në gjendje të diagnostikonin sëmundjen. Më vonë u sëmur e shoqja dhe e bija. Burri u frikësua dhe u kujtua për kërcënimet që i kish bërë ish e dashura. Vajti tek ajo dhe e luti të mos praktikonte magji të zezë kundër familjes së tij. Ajo u zbut dhe pranoi.Pas kësaj e shoqja dhe e bija u shëruan.
Shemb.104 Gjatë një misioni evangjelizues, një burrë kërkoi ndihmë e këshillim pastoral dhe tregoi këtë histori nga vendlindja e tij. Një fqinji të tij i kishin vjedhur një sharrë të re. Vjedhja ishte bërë në mes të ditës dhe fshati e dinte hajdutin, dhe vajtën e ia thanë të zotit. Po ai nuk donte të informonte policinë. Vajti tek një që bënte magji persekucioni. I pagoi mjaft para okultistit, i cili i premtoi se hajduti do të vdiste. U kthye në shtëpi të tij në fshat dhe tri orë pas bisedës së tij me okultistin, hajduti pati një atak zemre dhe vdiq.
5- Ritet magjike
Të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me magjinë, format me të cilat ajo shfaqet dhe zakonet që e shoqërojnë, të krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me një fe të djallit. Përpiqet kudo të imitojë besimin kristian siç e gjejmë në Bibël.
Magjia ka madje edhe një liturgji që është paralele e adhurimit të Perëndisë siç e shohim në Bibël. Ashtu si adhurimi i Perëndisë përbëhet nga disa elemente, po ashtu edhe praktika magjike përbëhet nga disa elemente. Dallojmë kryesisht katër përbërës: Thirrja ose invokimi, formula ose fjalët magjike, një veprim simbolik, fetiçizmi ose e thënë ndryshe, adhurimi i diçkaje. Mund të invokohet Satanai ose Triadha dhe kjo përcakton nëse magjia është e zezë ose e bardhë. Ky invokim është një paralele e thirrjes që ne i drejtojmë Perëndisë e Krishtit në lutje, kur themi për shembull „Ati ynë që je në qiell..“ Fjalët magjike që pasojnë vënë në veprim forcat magjike, dhe kjo është një përpjekje për të imituar veprimin e besimtarëve, të cilët lexojnë paragrafe nga Bibla dhe luten duke iu referuar edhe premtimeve që bëm Perëndia në Bibël. Veprimi simbolik thekson fjalët magjike dhe imiton veprime të tilla biblike si vendosjen e duarve ose gjunjëzimin e besimtarëve në lutje. Përdorimi i një objekti të fetiçizmit, dmth të një objekti që mendohet se ka forcë magjike ndoshta i korespondon pagëzimit kristian ose bukës dhe verës kur besimtarët hanë darkën e Zotit.
Shemb.105 Djali i një fermeri kishte vazhdimisht dhimbje në gju. Ai u këshillua me një magjistar dhe sipas porosisë së tij, bëri këto veprime:Në natë me hënë të zbetë doli në fushë. Thirri emrat e Triadhës, përsëriti një formulë magjike, leu gjurin me vaj dhe së fundi i dërgoi hënës të puthura me dorë. Pas kësaj nuk kishte më dhimbje.
Ky shembull ilustron shumë mirë atë që thamë më lart.Invokimi i Triadhës tregon se u përdor magji e bardhë, formula magjike ishte në vendin e lutjes, lyerja me vaj ishte akti simbolik dhe hëna ishte objekti i fetiçizuar. Siç qe zbehur hëna, ashtu u zbehën dhe dhimbjet e tij.
Simbolizmi magjik forcon efektin e formulës magjike. Këtu përfshihet edhe një lloj transferimi magjik. Për mungesë kohe e vendi nuk mund të flas këtu gjërë për këtë çështje, po po përmend disa shembuj që e ndriçojnë këtë.
Shemb.106 Profesori Frobenius, specialist i shpellave, në një leksion përmendi se disa nga vizatimet në shpellat e lashta mund të kuptohen e interpretohen si magji gjahu.Kafshët janë pikturuar sikur të jenë të plagosura. Kjo të kujton magjinë e gjahut që përdoret edhe sot nga fiset e egra të Afrikës. Thuhet se fiset afrikane që praktikojnë këtë magji, kanë sukses. Ata pikturojnë kafshët që duan të vrasin, pastaj qëllojnë pikturën duke thënë disa fjalë magjike.Gjatë po asaj dite, ata gjejnë kafshë të plagosura ashtu siç i kishin pikturuar.Kjo magji primitive e gjahut është e ngjashme me disa praktika të vërejtura në Gjermani. Në rast se mediumi plagos figurën e një personi ose të një kafshe, atëhere edhe mediumi vetë kalon vuajtjet që presupozohet se kalon personi ose kafsha e plagosur.
Shemb.107 Ja një praktikë magjike që përdoret për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve: Tri herë të futet një gozhdë e re në mishin e dhëmbëve, pastaj gozhda fshihet në një qilar që shikon nga Lindja dhe kjo e gjitha bëhet duke thënë fjalë magjike.
Shemb.108 Një nxënës shkolle kishte një enjtje në krah. Për ta shëruar, u praktikua kjo magji:U gropos një vezë dhe u mbulua me një gur duke thënë fjalë magjike.Ashtu si shpërbëhet veza në tokë, ashtu të prishej edhe e enjtura. Dhe vërtet djali u bë mirë.
Si thamë edhe më sipër, simbolizmi magjik përforcohet edhe me një objekt të fetiçizuar.Ky objekt është i ngarkuar me fuqi magjike. Si objekte të tillë mund të shërbejnë kockat e njeriut,lakuriqi i natës, urina ose jashtëqitja,qime,thonj,dru nga qivuri ose gjëra të tjera të ngjashme.
Shemb.109 Gruaja e një diakoni përdori një pomadë që ia kishte dhënë një grua në kishë. Kjo pomadë ishte prodhuar nga një magjistar. Pomada i bëri mirë, po kishte më tepër një veprim magjik, sesa kurativ mjekësor. Pas përdorimit të kësaj pomade, gruaja e diakonit theu krahun. Jo vetëm kaq, po edhe e bija, e cila deri në atë kohë kishte bërë shumë përparime në jetën e besimit, nuk mundej më as të besonte, as të lutej.
Shemb.110 Gjatë një misioni në Zvicër, dëgjova se një manastir katolik iu jep njerëzve hajmali që t’i mbrojë nga sëmundjet dhe epidemitë.Hajmalitë janë si çanta të vogëla dhe në njerën prej tyre kishte thonj të këmbës dhe lëvozhga veze. Kjo duket e çuditshme, po kam ndeshur shpesh raste kur manastiret praktikojnë magji.
Flitet shumë për kuptimin e fjalëve dhe formulave magjike. Traugott Egloff, një përfaqësues i dëgjuar i praktikave magjike në Zyrih,thote se ekziston një lidhje direkte midis fjalëve magjike dhe fuqisë që bën mrekullinë. Ai madje thotë se fjalët vetë janë fuqia. Megjithatë mund të themi se, kur në një formulë magjike përdoren shprehje biblike, fjalët vetë ndahen nga Perëndia dhe fjalët vetë të izoluara kthehen në Perëndi. Izolimi i fjalëve çon në një përdorim mekanik dhe i zbraz fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë. Profesori Bender ka thënë se „Elementi mekanik është esenca e praktikave magjike e diabolike“.
Kur fjalët izolohen dhe ndahen nga Perëndia, ato nuk kanë pavarësi të vërtetë, po ngarkohen me një përmbajtje që e marrin nga bota e jashtme. Ajo që ndahet nga Perëndia, bëhet pre e djallit. Përdorimi mekanik e magjik i fjalëve të Biblës është demoniak dhe okult në esencë. Fjala e Perëndisë që është dhënë për shpëtimin e njeriut përdoret si teknikë magjike për ta shkatërruar njeriun.
Ne e kundërshtojmë mendimin se fjala ka fuqi nga vetvetja dhe se magjistari bëhet vetëm përfaqësuesi i kësaj fuqie. Fjalët janë instrumente neutrale dhe mund të përdoren për të bërë mirë ose keq. Varet nga ajo që fshihet prapa tyre. Besimtari kristian përdor fjalën e Perëndisë me autoritetin e Perëndisë. Magjistari e përdor fjalën e Perëndisë si instrument të magjisë.
Shemb.111 Një pastor më tregoi si kishte vdekur dikush në kishën e tij. Personi në fjalë kishte nam si magjistar. Dy javë para se të vdiste, i sëmurë rëndë në shtrat, filloi të rënkojë:“ Merrmani magjinë, merrmani magjinë“. Të afërmit kishin vajtur tek pastori për t’u këshilluar, po ai u kish thënë të mos bënin në asnjë mënyrë atë që u thoshte i sëmuri. Më së fundi magjistari vdiq me vuajtje të tmerrshme. Pastori më tha se kishte qënë i zi si qymyr, kur e kishte parë në arkivol. Shumë magjistarë qetësohen vetëm kur dikush ua merr formulën magjike dhe përgjegjësinë e vazhdimit të praktikës okulte.
Në shumë libra magjike gjendet përshkrimi i ritualit magjik. Për magjistarin, këto libra kanë po atë rëndësi që ka Bibla për besimtarin. Ka një letërsi të gjerë mbi magjinë, po më të përhapurit janë libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut. Për fat të keq, një botues në Braunshvaig ka ribotuar këto libra. Emri i Moisiut është vetëm një kamuflazh. Magjistarët i interpretojnë mrekullirat e Moisiut si vepra të magjisë dhe përpiqen ta kthejnë Moisiun në një patriark të magjisë. Pjesa e parë e librit tregon se si një person mund të krijojë lidhje me djallin, pjesa e fundit, se si mund të fitosh pushtet mbi forcat e natyrës dhe forcat e parajsës dhe ferrit duke përdorur magjinë. Këto libra kanë shkaktuar shumë dëm dhe njerëzit që merren me ta vuajnë pa masë. Po ashtu, në familjet ku mbahen këto libra, ndodhin shpesh fatkeqësira. Ka shumë shembuj për këtë dhe do të ndalemi hollësisht më vonë.Shembujt 113, 115 që vijnë më poshtë kanë të bëjnë me këtë kategori rastesh.
6- Pasojat e magjisë dhe kapërcimi i tyre
Praktikimi i magjisë ka kosto tepër të lartë. Në çdo rast që kam ndeshur në punën time këshilluese, kam parë pasojat e tmerrshme që sjell magjia për ata që ngatërrohen me të.
a) Parimi i kompensimit. Te paktën në sipërfaqe, magjia përpiqet të imitojë faktet e Biblës.Po pasojat që ajo sjell, janë diametralisht të kundërta me Biblën. Ndihma e Perëndisë forcon, jep fuqi të re,kurse magjia shkatërron e të rrëzon përtokë. Magjia jep vetëm një ndihmë në dukje dhe e hedh barrën e problemit diku gjetkë. Një lehtësim i vogël në një gjë, paguhet me probleme të reja më të mëdha. Ajo që duhet të japësh për ndihmën në dukje, është shumë herë më e madhe.Satanai i mashtron keq viktimat e tij. Ja dy shembuj:
Shemb.112 Në lindje, mamia vuri re se fëmija, vajzë, kishte një këputje në gjymtyrë. Ajo i këshilloi njerëzit e familjes që të merrnin pak nga jashtëqitja e vajzës dhe ta groposnin në një vend ku nuk e shihte drita. Ata bënë siç iu tha dhe këputja u zhduk.Po kur u rrit, vajza kishte një sëmundje në kockën e hundës. Vazhdimisht nxirte qelb nga hunda dhe nuk i gjendej shërim. Gjer afër të tridhjetave vajza vazhdonte ta kishte këtë sëmundje dhe përveç kësaj, kishte edhe një mani për të mallkuar. Shpesh ajo bërtiste e mallkone pa ndonjë arsye konkrete.
Shemb.113 Për shumë vite me radhë një burrë merrej me magji të zezë, me ndihmën e librit të gjashtë e të shtatë të Moisiut. Përfundoi në psikiatri. E shoqja vazhdoi të merrej me magji dhe pati edhe ajo të njëjtin fund. Pastaj e trashëgoi djali literaturën okulte të prindërve. Edhe ai u çmend.Pas tij vazhdoi e shoqja, po edhe ajo u çmend dhe e mbyllën në një çmendinë. Një familje e tërë u shkatërrua nga ky libër. Pas tyre, një miku të familjes i ra në dorë libri. I shtyrë nga kurioziteti, deshi edhe ai të provonte formulat e magjisë së zezë që përmbahen në të. Po edhe ai ra viktimë e po atyre forcave dhe u çmend.
b) Mbrojtja e gabuar. Lind pyetja: Si mund t’i ushtrohet rezistencë magjisë së zezë. Ekziston një mbrojtje e efektshme ndaj saj? Ka njerëz që besojnë se magjia e bardhë vepron si neutralizuese për magjinë e zezë, po eksperienca nuk e mbështet këtë mendim. Madje as që duhet të mendohet një gjë e tillë, sepse magjia e bardhë ka një karakter po aq demoniak, sa edhe magjia e zezë. Është, si të thuash, të vihet Satanai kundër Satanait. Mund të ndodhë që dy magjistarë të përdorin forcën e tyre kundër njëri- tjetrit, po ky është një rast i fitores së më të fortit. Nuk është se ata të dy ndodhen në kampe të ndryshme. Kur një mundës fiton, kjo i dedikohet aftësisë së tij më të madhe, po që të dy ata që ndeshen janë mundës. Si shembull për një duel të tillë kemi rastin 95.
c) Mjetet tona spirituale. Apostulli Pavël shkruan „Se armët e luftës sonë nuk janë të mishit, po kanë fuqi nëpërmjet Perëndisë për të rëzuar fortesa“ (2 Kor.10:4). Lutja e besimtarit mund ta shkatërrojë fuqinë e magjisë, qoftë ajo e bardhë ose e zezë. Veprimi i lutjes është gjithmonë i njëjtë.
Shemb.114 Një besimtar kristian kërkoi ndihmën e një shëronjësi për djalin e tij të sëmurë. Ai u lut që Krishti të pengonte shërimin,në rast se shëronjësi do të përdorte forca demoniake. Shëruesi erdhi, pa djalin dhe tha se nuk ishte në gjendje ta ndihmonte.
Shemb.115 Një burrë që vuante nga tuberkulozi i kockës e shëroi sëmundjen me magji të bardhë. Ai vetë praktikonte shumë forma të magjisë dhe kishte shumë libra magjie në shtëpi si „Shtatë drynet e qiellit“,“Urata e Tobias,“ „Letra mbrojtëse e Johanit“, „Letrat e zinxhirit“ dhe „Letrat e fatit“. Ai mbante madje edhe me vete nga këto letra mbrojtëse të qepura në rrobat. Një ditë prej ditësh, i ndodhur në një gjendje shumë të rënde, deshi të bëhet kristian, po nuk mund të lutej. Donte të besonte Krishtin, po ndjente një kundërshtim të egër ndaj Krishtit dhe fjalës së tij. Në këtë gjendje, erdhi të kërkojë ndihmë pastorale. Gjatë procesit të ndihmës, ai arriti t’i hedhë poshtë librat e magjisë dhe pas kësaj, u lehtësua përfundimisht.
Shemb.116 Një grua që kishte lidhje me besimtarë kristianë dhe me kishën kishte vazhdimisht depresione. Gjatë një depresioni, preu damarët. Fqinjët e gjetën në kohë dhe thirrën mjekun. I bënë transfuzion gjaku dhe shpëtoi. Pas kësaj, gruaja u takua me një mikun tim, i cili e këshilloi të vente e të bisedonte me një doktor kristian.Meqë doktori ishte ca larg, ajo u këshillua me një grua më të moshuar në kishë, e cila i tha të vente e të vizitohej nga një shëronjës. Po shëronjësi i tha:“Nuk të ndihmoj dot, se shumë veta luten për ty. Po të pushojnë së luturi, hajde prapë, ndryshe nuk të ndihmoj dot.“ Miku im e mori vesh këtë dhe pohoi se ai bashkë me të shoqen luteshin për këtë grua për një kohë të gjatë.
Shemb.117 Një person organizoi një takim për të ilustruar disa eksperimente okulte. Pastori i kishës lokale, bashkë me disa besimtarë të tjerë, vajtën në këtë takim me qëllim që të luten, dhe kështu bënë. Atë mbrëmje eksperimentet e okultistit dështuan. Së fundi ai u ankua e tha se ishin të pranishme disa forca që interferonin me forcat e tij. Ai madje kërkoi që ata që shqetësonin eksperimentet e tij të dilnin jashtë, po besimtarët qëndruan, dhe kështu leksioni mbi okultizmin përfundoi në fiasko.
Shemb.118 Një çift besimtarësh kristianë merreshin me magji të zezë. E zonja e shtëpisë u tha se ajo kishte një mënyrë për t’i zbuar qiraxhinjtë që nuk i pëlqenin, pa e marrë vesh këta të fundit. Ajo bënte eksperimente magjike,gjatë të cilave përpiqej t’i influenconte personat që nuk i pëlqenin. Çifti filloi të lutet pas kësaj duke kërkuar mbrojtjen e Krishtit dhe gruaja u egërsua, sepse konstatoi se nuk ishte në gjendje t’i influenconte ata.
Shemb.119 Një inxhinjer i paralizuar kurohej nga një shëronjës. Dy motrat e tij, që ishin besimtare, u lutën shumë për të vëllanë që të shërohet. Shëronjësi nuk pati sukses dhe i tha inxhinjerit: „Nuk të ndihmoj dot, dikush lutet për ty“.
Këta shembuj tregojnë se lutja e vërtetë e pengon magjinë. Kemi parë se, njerëz që merren me magji, e kanë të vështirë të luten e të besojnë tek Krishti, po e anasjellta është po ashtu e vërtetë. Armët spirituale të besimit tonë thyejnë forcën e magjisë.
d) Çlirimi vjen nëpërmjet Jezu Krishtit. Psikiatri, psikologu e të tjerë si këta nuk janë në gjendje dhe nuk kanë kualifikimin e duhur për të ndihmuar njerëzit që vuajnë për shkak të magjisë. Rënia nën pushtetin e magjisë nuk është problem mjekësor ose psikologjik, po një çështje që lidhet me Biblën dhe besimin. Çlirimin e jep vetëm Krishti. Vetëm kur personi që ka rënë nën pushtetin e forcave okulte, kërkon të gjejë Krishtin, ekziston mundësia e një çlirimi të plotë e real.
Shemb.120 Një grua misionare u njoh me një vajzë në një pension kristian, e cila shumë herët në jetën e saj i ishte përbetuar djallit. E zonja e pensionit i tha misionares se e kishte të pamundur të merrej vesh me vajzën. Më vonë misionarja e ftoi vajzën në dhomën e saj dhe atëhere filloi lufta midis dy forcave. Si pasojë e një pune të gjatë me këshillim e lutje, vajza u çlirua.
Shemb.121 Një djalë i vinte rrotull një vajze, e cila kishte një rang më të lartë shoqëror. Normalisht, ai kishte pak shans për sukses dhe që t’ia arrinte qëllimit, ai iu përbetua djallit. Ai preu gishtin dhe shkroi një marrëveshje me gjakun e tij, të cilën e fshehu diku në një shpellë. Po pas ca kohe, e zuri frika dhe vajti prapë të gjente letrën që kishte lënë në shpellë, po nuk e gjeti. Më vonë, i propozoi vajzës dhe u martuan. Ajo ishte shumë vajzë e bukur, po lindi dy binjakë që ishin të përçudnuar. Nga tronditja e madhe, gruaja vdiq pak kohë pas lindjes. Burri vuajti shumë dhe më së fundi, vajti të kërkojë ndihmë pastorale. Pasi rrëfeu gjithçka dhe dënoi gjithçka që e kishte lidhur me fuqitë e së keqes, ia dorëzoi jetën e tij Krishtit.Me jetën e tij, ishte një dëshmi e gjallë e Krishtit, dhe ndonëse vdiq shpejt,një vit e gjysëm pas besimit, ai vdiq i çliruar dhe në paqe.
Shemb.122 Një vajzë u martua me një burrë, i cili solli me vete librat e gjashtë e të shtatë të Moisiut. Gruaja filloi të vuajë nga një gjendje ankthi, shikonte natën fantazma dhe ndjente një fuqi të padukshme që donte ta mbyste. I shoqi ishte nevrik dhe shpesh e rrihte.Kur ishte shtatzënë, ai e detyroi të dështonte duke i dhënë të pijë tableta. Ai kërkonte prej saj edhe gjëra perverse,derisa më në fund, në kulmin e dëshpërimit, gruaja bëri tentativë vetëvrasjeje me ilaçe dhe amoniak. E gjetën në kohë dhe pas kësaj, ajo mori ndihmë pastorale dhe gjeti rrugën e besimit.
Shemb.123 Një grua jetonte në shtëpinë e një njeriu që merrej me magji.Natën trëmbej shpesh e shikonte fantazma. Në dhomë i shfaqej një figurë e zezë dhe shpesh shikonte edhe gjarpërinj. E frikësuar, erdhi të kërkojë ndihmë pastorale. I besoi Jezu Krishtit dhe pas kësaj, çdo natë, me vullnet, ia besonte veten Jezu Krishtit. Fantazmat u zhdukën.
Shemb.124 Gruaja e një dekani kishte probleme emocionale, dhe përveç kësaj, kishte edhe aftësi si medium. Kishte halucinacione vizive dhe akustike. Një vajzë kristiane erdhi të përkujdeset për gruan gjatë ditës dhe lutej për të. Ajo vuri re se gruaja nuk kishte problem vetëm me ndjenjat, po ishte edhe nën pushtetin e forcave okulte. Një ditë që gruan e kishte zënë kriza, vajza i urdhëroi forcat e së keqes të largohen nga gruaja në emrin e Jezu Krishtit dhe gruaja u qetësua menjëherë.
Shemb.15 Një grua besimtare lutej për një grua tjetër që vuante nga depresionet. Pas ca kohe gruaja me depresione u bë fare mirë. Po pas kësaj, gruaja që ishte lutur për të sëmurën, filloi të ketë natën shqetësime. Kishte një ndjenjë sikur ishte dikush në dhomë që donte ta vriste. Ajo dridhej dhe ishte e tmerruar. Më së fundi gjeti forcë të lutet dhe i urdhëroi forcat e së keqes të largohen në emrin e Jezu Krishtit. Forcat e së keqes u larguan dhe nuk e shqetësuan më.
Shemb.126 Besimtari i njohur kristian Alfred Zeller takoi një grua që kërkonte ndihmën e tij. Fëmija e saj vuante çdo natë prej orës 12 deri në orën 1 dhe bërtiste me të madhe. Zelleri e pyeti gruan nëse ia bënte shërbimin fëmijës, nëse e ushqente para se të flinte etj. Ai nuk ishte i mendimit, siç thoshte gruaja, se ky ishte një rast i një përndjekjeje nëpërmjet magjisë. Megjithatë, meqë gruaja vinte vazhdimisht dhe i kërkonte ndihmë, ai vajti në shtëpinë e saj dhe u lut për fëmijën duke vënë duart mbi të. Ndërsa Zelleri po lutej, u hap dera dhe hyri një burrë i bëshëm. Pa përshëndetur, ai deshi të dinte se ç’po bëhej aty. Zelleri ngriti sytë, pa burrin dhe i bëri përshtypje shikimi i keq në sytë e tij.Pastaj vazhdoi të lutet në heshtje dhe shikoi burrin me shumë qetësi. Në atë çast u zhvillua mes tyre një luftë spirituale. Asnjëri nuk i uli sytë. Zelleri vazhdonte të lutej me vete duke thënë: „Zoti është fitimtar“. Së fundi vështrimi në sytë e të huajit u shua dhe ai u largua nga dhoma me nxitim.Krishti kishte fituar. Pas ca javësh u dëgjua se ai burrë kishte mbytur veten në liqen.
Të gjithë këta shembuj tregojnë se Krishti mund të mposhtë plotësisht pasojat e magjisë.“Në qoftë pra se Biri ju çliron, do të jeni vërtet të lirë“ (Ungjilli i Johanit 8:36) „Prandaj u shfaq Biri i Perëndisë, që të shkatërrojë veprat e djallit“ (Letra e parë e Johanit 3:8) „Krishti na çliroi nga pushteti i errësirës dhe na solli në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij“ (Letër Kolosianëve 1:13). Ai që vuan nën barrën e okultizmit, ka nevojë të gjejë Krishtin. Pa këtë veprim të besimit, është e pamundur të gjejë çlirimin e vërtetë. Pas kapitullit mbi spiritizmin, do të merremi më gjerë me punën ndihmëse pastorale. Për momentin mjafton të themi se fitorja i takon Zotit tonë Jezu Krisht. Pavli shkruan në letrën dërguar Kolosianëve (2:15) se Krishti i ka zhveshur të gjitha parësitë dhe pushtetet e së keqes, duke i bërë shfaqje të botës. Zoti ynë prin në fitore. Triumfi i takon vetëm atij.
Kapitulli 3
Spiritizmi
Spiritizmi është bërë një kërcënim për kishën e Krishtit dhe mesazhin kristian.Puna pastorale tregon se, sa njerëz që e quajnë veten kristianë,janë mashtruar prej tij.Ekziston sot një nevojë urgjente për të hedhur dritë mbi të, në fushatat evangjelizuese. Kjo është edhe arsyeja që më shtyn të hedh në letër eksperiencat me të cilat jam ndeshur në punën time pastorale.
Pothuaj në çdo qytet të madh a të vogël mund të gjenden sot rrethe spiritistësh. Një profesor i universitetit të Zyrihut më tregonte se,vetëm në një qytet të Zvicerës, ka rreth 400 rrethe spiritiste, kurse në një tjetër, 200.Llogaritet gjithashtu se ka rreth 70 milion njerëz në botë që merren me spiritizëm. Esenca e spiritizmit më është bërë e qartë gjatë sesioneve këshilluese që kam pasur me individë të prekur prej spiritizmit dhe kështu kam arritur të shoh në brendësi historinë e kësaj lëvizje anti-kristiane. Një person që ka kaluar me mijëra raste në duar, është në gjendje të formojë një opinion të qartë lidhur me këtë temë. Siç e kam përmendur, libri im „Seelsorge und Okkultismus“ merret hollësisht me anën shkencore të këtyre temave dhe ua rekomandoj ta lexojnë atyre që duan të mësojnë më tepër. Lidhur me përdorimin e fjalës „rast“, disa më kanë kritikuar me të drejtë, po përdorimi i kësaj fjale është thjesht i imponuar nga gjuha. Edhe pse përdor këtë fjalë, asnjë nga personat që kam këshilluar në punën time pastorale, nuk përbën për mua një rast, ose një shembull. Ata janë njerëz për të cilët Jezu Krishti vdiq.
Fjala „spiritizëm“ vjen nga latinishtja „spiritus“ që do të thotë „frymë“. Spiritizmi përbën një përpjekje për të komunikuar me të vdekurit në botën e frymëve. Edhe spiritizmin e gjejmë që në kohë shumë të lashta, mijëra vjet më parë. Në Dhjatën e Vjetër, 1 Samuel 28, dhe Dhefteronomi 18, kemi raste të spiritizmit, po ashtu edhe në historinë e kishës së Krishtit. Duket se spiritizmi është i lidhur ngushtë me fe të ndryshme. Fetë e ndryshme jo-kristiane janë në masën më të madhe të influencuara e drejtuara nga spiritizmi. Po,nëse spiritizmi do ta shfaqte veten vetëm në ferat dhe besimet që nuk kanë të bëjnë me besimin kristian, atëhere besimtari kristian nuk do të kishte aspak pse të merrej me këtë problem. Po në të ashtuquajturat vende kristiane ekziston një shumëllojshmëri e madhe e formave të spiritizmit dhe formave të ndryshme të shqetësimeve psiqike që lidhen me to, gjë që lind nevojën e sqarimit e konsultimit në punën evangjelizuese. Gjatë 35 vjet pune si evangjelist,jam ndeshur me afro 16 lloje të ndryshme praktikash spiritiste, të cilat klasifikohen në pesë grupe. Me ndihmën e shembujve, do të shohim këto forma të ndryshme të spiritizmit dhe në mbyllje do të shohim atë që thotë Bibla dhe mjekësia lidhur me problemin, si dhe me ndihmën që mund t’u ofrohet njerëzve që janë ngatërruar në të.
Ky kapitull është më tepër një paraqitje e shkurtër e fakteve. Po shpresoj, megjithatë, që do ta ndihmojë lexuesin të hyjë më thellë në çështjen dhe qëllimi nuk është aqë, që të arrijmë një shpjegim të saktë teorik, sesa të kuptojmë konfliktin spiritual me të cilin konfrontohemi në punën pastorale.
1- Fenomenet psiqike
Në punën e tij ndihmëse e këshilluese, evangjelisti ose punëtori kristian ndeshet me njerëz që fillojnë papritur të tregojnë për eksperiencat e tyre spirituale, si ëndërra, aparicione ose vizione. Kjo, për këshilluesin, duhet të jetë një sinjal alarmi dhe ai duhet të tregohet shumë i tërhequr e i kujdesshëm në këto raste. Pa dyshim, Fryma e Shenjtë vepron edhe sot duke bërë mrekullira, po personi që ka jetuar me të vërtetë veprimin e Frymës, karakterizohet nga një modesti e sinqertë. Ata që e përdorin një eksperiencë të tillë për të bërë sensacion, nxjerrin në pah një lloj shtirjeje ose aritificialiteti, ta themi ndryshe, që për fat të keq karakterizon pjesën më të madhe të të ashtuquajturave eksperienca spirituale në kohën e sotme. Mund të themi se, në dhjetë raste në të cilat personat pretendojnë që kanë përjetuar Perëndinë nëpërmjet një mrekullie, nëntë janë të shtirura.Jetojmë në një botë që i ka kthyer krahët Perëndisë. Bashkë me mëkatin, elementët demoniakë e satanikë gëzojnë liri të plotë.Njeriu krijon gjithnjë e më tepër bindjen se jetojmë kohën e shfaqjes së Profetit të remë për të cilin na flet Apokalipsi. Po vërtetohen përpara syve tanë fjalët e apostullit Pavël në Letrën e dytë Korinthasve(11:14-15) „edhe vetë Satanai e ndryshon formën si ëngjëll i dritës, s’është pra punë e madhe nëse edhe shërbyesit e tij ndryshojnë formën në shërbyes të drejtësisë“. Në fushën e spiritizmit, e shikojmë fare qartë vërtetësinë e kësaj thënieje.
Shemb.127 Një student teologjie erdhi për këshillim dhe më pyeti nëse kishte ndonjë shpjegim për diçka që i kishte ndodhur. Ai me tregoi se, shumë herë,natën, kishte parë vizionin e Krishtit, po kjo e kishte bërë më tepër të trëmbej,se të gëzohej. I thashë se është e mundur që Krishti t’u shfaqet njerëzve, po zakonisht, një vizion i kësaj natyre, vjen nga diçka tjetër. Shpesh është projektimi i një imagjinate të ndezur fetare. Psikologjia njeh rastin kur një person shikon idetë e tija si figura konkrete. Vizioni mund të jetë një formë halucinacioni. Shikojmë në Bibël se një vizion i vërtetë i Krishtit, krijon tek ai që është bekuar të përjetojë diçka të tillë, një ndjenjë të thellë të mëkatit që mban me vete. Kjo ndjenjë e të mos qënit i denjë, nuk duhet të ngatërrohet me ndjenjën e frikës. Studenti e kuptoi menjëherë ndryshimin dhe tha se kishte pasur një ndjenjë frike gjatë kësaj eksperience, po jo ndjesi të barrës së mëkatit të tij. E pyeta pastaj nëse ai vetë, ose të afërmit e tij, ishin marrë ndonjëherë me praktika okulte. Ai tha se nëna dhe gjyshja ishin marrë intensivisht me spiritizëm dhe praktikonin lëvizjen e pasqyrës. Kjo nxori në dritë natyrën e këtij të ashtuquajturi vizion të Krishtit. Ishte një fenomen mediumistik dhe jo spiritual.
Shemb.128 Një burrë merrej me spiritizëm. Për shumë vite praktikonte ngritjen e tavolinës dhe pretendonte se kjo ishte një mënyrë për të folur me të vdekurit. Ai ishte zhytur kaq intensivisht në këto praktika okulte, saqë filloi të ketë shqetësime psiqike. Pasojat e interesave të tija spiritiste filluan të duken edhe në fëmijët dhe nipërit e tij. Djali i tij i madh bëri vetëvrasje, djali tjetër kishte mani persekutimi, vajza e madhe përfundoi në çmendinë, kurse një vajzë tjetër kishte parkinson. Po të njëjtat histori pësuan edhe nipërit. Njëri ishte skizofren, një tjetër hipersensibël,një tjetër bënte një jetë të shthurur dhe kishte një fëmijë të paligjshëm. Stërnipi i parë i këtij personi është psikopat e kriminel.
Nga pikëpamja shkencore,mund të thuhet se këto pasoja familjare e kanë shkakun diku tjetër, po jo te spiritizmi. Një psikiatër do të interesohej të shikonte, nëse spiritizmi ishte pasoja apo shkaku i këtyre shqetësimeve psiqike në familje. Ekzistonte një predispozicion latent në familje të cilit praktikat spiritiste i vunë shkëndinë? Parapsikologu do t’i shpjegonte fenomenet e ngritjes së tavolinës si automatizma psiqike, domethënë një aktivizim të forcave subkoshiente. Po besimtari kristian merret kryesisht me frekuencën e shfaqes së shqetësimeve psiqike në lidhje me praktikat okulte.
Shemb.129 Një grua e re erdhi të konsultohet. Ajo u ankua se kishte shqetësime të ndryshme nervore, ishte e lodhur nga jeta dhe kishte depresione. Kishte pastaj periudha acarimi dhe në mardhëniet martesore ishte shumë e ngurtë, gjë që po e shkatërronte martesën. Kishte ndodhur që i shoqi të shikonte figura të çuditshme nëpër shtëpi. Në fillim ai nuk i kishte treguar të shoqes që të mos e shqetësonte, po pas ca kohe kishte parë edhe ajo figura të tilla nëpër shtëpi. E pyeta gruan rreth sëmundjeve që kishte kaluar dhe në përgjithësi për shëndetin e prindërve dhe gjyshërve, po ajo ishte e vetmja që kishte të tilla shqetësime. Kur e pyeta në kishte pasur lidhje me gjëra okulte, më tregoi këtë histori:Kur kish qënë vajzë e re, kishte qënë anëtare e një grupi të rejash protestante. E shoqja e pastorit të kishës që drejtonte grupin, ngrinte tavolinën, dhe këtë e bënte me të gjitha vajzat e grupit.Seancat fillonin gjithmonë me fjalët, „Frymë, je aty?“. Një e goditur donte të thoshte „po“, kurse dy të goditura „jo“. Kur fryma kishte dëshirë të përgjigjej, të gjitha vajzat me radhë i bënin pyetje. Gruaja e pastorit e kishte bërë këtë gjë për vite me radhë, derisa qe paralizuar nga damllaja. Gruaja më tha se nga ajo kohë, asnjë nga vajzat e grupit nuk kishte guxuar të vente e ta shikonte të paralizuarën, se nga paraliza, fytyra i kisthe marrë një pamje të tmerrshme.
Mjekësia do ta klasifikonte këtë rast bashkë me shembullin 128.Po dua të shtoj se, nga ekperienca ime, mund të them se, ndër praktikantët e okultizmit, gjejmë shumë raste vetëvrasjeje, aksidente fatale apo paraliza.
Shemb.130 Një administrator më tregonte se e vjehrra kishte dhuntinë e parashikimit. Ajo mund të parashikonte të ardhmen duke përdorur një pasqyrë. Gjatë luftës ajo kishte bërë këtë parashikim: „Huberti do të vdesë në Latvi, dhe vdekja do t’i vijë nga ajri“. Huberti ishte një i afërm i tyre dhe vërtet, pas gjashtë muajsh, Huberti u vra në një sulm ajror.Kjo grua, përpara çdo vendimi që merrte, pyeste pasqyrën.
Për një shkencëtar, është e vështirë të shpjegojë parashikimin. Në librin „Seelsorge und Okkultism“ kam radhitur thridhjetë nga teorite më të dëgjuara mbi klervuajancën. Kanë dalë edhe teori të tjera në literaturën e parapsikologjisë moderne. Disa flasin për një shpirt të përbotshëm astral dhe kjo është ideja e një bote të brendshme që përmban ekuivalentët e gjithçkaje ndodh në botën e dukshme. Ky shpirt botëror është jashtë konceptit tonë të kohës dhe hapësirës. E kaluara dhe e ardhmja, e afërmja dhee largëta, janë të gjitha në një plan.Gjithçka është sinkrone dhe simultane. Në rast se një person është në gjendje të hyjë në lidhje me këtë shpirt botëror, mund t’i shikojë të gjitha si të projektuara. Pjesëmarrja mistike dhe bashkimi me këtë shpirt botëror i jep mundësi këtij personi të hyjë në sferën e një inteligjence më të lartë e cila nuk kufizohet nga koha dhe hapësira.
Sado atraktive që të duket kjo teori, deri më sot nuk ka provë që të mbështesë idenë e një shpirti botëror, neutral nga pikëpamja etike. Edhe pse konceptet „hypostasis“ dhe „logos“ (proverbat e mënçurisë 8:22, Ungjilli i Johanit ) japin idenë e transformimit të konceptit në person, kapërcimi në idenë e ekzistencës së një shpirti botëror, nuk mund të provohet. Në Dhjatën e re, çështja paraqitet më e thjeshtë. Dallojmë midis profecisë së Frymës (Veprat e Apostujve 21:10) dhe profecisë demoniake (po aty,16:16)
Shemb.132 Gruaja e një fermeri kishte dhimbje në parakrahun e djathtë. Në fillim dhimbja u trajtua si reumatizëm, po pastaj gruaja zbuloi se dhimbja pushonte po të shkruante letër. Si bëri këtë zbulim, sa herë që dhimbja ishte shumë e fortë, ajo merrte një laps dhe fillonte të shkruante. Po pas kësaj, iu bë mani e shkruara. Filloi të shkruajë gjëra që normalisht s’kishte për t’i shkruar kurrë. Përveç kësaj, ato që shkruante kishin përmbajtje fetare. Gruaja ia tregoi materialet e shkruara pastorit të saj që t’i gjykonte për përmbajtjen. Ai u çudit me nivelin e tyre intelektual,se gruaja s’kishte pothuaj fare arsim. Tani e shkruara ishte për të një veprim automatik. Një ditë, në shkrimet e saj doli emri Feliks. Ky ishte gjoja emri i një fryme që pretendonte se gruan e kishte zgjedhur Zoti për t’i dhënë njerëzimit një zbulim të veçantë. Ai e paraqiste veten me fjalët „Në emrin e Zotit Jezu, i bekuari dhe i lëvduari Zoti dhe shpëtimtari ynë“ dhe më tej thoshte se gruaja do të bëhej një profete që do të bekonte njerëzimin me shkrimet e saj. Kjo grua e thjeshtë ishte bërë një medium spiritist.
Parapsikologu shikon në këtë rast një automatizëm psiqik, në të cilin shprehen mendimet subkoshiente. Nuk mund të themi se gruaja ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me të vdekurit, ose ndryshe, se kemi të bëjmë me një rast të drejtpërdrejtë të pushtimit nga demoni, po nëse gruaja pas kësaj e mban veten si profete që do t’i sjellë lumturinë njerëzimit me zbulimin e saj, ajo ka rënë viktimë e egos së vet dhe mund të them se kemi të bëjmë më një rast indirekt të pushtimit nga demoni.
Shemb.132 Një diakon protestan mori pjesë në një seancë spiritiste që të vërtetonte, nëse ato që thoshte mediumi, ishin të vërteta. Mediumi ra në trans që është një lloj gjumi hipnotik. Pastaj u tha se apostulli Pavël tani do t’u fliste atyre që ishin të pranishëm. Diakoni e ndoqi me shumë vëmendje fjalën që presupozohej të ishte e apostullit.Po u diziluzionua shumë me përmbajtjen. Predikimi nuk kishte asgjë të përbashkët me letrat e apostullit. Dukej të ishte më tepër një produkt i imagjinatës së mediumit, sesa e dalë nga goja e Pavlit dhe përbëhej nga disa aforizma morale me ca zbukurime kristiane. Diakoni ishte i bindur se ishte thjesht një mashtrim.
Filozofi Wundt ka thënë:“Njerëzit e mëdhenj duhet të jenë budallepsur duke hyrë në përjetësi, se kur i citojnë mediumët, ato që thonë,janë të mërzitshme e boshe“. Me këtë, Wundti donte të thoshte se, mediumët thonë gjëra nga koka e tyre, kur gjoja pretendojnë se flasin me personalitete të mëdha të së kaluarës. Kushdo që njeh Biblën, vëren menjëherë se, apostulli Pavël nuk citohet asnjëherë nga ndonjë medium.
Shemb.133 Njëherë, në një seancë spiritiste,një mediumi iu kërkua të materializonte poetin Uhland. Vërtet, gjatë mbrëmjes, u shfaq një fantazmë. Të pranishmit i kërkuan t’u thoshte një poemë, që të vërtetonin a ishte Uhlandi. Në vend të recitonte poemën, fantazma vajti tek një kuti e postës që ishte aty afër. Pa e hapur kutinë, fantazma futi dorën brenda në të nëpërmjet të çarës, dhe nxori që atje një letër. Pastaj shkroi mbi të disa vargje të një poezie që janë akoma sot. Vargjet ia dhanë ekspertëve që të shikonin, nëse ato i takojnë veprave të Uhlandit. Ata kërkuan e kërkuan, po më kot. Megjithatë, u bë një zbulim sensacional. Një grafologjist konfirmoi se shkrimi ishte ai i Uhlandit. Më vonë, në Berlin, u bë edhe një gjyq se kujt i takonte copa e letrës. Më së fundi, gjyqi vendosi t’ia japë mediumit, i cili e ka edhe sot, më thanë.
Nga pikëpamja shkencore, nuk është e nevojshme të besohet se Uhlandi u shfaq vërtet në atë mbrëmje. Psikologjia e niveleve të thella sugjeron një zgjidhje të tillë: Mediumi emeton energji dhe prodhimi i energjisë formon materie. Fizika nukleare na thotë se materia, nuk është gjë tjetër,veçse energji e koncentruar. Formula e Ainshtainit E=mc2, jep lidhjen midis materies dhe energjisë. Mund të japim një krahasim edhe nga një tjetër degë e fizikës. Vërtetohet se, në katodën e një tubi rezesh -X, formohen thërmija dhe anti-thërmija, kur kalon në të rrymë me tension të lartë. Në këtë mënyrë, energjia, në formën e valëve manjetike, transformohet në materie. Hapi i dytë në procesin mediumistik ka të bëjë me kapjen e informacionit në mënyrë jo koshiente nga një burim dhe materia e re e formuar merr formë fizike sipas informacionit. Faza përfundimtare është vënia e fantazmës nën kontrollin e mediumit. Nga kjo perspektivë, nuk është e nevojshme të besojmë se i vdekuri ka qënë i pranishëm. Një shpjegim animistik i mbështetur mbi fuqitë e subkoshientit, mjafton për të shpjeguar fenomenin e materializimit. Megjithatë, nuk mund të themi se, shpjegimi racional i dhënë i korespondon fakteve të këtij rasti. Problemi nuk është kaq i thjeshtë. Në këtë libër, nuk kemi kohë të merremi më tej me anën shkencore të çështjes. Nga pikëpamja pastorale, mjafton të thuhet se kam ndeshur shpesh herë shpërbërjen e personalitetit, si të mediumit, po ashtu edhe të pjesëmarrësve në seanca të tilla të materializimit të të vdekurve. Përveç kësaj, sa herë që një person merr pjesë në seanca të tilla, vihet re një lloj imuniteti ndaj Frymës së Shenjtë dhe gjërave që kanë të bëjnë me Perëndinë. Kontakti me botën e spiritizmit e bën personalitetin e njeriut të pandjeshëm ndaj fuqisë që rrjedh prej Fjalës së Zotit.
Shemb.134 Një burrë thoshte se kishte aftësi të gjente persona të humbur. Një grua vajti tek ai dhe i çoi fotografitë e dy djemve të saj që thuhej se ishin zhdukur në frontin Rus gjatë luftës. Ajo i dha së pari një fotografi, dhe si u përqëndrua ca kohë mbi të, ai ra në trans. Pastaj i tha gruas se nuk mund të hynte në lidhje me djalin dhe se, me sa dukej, ai ishte i vdekur. Pastaj gruaja i dha fotografinë e dytë, më tepër për ta provokuar,se për djalin e dytë dihej pothuaj me siguri se ishte vrarë në front. Po kësaj here klervuajanti tha: „Po, e shoh, birin tuaj, Ai është në një ndërtesë guri në juglindje të Moskës. Shikoj se do të kthehet më 1954.“ Gruaja nuk u besonte dot këtyre fjalëve, se i biri ishte vrarë sipas të dhënave më 1943 dhe që atëhere, ajo s’dinte më asgjë për të. Po më 1954 i biri u kthye në shtëpi.U mor vesh se kishte qënë i internuar në një ndërtesë guri të bardhë, jo në barrakat e zakonshme prej druri për robërit e luftës.
Në këtë histori,parapsikologjia shikon dy fenomene paralele. Klervuajanti kishte aftësinë e psikometrisë, që do të thotë, aftësinë për të gjetur gjëra mbi personin duke përdorur një objekt të tij, dhe së dyti, aftësinë për ta dërguar shpirtin në distancë, ose të eskursionit të shpirtit. Aftësia e dytë gjendet midis Lapëve në Skandinavi dhe midis banorëve të Tibetit. Në Gjermani këtë e bëjnë të ashtuquajturit Rozenkrojcer. Spiritistët thonë se, ka njerëz që emetojnë një trup astral (qiellor) prej trupit të tyre material dhe e urdhërojnë të bëjë çfar t’i kërkojnë.
Këtu i japim fund praqitjes së fenomeneve kryesore psiqike të spiritizmit. Të vjen të dridhesh në këtë xhungël të devijimit të njeriut, ku vërtitet edhe spiritizmi duke të futur tmerrin. Çfarë kontrasti me fjalën e Zotit që na porosit: „Ta duam Zotin, Perëndinë tonë, me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë, me gjithë mendjen dhe fuqinë tonë. Çdo detyra jonë dhe çdo energji e jona të synojë që t’i shërbejë Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit.
2-Fenomenet fizike
Si u morëm me format më subjektive të spiritizmit, do t’u kthehemi tani fenomeneve objektive fizike që lidhen me spiritizmin. Këtu përfshihet telekineza, levitacioni dhe aportimi, gjatë të cilave prezupozohet se kapërcehen ligjet e natyrës në një mënyrë të pashpjegueshme. Telekinezë do të thotë të lëvizësh objektin duke qëndruar në një far distance prej tij, pa ndonjë ndihmë fizike. Fjala vetë vjen nga greqishtja „telos“ dhe „kineo“. Fjala levitacion vjen nga latinishtja dhe do të thotë „ngre“ dhe në këtë rast përdoret me kuptimin „ngre“, ose „tund në ajër“. Aportim, vjen nga latinishta „aportare“ dhe përdoret për të treguar objekte që shfaqen e zhduken në një dhomë gjatë një seance spiritizmi. Mund të përfshijmë këtu edhe rastet kur përshkohet materia, po këto do ta shohim konkretisht në shembujt e më poshtëm.
Shemb.135 Në një fshat të izoluar malor, ndodhej një shtëpi, në të cilën ndodhnin gjëra të çuditshme. Objekte të ndryshme hidheshin në ajër dhe mobiljet lëviznin nëpër dhoma vetvetiu. Prifti i zonës, policia, kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë e kontrolluan shtëpinë në të gjitha anët,po nuk u gjet ndonjë shpjegim. U vu re vetëm se fenomenet telekinetike ndodhnin vetëm kur ishte i pranishëm një djalë 14 vjeçar. Në një rast, një mësues pa se si një garderobë e rëndë prej dru lisi, u zhvendos pothuaj dy metra në dhomë, kur djali rrinte pranë saj.
Shemb.136 Një rast i ngjashëm me këtë, ndodhi edhe në një shtëpi bujqish në një luginë alpine. Në fillim, në shtëpi dëgjoheshin disa si të trokitura dhe gërvishtje, pastaj fluturonin objektet nëpër shtëpi pa ndonjë shkak të dukshëm. U pa madje, se ndodhte që objektet të fluturonin duke përshkuar një kuadrat, dhe kjo është e pamundur nga pikëpamja fizike. Fenomenet filluan të bëhen gjithnjë e më të komplikuara dhe sendet filluan të duken e të zhduken në dhoma e hapësira të mbyllura. Këto fenomene ngjallën interesin dhe kuriozitetin e shumë personave dhe u formua një komision me qëllim që të gjente shkakun e fenomeneve. Komisioni përbëhej nga një profesor, një inxhinjer elektrik, një filolog, i cili kishte njohuri mbi fenomenet parapsikologjike. E para gjë që konstatuan ishte se djali i shtëpisë ishte një medium i fuqishëm. Në prani të tre burrave të komisionit, ai bëri disa çudira, ndër të cilat, më impresionuesja, ishte që ngrinte krevatin e vet dhe e bënte të lëvizte. Këtë e bëri disa herë dhe madje një herë arriti ta ngrinte, edhe kur të tre burrat u përpoqën ta mbanin mbi dysheme.
Shemb.137 Një gruaje i kishin vjedhur disa objekte argjendi dhe ajo dyshonte për një djalë që i kishte bërë disa riparime në shtëpi, i cili nuk kishte emër të mirë. Gruaja vajti tek një spiritist dhe i kërkoi ndihmë. Ky person ishte klervuajant dhe medium dhe kishte edhe aftësi të materializonte dhe çmaterializonte. Ky spiritist vajti me gruan në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë së saj dhe atje ra në trans. Pa pritur, ata i shqetësoi një zhurmë e çuditshme që vinte nga çatia e shtëpisë dhe objektet e vjedhura ranë nga çatia mbi një grumbull me pleh që ishte aty. Gruaja nuk dinte si ta shpjegonte këtë ndodhi.
Dikush mund të gjejë një shpjegim për këtë ngjarje si,fjala vjen, që atë çast, dikush i hodhi objektet nga ndonjë e çarë e çatisë. Mund të kishte qënë për shembull shërbyesja, po ndërkaq ajo ishte pushuar nga puna prej disa ditësh, sepse ishte marrë vesh që kishte një lidhje të paligjshme me punonjësin tjetër të shërbimit. Po mund të kish qënë ky punonjës i shërbimit që i kish vjedhur dhe pastaj i kish hedhur objektet e vjedhura nga frika. Rasti që pason është akoma më i vështirë për t’u shpjeguar.
Shemb.138 Në këtë rast pata mundësi ta shikoj vetë çështjen. Shtëpia për të cilën bëhet fjalë, u kontrollua nga disa profesorë universiteti, nga policia, nga priftërinj katolike e protestantë, nga zyrtarë shtetërorë dhe njerëz të tjerë të tërhequr nga kurioziteti. Gjatë një periudhe prej gjashtë javësh, u pa se fluturuan nëpër shtëpi 135 objekte, në një mënyrë krejt të pashpjegueshme. U pa me kujdes secili rast. U vu re gjithashtu edhe shfaqja dhe zhdukja e disa objekteve. Një herë, kur prifti katolik bashkë me dy të tjerë ishin në guzhinë, një top xhami erdhi në kuzhinë fluturimthi, megjithëse dyert dhe dritaret ishin mbyllur. Topi ra në këmbët e priftit, i cili e ngriti. Ishte i nxehtë, po aspak i dëmtuar. Mbi top ishte një pikturë e Maria Ainsidelit, një vend i shenjtë për katolikët në Zvicër. I zoti i shtëpisë tha se topi kishte qënë në dhomën e ndënjjes dhe vajtën të tre të shihnin. Topi ishte zhdukur nga dhoma e ndënjjes.
Kur u mora me rastin, vura re dy gjëra që të bien në sy gjithmonë në raste të tilla. Shfaqja e objekteve ishte gjithnjë e lidhur me praninë e një djali me aftësi medium. Përveç kësaj, në atë shtëpi ishte praktikuar magjia në të kaluarën. Kur e pyeta të zotin e shtëpisë nëse paraardhësit e tij kishin bërë magji, ose spiritizëm në shtëpi, më tha se, i ati kish shëruar kafshët me magji. Nga eksperienca ime, mund të them se, raste të aportizmit ndodhin aty ku ka një medium, ose ku është praktikuar më parë okultizmi. Në të gjitha rastet që kam parë, nuk ka pasur asnjë përjashtim nga ky konstatim.
Shëmbulli i fundit na çon në sferën e fenomeneve spiritiste magjike me të cilat do të merremi tani.
3-Fenomenet spiritiste magjike
Pamë në shëmbujt e mësipërm se, spiritizmi lidhet shpesh me ngjarje shumë të çuditshme. Mund të merret me mënd se, ku mund të çonte një aftësi e tillë, kur ajo të ishte në duart e një personi me aftësi kriminale. Dhe pikërisht për këtë do të flasim. Kam qënë dëshmitar i disa rasteve të tmerrshme të kësaj natyre. Më i tmershmi ishte rasti që ndesha në një rreth spiritistësh me rreth njëzet anëtarë. Rrethi merrej me magji të zezë dhe spiritizëm dhe provonin të shkaktonin dëmtime fizike, ose sëmundje tek njerëz që i kishin inat. Një nga anëtarët e grupit, shumë i fuqishëm si medium, vuri në shënjestër një prift dhe tha se, do ta hiqte qafe duke bërë që ai të sëmurej. Vërtet, prifti pësoi një lodhje të madhe nervore dhe për disa muaj nuk ishte në gjendje të punonte.
Shemb.139 Një grua e re tregonte se, për vite me radhë, tmerrohej çdo natë midis orës 12 deri 1 nga shfaqja e një gruas fqinje. Sa herë ndodhte kjo, gruaja zgjohej me llahtarë, dhe nuk ishte ëndërr, se figurën e gruas, e shikonte gjithmonë në çastin kur zgjohej. Ishte figura e një gruaje në fshat që thuhej se ishte njeri i lig dhe mundonte njerëzit duke përdorur magji të zezë. Pas vdekjes së gruas së ligë, gruaja e re nuk kishte më shqetësime natën.
Shemb.140 Një bujk të ri e rrihnin natën në shtëpi të tij. Ndonjëherë e rrihnin kaq shumë, sa i dilte gjak. Gjithë fshati e kishte parë me të nxira e të mavijosura në trup.
Shemb.141 Një grua erdhi të këshillohet dhe më tregoi se e shqetësonte çdo natë një mace e zezë që i futej në dhomë. Ajo e kishte vrarë e gërvishtur. E pyeta se mos kish vuajtur nga ekzema, ose probleme të qarkullimit të gjakut si arteriosklerozë,po ajo më tha se jo. Për macen me tregoi se, një herë që e kishte vrarë macja, plaga nuk i qe mbyllur për javë me radhë. Ajo tregoi madje se, një herë, përveç të vrarave dhe të gërvishturave, në një këmbë të saj qe shfaqur numëri tre, si i bërë tatuazh me gjilpërë të hollë.
Kur ke të bësh me një rast të tillë, duhet të shohësh në radhë të parë, cilat elemente të historisë mund të jenë të sajuara. Ka disa sëmundje psiqike që e shtyjnë një person të sëmurë të mendojë në një drejtim të caktuar. Ka për shembull skizofrenë, që mendojnë se i persekuton dikush me magji, po kjo në fakt është vetëm një simptomë e sëmundjes psiqike. Megjithatë, ka edhe shumë shembuj të pastër fenomenesh spiritiste magjike dhe në dosjet e mia kam shumë material të tillë burimor, mbi bazën e të cilit kam krijuar një opinion të mbështetur. Në shumicën e rasteve, një shpjegim psikiatrik mbi histerinë,shqetësimet onerogjenike ose dermografinë me bazë psikogjenike nuk është i mjaftueshëm.Këtë e tregon fakti se, njerëz që vuajnë nga shqetësime të tilla, çlirohen menjëherë kur ia dorëzojnë jetën e tyre Krishtit dhe vendosen nën mbrojtjen e tij. E parë nga pikëpamja parapsikologjike, persekutimi magjik është një problem i lidhur me fenomenet medium në fushën e materializimit. Ashtu si një medium prodhon energji,e cila transformohet në fantazmën e një personi, po ashtu është e mundur që energjia të tranformohet në formën e një kafshe. Kam të regjistruara shumë raste të materializimit të qenve, maceve, bretkocave, gjarpërinjve, madje edhe raste kur shfaqja ishte gjysëm njeri e gjysëm kafshë.Këtë e tregon edhe fakti që, në rast se gjatë një seance spiritizmi fantazma plagoset, ose vritet, mediumi plagoset, ose vritet në po atë formë. Po e njëjta gjë ndodh edhe me kafshët fantazmë. Prandaj jemi të justifikuar për të arritur në konkluzionin se, persekutimi magjik hyn në një sferë me materializimin. Shumë metoda të mbrojtjes magjike mbështeten mbi këtë fakt. Llogaritet se, në rast se viktima arrin ta dëmtojë fantazmën që e sulmon, e ka fituar pothuaj luftën. Shikojmë pra se shumë forma të ofensivës spiritiste dhe magjisë difensive mbështeten mbi materializimin. Ja një shembull:
Shemb. 142 Më treguan këtë histori në një zonë ku praktikohet magjia e zezë. Një mace e zezë vinte rrotull rreth shtëpisë ku afrohej koha të lindte një fëmijë. Macja nuk largohej,derisa dikush e goditi me një sëpatë e i plagosi këmbën. Të nesërmen panë se, edhe një grua plakë në atë lagje kishte plagosur këmbën. Banorët e njihnin këtë grua dhe e dinin se ajo merrej me magji të zezë, dhe vërtet, pas ca ditësh ajo u hakmorr. Si erdhi për vizitë tek nëna e fëmijës së porsalindur, ajo murmuriti ca fjalë dhe e përkëdheli fëmijën në kokë. Pas kësaj fëmija qante për ditë me radhë dhe nuk e qetësonin dot. U vu re gjithashtu se,fëmija,kur filloi të rritet, kishte memorie të dobët.
Kam në dosjet e mia rreth 40 raste që kanë të bëjnë me mace dhe pothuaj të gjitha kanë të bëjnë me të njëjtin problem: dikush shkakton shfaqjen e një kafshe në një shtëpi bujqish. Po në universitetet tona raste të tilla nuk përfillen, sepse kapërcejnë kufirin e shpjegimit racional. Njerëzit e thjeshtë dinë shumë më tepër mbi eksperiencat dhe praktikat magjike nga universitarët, të cilët mbeten dishepuj të teorisë se, magjia është, ose një budallallëk, ose një mashtrim.
Për besimtarin kristian çështja është që personi, që është ngatërruar në magji, të arrijë t’i jepet Krishtit. Kjo është e vetmja mënyrë efektive e ndihmës. Armët e luftës sonë, siç thotë apostulli Pavël, janë të frymës e jo të mishit.
Arrijmë tani tek forma e katërt e spiritizmit me të cilën do të merremi, e cila në interpretimin dhe shpjegimin që kërkon është mjaft më e koklavitur se format që pamë deri tani.
4-Fenomenet metafizike
Nën këtë nëntitull do të shikojmë disa raste, në të cilat, spiritizmi lidhet me shfaqjen e fantazmave dhe fenomeneve të tjera të kësaj natyre. Problemi ka shumë anë dhe, ashtu siç ndodh me të gjitha fenomenet okulte, disa nga faktet që lidhen me të, janë të vërteta, po disa të tjera, të sajuara. Fjala vjen, halucinacionet, vizionet, të cilat lidhen me idenë e të ashtuquajturit second sight (të parët e dytë), përbëjnë raste jo të pastra, kurse raste të vërteta fantazmash janë ato që janë vërejtur në disa breza. Po e ilustroj këtë me një shembull.
Shemb.143 Djali i një pastori, i sapo diplomuar, më tregoi këtë histori.I ati ishte transferuar dikur në një vend të vogël që t’i shërbente kishës së atij vendi. Si u vendosën atje, konstatuan se në shtëpinë e re ku do të jetonin, ndodhnin fenomene të çuditshme. Një natë, dëgjuan hapa që ngjiteshin nga qilari në dhomën e çatisë dhe që zbrisnin pastaj poshtë. Dëgjuan edhe hapa në korridor dhe, në fillim, menduan se mos ishin hajdutë, madje një herë, lajmëruan edhe policinë. Përveç kësaj, shpesh gjenin që ishin ndezur dritat, ose soba me gaz. U bënë hetime të ndryshme,po nuk u konstatua ndonjë shkak për këto fenomene. Më vonë, kur dy djemtë e mëdhenj të familjes studionin në kolezh,ata menduan një plan për t’u vënë në kontakt me fantazmën. Një mbrëmje, gjithë familja ishte ulur rreth tryezës dhe të githë kishin lidhur duart me njëri-tjetrin zinxhir.Plani i tyre ishte të praktikonin ngritjen e tavolinës, në mënyrë që të hynin në kontakt me fantazmën, ose frymën që shkaktonte këto shqetësime në shtëpi. Ata filluan të bëjnë disa pyetje si „Nuk gjen dot qetësi?“ Në përgjigje të kësaj pyetjeje, u dëgjua një e goditur e fuqishme mbi tavolinë. Kështu filloi një lojë interesante me pyetje dhe përgjigje. Fryma me të cilën u lidhën, u tregoi se kishte qënë prift katolik që kishte jetuar 200 vjet më parë në atë shtëpi. Ai kishte vrarë administratoren e shtëpisë dhe e kishte groposur në qilar. Që atëhere i duhej të vinte e të vizitonte vendin ku kishte bërë krimin. Kur e pyetën se, në cilën dhomë e kishte vrarë administratoren, tavolina filloi papritur të lëvizë mbi dysheme.Pastaj goditi derën e dhomës kaq fort, sa druri i derës u ça. Pasi njëri nga djemtë e hapi derën, tavolina vazhdoi të lëvizë dhe vajti në dhomën ngjitur e atje pastaj, u fut në një qoshe. Gjatë këtij veprimi, goditi një kokë krevati kaq fort, saqë atje mbeti shenjë. E pyetën frymën nëse mund të bënin ndonjë gjë për ta ndihmuar. Po, u tha, të luteni për mua. Gruaja e pastorit, pas kësaj, lutej vazhdimisht për frymën e shqetësuar dhe për vite me radhë shtëpia ishte e qetë. Djali i shtëpisë që më tregonte mua historinë dhe që është mjek me profesion, më tha se kishte hetuar dhe kishte zbuluar se, vërtet, në atë shtëpi kishte jetuar një prift katolik, në atë periudhë pak a shumë që u kishte thënë fryma,dhe se, që nga ajo kohë, në atë shtëpi kishte pasur fenomene të tilla.Më bën përshtypje fakti që, kur pastori vajti më vonë në një detyrë tjetër, nuk u tregoi asgjë qiraxhinjve të rinj lidhur me fantazmën. Kur familja e pastorit u largua, në atë shtëpi filloi të shfaqet prapë fantazma.
Fenomeni i fantazmave mund të shpjegohet me mënyra të ndryshme. Martensen Larsen është i mendimit se, çdo njeri, me frymën e tij, lë gjurmë në shtëpinë ku jeton. Këto gjurmë mbeten edhe kur personi është larguar.Profesori Gaterer beson se, njeriu, kur vdes, lë pas, jo vetëm trupin, po edhe një lloj larve spirituale. Profesori Bender flet për një lloj rryme spirale që lë pas personi që vdes. Spiritualistët besojnë se, një person, kur vdes, lë pas një kompleks spiritual (një strukturë spirituale) që ka një ekzistencë të pavarur në botën astrale dhe që mund të disintegrohet pas disa shekujsh. Ky kompleks spiritual, ose strukturë spirituale, presupozohet të jetë shkaku për shfaqjen e fantazmave. Për disa besimtarë kristianë, vdekja është më tepër një gjendje e caktuar, sesa një vend, dhe disa mendojnë se, ka çaste, si për shembull para vdekjes, kur ajo sferë që i takon vdekjes, bëhet e kapshme për sytë tanë. Teosofia kristiane thotë se, njeriu, kur vdes, mbetet brenda sferës së kësaj bote, derisa çlirohet nga të gjitha lidhjet që e mbanin me këtë botë. Kjo është një ide e ngjashme me mendimin se, kriminelët, ndjejnë nevojën të vizitojnë vendin e krimit të tyre, derisa të arrijnë të shkëputen prej tij duke u ngjitur në një nivel më të lartë ekzistence,ose duke zbritur më poshtë. Megjithatë, asnjë prej këtyre shpjegimeve nuk është i mjaftueshëm dhe Bibla vetë nuk thotë ndonjë gjë të qartë mbi fantazmat. Për sqarim, po përmendim se, fantazmat nuk shfaqen vetëm në lidhje me spiritizmin. I përmendëm në shembullin 143, meqë në këtë rast, praktika spiritiste e ngritjes së tavolinës u përdor për të hyrë në lidhje me fantazmën.
Shemb. 144 Një prift u transferua bashkë me familjen në një shtëpi të re. Edhe ai, edhe e shoqja, dëgjonin zhurma njerëzish nëpër shtëpi. Natën dëgjonin hapa dhe të djelën e pashkës, dëgjuan kaq të goditura, saqë dukej sikur gjithë mobiljet po çaheshin. Kontrolluan në tërë shtëpinë, po nuk u gjet gjë. Zhurmat vazhduan, madje edhe njerëz që ishin tek ata për vizitë, i dëgjuan zhurmat, ndonëse nuk dinin gjë për çka ndodhte në këtë shtëpi.Prifti dhe e shoqja u lutën shumë për këtë gjë dhe së fundi, ai vendosi t’i urdhërojë forcat e padukshme të largohen nga shtëpia në emrin e Jezu Krishtit. Një mëngjes, pas kësaj, ndërsa ishte akoma errësirë, dëgjuan zhurmë sikur goditeshin gjithë tullat e shtëpisë dhe pastaj një zhurmë tjetër sikur ngrihen fluturimthi shumë pëllumba. Prifti ishte i bindur se fantazmat ishin larguar dhe kështu ishte vërtet se, pas kësaj, shtëpia u qetësua.Më vonë, kur u bënë hetime për shkaqet që mund të kishin çuar në shfaqjen e fantazmave, u gjet se, shumë vjet më parë, në atë shtëpi, kishte jetuar një spiritist dhe, disa vjet përpara se familja e priftit të vendosej aty, dikush që banonte atje, kishte vrarë veten.
Kur më pyesin se, cilat janë raste të vërteta të shfaqjes së fantazmave, u përmend gjithmonë dy gjëra që janë gjithmonë të pranishme në këto raste. Së pari, shfaqja e fantazmave i ka rrënjët në aktivitetin okult të atyre që kanë jetuar më parë aty dhe, së dyti, ndonëse fantazmat që lidhen me një vënd të caktuar janë më të qëndrueshme se fantazmat e personave të ndryshëm, ato fillojnë menjëherë të largohen kur banorët e shtëpisë ia dorëzojnë veten e tyre Krishtit dhe e vënë veten nën mbrojtjen e tij. Kjo tregon se, këto ndodhi, nuk shpjegohen në mënyrë shkencore dhe se është e nevojshme një përgjigje metafizike për të kuptuar të vërtetën.
5-Fenomenet spiritiste fetare
Kur përpiqesh të tregosh rreziqet e spiritizmit duke theksuar rastet më të rënda, shpesh do të dëgjosh të thonë: Po ne nuk meremi me raste të tilla primitive spiritizmi si ky. Ne interesohemi për spiritualitet dhe kjo është diçka e hollë e fisnike, spirituale“. Më ka thënë një herë dikush që ishte marrë me spiritizëm për vite me radhë se, sipas tij, spiritizmi i kundërvihet spiritualitetit dhe është një krim.
Po cila është përgjigjja e kësaj pyetje? Ka fituar spiritualiteti atje ku ka dështuar spiritizmi? Sot duket sikur spiritualiteti ka pushtuar sferat që i takonin spiritizmit dhe ndërsa spiritizmi ka të bëjë me eksperimentime të një natyre animistike, spiritualizmi përpiqet të përfshijë në objektivin e vet botën fetare dhe spirituale. Pa dyshim, spiritualizmi mban një nivel më të lartë intelektual dhe etik sesa spiritizmi. Në Zyrih për shembull, ka një Lozh spiritualist që mblidhet çdo të djelë dhe gjatë kësaj mbledhjeje këndohen himne, bëhen lutje dhe mbahet edhe një predikim. Predikimin e mban gjoja një frymë nga bota tjetër, e cila flet me ndihmën e një mediumi. Çdo javë ky predikim regjistrohet nga një stenograf dhe më pas botohet. Kam lexuar disa nga këto predikime, të cilat përmbajnë një përzierje mendimesh idealiste, morale e kristiane, po shumë më poshtë nivelit të Dhjatës së Re. Ato nuk japin thelbin e mesazhit kristian, domethënë që, përpara Perëndisë, njeriu është një mëkatar i mjerë që ka nevojë për faljen e çlirimin që jep Jezu Krishti. Një tjetër çështje është se, spiritualistët e interpretojnë Dhjatën e Re në një mënyrë të tyren. Ata thonë, për shembull, se, shndërrimi i Elias dhe Moisiut në mal si dhe ringjallja dhe shfaqja e Krishtit pas kësaj, janë fenomene të materializimit që i gjejmë në një seancë spiritiste. Ata i shmangen edhe porosisë në Dhefteronomin 18,si edhe fragmenteve të tjera në Bibël që ndalojnë komunikimin me të vdekurit. Kur ia lexova këtë pasazh një anëtari të një kishe spiritualiste, ai më tha i revoltuar se ata nuk thërrasin të vdekurit, po frymët e gjalla nga bota e të vdekurve. Si rezultat, spiritualizmi i bën njerëzit edhe më konfuzë me fasadën kristiane që përdor.
Fatkeqësia është se, shumë rrethe besimtarësh nuk arrijnë t’i kuptojnë të këqijat që fshihen pas spiritizmit dhe spiritualizmit. Le të shohim dy shembuj:
Shemb.145 Një familje kristiane, anëtarë të një kishe evangjeliste, mbajnë seanca, në të cilat një teze e tyre është medium. Gjatë këtyre seancave, janë shfaqur besimtarë të dëgjuar që kanë vdekur, dhe kanë drejtuar seancën e iu kanë predikuar. Duhet thënë se, këto predikime të mbajtura nga frymët, nuk përmbajnë asgjë të jashtëzakonshme dhe nuk janë madje, as në nivelin e shkrimeve që kanë lënë pas këta besimtarë të dëgjuar.
Shemb.146 Një besimtare kristiane humbi të shoqin pothuaj menjëherë pas martesës. Asgjë nuk mund ta ngushëllonte,po pas ca kohe, filloi të ndodhë diçka e çuditshme. Burri i vdekur filloi t’i çfaqej natën dhe i tha se i ishte lejuar ta bënte këtë, që ta ngushëllonte. Kështu martesa e tyre vazhdonte të ekzistonte në sajë të këtyre shfaqjeve të natës. Gruaja pretendonte se kishte marrë forcë e kurajo nga i shoqi dhe e pyeste për çdo problem me të cilin konfrontohej. Një pastor e këshilloi t’u jepte fund këtyre bisedave me të vdekurin, po ajo nuk shikonte këtu ndonjë të keqe. Pas ca kohe, gruaja filloi të ketë shqetësime nervore dhe shëndeti i saj u keqësua.
Kur një besimtar kristian nuk dallon dot midis Frymës dhe fenomeneve spiritiste, psiqikes dhe spirituales, kjo është, për fat të keq, një shenjë që tregon se besimtari nuk ka dhuntinë e dallimit të frymëve. Nuk mjafton të nxjerrim argumentin se, disa figura të shquara të së kaluarës kanë jetuar shfaqjen e personave të vdekur, se standarti ynë nuk janë eksperiencat e njerëzve të ndryshëm, po dëshmia e Shkrimit të Shenjtë. Kur i pasuri e pyeti Lazarin nëse mund të shkonte nga të vdekurit tek të gjallët dhe të vizitonte familiarët e tij, Lazari iu përgjigj: „Kanë Moisiun dhe profetët“. Nuk kemi nevojë të merremi me qëndrimin tonë ndaj vizioneve, ose me konfuzionin që krijohet me frymët e të vdekurve. Duhet t’i kthehemi Biblës si Fjala e Perëndisë dhe mbartëse e Frymës së Shenjtë. Përsërisim se, nuk kemi nevojë për shkrimet spiritiste të disa mediumeve, po për Frymën e së vërtetës që gjejmë në Fjalën e Zotit. Shtrirja e spiritizmit në formën e një lëvizjeje fetare, është ndoshta aspekti më i rrezikshëm i çështjes. Të gabuar nga kjo fasadë, shumë njerëz të thjeshtë verbohen dhe largohen nga Zoti që vdiq për ta. Po tani i afrohemi vlerësimit final të të gjitha fenomeneve që kanë të bëjnë me spiritizmin.
6-Vlerësimi i fenomeneve spiritiste
Së pari do të shikojmë se çfarë thotë mjekësia lidhur me çështjen. Në psikiatri është i njohur fakti se, në rast se një person merret për një kohë shumë të gjatë me forcat medium, shfaqen tek ai simptoma të skizofrenisë. Kjo njihet me emrin psikoza medium. Edhe psikologjia ka nxjerrë disa konkluzione lidhur me çështjen. Profesori Bender i univesitetit të Fraiburgut, në broshurën e tij „Parapsychologie, ihre Ergebnisse und Probleme“, i paralajmëron lexuesit: „Mijëra njerëz i mbështesin shpresat e tyre në thëniet mashtruese të praktikantëve spiritistë dhe si pasojë, bëhen të varur nga këshillat që ata kapin nga një botë e përtejme. Kam shumë pacientë që kanë kaluar trauma të rënda psiqike, se kanë rënë në praktika të tilla. Personaliteti i tyre është ndarë më dysh dhe frymët të cilat kanë thirrur, i kanë çuar në një konfuzion total. Ata pra që përpiqen të zbulojnë se, ç’është jeta pas vdekjes, nëpërmjet spiritizmit dhe supersticionit, rrezikojnë të bien pre e pjesës së errët e të fshehtë të mëndjes dhe shpirtit të tyre.“
Së dyti, siç e kemi parë, Bibla pronuncohet qartë kundra spiritizmit. Për t’u kujtuar, le t’i kthehemi edhe një herë librit „Levitiku“ dhe „Dhefteronomi“: „Ai burrë, ose grua që është medium do të vritet, do të goditen me gurë, gjaku i tyre do të jetë mbi ta vetë“ (Lev 20:27) dhe „Të mos ketë midis jush nga ata që bëjnë parashikime, fallxhorë,nga ata që shohin të ardhmen duke përdorur shenja, magjistarë, ekzorqistë, hipnotizues e nga ata që pyesin të vdekurit, se kush bën këto, është i pështirë për Zotin“ (Dhefteronomi 18:10-12). E dimë gjethashtu se, edhe më tej në Dhjatën e vjetër jepen porosi të tilla gjithandej. Vetë Sauli kishte ndaluar gjithë mediumët dhe fallxhorët, dhe si u largua nga Perëndia, kërkoi një medium që t’i thoshte të ardhmen. Kështu mori mbi vete vendimin e vdekjes dhe vdiq një ditë më pas. Më vonë, në kohën e profetëve, porosia përsëritej vazhdimisht.Spiritizmi është mëkat kundër sovranitetit dhe autoritetit të Perëndisë dhe ata që hyjnë në këtë sferë, shkelin porosinë: „Do të adhurosh Zotin Perëndinë tënd, dhe vetëm atij do t’i shërbesh“, që është edhe porosia e parë. Spiritistët janë ata që kanë braktisur Perëndinë e vërtetë dhe pijnë në gotën e demonëve. Ja një shembull tragjik:
Shemb.147 Një prift protestant ishte për vite me radhë anëtar i një grupi spiritist. Edhe djali i tij 16 vjeçar merrte pjesë në seancat. Kur djali filloi të mos vejë mirë në shkollë, i dhanë një punë si bibliotekar në një shoqëri spiritiste. Predikimet e pastorit kishin edhe thekse spiritualiste dhe në to thuhej, per shembull se, Fryma e Shenjtë është thjeshtë, e mira që gjendet tek çdo njeri. Ai u thoshte anëtarëve të kishës ë tij se, ka frymë të mira e të këqija në anën e përtejme, të cilat influencojnë jetën tonë. Ai pretendonte se njeriu mund të drejtohet prej tyre dhe thoshte hapur se, ai vetë, kështu bënte. Në një rast, ky i ashtuquajtur drejtim nga Fryma, e bëri të bëhet qesharak përpara gjithë fshatit. Frymët i kishin thënë se e ëma ishte sëmurë dhe lajmi u përhap në gjithë fshatin.Pastori vetë u nis të vente ta shikonte. Pas ndonjë gjysëm ore që ishte nisur, erdhi një letër në fshat që tregonte se e ëma ishte shëndoshë e mirë. E shoqja e tij dërgoi menjëherë dikë pas tij që t’i thoshte lajmin dhe ai u kthye mbrapsht. Pas kësaj, banorët e fshatit talleshin me ato që thoshte ai se e drejtonte bota e frymëve. Më vonë, kur ai dhe e shoqja kishin vajtur për pushime dhe kishin qëndruar një herë buzë detit, ai i tha: „Do të futem në det tani dhe nuk do të kthehem më“. Kështu bëri dhe që nga ai çast, nuk e pa më njeri.
Këtu shikojmë qartë konfuzionin e brendshëm që shkaktohet nga spiritizmi. Pastori e kishte shpërbërë Frymën e Shenjtë në disa atribute morale. Ai e kishte reduktuar Personin dhe forcën vepruese të Frymës së Shenjtë në disa cilësi të lira njerëzore dhe kishte vënë në fron drejtimin spiritist të jetës së tij. Këto frymë të mira e kishin bërë qesharak në sy të njerëzve dhe ishin, me sa duket, përgjegjëse për vdekjen e tij.
Së treti, t’i kthehemi punës këshilluese pastorale për të marrë një tjetër vlerësim për spiritizmin. Si në rastet e tjera, duhet të dallojmë midis anës shkencore dhe spirituale të problemit. Metoda e parë merret me aspektin shkencor në një nivel material, kurse metoda e dytë merret me esencën e spiritizmit dhe e shikon atë të krahasuar me Shkrimin e Shenjtë. Konkluzionet në të cilat çojnë dy metodat, janë të pavarur nga njëri-tjetri, prandaj, edhe nëse nga pikëpamja shkencore spiritizmi është i shpjegueshëm, problemet që dalin në punën këshilluese pastorale mbeten prapë pa përgjigje. Kërkimet e mëtejshme në psikologjinë e thellë nuk mund të zëvendësojnë detyrën kristiane të këshillimit të atyre që vuajnë nga okultizmi. Ana spirituale e problemit shtrihet në një kahe krejt tjetër, e krahasuar me anën shkencore.
Puna pastorale këshilluese tregon pa asnjë hije dyshimi se, e parë nën dritën e Biblës, veprimtaria spiritiste është një nga fushat ku fuqitë e errësirës sulmojnë jetën tonë. Them një nga fushat, sepse këto forca na sulmojnë në shumë fusha të jetës sonë. Paralajmërimi i Pavlit merr për ne një kuptim të veçantë: „Se lufta jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, po kundër parësive, kundër pushteteve, kundër sundimtarëve të errësirës të kësaj bote, kundër frymëve të liga në viset qiellore“ (Efesianëve 6:12). Shpesh sulmi i fuqive të errësirës gjatë punës këshilluese pastorale është pothuaj direkt i perceptueshëm.Ndodh që një person, duke lexuar regullisht letërsi okulte, ka pësuar shqetësime mendore dhe është bllokuar në jetën e besimit. Ja një shembull:
Shemb.148 Një grua besimtare merrte literaturë nga një rreth spiritist. Ajo mendonte se artikujt ishin të karakterit kristian dhe i lexonte rregullisht. Si pasojë e kësaj, ajo filloi të ketë tundime dhe ra në melankoli.Pa i rënë në të për shkakun,ajo vazhdonte të lexonte literaturën spiritiste. Një natë, ajo pa në dhomën e saj një burrë me flokë të kuqe me fytyrë pothuaj të ndezur zjarr. Përveç kësaj, filloi të ndjejë një shtytje për të shkatërruar gjërat. Një ditë pati madje një tundim që të vriste të bijën, ndonëse me mëndje e kundërshtonte me forcë këtë impuls. Kur m’i tregoi këto në një seancë këshilluese, i thashë t’i digjte të gjitha artikujt spiritistë që i gjendeshin.
Një psikiatër do të na thoshte se,neuroza kompulsive që shoqërohet me veprime impulsive, me ndërgjegje të qartë ose të turbulluar, është shumë e njohur në psikiatri. Halucinacionet hyjnë edhe ato në këtë kuadër. Po edhe sikur ta pranojmë këtë diagnozë, mbetet fakti i çuditshëm që sëmundja pasoi një veprimtari spiritiste. Kjo e fundit e ndezi shkëndijën e sëmundjes, pa çka se nuk mund të themi se ajo ishte shkaku. Halucinacioni i burrit me flokë të kuqe është një vizion spiritist i një natyre që e ndeshim shpesh tek persona që janë marrë me letërsi okulte. Shpesh njerëzit i marrin këto vizione për eksperienca fetare, ose të besimit, po kemi të bëjmë me një nga ato raste kur Satanai e paraqit veten si ëngjëll të dritës.
Megjithë argumentet kundërshtuese,puna këshilluese pastorale tregon se, kur një besimtar kristian ngatërrohet me një formë veprimtarie spiritiste, jeta e tij mund të cënohet rëndë. Kjo nuk qëndron në rastin e Budistëve, Muslimanëve dhe besimtarëve të feve të tjera. Këto fe nuk cënohen nga spiritizmi. Po spiritizmi i bën njerëzit të pandjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë. Duhet të bëjmë një dallim të qartë. Jeta fetare e një personi nuk prishet nga okultizmi ose spiritizmi. Vetë spiritizmi është në masë të madhe një lëvizje fetare. Djalli nuk na merr fenë. Qëllimi i tij është të na ndajë nga Krishti dhe të na pengojë që ta ndjekim pas. Prandaj, kur dëgjoj njerëz që thonë se në njërin apo tjetrin rreth spiritist gjejnë mbështetje për t’u dhënë pas fesë, e pranoj këtë si një gjë shumë të mundshme. Puna është se, ka një ndryshim shumë të madh midis të qënit fetar dhe rilindjes nga Fryma e Perëndisë. Mund të themi me trishtim se, në denominacionet kristiane ka më tepër fetarë sesa kristianë të rilindur. Kam një shembull që nxjerr qartë në pah veprimin e Frymës së Shenjtë dhe atë të spiritizmit.
Shemb.149 Një kristian vente pa e kuptuar në një seancë spiritiste. Meqë nuk e ndjente veten të qetë, filloi të lutet gjatë kohës që ishte atje. Grupi u përpoq të ngrinte një tavolinë dhe përpjekja spiritiste dështoi. Kur besimtari u largua, të tjerët arritën ta ngrenë tavolinën.
Puna këshilluese pastorale tregon raste të shumta kur njerëz që janë marë me veprimtari spiritiste, kanë pasur më pas shqetësime psiqike. Ndonëse nuk kemi parë çdo aspekt të spiritizmit, kaluam format kryesore me të cilat ai shfaqet. Tani do të shikojmë metodat që duhen zbatuar gjatë ndihmës që u japim personave që janë ngatërruar me spiritizëm dhe forma të tjera të okultizmit.
7-Procedurat këshilluese
E vetmja mënyrë për t’u çliruar nga fuqia dhe pasojat e spiritizmit dhe spiritualizmit është besimi tek Jezu Krishti. Mjekësia dhe psikollogjia nuk janë në gjëndje të kuptojnë anën spirituale të çështjes. Meqë Krishti vdiq mbi kryq dhe u ngrit nga të vdekurit, nuk kemi pse të kemi frikë kur është nevoja të këshillojmë e ndihmojmë ata që kanë rënë nën pushtetin e okultizmit. Satanai dhe gjithë ushtritë e tij janë të mundur. Jezu Krishti i ka mposhtur gjithë fuqitë e armikut. Kënga fitimtare e gjithë Dhjatës së Re është se, „si i zhveshi parësitë dhe pushtetet, i bëri shfaqje të botës duke triumfuar mbi to nëpërmjet tij(Letër Kolosianëve 2:15). Ajo që thuhet në Dhjatën e Vjetër „E djathta e Zotit mban fitoren (Psalmi 118:15), plotësohet me Krishtin. Apostulli Pavël thotë me gëzim të veçantë: „Po i qofshim falë Perëndisë që na jep fitoren nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krishtit“ (1 Korinthasve 15:57). Shpëtimi dhe çlirimi që janë në Jezu Krishtin përbëjnë fundamentin e punës që kërkojmë të bëjmë. Duke pasur parasysh këtë fakt, po shikojmë linjën e veprimit gjatë këshillimit pastoral:
a) Çdo person që kërkon të çlirohet duhet të jetë gati t’ia dorëzojë jetën e tij Krishtit. Nuk ka dale të presim, as gjysmë vendime. Njeriu nuk mund t’i shërbejë dy zotnive.
b) Së dyti, si e kam thënë më parë, është e pamundur që një person të çlirohet pa bërë një rrëfim të plotë. Po kjo ështö diçka që varet nga ndërgjegjja e secilit, siç e shikojmë në Dhjatën e Re. Në mbi 1000 raste, nuk më ka rastisur asnjëherë që një person të çlirohet pa një bisedë të sinqertë e të hapur. Edhe vetë Jakovi e ka parë këtë, me sa duket, në vetë eksperiencën e tij, prandaj thotë:Ia rrëfeni fajet tuaja njëri-tjetrit, dhe lutuni për njëri- tjetrin që të shëroheni“, (Letra e Jakovit 5:16).
c) Ka raste që është e nevojshme të bëhet një lutje çliruese. Ndodh që kur dikush ngatërrohet me forcat okulte, ai nënshkruan, pa qënë i ndërgjegjshëm,një traktat me forcat e errësirës. Ky traktat duhet të prishet. Kjo bëhet me një lutje përpara Perëndisë dhe në prani të një personi tjetër që është, si të thuash, dëshmitar. Rëndësi ka që traktati të prishet vetëm një herë. Lutja formulohet pak a shumë si vijon: „Në emrin e Jezu Krishtit unë çlirohem nga ty Satana, dhe i dorëzohem Jezu Krishtit, që e pranoj si Perëndinë dhe mbretin tim“. Vetë fjalët që përmendim nuk janë ndonjë formulë magjike dhe nuk është nevoja medoemos t’u përmbahemi.
d) Në një rast tjetër, ai që këshillon mund të duhet t’i urdhërojë fuqitë e errësirës që janë të pranishme tek personi, të largohen prej tij në emrin e Jezu Krishtit. Në një rrethanë të tillë është e domosdoshme që personi që këshillon të ketë dhuntinë e dallimit të frymëve. Ne nuk duhet të keqpërdorim autoritetin që na ka dhënë Krishti. Do të ishte gabim ta adoptonim këtë procedurë edhe në rastet kur kemi të bëjmë me një person të sëmurë nga pikëpamja mjekësore. Kjo mund të çonte në gabime shumë të rrezikshme. Kur kemi dyshim, më mirë ta lëmë fare urdhërimin e frymëve. Është e domosdoshme që ata që e bëjnë këtë, të jenë dishepuj besnikë të Krishtit. Ndryshe mund të rrjedhin pasoja shumë serioze. Një tjetër gjë që duhet mbajtur mend është se, nuk duhet të vendosim duart mbi persona që janë të nënshtruar nga forcat okulte. Vetë Krishti i vinte duart mbi ata që kishin sëmundje fizike, kurse njerëzve të pushtuar nga demoni iu drejtohej me një urdhër.
e) Kur një person çlirohet nga fuqia e spiritizmit dhe okultizmit, ai duhet më pas të vazhdojë të lexojë në Bibël, të marrë pjesë në ndarjen e bukës, të qëndrojë në lidhjen me besimtarët e tjerë, dhe të lutet vazhdimisht. Kur një person, pas seancës këshilluese, tundohet përsëri, ai duhet ta vërë veten çdo ditë e çdo orë nën mbrojtjen e gjakut të Krishtit. Ky nuk është një kuptim emocional, ose mistik, po një realitet biblik. Nuk bëhet luftë me Satanain me armë sentimentale. Në rast se sulmet e Satanait vazhdojnë, atëhere personi vetë mund t’i urdhërojë forcat e së ligës të largohen në emrin e Jezuit.Si e thamë edhe më sipër, është krejt e padobishme kur këtë e bën një person që nuk është besimtar dhe mund të jetë madje e rrezikshme, siç e shohim në Veprat e Apostujve 19:13. Po ashtu, një besimtar që s’është i devotshëm në besim, nuk ka autoritet mbi Satanain.
Siç e shikojmë tek Ungjilli i Llukës (11:24-26), frymëte liga rikthehen në banesën e tyre të mëparshme, prandaj ai që çlirohet nga forca të tilla, duhet të vigjëlojë me kujdes, duke përdorur armaturën e Perëndisë si mjet mbrojtës (Letër Efesianëve 6:10-18). Së pari, duhet të marrim mbrurojën e besimit dhe shpatën e Frymës që është Fjala e Perëndisë. Kur një person çlirohet nga fuqia e spiritizmit, ai duhet të ketë kujdes e të jetë vigjilent ndaj vizioneve dhe fenomeneve të tjera të ngjashme. Frymët e së ligës që përpiqen të rikthehen, zvarrisen shpesh për të zënë prapë vend tek ai njeri, të kamufluara në një paraqitje të shënjtëruar.Në këtë mënyrë e liga hyn shpesh pa u vënë re në jetën e besimtarit kristian.
f) Ka edhe raste kur një çlirim i plotë dhe i menjëhershëm duket i pamundur. Në këto raste dy gjëra janë të nevojshme. Së pari është e këshillueshme të krijohet një grup me dy a tre besimtarë për lutje, të cilët të mblidhen dy,tri herë në javë që të luten për personin.Në Ungjillin e Mattheut thuhet: „Në se dy nga ju merren vesh këtu në tokë,çdo gjë që të kërkojnë do t’u jepet nga ati im që është në qiell“ (18:19). Në botën spirituale, dy persona kanë më shumë autoritet se një. Mundësia e dytë është lutja dhe agjërimi. Jezui u tha një herë nxënësve të tij (17:21)“Sa për këtë farë (demonësh), nuk del veçse me lutje dhe agjërim“. Grupi i besimtarëve mund të mblidhen bashkë edhe për të agjëruar e për t’u lutur për çlirimin e personit. Ata duhet të jenë vigjilentë edhe ndaj krenarisë që mund të nxitet në zemrën e tyre duke i shtyrë në mëkat, ashtu siç ndodhi me Fariasejtë.Të gjithë ata që janë në ballin e luftës kundër Satanait duhet të mbrohet me armaturën e Perëndisë. Shumë besimtarë kanë rënë viktima në këtë luftë.Rruga e krenarisë spirituale të çon shpesh në humnerat e ferrit.
g) Së fundi duhet përmendur se, meqë disa sëmundje psiqike kanë simptoma të ngjashme me shqetësimet e një personi që është nënshtruar nga forcat okulte, personi që jep ndihmë duhet të ketë kujdes të mos hyjë në një sferë për të cilën nuk është i kualifikuar.Erdhëm në fundin e diskutimit tonë mbi spiritizmin, po për ta plotësuar, po përmendim tre shembuj në të cilat personat kërkuan dhe gjetën çlirim.
Shemb.150 Një burrë i ri provoi të bënte disa eksperimente që përshkruen në librin 13 të Moisiut.Po përmendim se, këto libra nuk kanë të bëjnë me Moisiun, po janë libra magjie. Burri donte të shikonte nëse magjitë ndodhnin me të vërtetë, dhe disa nga ato bëheshin. Në një rast ai kreu magjinë e përshkruar në libër për të thirrur frymën e parasë. Ai vizatoi një rreth në tokë dhe brenda rrethit edhe disa simbole të tjera. Pastaj tha tri herë një formulë magjike për të thirrur frymën. Po fryma nuk erdhi. Si e përsëriti formulën, ra në tokë, aty ku kishte vizatuar rrethin dhe humbi ndjenjat për ca kohë. Rezultati qe që, disa javë pas kësaj, ishte gjysmë i paralizuar dhe pa pikë fuqie fizike e morale. Donte të vdiste. Në këtë gjëndje deshi të bëhet kristian. Pas shumë bisedave dhe me ndihmën e një grupi besimtarësh që luteshin për të, u çlirua. Edhe sot është besimtar i devotshëm.
Shemb.151 Një grua e re pranoi ftesën e shokut të saj për të ndjekur seanca spiritiste. Në fillim ajo pati përshtypjen se pati një fitim duke vajtur në këto seanca, po pas ca kohe, filloi të vërë re disa shqetësime psiqike në veten e saj. Kishte depresione dhe vajti tek një neurolog. Gjatë terapisë që i bënë e shtruan ca kohë edhe në një spital psikiatrik. Gjendja e saj u përmirësua gjatë kësaj kohe që ajo nuk ndiqte më seancat spiritiste. Në spital i bëri një vizitë edhe prifti i spitalit dhe, me ndihmën e tij, terapia e saj ishte e suksesshme.Si dëgjoi fjalën e Zotit, gruaja filloi t’i besojë Krishtit dhe ta ndjekë atë në jetën e saj. Pas disa javësh doli nga spitali dhe që atëhere nuk është sëmurur më.
Shemb.152 Gjatë një prej udhëtimeve të mia evangjeliste në Zvicër, u njojta me historinë e një gruaje që ishte marrë me të gjitha llojet e mundshme të magjisë dhe spiritizmit.E ëma i kishte bërë magji që kur kishte lindur dhe, në fëmijëri, ajo ishte shëruar nga disa sëmundje fëmijësh nëpërmjet magjisë. Prindërit i kishin mësuar si të bënte magji dhe ishin marrë me magji të zezë, të bardhë, magji persekutimi, magji mbrojtëse, të parët e fatit me letra, dorë, nekromanci etj. Gruaja i vazhdoi magjitë edhe pas martesës, po një natë ,ndërsa komunikonte me disa frymë, ndjeu një shqetësim të madh. Dëgjonte zhurmë sikur kërcisnin zinxhirë dhe të goditura në derë. Krevati i saj ngrihej vazhdimisht lart e poshtë. Në fillim nuk po e kuptonte nëse kjo ishte shenjë e një sëmundjeje nervore, apo rezultat i praktikave të saj magjike. Në këtë periudhë të vështirë ajo filloi të lexojë Biblën dhe të lutet, po sa herë që përpiqej të lexonte, e pushtonin tundime të mëdha. Kjo e shtyu të mendojë se kishte të bënte me forca të liga. Vajti tek një mikeshë e saj që ishte besimtare, dhe më pas u formua edhe një grup që lutej për të. Në fillim lëkundej midis besimit dhe mosbesimit. Donte të gjente paqe me Perëndinë, po e mundonte një ndjenjë frike prej të cilës nuk çlirohej dot. Kjo luftë vazhdoi për dy vjet me radhë. Në fund pa një vizion, një tas që i zbritej nga qielli, i mbushur me gjak, dhe dëgjoi këto fjalë: „Ky është gjaku i Krishtit që është derdhur për ty“. Që nga ai çast tundimet pushuan dhe ajo besoi tek shpëtimtari Jezu Krisht. Besimi e çliroi. Edhe sot kjo grua vazhdon të falënderojë Perëndinë për çlirimin dhe shpëtimin e saj nëpërmjet gjakut të Krishtit mbi kryqin në Golgotha.
E mbyllim këtë kapitull me një notë triumfi. Ungjilli është historia e fitores më të madhe të fituar në historinë e njerëzimit. Kryqi qëndron në Golgotha si shenjë e fitores së Krishtit mbi vdekjen dhe skëterrën. Ai na ka çliruar nga forcat e errësirës. Të vish tek kryqi i tij do të thotë të marrësh pjesë në fitoren e tij si Shpëtimtar i botës.
Kapitulli 4
Letërsia Okulte
Është e pamundur të rendisësh të gjitha librat okulte që ekzistojnë. Këto libra qarkullojnë midis njerëzve si gaze helmuese që helmojnë mendjet dhe shpirtrat e tyre. Disa që mund të përmendim nga librat që qarkullojnë në Evropë janë: Broshura Romanus, Sekretet e Nekromancisë,Dragoni i zjarrtë,Libri i Venusit etj.Përveç këtyre, këtu mund të përfshihen edhe shumë libra e literaturë spiritiste, po librat kryesore mbi magjinë në Europë, janë të ashtuquajturat libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut.Tragjedia është se, ky libër vazhdon të shtypet edhe sot.Janë bërë shumë seanca gjyqësore për ta ndaluar qarkullimin e librit, po pa sukses. Detajet që përshkruhen në këtë kapitull, janë përdorur në një proces të tillë gjyqësor kundër botuesve të librit. Edhe në rast se dikush nuk interesohet për historinë e këtij libri, shëmbujt që vijojnë është mirë të lexohen, se shërbejnë si paralajmërim për të gjithë ata që duan të merren me këtë literaturë.
Duke u kthyer pra tek libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut, cila është historia e tyre? Gjatë njëzet, tridhjet vjetëve të fundit më janë dhënë kopje të ndryshme të këtyre librave nga persona të ndryshëm gjatë seancave këshilluese. Botimi më i vjetër që më ka rënë në duar, është i vitit 1503. Në parathënien e librit thuhet se libri është botuar nën protektoratin e papës dhe se origjinali ndodhet në Vatikan. Po deklarata të tilla duhen verifikuar përpara se të pranohen si të vërteta. Në një parathënie tjetër thuhet se libri përbëhet prej formulash magjike të mbledhura nga një magjistar nga Erfurti në Gjermani. Po të studiosh botimet e ndryshme gjatë katër shekujve të fundit, do të vëresh se përmbajtja e tyre ndryshon shumë.
Në shekullin e 19-të, libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut përfshiheshin në librin Dragoi i zjarrtë. Ky i fundit e ka origjinën në Francë dhe mendohet se është shtypur nga fundi i shekullit të 17-të prej dorëshkrimeve të vitit 1552. Pas revolucionit Francez më 1789, një revolucion që kishte për synim të rrëzonte mbretin dhe të vinte në fron në vend të tij perëndeshën e arsyes, ky libër, Dragoi i zjarrtë, u bë një zëvëndësues i Biblës në rrethet franceze që merreshin me magji. Kjo ndodh shpesh në historinë e fesë. Ata që hedhin poshtë Perëndinë, së fundi bien viktimë e djallit.Pas shkrirjes, të dy librat u botuan me titullin „Thesaret magjike të shtëpisë“, po edhe me titujt e tyre të mëparshëm.
Emri i Moisiut në titullin origjinal, është vetëm një mashtrim. Vetë Moisiu nuk kishte aspak të bënte me magjinë. Vetë magjistarët janë përpjekur ta paraqisin si patriarkun e tyre dhe për këtë përdorin si argument mbrojtës faktin e përmendur tek Eksodi 7:8, se ai i mundi magjistarët egjyptianë. Po ky është një keqinterpretim djallëzor i dhuntive profetike të këtij njeriu të Perëndisë në Dhjatën e Re. Diçka tjetër që mund të thuhet është se,disa kopje të librit kanë një pamje të ngjashme me atë të një Bible të vogël ose një Dhjate të re.
Vitet e fundit kam mbajtur leksione mbi rreziqet e okultizmit në Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Zvicër, Austri dhe në vendet Skandinave dhe kudo ku kam shkuar, kam parë se ekziston një letërsi e gjërë okulte. Libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut nxjerr krye sidomos kur kemi të bëjmë me komunitete gjermanofone, po rallë në zonat e reja industriale.
Nuk është as e nevojshme, as e këshillueshme të përmbledhim përmbajtjen e këtyre librave magjike.Kryesisht ata përpiqen të të vënë në lidhje me djallin. Përfshijnë gjithashtu edhe formula të ndryshme magjike të magjisë së persekutimit, mbrojtëse, hakmarrëse, magjisë së vdekjes, pjellorisë, dashurisë etj. Shumë nga formulat magjike kamuflohen me petk fetar. Kushdo që dëshiron ta lexojë apo ta mbajë një libër të tillë në shtëpi, qoftë edhe për qëllime studimi, duhet të ketë parasysh se vihet përpara rrezikut, se libri vetë premton mbrojtjen e veçantë të Satanait për të gjithë ata që e mbajnë, ose e lexojnë.
Ja disa shembuj nga dosjet e mia. I kam marrë rastësisht dhe mund të plotësohen me shëmbuj të ngjashëm.
Shemb.153 NJë burrë u përpoq për një kohë të gjatë të praktikojë ato që përmbahen në librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut. Edhe e shoqja merrte pjesë në praktikat okulte. Ç’ndodhi? Edhe fëmijët, edhe nipërit vuajnë nga shqetësime nervore e psiqike. Njërës vajzë i dukej se kishte një barrierë midis saj dhe Perëndisë dhe, edhe më vonë kur besoi Krishtin, nuk u çlirua plotësisht nga shqetësimet psiqike. Edhe një mbesë donte të punonte në një vepër sociale kristiane, po edhe ajo ndjente një mur që e ndante nga Zoti. Në klinikën psikiatrike ku u vizitua, i thanë se sëmundja e saj nuk kishte simptomat e zakonshme të shqetësimeve psiqike.
Shemb.154 Një nënë dinte ca formula magjike për të pastruar lëkurën nga lythet dhe i përdorte ato për fëmijët e saj. Tani fëmijët e saj kanë rënë nën sundimin e forcave okulte. Një vajzë është skizofrene dhe nëna vetë vuajti gjatë nga depresione e mendime blasfemuese. Kur e pyetën, tregoi se i kishte mësuar formulat nga libri i gjashtë dhe i shtatë i Moisiut, të cilët i kishte sjellë i shoqi me vete kur ishin martuar. Kur kaloi koha, kjo grua gjeti rrugën e besimit tek Krishti dhe u çlirua nga pasojat e magjive të saj. Në ditën kur u konvertua në besim, në shtëpinë e saj u dëgjuan zhurma të tmerrshme si kërcitje e të rëna derës, sikur e gjithë shtëpia të qe mbushur me frymë të liga. Nëna u çlirua, po fëmijët vuajnë akoma nën peshën e forcave okulte.
Shemb.155 Një burrë mësoi mbi magjinë e zezë duke lexuar librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut. Ai merrej me magji mbrojtëse e persekutuese dhe përdorte edhe veprime simbolike gjatë përdorimit të formulave magjike. Për shembull, ai ngulte një thikë në tavolinë si magji mbrojtëse, ose për të munduar armiqtë e tij, bënte urinën në një shishe, e vuloste dhe pastaj thoshte mbi të një formulë. Me këtë donte t’i bënte armiqtë e tij që të mos urinonin.
Shëmb.156 Për shumë vjet një burrë bënte magjira duke përdorur të njëjtin libër. Pak para se të vdiste, ia la djalit të madh librin dhe i tregoi se, si ta përdorte. Edhe djali ndoqi rrugën e babait dhe si pasojë, fëmijët dhe nipërit e tij vuajnë të gjithë nga depresione dhe melankoli.
Shemb.157 Një burrë ndiqte për vite me radhë instruksionet që jepen në librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut, duke bërë eksperimente në fushën e magjisë së zezë. Pasojat e eksperimenteve të tij ishin të dukshme në pasardhësit e tij. Përveç kësaj, kush vinte në shtëpi, dëgjonte të goditura në derë e të kërcitura, kaq shumë, saqë disa ishin frikësuar. Njëri nga djemtë e tij ishte shumë brutal dhe nevrik dhe u bë shkak për vdekjen e gruas së tij të parë. Ky djalë i trajtonte edhe fëmijët e tij kaq keq, saqë sapo arritën në moshë madhore, asnjëri nuk donte të rrinte më me të jatin.Edhe sot e trajton kaq keq gruan e dytë, saqë ia ka bërë jetën të paduruar.
Shemb.158 Një burrë merrej me magji të zezë duke përdorur librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut. Shtëpia e tij s’kishte qetësi. Ai vetë mezi dha shpirt dhe la një erë të tmerrshme që vazhdoi gjatë. E shoqja bëri vetëvrasje dhe vuajti shumë nga doza e helmit që kishte marrë. Një djalë u vdiq i ri dhe e bija vuante nga nervat. Edhe e ritur, urinonte në krevat dhe kishte shumë shqetësime në jetën seksuale emocionale. Shtëpia ku jetonin është e magjepsur dhe dëgjohen zhurma e të goditura. Po ashtu edhe fantazma janë shfaqur atje vazhdimisht.
Shemb.159 Një grua, përpara vdekjes, donte t’ia linte të birit librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut. I biri refuzoi t’i merrte. Pasardhës të gruas që u morrën edhe ata me magji të zezë, shfaqën shumë anomalira psiqike. Disa vuajtën nga melankolia, disa nga kriza inati ose forma agresiviteti.
Shemb.160 Një burrë përdorte librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut. Të gjithë pasardhësit e tij janë anormalë. Dy nga vajzat merren vazhdimisht me parashikimin e fatit dhe vuajnë të dyja nga shqetësime emocionale. Kur burri vdiq, shtëpija përndiqej nga një fantazmë pa kokë. Edhe nipërit e tij kanë shumë shqetësime dhe njëri nga ata, kur ishte i vogël, binte nga krevati. Për ta shëruar, i bënë magji. Nipërit e tjerë janë edhe ata kleptomanë e keqbërës. Një stërnip, në moshën 14 vjeç, filloi të shfaqë edhe ai shqetësime nervore.
Shemb.161 Një familje përdorte librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut për vite me radhë për të bërë magji të zezë dhe tani të gjithë fëmijët e familjes janë anormalë. Njëra vajzë vuan nga depresione, ndërsa një nga djemtë është alkoolik dhe maniak seksual.
Shemb.162 Njoh katër pastorë që mbajnë librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut në shtëpi me justifikimin se, u duhet për ta studiuar për veten e tyre. Vihet re se, kishat ku ata shërbejnë, janë spiritualisht të vdekura dhe kështu ndodh gjithnjë në këto raste.
Shemb.163 Një tjetër pastor e kryen detyrën e tij me shumë mundim. Kisha ku ai shërben, njihet si një kishë pa impulse spirituale. Ky pastor, si dëgjoi një herë një leksion mbi rreziqet e okultizmit, pranoi se ishte marë për vite me radhë me letërsi okulte dhe se kishte në shtëpi shumë libra okulte duke përfshirë librin e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut.
Shemb.164 Një mësuese e Biblës në shkollën e së djelës merrej me praktikat magjike të ngritjes së tavolinës.Ajo përdorte edhe librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut për të shëruar sëmundje. Gjatë seancave këshilluese me këtë grua, mora vesh se, shumë njerëz që kishin pasur lidhje me të, kishin shfaqur simptoma shqetësimesh të ndryshme.
Shemb.165 Më 1946 një burrë i ri mori në dorëzim fermën e të atit. Në vjeshtë ngrodhën të gjithë derrat. Shkakun nuk e gjetën dot, edhe pse dërguan karkasën e një kafshe deri në Zyrih, në Institutin Biologjik të këtij qyteti. Bënë gjithçka ishte e mundur, po pa dobi. Vitin e ardhshëm ndodhi e njëjta gjë.Këtë herë fermeri s’la gjë pa bërë për të gjetur shkakun e ngordhjes së derrave. Stallat u kontrolluan, ushqimi u analizua, po të gjitha pa dobi. Së fundi vendosi ta rëzonte stallën ku i kishte derrat dhe të ndërtonte diku gjetkë duke përdorur tjetër material. Po vitin e ardhshëm prapë derrat ngordhën. Hungërinin një herë me të madhe, pastaj jepnin shpirt. Përsëri nga fillimi u bënë të gjitha analizat për të gjetur shkakun. Në këtë kohë dikush filloi të thotë se, ndoshta shkaku ishte ndonjë që përdorte magjinë për të vrarë derrat. Në fillim fermeri nuk iua vuri veshin këtyre fjalëve dhe kërkonte ndihmën e veterinerit dhe specialistëve të tjerë. Po ata nuk e ndihmonin dot, kështu, së fundi, vajti tek prifti dhe e pyeti se, si ishte kjo puna e magjisë. Prifti qeshi dhe i tha se kjo ishte absurde. Megjithatë, fqinjët vazhdonin të thoshin se kishte njerëz në pjesë të ndryshme të Zvicerës që vrisnin derrat, lopët dhe kuajt duke përdorur magji. Fermeri nuk dinte se ç’të bënte dhe, megjithëse i kishte siguruar stallat me dopio dryna dhe shpesh i kishte rrethuar edhe me pe e kishte ruajtur gjithë natën se mos vinte njeri që t’i trazonte, prapë derrat i vdisnin çdo vit.
Po një herë, rrethanat ndryshuan. Prifti i erdhi për vizitë dhe i tha të venin bashkë në shtëpi të tij. Atje i priste një fqinj i femerit, një njeri me emër jo shumë të mirë në fshat, i cili rrëfeu se ai kishte qënë shkaku i kësaj pune. I kishte vrarë derrat duke bërë magji të zezë. Fermeri u nxe shumë se, ndërkaq, i kishin ngordhur 32 derra. Kur e pyeti, pse e kishte bërë këtë, përgjigjja ishte se, fëmijët e fermerit kishin bërë shumë zhurmë përpara shtëpisë së tij dhe e kishin shqetësuar. Ishte nxehur kaq shumë, sa kishte dashur të hakmerrej. Kur e pyetën se, si e kishte bërë këtë, ai u tregoi se, që në rini të tij, i kishin rënë në dorë libri i gjashtë e i shtatë i Moisiut dhe libra të tjerë të magjisë. I kishte studiuar këto libra dhe pastaj i ishte përbetuar djallit duke nënshkruar me gjakun e tij.Kishte dalë natën një të premte në një udhëkryq dhe atje i ishte përbetuar djallit. Ai tregoi se djalli nuk i ishte shfaqur në formën me të cilën zakonisht paraqitet në piktura, me brirë e bisht, po në figurën e një personi me flokë kaçurela, me sy të kuqe gjak dhe me një turi të vogël si turi derri.Ishte veshur elegant në të zeza, në një stil mode të kaluar.Që nga ajo ditë, ndër të tjera, ai kishte fituar aftësinë të vriste derrat e miqve dhe të njohurve të tij. Prifti e pyeti se ç’e kishte shtyrë të shfaqej hapur. Ai u përgjigj se fermeri ishte sjellë gjithmonë shumë mirë me të dhe se atij i kishte ardhur turp për atë që kishte bërë e donte t’i kërkonte të falur duke premtuar se nuk do ta shqetësonte më.Fermeri nuk ndërmori ndonjë veprim legal për ta ndëshkuar magjistarin dhe kështu çështja u mbyll. Pas kësaj, magjistari vajti ndonja 6 muaj në kishë dhe fermerit nuk i ngordhnin më derrat, po pastaj magjistari ra prapë në veset e tij, filloi të pijë dhe nuk vente më në kishë dhe, në këtë periudhë, fermerit i ngordhën prapë dy derra në po atë formë si më parë. Në fshat thuhet se,ky person,jo vetëm përndjek njerëzit duke bërë magji të zezë, po fiton para edhe me praktika spiritiste.
Kjo histori mund të verifikohet si fjala vjen me çertifikatën e institutit në Zyrih. Po ashtu, dy priftërinj të zonës, në prani të të cilëve u bë rrëfimi, e konfirmojnë faktin. Edhe veterineri pranoi se ka ekzaminuar disa herë kafshët pa mundur të konstatojë shkakun e ngordhjes. Edhe ai kishte dyshuar për praktika magjike. Unë vetë kam një raport të fermerit vetë, i cili erdhi tek unë për këshillim.
Ndërkaq kam kaluar edhe një herë nga shtëpia e fermerit. Në prani të priftit, ai tha se e kishte ndjekur këshillën që i kisha dhënë para dy vjetësh. Ai vetë dhe e gjithë familja vendosën të ndjekin Jezu Krishtin. Në shtëpi u formua një rreth lutjeje që mblidhet rregullisht. Që prej kësaj kohe, nuk u ngordhin më derrat. Edhe këtu Krishti ka fituar mbi forcat e errëta.
Të shohim tani se ç’farë fshihet pas këtyre shembujve, shkurtimisht, ndonëse shembujt të cilat përmendëm na japin shumë elemente.
Nga pikëpamja psikologjike, na thuhet se, një person që merret me magji dhe beson në praktikat okulte, vuan nga një mani përmbarimi. Në mënyrë të pandërgjegjshme, ai përmbaron nëpërmjet magjisë atë që synon të arrijë. Ai është viktimë e autosugjestionimit.Po edhe sikur ky të ishte i gjithë shpjegimi, siç thonë disa, mbetet fakti se, praktikat okulte kanë pasoja korruptuese mbi gjithë ata që përzihen e ngatërrohen në to.
Nga pikëpamja e parapsikologjisë, shembujt tregojnë se, pavarësisht nëse është magji e zezë, ose e bardhë që praktikohet me librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut, njerëz të ndryshëm vihen nën influenca të tilla që nuk mund të shpjegohen vetëm me idenë e sugjestionimit. Të thuash si racionalistët se magjia është një hiç, nuk mjafton. Problemi nuk është kaq i thjeshtë dhe evidenca tregon të kundërtën.
Po t’i kthehemi psikiatrisë, ajo vë në dukje se, në familjet që mbajnë librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut, ka shumë raste sëmundjesh nervore, ç’ekuilibre emocionale dhe shqetësime të tjera psiqike nervore. Psikiatrët besojnë se, në këto raste, shkaku dhe pasojat janë bërë një. Po prapë, kam parë kaq shumë raste, saqë mund të them se nuk është gjithmonë kështu. Shpesh shikojmë se magjia është bërë shkak për shqetësimet psiqike dhe shumë psikiatër të njohur e pranojnë këtë fakt.
Në sferën e fesë dhe besimit vëmë re se, kur një person merret me gjëra okulte, tek ai krijohet një rezistencë ndaj Perëndisë. Kjo vlen si për magjinë e zezë, ashtu edhe për magjinë e bardhë, pavarësisht nëse magjia vishet me një petk fetar. Shikojmë se, kur një person bëhet pre e forcave okulte si pasojë e marrjes me letërsi okulte, ky është në vetvete një fenomen që ka të bëjë me fenë.Ashtu si thotë edhe Bibla, magjia ka karakter demoniak, pavarësisht se me çfarë emri paraqitet. Dihet se për këtë nuk ka provë matematike, ashtu si nuk ka provë matematike për ekzistencën e Perëndisë e të djallit. Megjithatë, ka shumë gjëra që dëshmojnë për këtë natyrë demoniake.
Një tjetër aspekt i magjisë dhe letërsisë magjike është aspekti legal. Kam dëgjuar gjëra shumë tronditëse në seancat e mia këshilluese lidhur me pasojat që rrjedhin prej tyre. Po ashtu si në rastin e derrave, është e vështirë të japësh prova shkencore.Në shumicën e rasteve mbështetemi mbi metoda statistikore dhe rastet më tronditëse. Parimi i shkakut dhe pasojës gjëndet tepër rallë në një formë të qartë në rastet e magjisë që të mund të provohet me ligjishmëri se magjia është rrënja e një krimi të caktuar.
Së fundi për shëndetin shpirtëror të një kombi a populli, do të ishte mirë që letërsia mbi magjinë të mos qarkullonte fare e të ndalohej krejtësisht. Po kjo është e pamundur, se shumë familje në Europë kanë libra mbi okultizmin, të cilat i kanë kopiuar vetë edhe me dorë dhe i kanë ruajtur në vite. Formulat magjike janë pasuar edhe ato shpesh gojarisht nga brezi në brez. Do të ishte mirë të bëhen hetime të specializuara se, kush janë ata që merren me magji në një vend të caktuar. Është llogaritur se, rreth 90% e gjithë atyre që merren me klervuajancë, parashikime të fatit etj, i mbështesin praktikat e tyre mbi forcat okulte. Dëmet e shkaktuara në mendjen dhe psiqikën e njerëzve si pasojë e okultizmit janë të pallogaritura.
Duke pasur parasysh se sa e infektuar është Europa nga librat e gjashtë dhe të shtatë të Moisiut, themi se besimtarët dhe punëtorët kristianë kanë një detyrë të dyfishtë. Njëra anë është të sqarojnë dhe të paralajmërojnë, ana tjetër është të këshillojnë e të ndihmojnë ata që janë në nevojë. Ka kaluar koha kur magjistarët i digjnin ose i godisnin me gurë, derisa të vdisnin. Ligji, siç e përcakton Dhjata e Re, nuk është më principi drejtues në këto punë. Detyra jonë nuk është të përdorim forcën, po të ndriçojmë mëndjen dhe lufta që bëjmë është luftë me armë spirituale. Duhet ta krahasojmë detyrën tonë me atë të një rojeje vigjilente dhe nuk duhet të lejojmë që detyra jonë të bëhet e pavlefshme si pasojë e padijes. Duhet të mos harrojmë se, magjia, nuk mund të kapet me pesë shqisat tona, se është një fenomen i një natyre metafizike e përtejshqisore. Përveç këshillimit e sqarimit,besimtari kristian duhet të ndihmojë dhe të kujdeset për ata që kanë rënë nën pushtetin e magjisë. Duke qënë se rënia nën pushtetin e okultizmit është e një natyre fetare, terapia nuk mund të gjendet në psikiatri, ose psikoterapi. Personi që ka rënë nën pushtetin e okultizmit, është bërë njëkohësisht objekt i forcave demoniake. Ndihmën nuk e jep dot as mjeku, as teologu. Vetëm Krishti mund të ndihmojë e të çlirojë. I vetmi vend, ku mund të gjendet paqja, është kryqi në Golgotha. Atje u pagua çlirimi dhe shpëtimi për gjithë njerëzimin. Po për mendjen njerëzore, kryqi është një ofezë e një skandal. Po çlirmi është një punë e besimit, më shumë se e mëndjes, siç na e tregon Dhjata e Re. Besimi tek Krishti kapërcen forcën e Satanait. Krishti erdhi si drita e botës dhe errësira nuk e mbyt dot dritën. Për këtë qëllim u shfaq Biri i Perëndisë, që të shkatërrojë punët e djallit.Mbi kryq, Krishti mposhti e mundi gjithë fuqitë e errësirës.
Kapitulli 5
Mrekullia e shërimit në ditët e sotme
Rrymat dhe drejtimet e metodave shëruese jomjekësore sipas vështrimit të këshillimit pastoral.
1-Shërimet në Bibël
Jo vetëm jo besimtarët, po edhe shumë besimtarë kristianë nuk e pranojnë shërimin e personit si pasojë e besimit. Me këtë, ata çfuqizojnë premtimet që na bën Bibla, dhe kjo në dëm të vetë vetes së tyre. Jetojnë si të thuash në një shkretëtirë spirituale.
Ata që kërkojnë ta shikojnë problemin e shërimit të personit, nëpërmjet besimit dhe lutjes, në dritën e Biblës, ndeshin aty këtë
të vërtetë themelore se, shërimi i personit nuk është kryesorja. Më e rëndësishme dhe themelore se shërimi është mesazhi i shpëtimit të njeriut. Shërimi i shpirtit është mbi shërimin e trupit. E para në jetën tonë është se Jezu Krishti është Zoti ynë. Plotësimi i vullnetit të tij i paraprin plotësimit të dëshirave tona.
Shërimet jo mjekësore përbëjnë një problem të shumëanshëm. Do të desha si fillim t’i shmangesha ndonjë keqkuptimi duke theksuar se e pranoj plotësisht shkencën mjekësore, po besoj njëkohësisht në mundësinë e shërimit nëpërmjet besimit dhe lutjes. E hedh poshtë qëndrimin ekstremist se një besimtar kristian nuk ka nevojë as për mjekun, e as për mjekësinë. Perëndia na ka dhëne llogjikën që ta vëmë në përdorim për dobinë tonë.
Në sferën e shërimeve jomjekësore, ekziston një kaos i madh. Shpesh shërime me forca demoniake paraqiten si mrekulli të Perëndisë. Shpesh Djalli shëron një të keqe të trupit duke marrë si shpërblim shpirtin.
Ka edhe shërime të një niveli njerëzor, si fjala vjen me sugjestionim, sugjestionime edhe me një përmbajtje fetare, që megjithatë, nuk janë sipas Biblës.
Zoti ynë nuk harron asnjëherë të shërojë e ndihmojë njerëzit. Bibla na jep shumë shëmbuj:
Dhuntia e shërimit (Letra e parë Korinth. 12:9)
Kryepleqtë e kishës vendosin duart mbi të sëmurin, i lyejnë kokën me vaj dhe luten për të (Jakovi 5:14)
Lutja mbi bazën e premtimit të Perëndisë. Veprimi i fjalës së Perëndisë :“Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi“ (Psalm 107:20).
Nga pikëpamja teologjike, çështja e shërimit nëpërmjet besimit tendoset midis dy pozicionesh ekstremiste. Dispencacionalistët, të ashpër në pozicionet e tyre, janë të mendimit se, disa dhunti të Frymës kishin vetëm një karakter të përkohshëm dhe pushuan, si mbaroi periudha e apostujve.
Ekstremistët e tjerë, pasionalë e të zjarrtë, deklarojnë se, edhe ne kohën tonë, dhuntitë e Frymës duhet të kenë po atë forcë e intensitet që kishin edhe në shekullin e parë.
Që të dy këto kampe të kundërt duhet të shikojnë me kujdes eksperiencën e periudhave të ripërtëritjeve të mëdha, gjatë së cilave përsëriten në masë të vogël ato që ndodhën në ditën e parë të Pendikostisë në Jerusalem.
Në vëndet që përfshihen në një ripërtëritje të besimit, ndodh që Perëndia lejon të ndodhin të gjitha format e mundshme të shërimit. Unë vetë kam ardhur në kontakt me të gjitha përtëritjet e mëdha spirituale të këtij shekulli.
Veteranë si Dr Evans dhe Lindsei Glegg që jetuan përtëritjen e Uellsit, më kanë treguar personalisht përvojën e tyre. Nëpërmjet udhëtimeve të përsëritura dhe qëndrimeve të mia javore në Indonezi, Kore, Ugandë, Etiopi, Tailandën e veriut, Taivan, Indinë jugore, u njoha me ripërtëritjen spirituale në këto vende e veçanërisht me përtëritjen spirituale në Afrikën jugore. Gjatë udhëtimeve të mia në këto zona që ishin përfshirë në një përtëritje spirituale, kam parë të shfaqen bekimet dhe dhuntitë e kohëve të para për të cilat na rrëfen Bibla. Veçanërisht në Indonezi, kjo përtëritje u shoqërua me mrekulli të jashtëzakonshme. Po të njëjtat fenomene vë re edhe tani në lëvizjen Kwa Sizabantu në Afrikën jugore.
Periudha të përtëritjes spirituale midis popujve të qytetëruar, të cilët e kanë prej kohësh Biblën në duar, zakonisht nuk shoqërohen me mrekullira. Ata kanë fjalën e Perëndisë, kanë edhe mjekë për të sëmurët. Po sigurisht Perëndia u përgjigjet shpesh edhe lutjeve të tyre me mrekullira, siç ndodh kudo me gjithë besimtarët kristianë.
Ndër popujt primitivë që nuk e njohin Biblën dhe nuk dinë shkrim e këndim, Zoti vepron zakonisht me shënja e mrekullira. Një shembull i mirë është lëvizja e Timorit. Banorët e xhunglës nuk kanë shkolla. Shkollat i gjen vetëm në zonat e mëdha të banuara, prandaj ka qindra mijëra timorezë që nuk dinë shkrim e këndim. Në lëvizjen e madhe spirituale të 1965-ës në Indonezi, Perëndia iu shfaq këtyre analfabetëve me shenja e mrekullira të mëdha. Po pastaj, si filluan të mësojnë të lexojnë e ndër ta filluan të qarkullojnë me mijëra kopje të Biblës, mrekullitë u pakësuan në mënyrë drastike.
Kemi këtu pra po atë fakt që vërejmë edhe në kohën e apostujve. Jezu Krishti bëri shumë mrekullira për të vërtetuar se ishte Mesia. Apostujt kishin shumë fuqi dhe dhunti të Frymës së Shenjtë për të vërtetuar misionin e tyre apostolik. Me këto fuqi e dhunti, ata jo vetëm dëshmonin veprat e Perëndisë, po iu përgjigjeshin edhe vuajtjeve të njerëzve që u preknin zemrën.
Nga çasti që njerëzit morën në dorë Dhjatën e Re, mrekullitë e shënjat filluan të zhduken, dhe kjo në dobi të Fjalës së Perëndisë. Këtë proces të zhdukjes së mrekullive e vëmë re që në periudhën e apostujve. Për dhuntinë e gjuhëve dëgjojmë së fundi në Letrën dërguar Korinthasve. Në letrat më të fundit të Pavlit dhe Johanit nuk flitet më për këtë dhunti.Po kështu edhe me dhuntinë e shërimit. Në „Veprat e apostujve“, kapitulli 19, thuhet se „Perëndia bëri mrekulli të jashtëzakonshme nëpërmjet Pavlit“. Po pas 14 vjetëve, Pavli nuk ishte më në gjendje t’i shëronte bashkëpunëtorët e tij. Tek letra dërguar Filipianëve 2:27, lexojmë se „Epafroditi ishte i sëmurë për vdekje“ dhe tek letra e dytë dërguar Timotheut 4:20, thuhet: „Trofimin e lashë të sëmurë në Milet“.
Mrekullitë pra ishin pararendëse derisa të vinte Fjala e shkruar e Perëndisë. Ky është në çdo rast një proces pozitiv i zhvillimit, nëpërmjet të cilit besimtarët mësojnë të mbështeten tek Fjala e Perëndisë dhe jo tek eksperiencat e tyre personale.
Dhuntia e shërimit të sëmundjeve.
Dhjata e re na tregon për këtë dhunti të Frymës, së pari në letrën e parë dërguar Korinthasve, kapitulli 12. Në greqisht kjo quhet Charisma iamatu dhe shfaqet e plotfuqishme tek Jezu Krishti dhe nxënësit e tij. Në historinë e kishës nuk para gjendet më kjo dhunti. E gjejmë përsëri fjala vjen tek Francesco d’Assisi, Samuel Zeller, Jungfer Trudel, Johanes Seitz dhe të tjerë e pastaj veçanërisht tek prifti Johan Christoph Blumhardt. Mua vetë më është dhënë mundësia të shikoj disa nga këto dhunti.
Një nga njerëzit më të bekuar të Perëndisë me të cilët kam pasur rastin të njihem, është baroni Ykskyl. Jeta e tij është plotësimi i premtimit që jep Jezu Krishti tek kapitulli 7:38 i Ungjillit të Johanit: „Ai që beson tek unë, siç e tha shkrimi, lumenj me ujë të gjallë do të rrjedhin nga barku i tij“. Kudo ku baroni Ykskyl predikonte Fjalën e Perëndisë, Fryma e Perëndisë e vuloste mesazhin me shënja e mrekullira. Dëgjuesit jetonin mrekullinë e rilindjes në Krishtin Jezu. Njerëzve pa sy u kthehej shikimi, sakatët ecnin, njerëz të vdekur shpirtërisht ktheheshin në jetë. Fuqitë e jetës së përjetshme bëheshin të dukshme. Ja një shembull:
Shemb. 166 Te ai vajti një vajzë e re, e cila ishte në fazën më të rëndë të tuberkulozit. Vajza donte të martohej. Doktori ia kishte ndaluar rreptësisht martesën. Vajza kishte humbur çdo shpresë. Donte me çdo kusht të shërohej, po nuk ishte gati t’ia linte veten e saj në dorë Jezu Krishtit. Baroni Ykskyl nuk pranoi të vinte duart mbi vajzën siç thuhet në Ungjillin e Markut 16:18. Vajza u largua shumë e diziluzionuar. Në mungesë të saj, besimtarë u lutën për të. Më vonë ajo filloi të vijë në takimet evangjelizuese, e shtyrë nga vetë ndërgjegjja e saj e shqetësuar dhe gjendja e pashpresë e shëndetit të saj. Një mbrëmje, ajo qëndroi për një bisedë pas takimit evangjelizues, dhe vendosi t’ia dorëzojë jetën e saj Jezu Krishtit. Ndodhi ajo që nuk e kishte pritur njeri. Pa mbaruar baroni Ykskyl lutjen, si kish vënë edhe duart mbi kryet e saj, vajza u ngrit duke thënë se ishte shëruar.Nuk ishte fantazi. U vizitua tek mjeku,i cili shumë i çuditur e pyeti se çfarë kishte ndodhur me të. Vajza u martua dhe është shëndoshë e mirë sot e kësaj dite.
Dhjata e Re dëshmon se Jezui predikonte dhe shëronte si një që kishte fuqi të plotë (Ungjilli i Mattheut 7:29, Markut 1:41). Këtë dhunti të fuqisë së predikimit dhe të shërimit, Jezui ua dha nxënësve të tij. Tek Ungjilli i Johanit(14:12), thuhet: „Ai që beson tek unë, veprat që bëj unë do t’i bëjë edhe ai.“ Premtime të tilla, shpesh edhe vetë besimtarët kristianë, nuk i marrin seriozisht, prandaj edhe Zoti, herë pas here, ngre dëshmitarë tek të cilët të shfaqet përsëri forca e tij shpëtimtare.
Një dëshmitar i tillë ishte edhe atë Danieli në Madras. Njohja me të, më ka sjellë mua personalisht, shumë bekime ne jetë. Ai lutej shumë. Që në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, kur ishte akoma nxënës, lutej shpesh net të tëra.
Shemb.167 Një herë u sëmur gruaja e drejtorit të shkollës. Ishte në spital pa ndjenja dhe e prisnin të vdiste. Danieli dëgjoi zërin e Zotit që i tha: „Shko në spital dhe lutu me të“. Drejtori, që qe ulur te kryet e së shoqes, e la të hynte brenda. Danieli u ul në gjunjë pranë shtratit dhe filloi të lutej për jetën e gruas. Zoti iu përgjigj lutjes së tij. E sëmura u shërua. Shpejt, në gjithë shkollën, filloi të flitet për këtë ngjarje, dhe shumë veta filluan të interesohen për mesazhin e Jezu Krishtit.
Edhe në vetë familjen e tij, Zoti i dha fuqi lutjes së Danielit të ri. Një herë e ëma u rrëzua dhe theu një brinjë dhe iu lut të birit që të lutej për të. Danieli i ri u lut tërë natën dhe Zoti e shëroi të sëmurën.
Danieli u bë drejtor i një shkolle në qytetin e tij të lindjes, Kakinada,në bregun perëndimor të Indisë. Në mes të karierës profesionale, Zoti i tregoi se duhej të shkonte në Madras. Danieli ndoqi rrugën që i tregoi Zoti, megjithë vështirësitë, tundimet dhe diziluzionet që ajo përmbante. Në Madras, Danieli ishte një i panjohur, askush nuk ua vinte veshin fjalëve të tij. Rruga që kishte marrë, ishte për Daniel e rëndë si vdekja. Ai u lut shumë e kërkoi nga Zoti një zgjidhje për gjendjen ku ndodhej. Zoti iu përgjigj: „Në rast se kokrra e grurit nuk bie në tokë e vdes, mbetet vetëm; po po të vdesë, sjell shumë frute.“
Ky shërbëtor i Zotit duhej të kalonte edhe këtë provë. Pas katër vjet pune vetmohuese, filluan t’i hapen dyert. Zoti fali një fillim spiritual që filloi të zgjerohet edhe në fshatrat e qytetet ngjitur. U plotësua ajo që thuhet tek Ungjilli i Mattheut: „Të verbërve u kthehet drita e syve dhe të çalët ecin, lebrozët pastrohen, të shurdhët dëgjojnë, të vdekurit ngrihen, të varfërit dëgjojnë lajmin e mirë. Dhe lum ai që nuk do të skandalizohet me mua.“(11:5)
Erdhën ditë si ato të kohës së apostujve. Ishte një behar spiritual, që mund ta kuptojnë vetëm ata që njohin historinë e apostujve dhe njohin nga përvoja veprimin e Frymës së Shenjtë. Atë Danieli dhe bashkëpunëtorët e tij nuk merrnin asnjë vendim pa pyetur vullnetin e Zotit. Çdo përparim që arrihej, paraprihej nga orë të gjata lutjeje në gjunjë. Lëvizja spirituale përfshiu si të shkolluarit, ashtu dhe të pashkolluarit, si ata që besonin Perëndinë, ashtu dhe kriminelët.
Shemb.168 Puna me hajdutët filloi me një person të quajtur Stuart Purem, nga një fshat hajdutësh e kriminelësh në Indinë jugore. Ai erdhi në Madras që të kuronte një sëmundje të rëndë sysh. Një mjek e çoi në një nga mbledhjet e atë Danielit. Ato që dëgjoi tek atë Danieli e që s’i kishte dëgjuar ndonjëherë në jetën e tij, e prekën kaq shumë, sa tërë natën nuk mbylli sy dhe filloi të lutet. Në lutje, iu shfaq Krishti dhe i tregoi se ai vetë kishte paguar për mëkatin e tij. Ky udhëtar i natës, bandit e hajdut, u kthye në besimin tek Jezu Krishti duke u bërë dëshmi e Zotit të tij ndër hajdutët. Brenda një kohe të shkurtër iu shëruan sytë, u kthye në fshatin e tij dhe filloi të predikojë Jezu Krishtin.
Në fshatin e demonizuar filloi një periudhë e zgjimit shpirtëror. Duke dëgjuar Xhonin, ky ishte emri që ai mori pas pagëzimit, shumë banditë iu dorëzuan Krishtit, duke u penduar thellë për të kaluarën e tyre. Shumë prej tyre u binte të fikët duke dëgjuar predikimin, pati nga ata që u qorruan tri ditë rrjesht si Pavli para se të arrinte në Damask. Shumë të sëmurë u shëruan dhe fytyra të ngrysura u ndriçuan nga drita e Fjalës së Perëndisë. Njerëz që nuk dinin të lexonin, i luteshin Zotit: „Ndihmona që të lexojmë Fjalën tënde“. Dhe Zoti bëri një mrekulli dhe ata filluan të lexojnë brenda një kohe të shkurtër. Një vajzë Hindu që kishte besuar, dëgjonte shpesh në lutje një zë që i thoshte: „Lexo në këtë faqe, këtë varg“. Dikush e pyeti se, si ishte e mundur të ndodhte kjo, dhe vajza iu përgjigj: S’është vallë Jezu Krishti në gjendje të bëjë atë që bëjnë dhe demonët?“ Vajza e kishte fjalën për disa praktika spiritiste të Lindjes së Largme, të cilat, ne në perëndim, nuk i njohim në tërë forcën e tyre.
Shumë nga ata që kishin besuar tundoheshin drejtpërsëdrejti nga demonët që, për shekuj me radhë, kishin sunduar atë fshat. Ndodhën shumë vdekje të jashtëzakonshme në fëmijë të vegjël. Fuqitë e errësirës na sulmojnë në pikat më të dobëta, kur është çasti të marrim vendimin e besimit tek Jezu Krishti.
Mrekulli si ato të Timorit dhe Madrasit u shënuan edhe në Afrikën e Jugut më 1966. Lëvizja e zgjimit shpirtëror në Kwa Sizabantu kishte të bënte kryesisht me Zulutë. Perëndia i shfaqi këtij populli dashurinë e tij. Këtë lëvizje Perëndia e filloi me pastorin Erlo Stegen, me origjinë gjermane. Si kishin kaluar shumë vite të pafrutshme në punën e tij si misionar me Zulutë e egër, ai filloi të pyesë i preokupuar Perëndinë: „Si do të vejë më tutje, o Zot? Disfatë mbas disfate?“ Po ja, erdhi edhe kthesa e madhe. Në vjeshtën e 1966-ës, pastori Stegen filloi një studim të Biblës me kishën e tij në Mapumulo (Kwa Zulu), për të parë nëse jeta e tyre e besimit përputhej me ato që thoshte Shkrimi i Shenjtë. Zoti kishte filluar me ta një proces reflektimi e pastrimi. Orët e lutjes u shndërruan në orë pendimi, rrëfimi e vajtimi për gjithë papastërtitë në jetën e tyre. Pas disa javësh, besimtarët jetuan një ndodhi të papërshkruar. Mbi ta erdhi Fryma e Perëndisë. Në masë u pranuan mëkatet dhe besimtarët u pushtuan nga një ndjenjë e fortë sigurie se Zoti ishte i pranishëm në mes tyre. Pas kësaj, filloi një erë e re në shërbimin e Erlo Stegenit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndodhia në Mapumulo solli bekime të mëdha. Frutet e kësaj periudhe mund të përshkruhen me fjalët e Llukës në Ungjillin e tij (9:1-2),u shfaq fuqia e Predikimit, Shërimit dhe Çlirimit.
Shemb.169 Gjatë vizitës sime të parë në misionin kristian në Kwa Sizabantu, në mars të 1976, Erlo Stegeni më kërkoi të flisja për magjinë, sepse Zulutë, që në fëmijëri, merren me magji.Si mbarova së foluri, Erlo iu drejtua mijëra dëgjuesve që ishin mbledhur atje duke thënë:“Kush nuk e ka rrëfyer mëkatin e vet në lidhje me magjinë dhe do të çlirohet nga kjo barrë, mund të qëndrojë për të biseduar“. Qëndruan ndoshta nja 400 ose 500 veta. Në Gjermani gëzohemi kur qëndrojnë katër ose pesë veta. Nuk ishte fruti i predikimit tim, po atmosfera e ringjalljes spirituale.
Është e pamundur të tregosh për tërë shërimet dhe çlirimet që solli Perëndia ndër Zulutë. Disa prej tyre janë përshkruar në librat e mi mbi lëvizjen spirituale, veçanërisht në librin „Perëndia ndër Zulutë.“
Për sa i përket shërimeve të besimit, në ringjalljen spirituale të Zuluve, nuk ka ndonjë sistem të caktuar. Shërimet bëhen me forcën e Zotit. Nuk mund të ketë shërim, nëse më parë nuk ia ke dorëzuar jetën Krishtit.Ka nga ata që shërohen menjëherë, pasi kanë pranuar mëkatin dhe janë lutur. Ka të tjerë që duan ditë, javë, bile edhe muaj. Ka nga ata që diziluzionohen, kur kërkojnë të shërohen me çdo kusht, pa u përpjekur së pari të kuptojnë vullnetin e Perëndisë për jetën e tyre. Ka të tjerë që nuk presin dot me durim orën e Zotit.
Ka shumë të sëmurë ndër Zulutë që janë mësuar që në fëmijëri të venë tek magjistari. Magjistari, jo vetëm që nuk u jep ndonjë ndihmë konkrete mjekësore, po i rëndon edhe më tepër me magjinë. Prandaj edhe Perëndia, me dashurinë e dhimbsurinë e tij, lejon që shumë të sëmurë, bashkë me kthimin në besim, të shërohen edhe nga ana shëndetësore.
Shumë u shëruan gjatë predikimit të Ungjillit, pa e ditur as predikuesi vetë. Ata që u shëruan, kërkuan pastaj një këshillim pastoral për t’u qartësuar e pastruar jetën e tyre. Këtu plotësohet ajo që thuhet në psalmin 107:20: „Ai dërgoi Fjalën e tij dhe i shëroi“.
Këtu qëndrojnë pranë e pranë Fjala e Perëndisë dhe shërimi.Ja dy shëmbuj nga përvoja ime.
Shemb 170. Më 29. 3. 76 e shoqërova Erlo Stegenin në Mahambeni, Transkei. Pas fjalës që u mbajt, qëndruam në çadrën e kryetarit të fisit. Erdhi atje një djalë i ri, 22 vjeç, dhe na tha: Pesë javë më parë ishit ju këtu. Gjatë predikimit ndjeva se po ndodhte diçka tek unë. Isha epileptik. Që nga ajo ditë jam shëruar. Erdha t’ju falënderoj“. Erlo iu përgjigj: „Falëndero Jezu Krishtin.Ai të shëroi.Ndiqe pas.“
Rasti i dytë, po në Mahambeni, më ka prekur edhe më shumë. Erdhi një burrë me një kalë dhe ndaloi përpara Erlos. Unë isha aty pranë. Burri tha: „Isha i verbër.Para 5 javësh kur ishit këtu, duke dëgjuar predikimin, më erdhën sytë. Erdha t’ju falënderoj. Dua t’i vete pas Jezu Krishtit.“
Shemb.171 Në shumë zona të përfshira në lëvizje spirituale kam përjetuar si të verbërve iu kanë ardhur sytë. Gjatë njërit prej qëndrimeve të mia pranë misionit në Kwa Sizabantu, një gruaje i erdhi shikimi gjatë një këshillimi pastoral me Erlo Stegenin. Si rrëfeu mëkatet e saj dhe pranoi Jezu Krishtin Zot të jetës së vet, besimtarët u lutën me të duke vënë edhe duart mbi kryet e saj. Në atë çast, gruaja thirri me gëzim: „Lavdi Zotit, shikoj përsëri“. Më pas bisedova vetë me gruan. E pyeta nëse përpara, kur e kthente fytyrën nga dielli, shikonte ndonjë vezullim. Jo, m’u përgjigj. Ndjeja vetëm ngrohtësinë e diellit. Rreth e rrotull meje gjithçka ishte e errët.
Shërime të tilla na kujtojnë Ungjillin e Llukës 4:18: „Fryma e Zotit është mbi mua, prandaj më leu me vaj, më dërgoi t’u jap lajmin e mirë të varfërve, të shëroj ata që i kanë zemrat të dërmuara, t’u predikoj robërve çlirimin, dritën e syve të verbërve, të liroj të munduarit, të predikoj vitin e pëlqyeshëm për Zotin.“ Në këtë citat flitet shprehimisht që të verbërve t’u jepet drita e syve, dhe kjo nuk do të thotë vetëm që Jezu Krishti na hap sytë e shpirtit. Në afro 20 raste, autorët e Ungjilleve na tregojnë se, si Jezu Krishti shëroi të verbuarit. Ndër ta ishte dhe ai që kishte lindur i verbër, sipas Ungjillit të Johanit 9:1. Për dhjetëvjeçare me radhë, kam parë se, si përsëriten në zonat e përfshira në përtëritje spirituale, bekimet dhe dhuntitë e para të cilat na përshkruhen në Bibël.
Ndonse dhuntia e shërimit të sëmundjeve është e rallë, shumë besimtarëve u falet kjo dhunti, kur luten me të sëmurët mbi bazën e premtimeve të Perëndisë. Edhe unë kam pasur një përvojë të tillë gjatë shërbimit tim të shumëanshëm në këshillimin pastoral.
Shemb.172 Isha një herë në Panambi, Brazil, për një fushatë ungjillizuese. Erdhi të më takojë një grua e sëmurë, e cila bisedoi me mua, pranoi mëkatin e saj dhe ia dorëzoi jetën e vet Jezu Krishtit. Ndjeva menjëherë se Zoti do të bënte diçka me të. Si fola me gruan, thira dhe një vëlla tjetër të besimit që të luteshim. Ky ishte prifti Karl Gustav Braun,i cili edhe më kishte ftuar në kishën e tij. U lutëm me gruan, duke vënë edhe duart mbi kryet e saj. Të nesërmen gruaja erdhi përsëri bashkë me të bijën, e cila kishte një sëmundje në gju dhe, kur ecte, rëzohej. Pasi bisedova me vajzën, u luta me të, po pa vënë duart mbi kryet e saj. Kjo nuk mjaftoi. E ëma kërkoi t’u veja në shtëpi që të bisedoja e të lutesha edhe me motrën tjetër. Ajo kishte një veshkë të qelbëzuar dhe mjekohej prej kohësh.
Si u largova nga Brazili, e harrova këtë ngjarje, se kishim shumë fushata ungjillizuese përpara. Pas disa vjetësh vajta në Panambi për herë të tretë. Sapo kishte filluar java e bisedave, më del përpara kjo grua dhe më thotë: „Më njihni? Gjatë vizitës suaj të fundit ketu, jeni lutur me mua dhe vajzat e mia“.Shpejt u kujtova. Më pas, gruaja më tregoi një histori të mrekullueshme. Zonja Bender, me origjinë gjermane, më tha se ajo vetë ishte shëruar që nga çasti që ia kishte dorëzuar jetën e saj Jezuit. Vajza me gjurin e sëmurë gjeti një kirurg të mirë, i cili me një operacion, ia stabilizoi gjurin. Edhe veshka e sëmurë e vajzës tjetër u shërua.
Shemb.173 Më treguan edhe këtë shembull. Një mjek ligjor ishte në spital,i sëmurë me osteomilit. Këmbën e djathtë e kishte deri në gju në allçi. Për këtë pacient, koha e sëmundjes ishte një kohë e forcimit në besim e në lutje. Ai i rrëfeu Zotit gjithë vuajtjen e tij dhe luftoi me veten që të pranonte thellësisht drejtimin e Zotit për jetën e tij personale. Gjatë kohës që ishte në spital, pati shumë vizita, po vizita e një gruaje të thjeshtë besimtare, pati një rëndësi të veçantë për të. Ajo i dha kurajo duke i kujtuar premtimet që na janë dhënë në Shkrimin e Shenjtë e duke i thënë se Krishti mund të bëjë mrekullira edhe në ditët tona. Kjo besimtare i forcoi besimin të sëmurit. Pas një nate pa gjumë, si u lut me këmbëngulje, në të gdhira, ai ndjeu sigurinë se, nëpërmjet tij, do të merrte lavdi emri i Krishtit. Gjatë kontrollit të mjekut paradite, pacienti i tha doktorit: „Krishti më shëroi“. Doktori u shokua duke kujtuar se kishte të bënte me një rast marrëzie me ndonjë fiksacion fetar. Që nga ajo ditë, i sëmuri nuk u lëkund më në besim; pas ca kohe u shërua dhe doli nga spitali. Që nga ajo kohë nuk vuajti më nga osteomiliti.
Pas kësaj ngjarjeje, mjeku ligjor dëshmon me zjarr për Krishtin dhe nuk ngurron t’u tregojë kolegëve të tij për mrekullinë e shërimit të tij. Me besimin tek Perëndia, ka sjellë bekime edhe në jetën e shumë njerëzve të tjerë.
Dhjata e Re përshkruan një formë të shërimit të sëmundjeve, pasi kryepleqtë e kishës kanë vënë duart mbi kryet e të sëmurit, i kanë lyer kokën me vaj dhe janë lutur për të. Kjo ndodh pavarësisht nga shënjat dhe mrekullitë e jashtëzakonshme që ndodhin në periudhat e zgjimit spiritual. Kjo vlen për kishën e Krishtit në të gjitha vendet dhe në gjithë kohët. Jezui e përmend këtë tek Ungjilli i Markut 16:17, e më poshtë. Jakovi e përmend vendosjen e duarve dhe lyerjen me vaj tek Letra e tij 5:14-16:
„Është dikush midis jush i sëmurë? Le të thërrasë kryepleqtë e kishës dhe të luten përmbi të, si ta kenë lyer me vaj në emrin e Zotit. Dhe urimi i besimit do ta shpëtojë atë që e bën këtë, dhe Zoti do ta ngrejë në këmbë. Dhe në ka bërë mëkate, do t’i falen. Ia rrëfeni fajet tuaja njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin që të shëroheni.“
Shemb.174 Një prift evangjelist më tregoi se, një herë, një i sëmurë në kishën e tij e kishte lutur që ai, bashkë me një nga kryepleqtë, t’i vinin duart mbi krye dhe të luteshin për të. Prifti iu drejtua kryepleqve, po ata refuzuan. Asnjëri prej tyre nuk kishte bërë diçka të tillë ndonjëherë. Ishte për ta një praktikë e huaj dhe kishin ndrojtje ta praktikonin.
Pse ndodh kjo ndër besimtarët e perëndimit? Pse ndodh që, edhe besimtarë midis nesh që i njohin ato vende në Bibël ku flitet për shërimin nëpërmjet besimit, nuk kanë guxim t’i zbatojnë. Pse besimtarët u lënë, në këtë pikë, fushë të lirë sekteve, dogmave të gabuara dhe grupeve të ekzaltuara ekstremiste që të spekullojnë me to? Mos vallë premtimet e Shkrimit të Shenjtë janë vetëm për grupimet ekstremiste? Mos vallë kisha e Krishtit duhet të pranojë se nuk jeton më sipas premtimeve të Biblës? Gjithë këto janë çështje shumë aktuale sot. Le ta shikojmë problemin sipas asaj që përmendet në letrën e Jakovit.
Që të mos gjendemi qysh në fillim në një rrugë të gabuar, duhet të fillojmë me rrënjët historike të vargut 5:14 tek Jakovi. Ishte një zakon çifut që të sëmurët ftonin në shtëpi të tyre kryepleqtë. Lutja e kryepleqve kishte vlerë të madhe për ta. Këtë zakon të bukur e mori edhe kisha kristiane. Sipas çifutëve, i sëmuri ishte një person i rënduar nga mëkate të rënda dhe sëmundja ishte ndëshkim nga Perëndia, po për fat të mirë, këtë besim të çifutëve nuk e trashëgoi kisha kristiane në procesin e vendosjes së duarve në lutje për të sëmurët. Duhet sqaruar diçka edhe në lidhje me lyerjen me vaj. Testamenti i Vjetër flet për lyerjen me vaj të mbretërve dhe priftërinjve. Më parë, lyerja me vaj ishte shprehje gëzimi e festimi. Le të kujtojmë Psalmin 23: „Ti më lyen kokën me vaj e më mbush duart“. Me shumë rëndësi është edhe fakti që, vajin, në artin mjekësor të së kaluarës, e konsideronin si medikamentin më të mirë. Kjo tregon se, përveç lutjes së kryepleqve, nuk hidhet poshtë arti mjekësor. Në kohën e Dhjatës së Vjetër, vaji nuk ishte vetëm mjet liturgjie, po edhe një preparat mjekësor. Duhet t’i kemi gjithë këto fakte parasysh. Grupet ekstremiste, që mbi bazë të këtij vargu të letrës së Jakovit, hedhin poshtë ndihmën mjekësore, duhen kundërshtuar me argumentin se, pikërisht në këtë paragraf që përmendem, bëhet fjalë edhe për ndihmën mjekësore. Sigurisht, në radhë të parë, është fjala për shërimin me lutje dhe besim. As mund ta kundërshtosh një besimtar që nuk do të vejë tej doktori dhe do të presë vetëm ndihmën e Zotit. Po një qëndrim i tillë, nuk duhet bërë masë për të gjithë të tjerët. Kam parë shumë përvoja të gabuara në këtë sferë. Megjithatë, një përvojë e keqe, nuk anullon zakonin e mirë.
Një nga çështjet më themelore në historinë e fesë, që përmendin studiuesit e Biblës, është se, vargu i Jakovit dhe praktikat e shërimit me magji në kohën e lashtë, përbëjnë dy pozicione të kundërta.
Në kohët e vjetra mendohej se sëmundjet i shkaktonin demonët. Shërimi presupozonte nxjerrjen jashtë të frymëve të këqia. Shërimi qëndronte në atë që, ekzorcisti ose magjistari, thërriste emrin e frymës së keqe, ose të një perëndie më të fortë se ajo. Një rast të tillë e gjejmë tek Veprat e Apostujve 19,13-16. Shumë çifutë endacakë përpiqeshin t’i nxirrnin demonët në emrin e Jezuit, po pa besuar vetë tek ai. Këto shërime magjike mund t’i hidhnim poshtë si një ndodhi e kapërcyer në historinë e fesë, po fatkeqësisht, shërimet magjike i gjejmë edhe sot në shtrirje të madhe. Dalim kështu tek pjesa e dytë e temës sonë.
2. Arti mjekësor i mediumit.
Pothuaj të gjithë të sëmurët i mundon e njëjta pyetje: Si mund të bëhem mirë? Dhe kjo me të drejtë. Së pari merret mendimi i mjekut. Në rast se mjekësia nuk sjellndihmën e shpresuar, atëhere shumë njerëz iu kthehen metodave okulte. Fillojnë të kërkojnë njerëz që kanë fuqi si medium, që bekojnë, ndëshkojnë të keqen etj. Këto praktika magjike shërimi ndodhin në shekullin e 20-të po ashtu si në kohët e vjetra, mijëra vjet më parë. Shëruesi magjistar thërret emrin e një fryme të fuqishme duke u përpjekur ta bëjë atë që të ndihmojë në shërimin e sëmundjes. Në punën time këshilluese pastorale kam parë nga të gjitha llojet e këtyre shërimeve. Ja disa nga më kryesoret:
Shërimet me formulë fjalësh
Më kollaj për t’u kuptuar janë shërimet në fushën e magjisë së zezë. Këtu e kupton menjëherë se me kë ke të bësh. Ja një shembull
Shemb.175 Një grua me shqetësime psiqike, apo psikologjike vajti të këshillohet. Gjatë bisedës, doli në pah se ajo mbante një hajmali. Në fillim ajo refuzoi ta hiqte hajmalinë duke thënë se, po ta bënte këtë, do të vdiste brenda tri ditëve. Kështu i kishte thënë magjistarja. Më së fundi pranoi ta jepte hajmalinë dhe u tmerrua kur e hapën dhe panë se, brenda në hajmali, ishte një pusullë ku qe shkruar: „Shpirti im i takon djallit“. Doli se gruaja kishte qëëëënë e sëmurë nga mushkëritë dhe se ishte shëruar pasi një magjistare kishte thirrur tre emra djajsh. Si e hoqi hajmalinë, u sëmur përsëri nga mushkëritë, po gjeti rrugën tek Krishti dhe e la jetën e saj në duart e tij duke gjetur ngushëllim.
Magjia e bardhë është më e vështirë për t’u gjykuar sesa magjia e zezë dhe është edhe më e përhapur se kjo e fundit. Kjo, për faktin se, magjia e bardhë ka nota religioze. Nuk e kupton dot menjëherë sfondin e saj si tek magjia e zezë. Ja një shembull:
Shemb.176 Një gruaje iu tha se duhej të priste këmbën. E sëmura deshi të provonte gjithçka për të shpëtuar këmbën, dhe pa dijen e mjekëve, foli me një magjistar. Magjistari i tha: Së pari duhet të keni besim tek unë“. Pastaj magjistari tha një kombinim të caktuar fjalësh dhe tri herë: „Ati ynë që je në qiell“. Pas bisedës me magjistarin, i pushuan dhimbjet. Nuk qe më nevoja të pritej këmba. Mjekët nuk e shpjegonin dot se ç’kishte ndodhur. Po pas kësaj, gruaja filloi të ketë probleme psikologjike e përveç kësaj, edhe në familjen e saj ndodhën shumë fatkeqësi.
Magjia e bardhë përdor simbole fetare si tri fjalë nga Bibla, tri herë lutjen „Ati ynë që je në qiell“, tre Psalme, tre kryqe e të tjera si këto. Kjo e ngatërron njeriun naiv, po ndonjëherë edhe ata që kanë dije teologjike. Një metodë e tillë shërimi konsiderohet si kristiane, po në fakt, një praktikë e tillë përfshihet në pikën e dytë të ligjit të Perëndisë: „Mos keqpërdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, se Zoti nuk do t’i lërë pa i ndëshkuar ata që shpërdorojnë emrin e tij“. Njerëzit nuk mund ta detyrojnë Perëndinë të veprojë. Ai s’është vegël që t’i bindet komandos së magjistarit. Sipas Biblës, të gjitha format e përbetimit dhe formulat me fjalë nga Bibla të çveshura nga çdo kuptim, janë magji (Libri i pestë i Moisiut 18:10-12). Magjia e bardhë nuk është gjë tjetër përveçse një magji e zezë e lyer me fjalë kristiane. Këtu plotësohet ajo që thuhet tek letra e dytë e Korinthasve 11:14 se „Satanai hiqet si ëngjëll i dritës“. Kjo mënyrë magjike e të luturit që përdor magjia e bardhë për të detyruar Perëndinë të veprojë, është krejt ndryshe nga qëndrimi i besimtarit në lutje: Zot,u bëftë vullneti yt.
Lutësi profesionist
Lutja profesioniste hyn edhe ajo në sferën e magjisë së bardhë. Ja një shembull:
Shemb 177.Një biznesmen që vuante nga një sëmundje kronike, gjeti një lutës profesionist dhe i dha një shumë të konsiderueshme që të lutej për të. Pas ca ditësh i sëmuri vajti tek një familje miqsh dhe u ankua se nuk ishte më në gjendje të lutej. Kam përshtypjen, tha, se më luftojnë forca të errëta. U përpoq, ditë të tëra, të lexonte Dhjatën e Re, po më kot. Iu drejtua përsëri miqve të tij dhe u kërkoi ndimë: „Forca të tmerrshme që nuk i kam parë e njohur ndonjëherë më parë në jetën time, më mundojnë“. Kjo luftë zgjati disa muaj. Ndërkaq sëmundja kronike iu shërua, po vuante nga dhimbje spirituale e tundime të tmerrshme. Kjo luftë e çuditshme përfundoi me një akt tragjik. Biznesmeni, baba i katër fëmijëve, vrau veten. Sikur të ishte ky një rast i vetëm, nuk do të kishte asnjë domethënie, po ka me mijëra raste të tilla në këshillimin pastoral që na japin mundësi të gjykojmë mbi natyrën e këtyre shërimeve medium.
Shëruesi spiritual.
Njoh katër shërues spiritualë, Harry Edwards, Bruno Gröning, Dr Trampler dhe Johannes Bolte. Shumë shpesh në konsultimin pastoral jam ndeshur me pasojat e veprimtarisë së tyre shëruese.
Gjatë udhëtimeve të mia si lektor nëpër Angli, në bisedat që kam pasur, jam ndeshur shpesh me personin e Harry Eduardsit, i cili konsiderohet si një nga shëruesit më të rrezikshëm në perëndim. Dy fakte të vogla më kanë ndihmuar të nxjerr konkluzionin tim.
Shemb 178. Harry Edwards deklaronte se ishte në gjendje të shëronte vetëm në prani të ndihmësve të tij spiritualë. Me këtë ai nënkuptonte qënie jo njerëzore, të cilat i quante edhe ëngjëj të tij.
Shemb 179.Harry fitonte shumë para me shërimet e tij. Shtëpinë e tij të parë ia shiti një çifti besimtarësh, po çifti nuk duroi dot gjatë në atë shtëpi. Burri dhe gruaja erdhën të bisedojnë me mua dhe më treguan se, në atë shtëpi, shfaqeshin fantazma. S’kishin qetësi asnjë natë. Zhurma ishte kaq e madhe, saqë vendosën ta shesin shtëpinë që kishin blerë. U paraqit një i interesuar për ta parë, i cili, si kaloi e i hodhi një sy gjithë shtëpisë, u shpreh tërë entuziazëm: „O, sa mirë, këtu jetokan Qiellorët!“ Ai ishte spiritist dhe kuptoi menjëherë se në shtëpi gjendeshin qënie transcendentale, me të cilat ai e ndjente veten mirë.
Edwards është bërë i njohur me librin e tij „Shërimi spiritual“. Në këtë libër ai na tregon edhe për rrugën e zhvillimit të tij si shërues dhe qëndrën ku ai zhvillon praktikat e tij shëruese. Në moshën 41 vjeç ai vajti bashkë me të shoqen në një liturgji spiritiste, të cilat i gjen gjithandej në Angli. Në një nga seancat,një medium i tha se, disa udhëheqës transcendencialë frymësh, kërkonin të viheshin në lidhje me të. Në fillim ai qëndroi pasiv, po pastaj, në seancën tjetër, ndjeu të pushtohet nga një forcë e brendshme. Sipas fjalëve të librit, ky ishte procesi i zhvillimit të mentalitetit të tij dhe i pushtimit nga fryma.
Nga ky çast, ky person ishte nën pushtetin e frymëve. Në liturgjitë spiritiste, ai filloi të flasë e të japë mesazhe mbi transin. Gjatë kësaj kohe, papritur, hyri tek ai edhe aftësia të shërojë të sëmurë, edhe kur këta nuk ishin të pranishëm. Kur i thoshin emrin dhe vendndodhjen e një të sëmuri, ai përfytyronte hapësirën ku ndodhej pacienti dhe, nëpërmjet influencave spiritiste, arrinte ta shëronte.
Lidhur me procedurën e shërimit, libri thotë sa më poshtë: „Ai kishte nevojë për një gjendje transi, sepse kjo kushtëzonte vendosjen e lidhjeve me frymën vepruese. Pastaj, me prekje, lokalizohej vatra e sëmundjes. Më pas, nëpërmjet duarve të mediumit, kalonin fuqi tek pacienti, i cili e perceptonte këtë si një ndjenjë ngrohtësie.“
Gjithë njerëzit që janë shëruar me këtë mënyrë, ndodhen nën një mallkim. Harry Edwards i ka sjellë popullit anglez një fatkeqësi të madhe, se mijëra njerëz janë rënduar me okultizëm nga ky profet, ndërsa besimtarët kristianë të Anglisë vazhdojnë të heshtin.
Dr Trampler, nga Mynihu, që ka një metodë të ngjashme shërimi me atë të Bruno Gröning-ut, kishte sukses të jashtëzakonshëm me pacientët e tij. Edhe vuajtje kronike zhdukeshin shpesh në mënyrë të çuditshme. Cilat janë principet e punës së tij? Po përdorim disa fjalë kyç: Një fuqi jetëdhënëse, e cila vepron me një plan të caktuar, rrjedh në trupin e tij dhe kalon pastaj tek pacientët. Në mënyrë që ta kapim sa më mirë këtë fuqi kozmike, duhen mbajtur lart majat e gishtave, ose mund të përdoret një fletë alumini. Këshillohet që fleta e aluminit të vihet mbi jastëk, ose të mbulohet trupi me të. Nga pikëpamja fetare, tek personi i këtij shëruesi, bashkohen shumë rryma. Ai flet për Perëndinë dhe Krishtin, po pranon edhe fe të tjera dhe kultura, si burime apokaliptike. Dogma e tij është një përzierje elementesh të panteizmit, mistikës, fesë së natyrës dhe krishtërimit. Një përzierje çorientuese dhe e rrezikshme. Në këshillimin pastoral më treguan për mënyrat e veprimtarisë së tij shëruese. Ai qëndron përpara pacientit dhe përqëndrohet disa sekonda tek halli i tij, dhe pas kësaj, jep diagnoza të sakta. Pastaj fillon të influencojë të sëmurin duke aktivizuar fuqitë e tij spiritiste. Pastaj pyet: „Keni një ndjesi ngrohtësie?“ Në këtë procedurë kemi, nga njëra anë, diagnozën si parashikim falli, dhe nga ana tjetër, veprimin spiritist medium të shërimit. Shembulli i mëposhtëm tregon se, nuk është fjala këtu për forca të Perëndisë, po për forca medium.
Shemb.180 Një grua që bënte pjesë në një bashkësi pietistësh, vajti tek dr Trampler dhe i kërkoi ndihmë për një sëmundje kronike që e mundonte. Në dhomën e pritjes, tek priste bashkë me shumë pacientë të tjerë, ajo filloi të lutet shumë intensivisht. Shëruesi erdhi dhe i mori me radhë të gjithë pacientët, duke i pyetur për problemin e tyre. Si arriti tek gruaja besimtare, i tha prerë: „Juve nuk ju ndihmoj dot. Shkoni në shtëpi“. Dhe vazhdoi më tej me pacientët. Kam shumë raste të tilla në skedat e mia.
Nga një anëtar i misonit „Lajmi i gëzuar“ i Wolfgang Heiner-it, dëgjova një rast për Bruno Gröning-un. Më vonë më ra në dorë ky rast edhe i shkruar.
Shemb.181 Kur isha vajzë e re, isha për vite me radhë e sëmurë. Veja sa tek një mjek, tek një tjetër, po nuk gjeja shpëtim. Një ditë babai im dëgjoi për Bruno Gröning-un dhe mrekullitë e shërimeve të tij. Babai vuri gjithë shpresën te ky burrë. Në dhomën e pritjes tek ai kishte shumë veta. Të gjithë prisnin Gröning-un. Ndër ta ishim edhe unë me tim atë. Unë lutesha në heshtje. Nuk mbaj mend tamam se çfarë thoja, po e di se mendimet e mia vërtiteshin rreth Jezu Krishtit. Papritur u hap dera dhe hyri një burrë me ballë të lartë. Ishte Bruno Gröning. Sa më tepër më afrohej, aq më tepër e ndjenja veten si të mpirë. Kisha një si shqetësim të brendshëm që rritej. Ai i drejtohej të gjithë pacientëve. Më pyeti edhe mua nëse besoja se ai mund të më shëronte. Unë iu përgjigja: „Në rast se Perëndia ju jep fuqinë për të më shpëtuar, po“. Kisha dëgjuar se, vetë Gröning-u, thoshte për veten e tij se ai vepronte me fuqinë e plotë të Perëndisë. Pastaj ai tha diçka që ishte kontradiktore: „Tek ju ka një fuqi që i kundërvihet fuqisë sime“. Unë heshta, se e dija se ajo fuqi, ishte Jezu Krishti.
Megjithatë Gröning-u nuk u dorëzua. Më siguroi se do të më vinte besimi tek ai.Më dha një sferë metali, të cilën duhet ta mbaja në dorë dhe një fletë metali të hollë për ta vënë natëm mbi jastëkun që flija. Babai bleu edhe një libër të tij, edhe me një fotografi të autorit. Unë duhet të vinja dorën mbi këtë fotografi dhe të mendoja për Gröning-un. Si t’i bëja tërë këto dhe të më lindte besimi, do të shërohesha.
Megjithatë nuk u shërova. Përkundrazi, që nga kjo kohë fillova të kem një frikë të tmerrshme. Një ditë, nuk durova më dhe e dogja fletën e hollë prej metali. Pas kësaj ndjeva një qetësim në zemër. Më vonë, si vajta për pushime me misionin „Lajmi i gëzuar“, i tregova dikujt historinë time me Gröning-un. Disa besimtarë u lutën me mua duke më vënë duart mbi kokë dhe, në lutje, e shkëputa lidhjen time me të. Që atëhere nuk kam më frikë. Jezu Krishti më çliroi e i jam shumë mirënjohëse për këtë.
Prifti Johannes Bolte është një shërues spiritist. Pasojat e metodave të tij, me të cilat jam ndeshur në këshillimin pastoral, kanë qënë nga më të vështirat për t’u trajtuar. Ai ka aftësi shumë të mëdha si medium dhe është një nga përdoruesit më të zotë të pendulit. Ai pati shumë suksese në Gjermaninë qëndrore. Një herë, më dërgoi broshurën e tij „Nga përdorimi i pendulit, tek mrekullitë e shërimit.“ Kjo broshurë përmban konkluzione të rëndësishme nga praktika e gjatë e pendulit, të cilat përbëjnë zanafillën e shpjegimit të mëposhtëm.
Me shumë rëndësi për praktikën e pendulit janë lidhjet tërthore, së cilave ai u dedikon një kapitull të tërë. Të gjitha sferat e aktivitetit medium lidhen me njëra-tjetrën me metastaza, si kanceri në fazë të avancuar. Në faqen 9, Bolte shkruan: „Në shekullin e ardhshëm, që do të jetë një shekull i frymës, do të ketë edhe një mjekësi të re që do të lindë nga eksperiencat e frymës. Përdorimi i pendulit dhe shërimi manjetik do të marrin një rëndësi shumë të madhe për mjekët.“ Në faqen 11, autori konstaton: „Arti i pendulit është çelësi për tek sfera jashtëzakonisht e komplikuar e homiopatisë. Penduli-Shërimi manjetik. Homiopatia është lidhja tërthore mbi bazë medium.
Zanafilla e praktikës së pendulit sipas Bolte-s, është një rrymë që çlirohet nga materia organike dhe jo organike. Këtë rrymë fiktive që nuk mund të matet me njësi fizike, Freiherr von Reichenbach e quajti „Od“. Kinezët e quajtën Çi dhe është për ta një element i rëndësishëm në akupunturë. Pothuaj në të gjitha fetë e lindjes, gjejmë konceptin bazë të rezatimit të një energjie elementare.
Bolte shkruan në faqen 27: „Praktika e pendulit është së pari, zbulimi i rrezatimit të fshehtë. Ky rrezatim përbëhet nga rreze-Od, rreze biologjike, të cilat fizika dhe mjekësia e sotme çuditërisht nuk i njohin, ndonëse, në natyrë në përgjithësi, këto rreze luajnë një rol po aq të madh, ndoshta edhe mä tä madh se elektriciteti. Penduli tregon thelbin e sämundjes, vaträn nga vjen, e cila gjendet nä pikän ku äshtä dämtuar konfiguracioni i rrezeve.“
I duhet qänä miränjohäs Priftit Bolte qä na jep njä pärshkrim kaq analitik tä artit tä pendulit, sepse me kätä, ai lehtäson pärpjekjen e opinionit, pär tä gjykuar dhe kuptuar pärmbajtjen e punäs me pendul.
Nä faqen 29 Bolte shkruan: „Njä fakt i dytä äshtä edhe prezenca e njä bote qäniesh transcendentale. Käto qänie transcendentale mund tä influencojnä edhe lävizjen e pendulit. Odi äshtä njä materie e ndärmjetme midis botäs materiale dhe astrale, ku jetojnä qänie transcendentale nä njä fazä tä ndärmjetme. Mbi bazän e Od-it realizohen edhe tä gjitha fenomenet e tjera spiritiste si, goditja e tavolinäs, shkrimi medium, materializimi etj. Bashkä me to, edhe praktika e pendulit, äshtä, nä njä farä mänyre, e rrezikshme. Pärdoruesi i pendulit duhet tä njohä ligjet dhe rreziqet e mediumizmit, pärndryshe, nä rrethana tä caktuara, mund edhe tä çmendet.“
I jam miränjohäs Boltes pär sinqeritetin e tij. Mä lehtäson nga puna pär tä gjetur prova dhe argumente, se ai vetä si specialist i pendulit dhe shäronjäs i kualifikuar, vä nä dukje lidhjet me spiritizmin.
Nä fakt, kätu mund ta pärfundonim kapitullin. Po äshtä e rändäsishme tä hedhim njä sy edhe nä punän e tij konkrete.
Bolte thotä nä faqen 27: „Me pendul mund tä gjeja mbi hartä vendndodhjen e rezervave tä bakrit, thelläsinä dhe fuqinä e tyre.“ Nä tä njäjtän mänyrä, mbi bazän e njä fotografie, mund tä lexohet karakteri dhe tä pärcaktohen tä dhänat e personit. Me njä pendul mund tä pärcaktohet mbi njä atllas anatomie, sämundja e pacientit, duke mbajtur pendulin nä dorän e djathtä dhe dorän e majtä mbi pacientin. Specialisti i kualifikuar, jo vetäm äshtä nä gjendje tä kapä rreze, t’i pärcaktojä ato e t’i masä, po mund edhe tä transmetojä vetä rreze, me tä cilat edhe shäron tä sämurin. Ky proces mund tä zhvillohet jo vetäm nä prani tä tä sämurit, po edhe nä distancä.
Nä librin e Bolte-s ndesha edhe shumä fraza, me tä cilat jam konfrontuar edhe nä käshillimin pastoral. Nä faqen 38, shkruan: „Nuk duhet pärdorur penduli pär tä pyetur pär gjära me tä cilat shpirti ynä nuk ka asnjä kontakt. Cila do tä ishte pasoja? Fillojnä menjäherä tä veprojnä qänie transcendentale tä sferäs sä ulät, prej sä cilave jemi vazhdimisht tä rrethuar nä botän tonä, njä botä e proväs dhe e tundimit. Kur ato shohin se njä person ka aftäsi medium dhe kärkon t’i värä ato nä pärdorim, käto qänie pärpiqen ta kthejnä atä nä njä medium tä tyre, me fjalä tä tjera ta keqpärdorin“. Pa çka se unä nuk e pranoj absolutisht praktikän e pendulit, shprehje tä tilla si käto mä lart, pärputhen me väzhgimet e mia. Ai qä njeh nä vete aftäsi medium dhe kärkon t’i zbatojä ato, bähet vegäl veprimi e frymäve tä käqia. Dhe kätä nuk e thotä njä pietist apo evangjelikal, po njä specialist i pendulit.
Shärimi näpärmjet gjendjes shpirtärore
Shkenca kristiane äshtä njä tjetär lävizje shäruese. Nuk jam nä gjendje tä jap kätu njä pärshkrim analitik tä käsaj lävizjeje. Po i referohem librit të Kurt Hutten-it: „Seher, Grübler , Enthusiasten“ (Vëzhgues,mendimtarë,entusiastë).
Lidhur me mind-healing, aktivitetin shërues të shkencës kristiane, iu referohem dy veprave kryesore të amerikanes Mary Baker Eddy, themeluesja e kësaj lëvizjeje. Titujt e veprave janë: „Science and Health“(Shkenca dhe shëndeti) dhe Përzierje Shkrimesh, që mbulojnë vitet 1883-1896. Përveç kësaj, pata rast të vizitoj edhe qëndrën e lëvizjes në Boston. Është një grataçiel me 27 kate. Pjesën më të madhe të materialit ma dha praktika e këshillimit pastoral dhe takimet e diskutimet me anëtarë të kësaj lëvizjeje okulte.
Lindja dhe pasojat e kësaj metode shërimi tregojnë qartë se këtu nuk është fjala për ndodhi biblike. Zanafilla gjendet në një shërim okult. Mary ishte që në fëmijëri shumë e sëmurë. Si filloi vazhdimisht të keqësohet shëndeti i saj, duke mos pasur asnjë shpresë tjetër, ajo iu drejtua një shëronjësi, P.P Quimby. Ky i fundit ishte marë me manjetizmin tek kafshët dhe zbatonte fuqi shëruese sugjestive dhe manjetike. Brenda 8 ditëve, Mary u shërua. Që pas kësaj, ajo filloi ta admirojë Quimby-in dhe qëllimi i jetës së saj u bë të mësonte dhe praktikonte shkencën e shërimit.
Quimby vetë, nëpërmjet një hipnotizuesi endacak, kishte njohur fuqinë sugjestionuese duke parë se, si hipnotizuesi e vuri një djalë të ri në gjumë dhe e mpiu dhe e bëri dru. Quimby-it kjo i bëri shumë përshtypje dhe mendoi se forcat mediale hipnotizuese ishin forca shpirtërore. Shtatë vjet me radhë ai eksperimentoi me këto „fuqi shpirtërore“ dhe zhvilloi një metodë të re shëruese. Këtë metodë ai e mbështeti mbi konkluzionin se, çdo sëmundje është rezultati i një mënyre të gabuar të menduari që vjen si pasojë e njö frike, ankthi apo ndonjë shqetësimi tjetër në gjendjen shpirtërore të individit. Kjo mënyrë e gabuar të menduari duhet të mposhtet po në rrugën e mendimit. Mënyrës së gabuar të mendimit i duhej kundërvënë një mënyrë tjetër, e drejtë, të menduari dhe shqetësimit të gjendjes shpirtërore i duhej kundërvënë forca e ndjenjave pozitive. Meqë, nga një shpirt tek tjetri, rrjedhin rryma manjetike, shëruesi mund t’i transmetojë të sëmurit besimin e tij. Ky besim mund të bëjë çudira. Këtej varet edhe, nëse një medikament, ka, ose jo, efekt mbi të sëmurin. Prandaj i sëmuri ka nevojë, para së gjithash, për një mënyrë të re të menduari që përjashton çdo frikë dhe mungesë kurajoje. Këto janë idetë themelore që M.B Eddy ka marrë prej Quimby-it dhe i ka zhvilluar më tej.
Sistemi i M.B.Eddy-it është i koklavitur. Nga një faqe në tjetrën, vihet re se, sistemi që ajo ka krijuar, nuk i përgjigjet mendimeve të Biblës, ndonëse Bibla citohet vazhdimisht. Në veprën e saj kryesore „Shkenca dhe shëndeti“, ajo shkruan se, mjafton njeriu të arrijë në gjendjen e duhur shpirtërore. Kaq mjafton për t’u shëruar. Kjo do të thotë se realizohen mendimet dhe përfytyrimet e personit vetë. Kjo është autosugjestionim dhe s’ka asgjë të përbashkët me Biblën. Në këtë pikë M.B.Eddy afrohet me psikoterapistin Coue (1857-1926). Ky zhvilloi një metodë shërimi të bazuar mbi autosugjestionimin. Coue theksonte se, fantazia është forca lëvizëse në veprimtarinë e njeriut. Kjo fuqi e fantazisë duhet të zhvillohet deri në atë shkallë, saqë të realizohet ajo çka njeriu fantazon. Të tilla mendime jo biblike i gjejmë, për fat të keq, edhe në rrethe kristiane, si fjala vjen tek koreani Dr Yonggi Cho.
Termi mind-healing që përdoret kaq shumë në anglisht prej M.B.Eddy-it duhet sqaruar pak. „Mind“ mund të përkthehet si gjendje shpirtërore, frymë, fuqi të menduari, forcë perceptive. Prandaj mind-healing presupozon si shërimin nëpërmjet gjendjes shpirtërore, ashtu edhe nëpërmjet fuqisë së të menduarit, ose të frymës.
Nxënës të saj, të vetëquajtur praktikantë, shërojnë njerëz kudo në botë, jo vetëm duke qënë të sëmurët të pranishëm, po edhe në distancë, me të ashtuquajturën „fuqi të mendimit“, ose „fuqi të gjendjes shpirtërore“. Këtë ata e quajnë „të lutesh“, ose „të punosh“ për dikë. Praktikantët që nuk hipnotizojnë, nuk kanë sukses në kurimin nga distanca. Praktika e mind-healing përfshin sferën e sugjestionimit, autosugjestionimit, sugjestionimit fetar dhe veçanërisht sugjestionimin në distancë.
Në punën këshilluese pastorale, mblodha shumë informacion mbi këtë mënyrë okulte shërimi.
Shemb.182. Në një konferencë misionare internacionale në Haiti, përmenda aktivitetin shërues okult të shkencës kristiane. Një dëgjues më ndërpreu me shumë egërsi duke thëne se, ai dhe e motra, ishin shëruar nëpërmjet praktikantësh të shkencës kristiane. Ai tha se, nuk mund të pranonte, që dikush ta hidhte poshtë këtë kishë në prani të tij. Pas leksionit, m’u afrua një pastor nga Kalifornia dhe më tha: „Mos u mërzitni për atë që ndodhi. Ky person, kudo ku vete, sjell ngatërresa, po ndërkaq është dhe predikator në një kishë“. Iu përgjigja: „Nuk më çudit kjo gjë,se kam konstatuar se, të gjitha ata që janë shëruar nëpërmjet kësaj lëvizjeje, kanë pësuar një sakatllëk shpirtëror.“
Shemb.183 Në Gjermani më ndodhi diçka tjetër. Në një nga librat e mi, kisha shkruar se, shpesh herë, fuqitë e praktikantëve orientohen në drejtim të kundërt, dhe, në vend që t’iu bëjnë mirë, iu bëjnë keq atyre që duan të shërojnë. Këtë e ka përmendur edhe vetë Mary Baker Eddy në librat e saj. Ajo ka madje edhe një term të caktuar për këtë proces të ndryshimit të orientimit të forcave. M’u bë një kritikë e fortë nga dikush se, këtë mendim, nuk e gjejmë në librat e M.B.Eddy-it. Po për këtë edhe çuditem, edhe nuk çuditem. Ka besimtarë që nuk e lexojnë Biblën, po ashtu ka dhe shkencëtarë dhe pasues të një lëvizjeje që nuk lexojnë veprat e shefes së tyre. Unë vetë kam gjetur rreth 15 herë në librat e Eddy-it të përmendet procesi i orientimit të kundërt të forcave. Në „Përzierje shkrimesh“, në kapitullin 3, paragrafi 31, ajo shkruan: „Praktika e kundërorientimit mendor është e kundërta e Shkencës Kristiane. Kjo do të thotë, të veprosh në mënyrë të tillë me mendimin, që të shkaktosh cënimin e lumturisë së një njeriu, nga pikëpamja morale, trupore, ose spirituale. Kjo nuk është përdorimi, po keqpërdorimi i procesit të të menduarit, është një kundërorientim i mendimit. „Vetëkuptohet, zonja Eddy, nuk është dakort me këtë, përkundrazi e hedh poshtë. Po kam shumë shëmbuj që tregojnë se, shumë nga praktikantët, e kapërcejnë këtë kufi.
I kam vëzhguar me kujdes praktikantët e kësaj metode. Duke parë rezultatet e punës së tyre, mund të thuash se ka midis tyre nga ata që veprojnë me forca okulte. Shumë njerëz më janë rrëfyer duke më thënë se, kur kanë dashur të dalin nga lëvizja, janë përndjekur nga anëtarë të tjerë të lëvizjes.
Shemb.184 Një praktikant i Shkencës Kristiane e kuptoi se ndodhej në një rrugë të gabuar dhe deshi të tërhiqej. Nga qëndra në Boston, i dërguan letër duke i thënë se do të bëhej pishman. Pak kohë më pas, iu bë një sëmundje lëkure, të cilën nuk e shpjegonte dot asnjë specialist. Pacientit iu bë lëkura si e gjarpërit. Kjo iu përsërit tri herë, derisa vdiq. Nuk mund të përdoret kjo ndodhi si një provë e asaj që, ndoshta gjashtë, ose dymbëdhjetë praktikantë me fuqi të mëdha mediale, janë autorë të një kundërorientimi që solli këtë sëmundje të rëndë. Mund të them vetëm se, një gjë të tillë, ma kanë treguar edhe shumë persona të tjerë në këshillimin pastoral. Ekziston një rrymë në Amerikë, e cila përdor një Soul Force, fuqi shpirtërore, për të kthyer prapa „delen e gabuar që ka humbur“. Gjëra të tilla janë për mua të njohura edhe nga magjia. Magjistarët e shëruesit, ashtu siç mund të shërojnë një person nga një sëmundje, mund ta bëjnë edhe të sëmuret.
Shemb.185 Një shkencëtar ishte për një kohë të gjatë anëtar i Shkencës Kristiane. Ngadalë-ngadalë e kuptoi frymën e gabuar të kësaj lëvizjeje dhe vendosi të largohet prej saj. Drejtuesi i lëvizjes e kërcënoi se do të bëhej pishman. Megjithatë shkencëtari u largua përfundimisht nga lëvizja. Pas kësaj filloi të ketë shumë shqetësime. Kishte dhimbje të forta koke, pagjumësi, i bëhej një dritë në sy dhe kishte shqetësime të ndërgjegjes. Edhe në profesionin e tij pati shumë fatkeqësira. Kërcënimi pra u bë realitet.
Shërimet e kësaj lëvizjeje nuk kanë asgjë të përbashkët me shërimet biblike. Kur një besimtar kristian lutet për një të sëmurë, pozicioni i tij është: Zot,u bëftë vullneti yt. Në shërimet Biblike forca shëruese del nga Krishti, kurse në mind-healing ky është veprimi i praktikantit. Fjalët biblike që përdoren janë vetëm formë.
Shkenca Kristiane është një lëvizje okulte, mbi të cilën duhet të njoftohen e sqarohen mirë gjithë besimtarët, aq më tepër kur ajo shfrytëzon duke keqpërdoruar Fjalën e Zotit. Përveç kësaj, praktikantë të kësaj lëvizjeje shkruajnë artikuj kaq të zbukuruar me fjalë kristiane, saqë mund të gabojnë çdo besimtar të thjeshtë. Mjafton të permend librin „Ndriçimi shpëtimtar“ të Agnes Sanfordit.
Shërimi nëpërmjet gjendjes trans
Nuk më ka qëlluar në asnjë prej udhëtimeve të mia të shumta misionare, të gjej një vend, ku të mos ketë njerëz që shërojnë me fuqi mediale. Në vendet jo kristiane veçanëerisht, prej shekujsh, kjo është një formë krejt e zakonshme kurimi. Shumë e përhapur është forma e diagnosticimit me trans dhe shërimit me trans.
Pasojat e diagnozës trans të vëllezërve Seiler, i njoh edhe unë, se fshati im i lindjes, Berghausen, ndodhet 110 km prej Ottenheimit dhe shumë, edhe nga fshati im, shkonin tek ata. Një herë më thirrën natën të veja tek një grua që kishte qënë për kurim tek ata. Ishte një grua fetare. Nuk u shërua, po natën, pas seancës tek vëllezërit, e zuri një krizë e madhe. I dukej se do t’i zihej fryma dhe do të vdiste. I digjej tërë trupi. E kuptoi pastaj edhe ajo vetë se kishte kërkuar ndihmë aty ku s’duhej.
Edgar Cayce
Gjatë një udhëtimi në Amerikë për të mbajtur referate, më ra në dorë libri „Edgar Cayce, the sleeping prophet“.
Ishte fjala për një libër xhepi botuar në miliona kopje që ishte bërë best seller.Pastaj pata biseda dhe raste në këshillimin pastoral lidhur me këtë person.
Shemb.187 Edgar Cayce është shëruesi më i njohur trans në Amerikë me aftësi mediale të shërimit dhe të parashikimit të së ardhmes. Gjyshi i tij ishte fermer, po kishte edhe ai aftësi medium. Gjente burime uji me shkop etj, dhe me sa duket, nipi i tij, Edgari, kishte trashëguar të tilla aftësi nga gjyshi, të cilat iu zbuluan që në moshën 7 ose 8 vjeç. Prindërit e Cayce-it ishin anëtarë të një kishe presbiteriane. Në kishën e vendit të tij, Edgari shkonte edhe në shkollën e së djelës, madje më vonë, u bë edhe mësues atje.
Ja se si ndodhi që zbuloi aftësitë e tij si medium: Një natë i ati i tha: „Sonte do të rrish zgjuar deri sa ta kesh mësuar mirë mësimin e shkollës për nesër“. Në ora 23, djali ishte shumë i lodhur dhe i ra koka mbi libër. Atëhere dëgjoi një zë: „Fli i qetë, të ndihmojmë ne“. Ai fjeti dhe pas dhjetë minutash, u zgjua dhe dinte mësimin përmenç.
Si u bë 24 vjeç, filloi të bëhet i njohur. Një herë vajti tek ai një i sëmurë dhe i kërkoi ndihmë. Cayce-i ra në trans për disa minuta dhe pas kësaj, ishte në gjendje t’i bënte diagnozën të sëmurit. Pastaj shkroi një recetë për farmacinë. Në shumë raste, ai nuk bënte vetëm diagnozën, po nëpërmjet një transi tjetër, jepte edhe impulse për shërim. Po të binte në trans Cayce-i, gjente për këdo shkakun e sëmundjes. Kur ishte normal, nuk mbante mend asgje se ç’kishte thënë. Shpesh nuk ishte në gjendje të thoshte edhe termat mjekësore që pronunconte në mënyre krejt korrekte në trans. Një herë, iu lut një italian për diagnozë, dhe në trans ai i dha përgjigje me një italishte krejt perfekte. Përgjigjej po ashtu edhe në frengjisht, spanjisht, gjermanisht dhe gjuhë të tjera, të cilat nuk i kishte mësuar ndonjëherë.
Kur dikush kishte nevojë për shërim, ose ndihmë,i shkruante këtij „profetit“ një letër. Ai koncentrohej tek letra dhe binte në trans. Duke qënë në këtë gjendje, bënte diagnozën e saktë, madje mund edhe ta kuronte paralelisht. Po ashtu mund të ndihmonte për të gjetur objekte të humbura, ose për të parashikuar të ardhmen, dhe të gjitha këto me sukses.
Meqe të gjitha veprimet që bënte, i bënte në trans, i vunë emrin „profeti i fjetur“. Ky emër përmban dy gabime: Së pari nuk është këtu fjala për „gjumë“, po për trans. Po të ishte në trans, edhe me gjilpërë ta çponin, nuk ndjente gjë. Po të flinte e ta çpoje, do të zgjohej. Së dyti, nuk ishte profet, po magjistar. Magjistari Simon dhe Elimas në Veprat e Apostujve, nuk ishin njerëz të Zotit, po magjistarë. Kohët në të cilat jetojmë sot, janë kohë kaq kaotike, saqë të gjitha konceptet ngatërrohen, e madje edhe djallit i bëhen lëvdata. Edhe argumenti se Cayce ka ndihmuar shumë njerëz, është vetëm pjesërisht i saktë. Ka ngarkuar edhe shumë njerëz me okultizëm dhe i ka bërë një shërbim të keq popullit amerikan. Sigurisht nuk mohojmë edhe shërimet që ka bërë, po Bibla na flet edhe për mrekullitë e demonëve.(Mattheu 24:24, 2 Thesalon.2,9)
Cayce-i, përveç aktivitetit të tij okult, ishte edhe anëtar i një kishe kristiane. Kishte edhe një zakon shumë të mirë që lexonte një herë në vit gjithë Biblën. Ai mendonte se, forcat e tij shëruese, ishin fryte të Frymës së Shenjtë. Ai filloi të zhvillojë teori të veta biblike, si fjala vjen që njeriu lind disa herë që të zhvillohet në një fazë gjithnjë e më të lartë. Ai pretendonte se kishte jetuar në kohët biblike, 1900 vjet më parë dhe se ishte nip i Llukës. Kemi të bëjmë me një përzierje të Biblës dhe magjisë. Është specialitet i Satanait të marrë ngjyra fetare. Për fat të keq gabohen edhe shumë besimtarë, të cilët nuk janë në gjendje të dallojnë midis forcave mediale dhe dhuntive të Perëndisë.
Shëruesit Filipinas
Gjatë udhëtimeve të mia në Filipine, kam takuar, në këshillimin pastoral, njerëz që kishin kërkuar ndihmën e këtyre spiritistëve. Flitet prej kohësh për këta shërues. Ata vetë propagandojnë që njerëzit të venë në vendet ku ata shërojnë, si fjala vjen Baguio, i ashtuquajturi qytet i shëronjësve. Edhe grupe mjekësh nga Europa dhe Amerika kanë vizituar këto vende. Shumë kujtojnë se është fjala për mrekullira të Perëndisë, sepse në shtëpitë e tyre, shëronjësit kanë shpesh Biblën, kryqe dhe altare dhe e heqin veten si katolikë. Pothuaj gjithë shëruesit e Filipineve janë anëtarë të Bashkimit Spiritist Kristian të Filipineve. Një kombinacion i tillë nuk mund të ekzistojë se, ose jemi kristianë, ose jemi spiritistë. Nuk mund të bashkosh dy fusha të kundërta forcash, pa dëmtuar rëndë njeriun.
Shemb.188.Në Filipine dëgjova për një të ashtuquajtur kirurg astral. Sipas spiritistëve, njeriu nuk ka vetëm një trup material, po edhe një trup astral. Ky mjek bën operacione në trupin astral të të sëmurëve, po pa vegla. Mjeku bie në një gjendje gjysëm transi dhe vepron mbi të sëmurin, në dukje, sikur të ishte një operacion i regullt. Pacientët e shëruar pretendojnë se, në këtë mënyrë, ai mund të operojë apandisitin, ose gurë në tëmth, pa prekur cipën e barkut. Një gruaje i kishin konstatuar në radiografi gurë në tëmth dhe vajti e u kurua nga ky kirurg. Më pas, radiografia tregoi se gurët ishin zhdukur. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fenomen të dukjes dhe zhdukjes së materies në një hapësirë të mbyllur. Mund të jetë ky edhe një proces dematerializimi. Materia disintegrohet dhe tretet.
Lidhur me këtë mjek, kam dëgjuar edhe nga dy njerëz që më janë rrëfyer. Një student, i cili ishte operuar në këtë mënyrë, vuante nga depresione të forta, tentativa vetëvrasjeje, apati, nuk vazhdonte dot më studimet. Së pari vajti te një psikoterapist, po pa sukses. Psikoterapisti e dërgoi tek unë. U përpoqa t’i tregoj rrugën që të çon te Jezu Krishti dhe çlirimi. Pa sukses. Shpirti i tij ishte si i mpirë.
Pacienti i dytë i këtij kirurgu filipinas,ishte një grua besimtare nga zvicera. Ajo kishte qënë shumë vjet e sëmurë dhe, e influencuar nga ato që kishte dëgjuar për shërimet e tij të mrekullueshme, kishte vajtur deri në Filipine. Ajo vetë dhe të afërmit e saj ishin lutur shumë për këtë udhëtim. Shëruesi nuk e ndihmoi dot gruan. Lutja e besimtarëve e kishte bllokuar punën e tij.
Kirurgu i transit
Nga Filipinet, vemi në Brazil, një vend që e kam shëtitur nëntë herë. Shumë nga udhëtimet e mia për të mbajtur leksione në ketë vend, janë përgatitur nga prifti Braun. Ai më shoqëronte, në pjesën më të madhe të udhëtimeve, deri në vendin ku do të flisja. Në një nga këto udhëtime, arritëm edhe në Belo Horizonte, vendi ku ka vepruar Arigo, një kirurg spiritist gjenial. Arigo ka bërë një seri mrekullirash, po mrekulli demoniake. Vetë kisha katolike e quan atë një shërues spiritist, ndonëse ai vetë është pjesëtar i kësaj kishe.
Shemb.189 Në Belo Horizonte, Arigo kreu një nga operacionet e tij të mrekullueshme e të pabesueshme. Senatori Lucio Bittencourt kishte organizuar aty një mbledhje elektorale ku kishin ardhur edhe Arigo dhe miqtë e tij nga Cogonhas. Bittencourt-i kishte kancer në mushkëri dhe kishte ndërmënd, pas zgjedhjeve, të operohej në Amerikë.
Senatori dhe Arigo ishin në të njëjtin hotel. Natën, shikon Bittencourt-i papritur Arigon që hyn në dhomën e tij me një brisk rroje në dorë. Pastaj dëgjoi edhe zërin e tij që i tha: „Jeni në rrezik të madh“. Pas kësaj, senatori humbi ndjenjat. Si erdhi në vete, ndjeu një ndryshim në trup. Hapi dritën dhe shikoi se kishte gjak në pizhamat e veta. Hoqi xhaketën e pizhamave dhe pa trupin e tij në pasqyrë. Në kraharor zbuloi shenjën e hollë të një të prere me thikë. Ai kishte dëgjuar për aftësitë e Arigos, prandaj nxitoi në dhomën e tij dhe e pyeti: „Më ke operuar?“ „Jo“,iu përgjigj ky i fundit. „Ndoshta do të keni pirë më shumë se ç’duhet.“ Po senatori nuk u bind dhe tha se do te shkonte menjëherë tek mjeku i tij në Rio. Bittencourt-i i tha mjekut se ishte operuar. Specialisti i bëri radiografi dhe vërtetoi se ishte operuar, sipas regullave dhe kritereve të mjekësisë amerikane. Ne këtu në Brazil, i tha ai, nuk kemi arritur akoma kaq larg. Atëhere senatori i tregoi se ç’farë kishte ndodhur. U bë sensacion i madh në tërë gazetat e filluan të tërë të sulen në klinikën e Arigos.
Erdhën mjekë nga Amerika, kameramanë, gazetarë dhe bënë gjithë llojet e provave, pa mundur të gjejnë asnjë shenjë a të dhënë se këtu ishte fjala për një mashtrim. Arigo ishte i gatshëm t’i nënshtrohej çfarëdolloj prove, madje operoi edhe i ndjekur nga një kamera. Një mjek amerikan, Dr Puharich, hoqi një lipomë. Operacioni u bë me një thikë të ndryshkur, pa anestezi dhe pa mjete disinfektuese. Dr Puharich nuk ndjeu asnjë dhimbje. Edhe kjo ndërhyrje u bë e ndjekur nga një kamera.
Çfarë natyre kanë këto operacione? Arigo dhe ndihmësit e tij, pa pasur asnjë lloj shkollimi mjekësor, i kryejnë këto operacione duke qënë në gjendje transi. Arigo pretendon se pushtohet nga fryma e një mjeku gjerman, Adolph Fritz. Po kjo nuk mjafton, se asnjë mjek nuk mund të bëjë operacione të tilla pa narkozë, pa mjete disinfektuese, me një thikë të ndryshkur, apo të ndërmarrë në këto kushte një operacion në mushkëri. Të prerat e Arigos shërohen edhe pa qepur dhe shumë shpejt. Nga ana tjetër, asnjë mjek në botë nuk mund të bëjë diagnostikime nga distanca, pa ekzaminime ekzakte. Kur Arigo është në trans, i bën çdo pacienti diagnozën e duhur. Këtu kemi të bëjmë me prirje shumë të forta spiritiste medium.
Arigo është thjesht nën pushtetin e një demoni. Këtë nuk mund ta mbulojnë as parullat fetare. Në derën e shtëpisë së tij ka një tabelë që shkruan: „Në këtë shtëpi jemi të gjithë katolikë“. Përpara operacionit, ai i vë pacientët nën një figurë të Jezu Krishtit me diçiturën „Pense em Jesus“(Mendo Jezuin). Përpara se të fillojë punën, ai vetë thotë një herë përmenç lutjen „Ati ynë që je në qiell“. Kjo atmosferë fetare e mashtron vizitorin. Të tilla shërime i dedikohen djallit dhe paguhen me humbjen e shpirtit.
Më vonë senatori u vra në një aksident me avion, dhe Arigo vetë në një aksident automobilistik. Ndodh shpesh që njerëz të ngarkuar me okultizëm, ose të pushtuar nga demoni, vdesin në një aksident. Kam shumë shembuj të tillë në kartelat e mia.
Predikuesi shërues.
Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kishës kristiane sot, janë lëvizjet ekstremiste të ekzaltuara lidhur me shërimin e sëmundjeve. Këtu është fjala për dhunti dhe pseudodhunti, dhe këto të dyja dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Dallimi midis mrekullive medium dhe atyre që bëhen nga Perëndia, është shpesh shumë i vështirë dhe është i mundshëm vetëm kur njeriu ka një dhunti të dallimit të frymëve. Kryesisht është e rëndësishme të njihet karakteri i veprimit të forcave medium dhe këtu duhet sqaruar pak shprehja „medium“.
Nga ana gjuhësore, fjala „medium“ vjen nga latinishtja dhe do të thotë mjeti veprues. Ky term përdoret edhe për personin spiritist që realizon kontaktin. Mediumi realizon kontaktin midis fuqive të panjohura, sferave dhe frymëve të panjohura dhe njeriut. Energjia që çlirohet nga ky veprim i ndërmjetësimit quhet mediale.
Medialiteti mund të lindë në tri mënyra:
Me transmetim
Nga eksperimente magjike spiritiste
Nëpërmjet trashëgimisë
Shemb.190 Një shëmbull i transmetimit medial është predikuesi Oral Roberts. Ai ka aftësi shumë të mëdha si medium dhe në 1966 u shpreh në Berlin, në praninë time: „Kur isha i vogël, isha shumë i sëmurë dhe u shërova nga një indian i moshuar. Që nga ajo kohë, kam edhe unë aftësinë të shëroj.“ Rreziku është kur një besimtar zbulon një ditë një aftësi të tillë në veten e tij dhe mendon se është dhunti e Frymës së Shenjtë.
Medialiteti i trashëguar është një veprim i vonuar i aftësive magjike të paraardhësve. Shpesh personat që e kanë këtë aftësi, nuk e dinë se e kanë. Në fazën e parë, as mund të thuhet se personi që e ka këtë aftësi është fajtor, se një nip, nuk mund të jetë përgjegjës se çfarë ka bërë i gjyshi. Shpesh këto aftësi kapërcejnë deri katër breza dhe janë një plotësim i asaj që thuhet në pikën e parë të ligjit të Moisiut. Edhe pse nuk përbëjnë faj direkt të personit, e rëndojnë atë. Po nëse personi i praktikon këto aftësi, atëhere bëhet edhe ai vetë fajtor. Aftësia e trashëguar si medium nuk është demoniake, po presupozon një derë të hapur për influenca demoniake. Prandaj, kur një besimtar zbulon në vetvete një aftësi të tillë, duhet t’i lutet Zotit që t’ia marrë dhe t’i falë fuqinë e Frymës së Shenjtë.
Detyrë kryesore ku duhet të vigjëlojë kisha e Jezu Krishtit, është të hetuarit e këtyre predikuesve shërues. Tre persona kam pasur unë vetë mundësi të ndjek në rrugën e tyre: Branham, Hicks dhe Zaiss. Që te tre bënin mitingje të mëdha njerëzish, me karakter fetar, dhe pastaj bënin edhe vepra shëruese. Ajo çka dua të them për ta, nuk është një gjykim sipërfaqësor, negativ e kritik. Për shumë vite me radhë kam grumbulluar çdo material lidhur me aktivitetin e këtyre predikuesve shërues, kam lexuar gjithë botimet mbi ta e kundër tyre, kam dëgjuar vetë predikimet e tyre, kam provuar shërimet e tyre duke krahasuar çdo gjë me Fjalën e Shenjtë. Dua vetëm të theksoj atë që thuhet në Bibël: „Provoni frymët nëse janë nga Perëndia.“ Nuk mund të shtjelloj këtu çdo material që kam në dispozicion. Po jap vetëm disa të dhëna.
William Branham është pa dyshim më problematiku i këtyre të treve. Ai ka të dhëna profetizuese, manjetizuese shëruese, magjike, po edhe biblike. Gjithçka mbulohet me fjalë biblike. Prindërit e tij ishin fallxhorë dhe prej tyre ai ka trashëguar një peshë okulte. Në Karlsruhe, ai deklaroi se ka lindur me aftësi parashikuese. Këtë e kam dëgjuar me veshët e mi. Këtu cënohet një fakt biblik. Të dhënat e Frymës nuk trashëgohen kur njeriu lind, po fitohen pas rilindjes shpirtërore në besim. Ja një rast që ndodhi në Zyrih.
Shemb.191 Branham-i thirri një djalë të ri që nga podiumi ku ndodhej. U zhvillua kjo bisedë: „Nuk njihemi,apo jo!“ „Jo“, u përgjigj djali i ri. „Keni në xhep një letër nga një zonjë e re“. „Po“. „Në atë letër ndodhet edhe një fotografi e imja“. „E drejtë“. „Tregojeni fotografinë, ju lutem“. Djali e nxori fotografinë, të cilën, Branhami, si e ngriti lart, filloi të thërrasë me të madhe duke iu drejtuar të pranishmëve: „A s’jam unë një profet i Perëndisë?“ Të pranishmit iu përgjigjën me Aleluja të forta. Lind pyetja: Një profeci e tillë mund të merret si shembull se personi ka aftësi profetike? Në fakt, këtu ngatërrohet profecia me fallin. Falli është pasojë e veprimit të forcave të poshtme (Vepra të Apostujve 16:16), kurse profecia është frymëzim i Frymës së Shenjtë (Vepra të Apostujve 21,11). Pastaj, pse kërkon Branham-i me çdo kusht të theksojë të qënurit e tij profet? Pastaj ç’është ky zakon fetiçist e pagan që ai ka, që merr një arkë me peceta letre, i bekon dhe ua ndan të sëmurëve? Kjo s’ka lidhje fare me atë që thuhet në Veprat e Apostujve 19:12. Dhe pse, gjithmonë pas predikimeve që mban, Branhami është krejt i këputur si shëruesit manjetizues? As Jezui, as nxënësit e tij, nuk binin përtokë pa fuqi, si kishin shëruar të sëmurët me fuqinë e Perëndisë. Pastaj, pse pengohet veprimtaria e tij shëruese, kur në radhën e spektatorëve të tij gjenden edhe vëllezër besimtarë që luten? Në dy raste të tilla ai deklaroi se ishin të pranishme rryma të kundërta që e pengonin. Branhami nuk e dinte se kishim ngritur një rreth lutjeje, ndër ata që ishin mbledhur për shërim, të cilët luteshin dhe i kërkonin Perëndisë të bënte që njerëzit të sqaroheshin e të njihnin të vërtetën. Në këto raste Branhami reagonte si të gjithë praktikuesit okultë, që pengohen në aktivitetin e tyre, kur në dhomën e pritjes është dikush që lutet. Ka shumë shembuj, nuk mund t’i numërojmë këtu të gjitha, që na çojnë në konkluzionin se Branhami ka aftësi medium.
Shemb.192 Në Karlsruhe erdhi disa herë në këshillimin pastoral një ish spiritiste e medium. Ajo donte t’i vente pas Krishtit dhe kishte prerë lidhjet me gjithë forcat spirtiste, me të cilat kishte qënë e lidhur më parë. Por i duhej të luftonte me atë që kishte qënë në të kaluarën. Më tha se i kishte dëgjuar të tre shëruesit, Branham-in, Hicks-un, Zaiss-in. Kishte pasur me të tre kontakt medial, kryesisht me Branhamin. Ajo shtoi gjithashtu duke m’u drejtuar mua: „Me ju nuk futem dot në lidhje mediale“. „Lavdi Zotit“, iu përgjigja, „që nuk krijoni dot me mua një lidhje të tillë“. E njëjta gjë u përsërit në Mynih. Pas një leksioni sqarues, erdhi një grua dhe kërkoi të këshillohet me mua dhe më tregoi se kishte hyrë, me të tre këta shërues të dëgjuar, në lidhje medium.
Në rini të tij Branham-i besoi tek Jezu Krishti, po këto aftësi mediale, pa e ditur as vete, i mbante me vete edhe duke qënë besimtar. Sot, ashtu si pasuesit e tij, ai i ngatërron këto aftësi me dhuntitë e Frymës së Shenjtë. Puna e tij ka shkaktuar shkëputje, konfuzion, fanatizëm, në rrethet e besimtarëve kristianë. Ai është përfaqësues tipik i rrymave të ekzaltuara dhe çdo besimtar që i qëndron besnik Biblës, ka për detyrë të paralajmërojë për rrezikshmërinë që ai paraqet. Rrymat e ashtuquajtura të ekzaltuara, kanë shumë gjëra të përbashkëta me lëvizjen okulte. Kjo duket edhe në pasojat. P.sh praktika e vendosjes së duarve mbi kryet e të sëmurëve që ata zbatojnë, ka
pasoja të njëjta me ato të shërimit okult. Është me rëndësi që edhe besimtarë si Billi Graham janë distancuar qartë nga Branham-i dhe lëvizja e tij.
Shemb.193 Një grua frekuentonte takimet shëruese të Branham-it në Zyrih. Branham-i i tha se shikonte një dritë mbi personin e saj. „Një engjëll është mbi ju“, i tha, „do të shëroheni“. Gruaja edhe u lut gjatë kësaj procedure shëruese të Branhamit. Po pas kësaj, në vend që të bëhej më mirë, u bë më keq. Javë me radhë kishte tundime e vuajtje depresive, derisa vendosi të vinte tek unë të këshillohej.
Shemb.194 Në një nga takimet shëruese, Branham-i kërkoi nga të pranishmit që, ata që besonin se ai ishte profet i Zotit, të përgjigjeshin me „po“. Një prift që ishte atje i pranishëm veproi kështu siç iu tha. Si u kthye në shtëpi, priftit i ra të fikët. Filloi të vjellë dhe të kollitet duke nxjerrë gjak. Si e çuan në spital, nuk arritën të konstatojnë shkakun e kësaj gjendjeje. Prifti pësoi më pas depresione të rënda dhe vuajti muaj me radhë tundime e vështirësi në jetën e tij si besimtar. William Branham zhvilloi edhe më tej një karakter të theksuar spiritist e medium.
Shemb.195 Para shumë vjetësh Branhami i tha një përkthyesi, pastorit Ruff: „Po nuk më dha ëngjëlli im një shenjë, nuk jam në gjendje të shëroj.“ Ruffi, i cili kishte vënë re shumë aspekte spiritiste në aktivitetin e Branhamit, u largua prej tij. Ky i ashtuquajtur ëngjëll i Branhamit, është një frymë e ligë që paraqitet si figurë drite. Këtu shikojmë atë që thuhet në Bibël se djalli paraqitet si ëngjëll i dritës (2 Korinthasve 11:14).
Tommy Hicks, përveç elementeve kristiane, ka dhe aftësi të theksuara sugjestive. Shumë nga shërimet e tij ndodhin mbi bazën e një shoku shpirtror.
Shemb.196 Një shkencëtar me njohuri të mira në fushën e psikologjisë, vuante nga një sëmundje kronike. Si u kurua nga Hicks-i, sëmundja u zhduk. Po brenda tri javëve, sëmundja u kthye përsëri dhe në fazë më të avancuar. Vetë pacienti e përcaktoi shërimin e përkohshëm si një veprim të një terapie sugjestive. Sugjestionimi që praktikon Hicks-i, meqë zhvillohet nën fjalë dhe lutje kristiane, ngatërrohet me dhuntitë e Frymës së Shenjtë, si edhe në rastin e Branham-it. Sipas mendimit të shumë vëllezërve besimtarë që kanë ndjekur veprimtarinë e tij, Hicks-i, nuk ka mënyrat tronditëse të Branhamit, po megjithatë, edhe ai u takon grupit të të ekzaltuarve.
Shemb.197 Një prift zvicerian vizitoi një takim shërues të Hicks-it. Gjatë takimit, Hicks-i iu drejtua të sëmurëve duke iu thënë: „Ai që beson se po e prek Krishti, le ta vërë dorën në vendin e sëmurë.“ Pas kësaj do të kalonte një rrymë shëruese tek secili. Edhe prifti bëri si iu tha. Pas tri javësh erdhi tek unë dhe më rrëfeu se e kishin munduar shumë tundime gjatë këtyre javëve dhe kishte humbur edhe sigurinë e besimit. Kishte kuptuar se, ajo që kishte ndodhur, nuk kishte qënë një praktike e besimit kristian. Pasojat që i kishin ndodhur atij vetë i kishin ngjallur dyshime për këto forca shëruese.
Shemb.198 Hicks-i vuri duart mbi kryet e një djali me strabizëm. Prindërit e djalit, pas kësaj, kërkuan një këshillim pastoral dhe thanë se që nga ajo ditë, djali vuante nga pagjumësia. Rinte tërë natën me sy hapur. Prindërit e lidhnin këtë me veprimin e vendosjes së duarve të Hicks-it.
Shemb.199 Një grua që vuante nga dhimbje të forta, vajti në një nga takimet shëruese të Hicks-it. Hicks-i i kërkoi të formonte një zinxhir me duar. Gruaja, që ma tregonte vetë historinë, bëri siç i tha. Pastaj, një nga bashkëpunëtorët e Hicks-it i vuri duart mbi kokë. Pas kësaj, mbeti tri javë në krevat e nuk ngrihej dot dhe vuante nga depresione të thella dhe një gjëndje e çuditshme shqetësimi. Humbi edhe sigurinë e besimit.
Duke gjykuar praktikat shëruese të Hermann Zaiss-it ndeshemi përsëri me pasoja të rënda. Zaiss-i nuk duhet vënë në një radhë me Branham-in dhe Hicks-in. Ai vetë ka shprehur rezerva lidhur me punën e këtyre dy të fundit. Edhe kurimet e tij nuk zhvillohen në planin medial, po në një plan sugjestiv-fetar. Po ashtu, Zaiss-i nuk ecën në një drejtim me Pentikostjanët. Megjithatë, pasuesit e tij, janë njerëz që i takojnë këtyre drejtimeve. Opinioni mbi personin e tij lëkundet midis dy ekstremeve. Pasuesit e tij e mbajnë për evangjelistin gjerman më të madh të kohërave dhe luftojnë me fanatizëm për çështjen e tij. Ata që e kritikojnë, konstatojnë veprime jo-biblike në punën e tij.
Midis aprovimit dhe kritikës, duhet gjetur një pozicion i argumentuar biblik për ta gjykuar. Opinionin tim mbi të e mbështes në materialet e mëposhtme: Leksione të stenografuara, një leksion në të cilin kam qënë vetë i pranishëm, po ashtu takimet shëruese ku kam qënë edhe vetë, dy biseda me personin vetë, biseda me persona në vende të ndryshme, tek të cilët shërimi i realizuar nga Zeiss-i nuk ishte i qëndrueshëm. Po ashtu edhe material i grumbulluar nga miq.
Shemb.200 Një mjek më tha se Zaiss-i ishte bërë shkak që ai të merrte vendim të pranonte Krishtin. Po ashtu edhe një mësues më tha se, në një nga mbledhjet e Zaiss-it, kishte marrë vendimin e konvertimit të tij shpirtëror.
Këto dëshmi kanë rëndësi të madhe dhe tregojnë se Perëndia mund t’i shpëtojë njerëzit edhe kur këta ndodhen në një drejtim të gabuar. Kjo është dëshmi e hirit të madh të Perëndisë që nuk njeh kufi. Në këshillimin pastoral kam vënë re se, njerëzit që kanë marrë shkas nga takimet e Zaiss-it për të gjetur rrugën e besimit, për fat të keq, kanë një varësi nga personi i tij. Nuk dëgjojnë dot asnjë predikues tjetër përveç tij. Nuk e gjykojnë punën e tij asnjëherë me sy kritik. Në jetën e tyre si besimtarë kanë një lloj fanatizmi. Mësuesi për të cilin fola më parë, falë hirit të Perëndisë, e kuptoi këtë. Ai u shkëput nga Zaiss-i duke dalë nga ngushtica e fanatizmit e duke gjetur rrugën për tek gjërësia e Biblës.
Në lëvizjen e Zaiss-it ka elemente biblike dhe jo biblike. Predikimi i tij ndihmon të gjejnë rrugën e besimit edhe njerëz me të cilët kisha dhe bashkime të tjera kristiane nuk krijojnë dot asnjë lidhje. Ndoshta sepse vazhdimisht lihet në harresë që fjala „ungjillizim“ në Testamentin e Ri ka kuptimin e dyfishtë të shpëtimit dhe shërimit. Ky është një aspekt shumë i drejtë, po mënyra si ky aspekt përfaqësohet në lëvizjen e Zaiss-it, nuk është më biblike. Unë vetë kam konstatuar në të kaq shumë elemente sensacionale, sugjestive, lidhje të padiferencuara, saqë mund të them se, në këtë lëvizje, kemi të bëjmë në mënyrë të qartë me një proces shërimi sugjestiv. Po Fryma e Shenjtë nuk pranon që veprimit hyjnor t’i shtohet zjarr i huaj. I duhet lënë pra e hapur rruga e veprimit Krishtit që kjo lëvizje të gjejë një linjë të vërtetë biblike.
Fenomene dhe shërime pseudoharizmatike
Bibla flet qartë se do të vijë një kohë, në të cilën njerëzit do të gabohen. Kjo i përgjigjet situatës në botë sot. Orientimet e gabuara janë një shenjë e situatës sot në botë. Këto drejtime të gabuara synojnë të dëmtojnë njeriun si një krijesë me Frymë, Shpirt dhe Trup (shiko 1 Thesal.5:23)
Njeriu i paisur me inteligjencë bie pre e këtyre orientimeve të gabuara në sferën intelektuale. Ai bëhet viktimë e filozofive bashkëkohore dhe rrymave çorientuese. Ndër to është edhe teologjia neoracionaliste, e cila mohon gjithçka që nuk i përshtatet llogjikës njerëzore.
Njeriu materialist i nënshtrohet tundimit në sferën e kënaqësive materiale të jetës dhe magjepset nga fjala „seks“.
Njeriu që i ndruhet Perëndisë pëson tundime në sferën e besimit. Vetë Krishti thotë se do të vijnë Krishtër të remë që do të bëjnë shenja e mrekullira demoniake duke çuar shumë në rrugë të gabuar (Mat.24:4, 11:24) Ka sot grupe besimtarësh që kërkojnë të arrijnë bekimin e Perëndisë duke folur shumë për dhuntitë e Frymës. Dhunti të Frymë, sigurisht, po duhet të jenë të vërteta (1Korith.12,7-11), dhe jo imitime demoniake. Akrobacitë e psiqikës nuk përbëjnë fuqi dhe dhunti të Frymës së Shenjtë. Për fat të keq, lëvizja harizmatike që është përhapur gjithandej sot në botë, nuk përbën një zgjim të vërtetë dhuntish, po një epidemi psiqike që mbështetet në subkoshiencën e njerzve që i ndruhen Perëndisë, madje edhe besimtarë koshientë. Për fat të keq, duhet thënë se, në këtë lëvizje, ndodhen shumë bij të vërtetë të Perëndisë, të cilëve u mungon aftësia të dallojnë e hetojnë frymët, se po të qe ndryshe do të ishin larguar me kohë që andej. Nga një anë është e lehtë t’i kuptosh pasuesit e lëvizjes harizmatike. Shpesh kisha ka një atmosferë tradicionale e i mungon jeta spirituale dhe nuk arrin të ushqejë urinë spirituale të shumë besimtarëve. Nëse kjo uri spirituale do të kishte mbetur brënda Biblës, kjo lëvizje do të kishte sjellë shumë bekim për kristianizmin. Po këto të ashtuquajtura lëvizje harizmatike derdhen në një rezervuar të gjërë praktikash e teorish religioze-sugjestive, histerike, hipnotizuese dhe okulte. Ky shpërthim pseudoharizmatik përbën një çorientim dhe kërcënim për besimtarët e vërtetë në botë. Pseudo-harizmatikët përbëjnë elitën, avangardën e Satanait, i cili, nëpërmjet tyre, synon të sulmojë pjesën më të shëndoshë të kishës së Krishtit. Në kohët kaotike në të cilat jetojmë, jo vetëm kemi të drejtë, po e kemi edhe për detyrë t’i hetojmë e provojmë gjithë rrymat duke marrë si bazë Shkrimin e Shenjtë. „Të dashur,mos besoni çdo frymë,po hetoni frymët në se janë nga Perëndia“ (1.Johan.4:1).
Nevoja për të përjetuar vazhdimisht mrekullira, është e rrezikshme për besimin kristian. Ai që kërkon vazhdimisht të jetë lart, përfundon një ditë fare poshtë. Diamantet krijohen nën efektin e një presioni dhe nxehtësie të madhe. Besimtari ka nevojë për peshën e jetës së përditshme, peshën e tundimeve, të vështirësive, ndryshe humbet thellësinë e gjërave.
Mrekullitë kanë dy kahe, mund të realizohen nga lart, po edhe nga poshtë. Jo vetëm Fryma e Shenjtë, edhe Satanai bën shenja dhe mrekullira. Mrekullitë e Satanait dhe profetëve të remë përmenden në Mat.24:24, Mark.13:22; 2Thesal.2,8-9. Apok.13:13;16:14.
Moisiu kishte një dhunti nga lart për të bërë mrekullira. Magjistarët egjyptianë kishin një dhunti nga poshtë (2 Moisiu 7-8). Petroja dhe Johani kishin fuqi nga lart, kurse magjistari Simon dhe Elimas, shtriga nga Endori dhe fallxhorja në Filipi, i kishin marrë aftësitë nga poshtë. Që të mund të dallojmë mrekullitë, nëse janë, ose jo nga Perëndia duhet:
Se pari të kemi rilindur shpirtërisht
të kemi dhuntinë e hetimit të frymëve
eksperiencë të gjatë
njohuri të mira shkencore.
Megjithatë ka edhe besimtarë që edhe pa njohuri shkencore, kanë ndjesi të hollë për të dalluar procese biblike nga ato jo biblike.
Fenomene pseudoharizmatike. Kam kaq shumë material për këtë temë, saqë nuk mund ta përmbledh të tërin në një kapitull. Dua të kufizohem në një pikë, në fenomenin e rënies prapa gjatë të ashtuquajturit pagëzim të frymës. Ka disa evangjelistë, të cilët, kur vënë duart mbi kryet e dikujt, ky i fundit bie nga prapa dhe humbet ndërgjegjen për disa minuta. Disa fillojnë e flasin edhe në gjuhë të huaja, ose me tinguj të pakuptuar.
Fenomene trans në popujt paganë.
Gjatë udhëtimeve të mia misionare kisha kontakte me China-Inland- Mission. Shpesh herë bisedoja me misionarët mbi lëvizjen kundër besimtarëve kristianë dhe masakrën e tyre në atë vend më 1900. Nga bisedat mësova se pasuesit e rinj të kësaj lëvizjeje duhej atëhere të kryenin një parapërgatitje, në të cilën përmbahej gjithashtu edhe një studim i transit. Ata duhej të përsëritnin rreth 100 herë një formulë të shkurtër si në ushtrimet e meditacionit transcendental, apo në fenë e Tibetianëve, derisa të merrnin fuqi nga Perënditë, dhe atëhere, binin sëprapthi në tokë dhe ishin në gjendje transi për disa minuta. Kjo i ngarkonte me fuqi psiqike, shpirtërore dhe fizike, që të ishin të aftë për luftë. Kjo përgatitje çonte në një mbushje prej frymësh të liga,që pastaj, iu urdhëronin të therrnin besimtarët kristianë. Ishte pra fjala për një pagëzim të frymës.
Në librin „Vdekja e një gurui“,ish gurui Rabindranath R.Maharaj tregon rrugën e kthimit të tij nga Hinduismi tek Krishti. Në këtë libër ai shkruan: „Isha vetëm 13 vjeç, po megjithatë duhej të bëja të ashtuquajturën Shakti-Pat, të njohur ndër Gurutë si dëshmi për vokacionin tim. Shakti është një nga emrat e Kalit, gruas së Shivës që kërkon të vrasë e pijë gjak. Ajo është perëndia-mëmë e fuqisë. Për mua ishte një gëzim i madh të isha kanal i veprimit të fuqisë së saj.“ Në fund të librit ka një shpjegim termash dhe thuhet sa më poshtë për Shakti-Patin: Kjo do të thotë të prekesh prej Gurusë, zakonisht ai vë dorën e djathtë mbi ballin e atij që lutet, dhe kjo ka veprim të mbinatyrshëm. Shakti(një fjalë sanskrite), do të thotë fuqi. Duke bërë Shakti-Patin, Guruja bëhet kanal për veprimin e një force fillestare, një force kozmike, që qëndron në bazë të gjithë universit. Ajo materializohet në figurën e Kalit, gruas së Shivës. Veprimi i mbinatyrshëm i Shaktit nëpërmjet prekjes së Guruit, mund ta rëzojë përtokë personin e prekur, ose ai mund të shikojë një dritë, apo të ndjejë një ndriçim të brendshëm, ose të provojë diçka mistike psiqike.“ Përvoja e Shakti-Patit ngjan me rëzimin prapa të pseudo-harizmatikëve. Këtu kemi të bëjmë me një proces medium të përzier me influenca të besimeve pagane të lindjes.
Shemb.201 Rabi Mahraj tani është predikues i Ungjillit dhe jeton në Zvicër. E takova më 1983 dhe na u dha rasti të shkëmbenim opinionet tona mbi pagëzimin e frymës. E pyeta Rabin, kështu e quajnë miqtë e tij, nëse ai shikon një lidhje midis Shakti-Patit dhe procesit „Goditje të Frymës“. Ai më tha se po, dhe se nuk mendon që rëzimi së prapthi është një pasojë e veprimit të Frymës së Shenjtë.
Shemb.202 Para shumë vjetësh isha njohur me një udhëheqës të ri të fisit Wongai, në Australinë perëndimore. Ai më tregoi se fisi i tij kishte 6 mjekë, të cilët mund të binin në gjendje transi në çdo kohë dhe pastaj fillonin e flisnin në gjuhë të pakuptuar dhe parapërgatitnin pastaj vendimet që do të merrte gjithë fisi. Më vonë, kur ky person besoi tek Krishti dhe dëgjoi në një rast gjuhën e Pendikostjanëve, menjëherë vuri re ngjashmërinë me gjuhën trans që përdornin mjekët e fisit të tij.
Gjithë kultura pagane e përmban përvojën e transit. Kam me qindra shembuj në librat e mi. Gjendja e transit presupozon një gjendje pasiviteti total duke parapërgatitur rrjedhjen e forcave të errësirës. Bibla kërkon të jemi të kthjellët dhe vigjëlentë si kusht paraprak që të mund të veprojë Perëndia tek ne.
Procese transi në botën kristiane. Lidhur me këtë temë kam disa shembuj të cilët do t’i paraqes më poshtë:
Shemb.203 Në Pittsburgh, SHBA, më 1970, asistova në një liturgji katër orëshe të predikueses shëruese Kathryn Kuhlman. Pashë të binin përtokë 50-60 persona. Të gjithë binin nga pas dhe tek asnjëri nga ata nuk pashë ndonjë shenjë pendimi. Kathryn Kuhlman e shpjegon rënien nga pas me atë që ndodhi në kapitullin 17 të Mattheut, kur u transformua Jezui në sy të nxënësve. Atje thuhet: „Dhe kur dëgjuan nxënësit, ranë përmbys dhe u frikësuan shumë.“ Një person që preket nga Fryma e Perëndisë, pushtohet nga ndjenja e ndrojtjes së thellë dhe pendesa përpara personit të Perëndisë.
Shemb.204 Një përvojë e imja qe për mua shumë e vlefshme. Gjatë një bisede me Kathryn Kuhlman në Pittsburgh, ajo u lut papritmas me mua. I ngriti pastaj duart rreth 15 cm mbi kokën time. Në këtë kohë unë fillova të lutem me vete në zemër: „Zoti Krisht, nëse kjo grua e merr forcën nga ty, bekoje edhe atë, edhe mua.Po nëse ajo nuk i ka aftësitë e saj nga ty, ruajmë prej saj. Nuk dua të bie nën influencën e forcave të huaja.“ Ndërsa Kathryn po lutej, dy veta nga kisha po rrinin në gatishmëri prapa që të më prisnin, po të bija. Unë nuk ndjeja asgjë dhe qëndroja si shkëmb, pa humbur aspak nga ndërgjegjja ime. Që pas kësaj, vite me radhë i mbaj veshët e sytë hapur sa herë është fjala për të kuptuar natyrën e këtyre manifestimeve shëruese. Kush do të dijë më shumë për këtë çështje, mund të lexojë librin tim „ABC-ja e okultizmit“
Shemb.205 Evangjelisti Rabindranat Maharaj më tregoi për një ngjarje që i kishte ndodhur në Londër. Kishte vajtur në një takim të drejtuar nga një harizmatik amerikan. Ishin rreth 2000 veta të pranishëm. Pasi mbaroi së foluri, Amerikani ftoi të vinin përpara gjithë ata që donin të merrnin nga Fryma e Shenjtë. Dolën rreth 200 veta përpara, prej të cilëve edhe Rabi, sepse donte të provonte natyrën e asaj që po ndodhte. Pastaj u lutën për ata që kishin dalë përpara. Të gjithë u rëzuan me përjashtim të Rabinit. Ishte po ajo përvojë që kisha pasur dhe unë në Pittsburgh me K. Kuhlman.
Shemb.206 Një profesor i teologjis,ë i cili kishte dyshime lidhur me këtë fenomenin e rëzimit të njerëzve, vajti të kërkojë personalisht të takohet me Kathryn Kuhlman. I shfaqi asaj rezervat e tij lidhur me këtë të ashtuquajtur „Goditje të Zotit“(slain in the Lord). Kjo bisedë u zhvillua në zyrën e zonjës Kuhlman. Përpara se të largohej, ajo iu lut që të luteshin sëbashku. Zonja Kuhlman iu afrua një hap profesorit dhe i vuri duart mbi supe. Përpara se të fillonte të lutej, profesori u tund i tëri dhe u rezua për tokë.
Shemb.207 Një herë, në një mbledhje të Kathryn Kuhlman-it, ishte edhe një burrë, i cili donte të shërohej. Ai filloi të ecë drejt saj dhe filloi të tundet sa majtas, djathtas në çdo hap, derisa, kur arriti përpara saj, ra fare në tokë nga prapa. Zonja Kuhlman e quan këtë proces: „Going under the power“ që do të thotë, rënia graduale nën influencën e fuqisë. Elementi „fuqi“ është me shumë rëndësi për gjithë përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje.
Shemb.208 Një grua vajti tek predikuesi Kenneth Hagins dhe donte të shërohej prej tij. Ndonëse predikuesi u lut, nuk ndodhi asgjë. Pastaj Hagins-i i tha: „Rreth meje ka një fushë fuqie. Ju qëndroni shumë larg. Afrohuni edhe më.“ Gruaja vajti më pranë, pastaj ai i vuri duart mbi krye, ajo u rëzua nga pas dhe u shërua.
Në pranverën e 1974, në Jeruzalem u organizua një kongres i harizmatikëve me temën: „Fryma e Shenjtë“. Ndër të pranishmit ishin persona si Kathryn Kuhlman dhe Corrie ten Boom. Pas disa muajsh mora një letër nga një anëtare e misionit finlandez:
Shemb.209 Jerusalem,17,9,74.
I dashur Dr. Koch, po ju shkruaj juve, sepse nuk njoh njeri tjetër që mund t’u përgjigjet pyetjeve të mia. Kam lexuar librin e K.Kuhlman-it „Perëndia mund të veprojë përsëri“. Libri më ka bërë shumë përshtypje. Kur zonja Kuhlman erdhi në Jeruzalem, vajta të asistoj me shumë interes në takimin e saj shërues. Në fillim mbeta shumë e kënaqur, po pastaj më lindën pyetje:
Si mund ta përcaktonte ajo që nga distanca, nëse një person ishte shëruar?
Cilat forca qëndrojnë pas këtyre shërimeve?
Pse rëzohen njerëzit nga prapa, kur ajo luet mbi ta?
Pastaj vajta edhe në një takim të dytë dhe lutesha gjithë kohën me veten time. Në të njëjtën kohë, shikoja me kujdes se çfarë ndodhte. Si mbaroi mbledhja, Kathryn zbriti nga podiumi dhe filloi të kalojë në radhët e të pranishëmve. Papritur, fillova të ndjej një peshë brenda meje dhe kisha frikë se mos më prekte. Mbylla sytë, ngrita duart dhe fillova të lutem në emrin e Jezu Krishtit që të më ndihmonte. Kathryn erdhi edhe afër meje. Për një çast më shtrëngoi fort krahun e djathtë. Nuk ndodhi asgjë. Po pastaj, ndjeva një si rrymë elektrike të më përshkojë dhe m’u duk sikur do të vdisja. Krahët më ishin mpirë dhe nuk isha në gjendje që t’i ulja. Që atëhere e kam të vështirë të besoj se fuqia e saj vjen nga Perëndia. Megjithatë po lexoj një tjetër libër të saj: „Besoj mrekullitë“ Më duket libër i mirë. Po nuk e kuptoj, pse personi i saj të komunikon një ndjenjë shumë të ndryshme nga librat. Nuk më lenë të qetë dyshimet dhe në të njëjtën kohë, më ngatërrojnë edhe nga ana spirituale. Nëse e kuptoni problemin tim dhe me gjithë punët e shumta, gjeni kohë të më përgjigjeni, do t’ju isha shumë mirënjohëse…juaja..
Kjo nuk është një përvojë e izoluar. Edhe shumë të tjerë, duke përfshirë edhe mua vetë, kanë vënë re ndryshimin midis librave dhe personit vetë. Shumë herë, njerëz të ndryshëm, më kanë treguar se, njerëz që luteshin pa ndërprerje, kanë ndjerë në këtë mbledhje një atmosferë jo biblike.
Shemb.210 Kam një raport të gjatë për një vizitë të Kathryn Kuhlman-it në Vankuver dhe Seattle. Për mungesë vendi, po e përmbledh shkurtimisht: „Kathryn Kuhlman e quan veten vegël të Zotit. Në të vërtetë ajo është vegël e Zotit të kësaj bote. Një njeri nuk mund të rilindë shpirtërisht, nëse dikush e kap nga fytyra dhe i thotë disa fjalë. Unë i pranoj dhuntitë e Frymës, harizmat, po ajo që bën Kathryn Kuhlman-i, nuk është pasojë e dhuntive të Frymës së Perëndisë, po e veprimit të frymëve që sundojnë në këtë atmosferë. Këto frymë e përdorin atë për qëllimet e tyre, e cila, nga njëra anë është vetë në rrugë të gabuar, po nga ana tjetër çon edhe të tjerë në këtë rrugë. Ajo është një medium i Satanait.“
Shemb.211 Një opinion të ngjashëm me këtë ka edhe një miku im, profesor i teologjisë në Tybingen, i cili më shkruante se Kathryn Kuhlman është një spiritiste.
Pa dyshim, një konkluzion i tillë duhet të mbështetet në një analizë të kujdesshme. Duhet të mendojmë e të flasim gjithmonë mirë për të tjerët, për sa kohë nuk kemi prova që të dëshmojnë keq për të. Nuk duhet lënë pa përmendur se, Zoti dhe Fryma e Shenjtë, mund t’i dhurojnë edhe një besimtari shumë modest, eksperienca të mrekullueshme. Unë vetë njoh shumë shembuj të tillë dhe kam takuar raste te tilla dhe në biografinë e shumë besimtarëve që kam lexuar. Raste të tilla i pranoj me mirënjohje, po jo këto fenomene psiqike paralele, madje do të thosha edhe ekuivalente demoniake të armikut.
Shemb.212 Prifti domenikan Mac Nutt, në librin e tij „I ngarkuar me detyrën e shërimit“, shkruan mbi përvojën e tij të gjendjes së transit. Kur Mac Nutt lutet me të sëmurët për shërimin e tyre, ata bien nga pas. Disa humbasin fare ndërgjegjen, disa të tjerë ndoshta jo plotësisht, po janë si të mpirë. Në rast se prifti lutet me një të sëmurë, i cili qëndron i ulur në karrige, i sëmuri vihet në një gjendje të tillë që nuk ngrihet dot nga karrigja. Kjo gjendje, të cilën prifti e quan „prehje në frymë“, zgjat disa sekonda deri gjashtë orë. Këtë aftësi për t’i sjellë të tjerët në „prehjen e frymës“, prifti Mac Nutt e ka fituar që kur ai vetë u rëzua përtokë duke dëgjuar dikë që predikonte.
Këtu kemi përsëri të bëjmë me transmetimin e forcave mediale. Një person që zotëron forca të tilla, është në gjendje t’ua transmetojë ato edhe të tjerëve. Duke ushtruar vazhdimisht forcat mediale, personi mund të arrijë të bëhet medium spiritist që, ndërsa nga njëra anë, në shërbimin e së djelës në kishë, jep mesazhe kristiane, nga ana tjetër, zotëron edhe aftësinë për t’i çuar disa të tjerë në gjendje transi. Nga pikëpamja fetare historike, fenomeni i rënies nga pas si pasojë e veprimit medium, është një spiritizëm me petk fetar. Është korrespondenti satanik i procesit të mbushjes me Frymën e Shenjtë. Forcat mediale janë korespondenti diabolik i dhuntive që jep Perëndia. Prandaj edhe lutja i bllokon dhe i mposht forcat mediale.
Gjatë një udhëtimi pune në Afrikën e Jugut, një besimtar më tregoi sa më poshtë:
Shemb.213 Keneth Hagins që vetë e konsideron veten si profet, në një mbledhje në Pretoria, tha botërisht se fryma e tij e kishte lënë trupin dhe ishte pranë fronit të Perëndisë. Jezui i kishte dalë përpara dhe i kishte thënë: „Po marr një thëngji nga altari dhe po të prek duart. Pas kësaj, do të jesh në gjendje të shërosh njerëzit. Këto aftësi do të mund t’ua japësh edhe njerëzve të tjerë. Me këto duar do të mund t’u ndash të tjerëve edhe dhunti të Frymës.“ Si tregoi këto, Hagins iu drejtua turmës: „Ai që do të marrë aftësi shëruese, të ngrihet në këmbë.“ Shumë veta u ngritën. Pastaj ai vetë ngriti dorën e djathtë, e tundi në ajër dhe tha: „Po jua jap këtë dhunti“. Pastaj shumica u rëzuan, po jo të gjithë. Ata që u rëzuan, kishin aftësi t’i bënin edhe të tjerët që të rëzoheshin dhe pastaj i shëronin.
Kjo ndodhi me Hagins-in nuk është sipas atyre që na thotë Bibla. Hagins na përshkruan se si fryma e tij u mor pranë fronit të Perëndisë dhe përshkrimi i tij i ngjan një eskursioni spiritist të shpirtit. E ashtuquajtura ndarje e dhuntive të Frymës nga duart e Hagins-it është një praktikë medium dhe një imitim demoniak. Në letrën e parë Korinthasve, apostulli Pavël thotë (12:11): „Po të gjitha këto i punon kjo Frymë e njëjtë dhe e vetme, duke i ndarë secilit veçan si dëshiron“. Fryma e Perëndisë ndan dhe jo dëshira dhe duart e Hagins-it.
Në libra të mi të tjerë kam shkruar për problemin medial e parapsikologjik të duarve të ngrohta.
Shemb.214 Dua të përmend këtu rastin e një magjistari në Schleswig-Holstein që kishte duar të nxehta, me të cilat prekte dhe shëronte. Ndërkaq ishte edhe presbiter në një kishë luteriane.
Shemb.215. Më kujtohet edhe Chief-Datu në Filipine, i cili mund të ziente një vezë, thjeshtë duke e mbajtur në duar. Që kur besoi te Krishti, nuk i kishte më duart e nxehta dhe ai vetë, kishte pranuar se këtë aftësi e kish pasur nga Satanai.
Ky është gabimi i tmerrshëm që u ndodh shumë besimtarëve, që forca okulte, mediale i marrin për dhunti të Frymës së Shenjtë. Është fakt se medialiteti nuk zhduket menjëherë, sapo njeriu të kthehet në besim. Ka shumë besimtarë që kanë aftësi medium, pa e ditur edhe ata vetë. Tek ata ndodh shpesh një zhvillim i çuditshëm spiritual.E rëzuara së prapthi, është edhe kjo një shenjë e këtyre aftësive medium.
Përvoja me lëvizjen harizmatike na mëson se, sa e rëndësishme është të lutemi vazhdimisht që Perëndia të na ndihmojë të dallojmë frymët e që, me besim e bindje, ta lëmë veten të drejtohemi nga Fjala e Perëndisë dhe Fryma e Shenjtë në rrugën e së vërtetës.
As nuk duhet ta mbyllim kapitullin mbi fenomenet pseudoharizmatike, pa reflektuar edhe ne vetë mbi gabimet tona në këtë fushë. Është një e keqe e madhe në kishat tona që kemi kaq pak dhunti të Frymës midis nesh. Shpesh edhe këto lëvizje ekstremiste, janë pasojë e mangësive në kishat kristiane. Mënyra më efikase për t’u mbrojtur nga lëvizjet ekstremiste të ekzaltuara, është vetë besimtarët ta shikojnë gjendjen e tyre me sy kritik duke pranuar gabimet e tyre e duke u lutur që Zoti të na falë një zgjim të vërtetë shpirtëror. Më shumë se kurrë, kisha duhet të presë ardhjen e Zotit, i cili ka përgatitur edhe një fund për gjithë përçarjet dhe konfuzionin në kishën e tij.
Shenjat dhe mrekullitë demoniake.
Lumi i lëvizjeve shëruese sa vjen e fryhet. Jetojmë në një fazë të tillë të historisë njerëzore, në të cilën, forca të pa kontrolluara demoniake, ndonëse të çmitologjizuara, sa vete shtohen. Sensacionet pasojnë njëra- tjetrën. Na njoftojnë nga Sirakuza se, një ikonë druri, lëshon lot me veprim shëronjës.
Shemb.216 Kur ishta në Sicili, pashë ikonën e Madonës në Sirakuzë. Çdo tre muaj, nga sytë e saj dalin lot dhe në këto ditë shërohen rreth 50 veta. Numërohen rreth 600 veta që janë shëruar deri tani.
Na tregojnë për një drejtues të një sekti në Amerikë, i cili pretendon se është Perëndia dhe, për të birin, pretendon se është Krishti. Që të dy kanë aftësi të shërojnë, ose të vrasin në distancë.
Shemb.217 Një evangjelist i huaj që ishte mik tek unë, më tregoi se, nënën e tij, e kishte vrarë ky drejtues i sektit, i cili praktikonte magjinë e zezë.
Nga Lindja e Afërme na tregojnë se një princ Abdul, një kushëri i ish mbretit Faruk, është në gjendje të kryejë mrekulli të mëdha. Paska bërë të zbresë zjarr nga qielli si Elia dhe imitoka mrekullitë që bënte Jezu Krishti. Madje shëron të sëmurët dhe ngre të vdekurit si Jezui.
Në Francën jugore, Georges de Montfavet hiqet si Krishti i riardhur. Me qindra mrekulli që paska bërë, përbëjnë edhe provën e vërtetësisë së tij.
Shenja të çuditshme ndodhnin edhe pas predikimeve të R.Paulaseer Lawrie-t. Ai predikonte në vitet 50 në shumë kisha të Amerikës. Shëronte të sëmurë dhe të pushtuar nga demonët dhe shumë veta gjetën në këtë rrugë edhe besimin tek Krishti. Kur Lawrie ishte i pranishëm në një takim të William Branham-it, Branham-i bëri këtë profeci: „Biri im,po të dërgoj si një njeri të jashtëzakonshëm. Nëpërmjet teje shumë njerëz do të vijnë në këmbët e Jezuit. Shko në Indi! Do të të shoqërojnë shumë shenja dhe mrekullira! Kështu foli Zoti!“ Në korrik 1960, Lawrie shkoi në Indi. Atje shëroi shumë veta nga lepra, kanceri, paralizat dhe u nxori demonët me mijëra vetave. Me qindra mijëra veta u përfshinë në një lëvizje të zgjimit spiritual.
Më 1969, në Tuscon, ku Branham-i po predikonte, filluan pa pritur bubullima dhe një vetëtimë ra tamam në vendin ku ishte ai. Pas kësaj filloi të bubullinte e vetëtinte kudo ku ai vente për të folur. Kur udhëtonte, e shoqëronte një shtyllë pluhuri si ciklon ndonja 200m e lartë. Ngado që vente e shoqëronin re të zeza dhe aty ku ndalonte, fillonte shiu që zgjaste tërë kohën, derisa ai të largohej që andej. Kështu ndodhi në Romë, Greqi, Tel Aviv, Madras. Këto fenomene natyrore vazhduan të shtohen: një re e madhe ishte në një qoshe të apartamentit të tij, vetëtima pa bubullima, bubullima pa re, një top zjarri mbi kokën e tij në një takim ku fliste. Më 1971 themeloi një qendër për ushtrime spirituale që filloi të ketë shumë vizitorë. Shumë nuk e njihnin personin e tij, kishin parë vetëm vizione të „Jezuit“ në figurën e Lawrie-t, prandaj edhe i drejtoheshin si „biri i njeriut“, ndërsa ai vetë e quan veten „Muthu Krishna“(Perëndia perlë). Qëndra spirituale u quajt edhe Jerusalemi i Ri dhe mbretëria e një mijë vjetëve duhej të fillonte më 1977. Meqë asnjë nga profecitë nuk u përmbush, sekti pastaj u shpërnda.
Me qindra mijëra njerëz kanë rënë nën influencën e forcave të errësirës nëpërmjet këtyre profetëve dhe rryma e këtyre mashtruesve nuk ndalon. Njerëzimi vrapon sot nga një sensacion në tjetrin. Përpara syve tanë vallzojnë në një ylber shumëngjyrësh shërues, çudibërës, shpetimtarë. Si ta kuptojmë të vërtetën?
3. Dallimi i frymëve
Ky ishte një vështrim i shkurtër i lëvizjeve të ndryshme shëruese në kohën e sotme, duke filluar me shërimet me magji të zezë, e duke përfunduar me metodat shëruese që ekzistojnë në kufijtë e besimit kristian. Ç`thotë Bibla lidhur me këto lëvizje? Këto lëvizje shëruese janë, nga shumë pikëpamje, një simptomë biblike.
Jetojmë në një kohë, në të cilën vepron „misteri i paudhësisë“ (2 Thesal.2,7) Jezui na thotë se do të dalin Krishtër të remë që bëjnë shënja dhe mrekullira demoniake e do të çojnë shumë në rrugë të gabuar (Mark.13:22). Pasojat e tmerrshme të këtij procesi do të duken qartë në atë që, shumë njerëz në rrethet kristiane, nuk do të jenë në gjendje të dallojnë as metodat shëronjëse okulte, as profetët e remë. Do të bien brenda në çdo lloj mashtrimi që paraqitet me ngjyra fetare.
Së dyti, këto lëvizje shëronjëse janë një shenjë që tregon se, kisha kristiane, në një pikë nuk e ka kryer detyrën e saj. Tragjedia e botës sot është që vëmendja është larguar krejtësisht nga mbarëvajtja e shpirtit dhe është përqëndruar në mbarëvajtjen e trupit. Tragjedia e kishës sot është që nuk guxon t’i besojë premtimet e Shkrimit të Shenjtë si të vërteta. Këshillimi pastoral ka marrë karakter të njëanshëm dhe kjo me pasoja shume negative. Fjala e Perëndisë i ofron ndihmë të madhe atij që guxon, me besim, të qëndrojë në premtimet e Perëndisë.
Jakovi na thotë një fjalë vendimtare lidhur me trajtimin e temës së shërimeve. Shërimi është i lidhur me rrëfimin e mëkatit dhe faljen e fajit. Dhjata e Re nuk e ndan shërimin nga falja e fajit. Falja e mëkatit, shërimi i njeriut të brendshëm, vjen përpara shërimit fizik. Këtë na e tregon më së miri historia e të paralizuarit tek Lluka 5:20. Sa herë që këto dy shërime ndahen, ose vendosen në një renditje të gabuar, largohemi nga rruga e drejtë. Tek shërimi me magji, rëndësi ka vetëm shërimi i jashtëm. Principi drejtues këtu është: Rëndësi ka të bëhem mirë, pa çka se në ç’mënyrë. Shkrimi i Shenjtë vë në radhë të parë shërimin e brendshëm, të cilit mund t’i pasojë edhe shërimi fizik, po jo domosdo. Shpesh Jezu Krishti u le nxënësve të tij edhe vuajtjen si shkollë të besimit, të durimit e përgatitjes për përjetësinë.
Po përshkruajmë më poshtë një shërim që ndodhi sipas asaj që thotë Bibla.
Shemb.218 Një grua kishte një infeksion të fytit të shoqëruar nga një si gjender në madhësinë e një kokër veze. Pathologu dhe nevrologu e trajtuan pa sukses sëmundjen. Pastaj ajo erdhi të këshillohet në këshillimin pastoral dhe rrëfeu se kishte mëkatuar në kohën e mungesës së të shoqit. Gjatë bisedës iu sqarua problemi i faljes së mëkatit dhe, si fitoi me besim siguri për faljen e fajit të saj, gjeti paqe me Perëndinë. Pas disa javësh u kthye burri i saj nga vendi ku e kishin mbajtur rob lufte. Pa i thënë njeri, erdhi përsëri në këshillimin pastoral me të shoqin dhe me iniciativën e saj rrëfeu edhe një herë mëkatin. I shoqi ia fali. Pas tri ditësh iu shërua infeksioni dhe i iku edhe gjendra. Shërimi i brendshëm u pasua edhe nga një shërim fizik i jashtëm.
Ky proces i natyrshëm i shërimit biblik, për Jezuin dhe nxënësit e tij, ishin nga elementet bazë të mbretërisë së Perëndisë që erdhi me Jezu Krishtin. Prandaj të gjithë ata që kanë përjetuar me Krishtin rilindjen shpirtërore dhe jetojnë me të, duhet të veprojnë sipas asaj që thuhet tek Jakovi 5:14 e më pas dhe Marku 16:17: „Shenja për ata që besojnë do të jenë këto: Në emrin tim do të nxjerrin demonë, do të flasin gjuhë të reja, do të ngrenë gjarpinjtë, dhe në pifshin ndonjë gjë vdekjeprurëse nuk do t’i dëmtojë. Mbi të sëmurët do të venë duart dhe do të bëhen mirë“.
Praktikat keqpërdoruese të shërimeve okulte nuk duhet të na errësojnë, as të na vjedhin ato që na thotë Dhjata e Re mbi renditjen e mirëqënies shpirtrore e materiale dhe vendosjen e duarve mbi të sëmurin. Atje ku është rritur tepër mëkati me praktikat e errëta okulte, atje hiri nëpërmjet Krishtit është akoma dhe më tepër.
Duke përfunduar, po i kundërvëmë edhe një herë këto dy forma të shërimit. Bibla e di se ka forma demoniake të ndihmës. Le të kujtojmë magjistarin egjyptian, eksorcistin kanaanitas, apo magjistarin Simon. Ndihma e magjisë dhe spiritizmit mund të sjellë lehtësime në fushën organike. Nga ana tjetër, kjo shkakton një qark të shkurtër. Duhet ndihmuar trupi me çdo kusht, pa marrë parasysh lidhjen e trupit dhe të shpirtit dhe pasojat. Kjo metodë është në mënyrë fare të qartë një shkarje nga rendi që përcakton Shkrimi i Shenjtë. Lidhja e njeriut me Perëndinë është më e rëndësishme se të gjitha raportet e tjera të trupit. Tek magjia dhe spiritizmi, çështja është: „Si të gjejmë ndihmë?“. Dhjata e Re shtron pyetjen: „Kush është ai që ndihmon?“ Praktikanti i okultizmit thotë: „Kjo të ndihmon“. Besimtari kristian rrëfen: „Krishti të ndihmon“. Pas kësaj „Si“-je dhe „Kjo“-je të okultizmit shtrihet mugëtira e forcave dhe fuqive të pakontrolluara. Këtu fshihet dikush. Pas „Kush“-it dhe „Ai“-së të besimit kristian qëndron Zoti i gjallë. „Zoti do ta shëndoshë“, na thotë edhe Jakovi me mirënjohjen dhe gëzimin e besimit. Ky Zot veproi në të kaluarën, vepron në të sotmen dhe do të veprojë në gjithë përjetësinë. A nuk duhet t’i përkasë gjithë jeta jonë këtij Zoti Jezu Krisht tërë mirënjohje?
Kapitulli 6
Raste të vërteta të shërimit dhe të çlirimit
1-Krishti është shpëtimtari
Më 1935 mora pjesë në një mision në Francë. Pas njërit nga aktivitetet në kuadrin e misionit, m’u afrua një burrë bashkë me të shoqen dhe të birin. Ai më tregoi historinë që vijon:
Ata jetonin në një fermë në malet Vosge dhe për shumë vite me radhë në fermën e tyre vinin rrotull fantazma. Përveç kësaj, shumë nga lopët e tyre vuanin periodikisht nga simptoma paralize dhe vetë burri madje, kishte pasur shqetësime të tilla. Nuk mund të gjendet shpjegim për këto fakte, as mund të shpjegohet pse lopët shpesh shpërndaheshin në stallë të tmerruara nga frika. Për këtë shkak, babait të burrit i ishte dashur një herë t’i shiste të gjitha lopët me përjashtim të njërës, dhe pothuaj kishte falimentuar. Në këtë kohë, i ati kishte vendosur të vente tek një magjistar. Magjistari kishte bërë një sërë ritualësh nëpër stallat dhe pas kësaj, shqetësimet kishin pushuar për ca kohë.
Pastaj erdhi lufta e parë botërore. Familja kish qënë e detyruar ta evakuonte farmën për disa vite dhe magjistari ishte thirrur në shërbim ushtarak. Gjatë kësaj kohe, burri që më tregonte mua historinë, ishte martuar. Më vonë ata ishin kthyer në fermën e parë, po shqetësimet kishin filluar përsëri. Edhe dy fëmijët e tyre pësonin disa atake të çuditshme. Kishin thirrur një magjistar tjetër të ndihmonte fëmijën e madh, po ky kish vdekur gjashtë javësh me dhimbje të mëdha.
Edhe burri vetë vuante shumë, po me gjithë terapitë e gjata që kishte bërë, s’kishte përmirësim. Natën atij i dukej sikur dy duar të fuqishme e ngrinin në ajër dhe e hidhnin pastaj përsëri në krevat. Shtëpia ishte e mbushur me zhurma dhe shpesh dëgjoheshin dyer që hapeshin dhe mbylleshin. Përveç kësaj, vinte edhe një erë e rëndë. Burri, që ishte dobësuar shumë e ishte rraskapitur, së fundi filloi të kërkojë shpëtim në lutje, po edhe atje e ndjente veten si të shkundur nga një fuqi e padukshme. Një herë, ndonëse ndjehej shumë i dobët, kishte arritur të ngrihej nga krevati dhe ishte ulur në tavolinën pranë, përpara një libri të vjetër lutjesh, duke i kërkuar Perëndisë ta ndihmonte. Pa pritur, një forcë e madhe kishte mbërthyer pjesën e poshtme të trupit të tij dhe e ngriti, pastaj e uli prapë në karrike, kaq me furi, sa atij iu duk sikur do të pëllciste.
Si rrugë të fundit, kishin thirrur një tjetër magjistar dhe, si kishin vepruar pas këshillave të tij, situata ndryshoi. Po pas ca kohësh, filluan prapë historitë dhe lopët u sëmurën dhe toka nuk jepte prodhim. Djali që u kishte mbetur, filloi të ketë përsëri ataket që kish pasur në fëmijëri.
Burri e kish humbur tashmë besimin tek magjistarët dhe vajti të konsultohet me mjekët, po të gjitha më kot. Kur i biri u bë 15 vjeç, gjendja e tij filloi të keqësohet dhe zuri të shikonte figura të frikshme të ecnin nëpër shtëpi. Një mëngjes, tek po ngrihej, e kishin pushtuar disa forca të padukshme dhe si rezultat, dora e djathtë i qe paralizuar. Përsëri trajtimi mjekësor ishte pa rezultat.
Ndërsa burri më tregonte historinë, vura re se të birit i varej dora komplet e paralizuar. Si i pyeta më tej, m ‚u bë e qartë se çfarë fshihej prapa këtyre gjërave. Atëhere u tregova për pasojat e tmerrshme të mëkatit që lidhen me magjinë dhe i nxita e i inkurajova të pendohen dhe t’i jepen Perëndisë me gjithë shpirt. U tregova, duke iu referuar Shkrimit të Shenjtë, se, në një rast si i tyri, nuk mund t’i ndihmonte doktori, po vetëm Jezu Krishti. Ai i ka shkatërruar veprat e djallit. Vetëm ai është fitimtar. Si prindërit, ashtu edhe djali, shprehën gatishmërinë e tyre për t’u penduar dhe për t’ia dorëzuar jetën e tyre Krishtit. Për djalin u luta në emrin e Jezu Krishtit dhe me hir të Perëndisë, ai u shërua. Pas ca ditësh zuri të ndihmojë babanë në fushë. Që nga ajo kohë paqja e Perëndisë mbretëron mbi atë shtëpi.
Në kohën e luftës së dytë botërore kur familja ime u evakuua nga Strasburgu, gjetëm strehim në shtëpinë e kësaj familjeje në malësi. Pamë se e gjithë familja i jepte lavdi Jezu Krishtit dhe se ata gëzonin paqen dhe hirin e Perëndisë në familjen e tyre.
2-Fortesat e errësirës
Në Hessen, më 1938, kam patur një nga eksperiencat e mia më të forta në punën këshilluese pastorale. Bënim atje një mision, kur m’u afrua një i ri dhe m’u rrëfye. Rasti i tij ishte kaq tipik, saqë i thashë menjëherë se, ose ai vetë, ose ndonjë i familjes së tij ishte marrë me praktika okulte. Ai e pranoi dhe ato që më tha më tej më bënë shumë përshtypje. Këto që po shkruaj nuk shkelin konfidencën e tij ndaj meje, se ai vetë më kërkoi ta përdor përvojën e tij ku të jetë e mundur, për t’i mbrojtur njerëzit nga okultizmi.
Le të fillojmë pra me historinë e tij. Që në fëmijëri, ky djalë kishte pasur depresione dhe kishte pasur mendime për vetëvrasje dhe shqetësime të tjera psiqike. Që në fëmijëri, dëgjonte zhurma natën dhe kishte parë shpesh fantazma që bënin zhurmë me kërcitje e fishkëllima. Një psikiatër ndoshta do t’i karakterizonte këto si shfaqje të psikoneurozës, po kjo nuk mund të shpjegojë shkaqet e shqetësimeve. Historia e familjes së tij i sqaron shkaqet.
Stërgjyshja e djalit kishte qënë magjistare. Shëronte njerëz dhe kafshë me formula magjike. Përveç kësaj, ajo ishte edhe anëtare e një rrethi spiritist ku komunikohej me të vdekurit. Praktikat e saj okulte ishin zanafilla e shkatërrimit tragjik të gjithë familjes.
Praktikat magjike të kësaj gruaje i kishin marrë djali dhe vajza e saj, të cilët edhe ata bënin magji mbi kafshë e njerëz duke përdorur librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut. Edhe ata bënin komunikime me të vdekurit dhe përdornin pendulin dhe letrat për të parashikuar fatin. Që të dy patën një vdekje tragjike. Gruaja kishte parë fantazma në dhomë dhe i ishte dukur sikur frymëra të këqija donin t’i mbyllnin gojën dhe hundën. Kjo vazhdoi vite me radhë dhe së fundi e mbyllën në çmendinë. Meqë nuk ishte e sëmurë psiqike, e lanë të dalë pas gjashtë muajsh. Më vonë i vëllai vdiq me një ankth të tmerrshëm, edhe pse kishte kërkuar që gjithë librat e tij të magjisë të digjeshin e të nxirreshin jashtë shtëpisë. Kishte kërkuar, madje, të lexonte edhe Biblën, po nuk kishte qënë në gjendje ta kuptonte. Kur vdiq së fundi me dhimbje të mëdha, një erë e rëndë u përhap në gjithë shtëpinë.
Edhe nipërit po kështu. Një mbesë kishte kriza inati, në të cilat rëzonte mobiliet, madje ndodhte të shtrihej edhe përtokë në rrugë duke uluritur me të madhe. Edhe atë e mbyllën në çmendinë. Një tjetër mbesë që dëgjonte të trokitura natën, pësoi një tronditje kaq të madhe, saqë vrau veten bashkë me dy fëmijët duke u hedhur nga një shkëmb. Një nip u bë medium në seanca spiritiste dhe vuante edhe ai nga mani persekutimi që e çoi deri në psikiatri.
Ndër stërnipërit, një stërmbesë vazhdoi traditën e magjisë dhe të letrave dhe vdiq shumë e re. Njerëzit e familjes thonë se ajo i mundon duke u shfaqur si fantazmë. Një nga vëllezërit e vajzës kishte ardhur tek unë për t’u këshilluar. Ai më tha se ishte i bindur se, të gjitha shqetësimet psiqike në familjen e tij, e kishin rrënjën tek okultizmi. Shikojmë këtu të realizohet ndëshkimi i mëkatit që përmendet në porosinë e dytë: „..duke kaluar paudhësia e etërve tek bijtë e brezit të tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.“ Dhe ky nuk përbën një rast të izoluar. Në punën time misionare kam dëgjuar shumë histori të tilla gjatë këshillimit të personave të ndryshëm. Është për të ardhur keq që psikiatrët dhe besimtarët që merren me këshillimin pastoral, nuk kanë dijeni mbi fuqitë e Satanait. Atmosfera e mendimit racionalist në të cilën jetojmë, i bën këto gjëra të parëndësishme, sikur të mos ekzistonin fare. Po në rast se duam t’i ndihmojmë njerëzit, duhet t’i marrim këto forca seriozisht. Njeriu qëndron në mes të një beteje midis Krishtit dhe Satanait. Kur e mendojmë Satanain si një njeri me bisht dhe me brirë dhe tallemi me idenë e ekzistencës së tij, i japim mundësi atij t’i fusë viktimat e tij në rrjetë, pa u ndeshur në pengesa. Fusha më e rrezikshme e tundimit të Satanait është magjia, se këtu njerëzit, me ndërgjegje, marrin pjesë në veprat e tij, edhe pse ai fshihet i kamufluar nën ceremoni të shenjta.
I faleminderit Perëndisë, që nuk i takon Satanait fjala e fundit në këtë pikë. Jezu Krishti erdhi të shkatërrojë punët e djallit.
Kemi një armik të fuqishëm, po një mik të gjithëfuqishëm, siç thoshte edhe evangjelisti Ernst Moderson. Dora e djathtë e Perëndisë vepron në të gjitha rrethanat, edhe atëhere kur një person ka rënë nën varësinë e djallit duke u marë me punë e praktika okulte. Kjo dëshmohet edhe në rastin e djalit, historinë e të cilit tregova më lart. Krishti i dha gëzim dhe çlirim. Fortesat e errësirës u dhanë në duart e Fitimtarit të gjithëfuqishëm të Golgothasë. Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës.
3-Veprat e Djallit
Një grua që ishte fizikisht dhe mëndërisht shumë mirë me shëndet, filloi të ketë natën eksperienca të çuditshme. Edhe pse ishte vetën në dhomë, kishte një ndjenjë sikur e godiste njeri. Në të gdhira, kishte njolla të zeza në trup. Kjo i ndodhte rreth dy herë në javë dhe ajo nuk dinte si ta shpjegonte këtë ndodhi të çuditshme. Në fillim asaj i vinte turp të fliste për këto atake të natës, po së fundi, u detyrua të vente tek pastori lokal për t’u këshilluar. Ai vetë nuk ishte në gjendje ta ndihmonte dhe po ashtu, edhe një tjetër pastor me të cilin u konsultua pas tij. Meqë në të gjitha aspektet e jetës ajo ishte plotësisht normal, ishte shumë e vështirë të gjendej një shpjegim.
Një ditë, një miku im, i cili ka njohuri mbi pasojat e okultizmit, e pa rastin e gruas. Meqë edhe ai pa se ajo nuk kishte ndonjë shqetësim mendor, ose emocional, e pyeti nëse kishte kontakt me fushat okulte. Atëhere doli në dritë kjo histori: Kur kishte qënë e re gruaja, kishte pasur lidhje me një djalë, po i kishte prerë pastaj marrëdhëniet, sepse nuk kishte qënë e kënaqur me sjelljen e tij. Pas kësaj, ai e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë se s’do ta linte rehat, meqë ajo nuk kishte dashur të martohej me të. Gruas nuk i kishte vajtur mendja në fillim te këto kërcënime, po si kishin filluar këto sulme të natës, i ishin kujtuar fjalët e tij. Nga ana tjetër, ajo vetë nuk arrinte dot të besonte se mund të kishte ndonjë lidhje midis këtyre dy gjërave.
Përpara se të vazhdoj me historinë, desha të them se, në raste të tilla, e para gjë që bëj, është të shikoj nëse ka ndonjë arësye mjekësore, ose psikologjike pas shqetësimeve. Po të jetë ky rasti, e dërgoj pacientin tek një psikiatër besimtar kristian. Shumë fenomene të çuditshme sot mund të shpjegohen dhe kuptohen në bazë të gjetjeve moderne të psikologjisë së thellë. Duhet pasur shumë kujdes kur përpiqemi të bëjmë diagnosticime të kësaj natyre. Një diagnozë e gabuar mund të ketë pasoja shkatërrimtare. Po në rast se jemi të sigurt se nuk kemi të bëjmë me një rast për mjekësinë, duhet parë nëse ekziston ndonjë lidhje me parapsikologjinë dhe okultizmin. Ka shumë gjëra që mjekët, psikologët dhe teologët që mbështeten vetëm mbi dijet e tyre universitare, nuk janë në gjëndje t’i identifikojnë. Okultizmi ka një veprim të madh në botën tonë sot.
Lidhur me gruan për të cilën treguam, miku im u lut me të dhe e inkurajoi ta mbështeste besimin e saj te Krishti për të gjetur çlirim. Në këtë periudhë, kur gruaja u çlirua, burri që e kishte kërcënuar, vrau veten. Gruaja u çlirua dhe nuk pati më kurrë shqetësime.
Ky shëmbull i takon sferës së sugjestionimit mendor dhe nuk mund të shpjegohet thjesht duke thënë se është një hiç. Shopenaueri ka thënë se ekziston një „skepticizëm i injorancës“. Ka shumë gjëra midis qiellit e tokës, të cilat njerëzit në këtë botë as në ëndërr nuk i kanë parë, siç thoshte Shekspiri me të drejtë. Sugjestionimi mendor lidhet shpesh me librin e gjashtë e të shtatë të Moisiut dhe kam parë mjaft raste, sa të arrij në konkluzionin se, nuk kemi të bëjmë thjesht me një supersticion popullor.
Edhe sikur shqetësimet e gruas natën të kishin qënë një rast histerie, shërimi i papritur dhe përfundimtar mbetet një fakt i jashtëzakonshëm. Çdo mjek e di se, sa e vështirë është të shërohen këto raste. Po këtu kishinn më tepër rastin e një influencimi me magji, sesa të një sëmundjeje. Besimtari e di se jetojmë të rrethuar nga ushtritë e forcave të së ligës. Krishti nuk do të kishte ardhur në këtë botë, në rast se djalli do të kishte qënë vetëm një fantazi e njerëzve në një periudhë të padijes. Jo, fuqitë e errësirës janë një realitet. Po Krishti e ka mundur Satanain, Krishti i ka shkatërruar veprat e djallit.
4-Marrëzi pa shpresë shërimi
Një burrë besimtar kristian më tregoi një herë këtë histori: Stërgjyshët e tij ishin marrë me magji dhe si pasojë, gjyshërit e tij kishin trashëguar aftësi si medium. Gjyshja e tij kishte pasur depresione dhe kishte qënë një tip egoist dhe që acarohej lehtë. Shqetësimet psiqike e kishin çuar deri në çmendinë. Shqetësimet u shfaqën edhe në brezin pasardhës, në brezin e prindërve të burrit. Po kur babai i burrit u bë besimtar dhe ia dorëzoi jetën Krishtit, të gjitha shqetësimet u zhdukën. Edhe burri vetë kishte vuajtur kur ishte fëmijë nga depresione, po kur kishte besuar te Krishti ishte çliruar plotësisht. Po ai më tregoi me hollësi për të birin e tij, që i takonte brezit të pestë në familje.
Djali kishte qënë krejt normal deri në moshën 18 vjeç. Atëhere filluan të shfaqen tek ai shqetësimet e paraardhësve. Në fillim ishin vetëm depresione, po pastaj ai filloi të ketë frikë nga jeta. Depresionet vinin njëri pas tjetrit dhe pasoheshin nga periudha obsesioni. Ai binte në gjunjë e lutej me orë të tëra, pastaj e kapnin kriza egërsie dhe rrihte edhe prindërit. Pas kësaj vraponte në pyll e atje endej duke rënkuar për ditë të tëra, derisa binte në tokë nga lodhja. Zakonisht e sillnin në shtëpi punëtorët e pyllit. Si pasojë e gjendjes në të cilën ndodhej, humbi punën. Pastaj iu shfaqën simptoma skizofrenie dhe dëgjonte zhurma në shtëpi, shikonte drita e dëgjonte zëra që i thoshin të mos u bindej prindërve. Në këto kushte, prindërit u detyruan ta çojnë tek një psikiatër, i cili diagnostikoi një skizofreni të shkallës së lartë dhe të pashërueshme, prandaj djali duhej të shtrohej në një çmendinë.
Në vënd të dëgjonte fjalën e mjekut, i ati mblodhi disa nga miqtë e tij dhe filluan të luten për të birin. E çoi të birin edhe në një shtëpi pushimi, qëndër kristiane, dhe atje kërkoi ndihmë e këshillim për rastin e tij dhe lutej vazhdimisht. Në fillim pasojat ishin negative dhe pacientin e mundonin delire fetare. Ai gjunjëzohej përpara pankinave në vende të hapura për orë të tëra dhe lutej. Këtë e bënte shpesh. Pas kësaj, u ngrit një grup i dytë lutjeje për të në shtëpinë e pushimit dhe pas disa javësh u pa një përmirësim i lehtë. Pas gjashtë javësh, gjatë një seance konsultuese, mendja e djalit u kthjellua plotësisht. Veprimet e tij maniake pushuan dhe pas dy muaj, iu lejua të kthehej në shtëpi si i kuruar. Rifilloi përsëri punën e tij dhe sot është kryeinxhinjer në një firmë të madhe dhe jeton si kristian i rilindur në Krishtin Jezu. Një person, i cili për psikiatrët përbënte një rast të pashërueshëm, u shërua me fuqinë e Krishtit.
Dy gjëra dalin në dritë në historinë e kësaj familjeje: së pari, që si pasojë e praktikave magjike të paraardhësve, pasardhësit vuajtën me forma të ndryshme shqetësimesh emocionale dhe psiqike. Së dyti, shikojmë se, kur njëri prej tyre ia dorëzonte jetën Krishtit duke marrë rrugën e besimit tek ai, çliroheshin nga fuqitë që i kishin sunduar. Fuqia e Krishtit për të bërë mrekullira është e gjallë. Atje ku mjekësia dështon, Krishti mund të veprojë. Për Perëndinë nuk ka raste të tilla që, sipas mjekësisë, klasifikohen si „pashpresë“. Një mjek, i cili kishte pasur shumë pacientë besimtarë, qe shprehur dikur: „Duhet të jesh i kujdesshëm kur bën diagnozën në rastin e një besimtari kristian. Edhe nëse sot mund të jenë në pragun e vdekjes, nesër mund t’i shohësh në pragun e derës tënde shëndoshë e mirë. Besimi i tyre çon në rezultate të paparashikuara dhe bën që koncepte shkencore e solide shpesh të hidhen poshtë. Asnjëherë nuk e di tamam ku gjendesh me këta njerëz.“
5-Mos llogarit mëkatet e rinisë sime
Një i ri nga Zvicera, besimtar prej vitesh, më shkroi dëshminë e tij:
Kur isha pesëmbëdhjetë vjeç, kisha shumë lythe në krahun e djathtë dhe vajta tek një, që më bëri magji për t’i hequr, se kështu ishte zakon në zonën tonë. Rezultati ishte sukses i menjëhershëm. Po ndonëse i kisha hequr qafe lythet, e kisha vënë veten nën pushtetin e magjisë. Pas ca viteve, pasojat e këtij veprimi u bënë të dukshme dhe unë u bëra i varur prej letërsisë e filmave porno dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Ngrita krye kundër Perëndisë dhe mëndjen ma helmonte ligësia e natyrës sime sensuale. Nuk çlirohesha dot nga oreksia seksuale dhe, ndonëse mbushesha me një ndjenjë pështirosjeje, fuqia e mëkatit më mundëte gjithnjë. Në këtë periudhë isha një barrë e rëndë për prindërit e mi dhe nuk përqëndrohesha dot në punën time.
Kjo gjëndje vazhdoi për shumë vite, derisa m’u zgjua në zemër një dëshirë e thellë për t’u çliruar nga mëkati. Më ftuan një herë të vete në një mbledhje për burra, dhe ai që drejtonte mbledhjen foli për probleme e tema që kishin shkaktuar kaq shumë shqetësime në jetën time. Ai tha se çlirimi ishte i mundshëm, për të gjitha ata që do të pranonin Krishtin si shpëtimtarin e tyre. Ato që dëgjova më vunë në mendime, po më vinte turp të kërkoja ndihmë po atë natë. Më vonë u përpoqa të çlirohem në rrugë tjetër. U martova me një grua që kishte tre fëmijë, po kjo nuk më ndihmoi; jeta m’u bë edhe më e mjeruar. Çdo gjë që bëja më sillte pështirosje. Ku do të dilte kjo e gjitha, vetëm Perëndia e dinte.
Gruaja ime u sëmur dhe po ashtu, edhe unë, duhej të qëndroja në shtrat. Doktori nuk gjente shpjegim për neurozën që më kishte pushtuar. Rashë në dëshpërim të thellë dhe më kapi një frikë e tmerrshme se nuk do të shërohem më. Atëhere fillova t’i thërras Perëndisë në lutje. I lutesha pa pushim për falje dhe çlirim dhe m’u bë e qartë se, vetëm, nuk do t’ia dilja dot në krye kësaj gjendjeje. M’u bë e qartë paaftësia ime për të vepruar. Pastaj, një miku im më dha një traktat për të lexuar. Ishte tamam momenti i duhur. Kisha rënë në humnerën më të thellë dhe ndjeva se Perëndia ma dërgonte këtë person. Ai është psikolog i dëgjuar. Ia hapa zemrën dhe i rrëfeva mëkatet e jetës sime të mëparshme. Kjo ishte pika e kthesës.
Një gëzim i madh ma mbushi zemrën, gëzimi i faljes së fajit, gëzimi i shpëtimit dhe çlirimit të vërtetë. Fjalët: „Në rast se Biri do të të çlirojë, do të çlirohesh me të vërtetë“, u bënë një realitet për mua. Lutja e psalmistit: „Mos m’i llogarit mëkatet e rinisë sime“, ka marrë përgjigje në jetën time. Disa fjalë që i kisha mësuar kur isha fëmijë, më janë kthyer me forcë të veçantë: „Tek ai kemi shpëtimin me shpërblesë nëpërmjet gjakut të tij, faljen e fajeve sipas pasurisë së hirit të tij“ (Letër Efesianëve 1:7). Për herë të parë në jetë, këto fjalë u bënë për mua një realitet. Perëndia më dha sigurinë se ato janë përjetësisht të vërteta. Pas vitesh në vuajtje e mizerje kisha kuptuar diçka nga fjalët e Jezuit: „Erdha që të mund të marrin jetën, dhe që ta kenë të bollshme“.
6-Jezu Krishti çliron
U edukova në një familje, në të cilën kërkoheshin gjithnjë zgjidhje okulte kur shfaqej ndonjë sëmundje. Ndonëse ata me të cilët konsultoheshim, hiqeshin si shëronjës me mjete të natyrës, shëronjës spiritualë etj dhe, ndonëse e fshihnin aktivitetin e tyre prapa një perdeje religiositeti, në të vërtetë ata mbështeteshin thjesht mbi magjinë për të arritur rezultatet e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nxirrnin fitime të mëdha me aktivitetin e tyre dhe disa kishin emër si besimtarë kristianë. Po një njeri i ndriçuar nga Perëndia, nuk e kishte të vështirë të shihte se, fuqitë e tyre, vinin nga djalli dhe jo nga Zoti. As nuk mund të thuhet se ata mbështeten mbi forca neutrale të natyrës, ndonëse ata do të donin që njerëzit ta besonin këtë. Jo, e vërteta është se ata, janë kapur dorë më dorë me fuqitë e errësirës. Kam parë shumë gjëra që lidhen me pasojat e aktivitetit të tyre, prandaj nuk mund të bindem që e vërteta qëndron ndryshe.
Tridhjetë vjet, edhe babai im bënte shërime me magji. Ai vepronte mbi kafshët dhe njerëzit. Shumë njerëz vinin tek ai dhe kërkonin ndihmë dhe ndonjëherë, mjaftonte një letër a një telefon që të arrihej rezultati i kërkuar. Kjo mënyrë të shëruari praktikohet sot kudo në botë dhe shpesh, nuk është thjesht çështje sugjestionimi a hipnoze, po një aktivitet që përfshin magjinë dhe forcat demoniake. Pasojat e aktivitetit të babait ishin mbi jithë familjen. Në shtëpinë tonë kishte vazhdimisht zënie dhe të gjithë ishim me nerva. Megjithatë, edhe pas vdekjes së babait, unë u përpoqa të marr artin e të shëruarit që kish pasur ai. Më tërhiqte ideja e dominimit mbi njerëzit. Si pasojë e lidhjes me babanë dhe aftësive medium që kisha marrë prej tij, arrita shpejt të kem sukses. Në fillim veproja mbi familjen time dhe pastaj fillova të veproj me të afërmit e tjerë. Sa më shumë sukses kisha, aq më tepër rritej krenaria ime.
Po edhe unë, nuk munda t’u shmangem pasojave që rrjedhin për ata që ngatërrohen në magjira. Pata papritur një breikdaun. Lashë punën dhe për disa javë rrija në shtëpi pa bërë asgjë. Atëhere Perëndia filloi të më flasë. Në këtë kohë, takova një person i cili dinte mjaft gjëra mbi magjinë. Ai më foli për rreziqet e kontaktit me okultizmin dhe më pyeti për bekgraundin tim në lidhje me magjinë. Pranova se disa pasoja kishin filluar të shfaqeshin në jetën time, po në mënyrë që të mbrohem, i thashë se gjithçka doja të arrija ishte të ndihmoja njerëzit dhe se i inkurajoja njerëzit ta pranonin shërimin si një dhuratë të Perëndisë. Ai pastaj më shpjegoi se, duke vepruar kështu, bëja një blasfemi dhe e përdorja Perëndinë si shërbyes e nuk e nderoja si timzot. Ai më tha se djalli fshihej prapa punës sime dhe se ai përpiqet t’i mashtrojë njerëzit me këtë formë blasfemie.
Në fillim e hodha poshtë këtë argument. Nuk mund të besoja që ato që thoshte ishin të vërteta. Po fjalët e tij më mbetën dhe, më vonë, mora vesh se ai ishte lutur vazhdimisht për mua. Dhe kështu filloi beteja. Gruaja më mbështeti në luftën time dhe u bëra gati ta le magjinë. Po është më kollaj të premtosh, sesa të veprosh. Doja ta lija magjinë, po zbulova se ajo më mbante të lidhur. Isha i burgosur. Filluam të lutemi e të lexojmë Biblën bashkë me fëmijët dhe kështu filluam të kërkojmë ndihmën e Perëndisë në jetën tonë. Mua pastaj m’u desh të vete në spital për një operacion serioz. Duke qënë unë nën presionin e këtij konflikti të brendshëm, nuk isha në gjendje për operacion dhe kështu e shtymë për afro tri javë, derisa mjeku gjykoi se isha forcuar mjaft për ta përballuar. Operacioni doli me sukses dhe u përmirësova shpejt e u ktheva në familje. Kjo ngjarje më mbushi me gëzim e mirënjohje.
I ishim afruar suksesit me një hap. Po beteja nuk kishte mbaruar. Një ditë po lexoja pjesën e Veprave të Apostujve në kapitullin 19 ku thuhet: „Dhe një pjesë e atyre që praktikonin magji i mblodhën librat e tyre bashkë dhe i dogjën në sy të të gjithëve.“ Pashë se çfarë duhej të bëja dhe, si i mblodha të gjitha librat e magjisë që kisha, i dogjëm.
Po ishte edhe një fushë e fundit ku duhej të arrihej fitorja. Jeta ime ishte e mbushur me bera,inate, egoizëm, të pirë, duhan, letra dhe gjëra të tjera që nuk mund të përmenden, ndërsa gruaja ime mundohej nga depresionet dhe pasoja të tjera të magjisë. Në sajë të pranisë së Krishtit në jetën tonë, u fitua edhe kjo fitore e fundit. Gruaja u çlirua nga depresionet dhe Perëndia veproi në jetën time duke më çliruar nga zakonet e mbrapshta që më mbanin të lidhur. Kishim jetuar që të dy atë që thuhet tek Ungjilli i Llukës 19:10: „Biri i Perëndisë erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë të humburin.“
Çlirimi që më dha Zoti ndryshoi jetën time dhe kuptova se, nëse Krishti kishte ndihmuar një mëkatar si puna ime, atëhere ai mund të më përdorte mua për t’u treguar të tjerëve për çlirimin që marrim nëpërmjet tij. Kështu që qëllimi im u bë t’u flas të tjerëve që ishin të lidhur siç kisha qënë unë vetë, në mënyrë të ndërgjegjshme, ose të pandërgjegjshme. M ‚u bë e qartë në punën time të mëvonshme se, sa thellë njeriu modern është ngatërruar nga okultizmi. Po megjithatë, mbetet fjala e Perëndisë: „Atje ku shtohet mëkati, hiri bëhet edhe më i bollshëm“. Fitorja përfundimtare i takon Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë.
7-I çliruar nga errësira
Jeta e Johenit vërtitej rreth të pirit dhe femrave. Pinte mbi 15 litra birrë në ditë. Rallë ishte i kthjellët dhe kur nuk pinte aq sa donte, vinte rrotull duke tërfëllyer si një kafshë e plagosur. Ishte edhe shumë nevrik dhe me provokimin më të vogël, i thyente të gjitha ç’i dilnin përpara. Nuk donte të dinte as për Perëndinë as për djallin; për të ishin të gjitha hiç.
Një ditë, në pijetoren ku vente zakonisht, ishte një grup që bisedonin mbi mundësinë e bërjes së një pakti me djallin dhe tregonin historira të kësaj natyre. Shumë qeshën me këtë mendim, edhe Joheni ishte njëri nga ata. Ai tha se nuk kishte frikë ta takonte djallin dhe, kur njëri e sfidoi, ai pranoi duke vënë bast me 2 stërlina. Një të premte, natën, Joheni ishte në një udhëkryq jashtë fshatit. Ai vizatoi një rreth në tokë dhe përsëriti një formulë magjike, e cila siç i kishin thënë, do të thërriste Luciferin, dhe priti që t’i shfaqet djalli. Nuk ndodhi asgjë dhe ai u kthye triumfator që të merrte dy stërlinat e bastit.
Po gëzimi i tij ishte i shkurtër. Atë natë, kur vajti në shtrat, pa një fytyrë të tmerrshme mbi mur përballë krevatit dhe, i ngrirë nga frika, shikonte sesi fytyra i afrohej, derisa arriti ndonja 30 cm larg fytyrës së tij. Thirri me të madhe dhe e motra me të shoqin nxituan në derë të shikonin se ç’kishte ndodhur. Po kur vajtën te dera, nuk ishin në gjendje të hynin brenda. Kishte një diçka që i pengonte. Kjo u përsërit disa herë dhe gjithmonë të tjerët e kishin të pamundur të hynin brenda në dhomën e tij. Së fundi kjo histori filloi ta rëndojë shumë Johenin dhe vajti të këshillohet me mjekun. Doktori e vizitoi, po nuk gjeti gjë. Kur e pyeti doktorin mos ishte pasojë e të pirit, ai i tha se nuk ishte i këtij mendimi. Joheni vazhdoi të përshkruajë me imtësi fytyrën që i ishte shfaqur dhe si kishte filluar kjo histori. Doktori u mendua dhe pastaj i tha Johenit se, nëse me të vërtetë donte të shërohej, duhej të bënte një kthesë diametralisht të kundërt me drejtimin aktual të jetës së tij dhe t’ia dorëzonte jetën e vet Krishtit. Si pak veta në profesionin e tij, doktori ishte besimtar kristian dhe besonte plotësisht fuqinë e Satanait për të sunduar jetën e njerëzve nëpërmjet frikës. Joheni e pranoi këshillën e tij dhe filloi seriozisht të kërkojë Perëndinë. Në fund, ai provoi një çlirim të plotë, jo vetëm lidhur me figurën që i shfaqej, po edhe nga alkooli dhe femrat. Jeta e tij ndryshoi plotësisht nëpërmjet kontaktit me Zotin e gjallë. Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vjet që atëhere dhe Joheni jeton aktivisht me kishën e tij, dhe është zgjedhur edhe në këshillin e kishës. Fuqia e Krishtit e ka çliruar nga fuqia e errësirës. Ai mund të lëvdojë tani Perëndinë si kristianët e parë „duke falenderuar me gëzim Atin që na bëri të aftë të kemi pjesë në trashëgiminë e shënjtorëve në dritë, i cili na çliroi nga pushteti i errësirës dhe na solli në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij“ (Letër Kolosianëve 1:12-13).
8-Dhe djajtë u larguan prej saj
Një miku im më tegonte rastin më të vështirë që kishte ndeshur në punën këshilluese pastorale. Ishte rasti i kunatës së tij.
Për shumë vjet ajo kishte vuajtur nga depresione, dyshime dhe vështirësi të tjera në besim. Nuk i pëlqente më Bibla, kisha, madje edhe pikturat me tema kristiane. Ajo shqetësohej menjëherë nëse dikush i jepte ndonjë këshillë sipas Biblës. Një psikolog do të thoshte se kjo gjendje ishte pasojë e një edukate fetare të tepëruar, po nuk ishte aspak rasti i saj. E ëma kishte qënë akoma më antagoniste ndaj punëve të Perëndisë sesa e bija. Vajza kishte shënja sikur ishte e pushtuar nga demonë, dhe në një moment ishte me zjarr kundër Perëndisë, dhe në momentin tjetër donte të bëhej kristiane. Psikiatrët do të thoshin se kemi të bëjmë me një personalitet të ndarë më dysh. Pacientja, kur ishte fëmijë, kishte parë fantazma, dhe kur, në këto raste, kishte thirrur, fantazmat e kishin goditur.
Gruaja pranoi se gjatë jetës së saj i ishte drejtuar fallxhorëve dhe e ëma, kishte hedhur edhe ajo fall me letra. Një tjetër fakt që doli në sipërfaqe më vonë, ishte se, e ëma, që përpara se të lindte vajza, ia kishte përkushtuar fëmijën djallit.
Përpara se të vinte të këshillohej me mikun tim, doli se gruaja kishte qënë tek një sekt fanatik, ku një nga anëtarët kishte vendosur duart mbi të dhe ishte lutur. Rezultati ishte se simptomat ishin keqësuar dhe që atëhere ajo ishte larguar nga të gjitha gjërat me karakter fetar. Pastaj kishte shkuar tek shumë neurologë dhe madje kishte qënë edhe në një psikiatri. Diagnoza që bënin vazhdimisht mjekët është shumë domethënëse. Ata thoshin se mënderisht ishte shumë në regull, ndonëse kishte këto shqetësime psiqike.
Kur pacientia erdhi tek miku im për t’u këshilluar, pyetja e tij e parë ishte: „Je ngatërruar me ndonjë mëkat që lidhet me magjinë?“ Pasi ajo pranoi se po, ai i tregoi asaj me bazë Biblën se ku ishte rruga e çlirimit. Gruaja filloi të dridhet dhe filloi të bëjë bera njërën pas tjetrës e të mallkojë. Megjithatë dukej se kishte dëshirë të çlirohej. Miku im vuri re se, sa herë që përpiqej të lutej me të, ajo fillonte të bënte spërdredhje dhe lëvizje të çuditshme. Ai pati përshtypjen se kishte të bënte me një influencë demonësh. Kjo ide iu përforcua nga fakti se, kur i urdhëroi fuqitë e liga në emrin e Jezuit, gruaja u qetësua. Një ditë, kur sapo i kishte urdhëruar fuqitë e liga, gruaja gjeti besimin se Jezui kishte vdekur për faljen dhe shpëtimin e saj.
Po tani filloi një betejë dramatike. Të nesërmen, gruaja u përpoq ta sulmojë mikun tim, atë që e kishte këshilluar e ndihmuar, me një thikë. Ai i kishte urdhëruar përsëri fuqitë e liga në emrin e Jezuit dhe gruaja ishte qetësuar përsëri, madje kishte kërkuar edhe falje për sjelljen e saj. Po në atë ditë, ajo shprehu dëshirën të merrte pjesë në darkën e Zotit, po, si kishte marrë bukën dhe verën, kishte filluar të dridhej. Vetëm kur kunati kishte urdhëruar forcat e liga të dilnin, ajo kish vazhduar komunionin. Po megjithatë, atë natë ishte kthyer në shtëpi me më shumë forcë.
Faza e dytë e betejës përfundoi me dërgimin e saj në psikiatri. Si kish qëndruar një javë tek kunati, ajo u kthye përsëri në shtëpi të saj, po sa herë kthehej atje, gjendja e saj bëhej me e keqe. Në këtë periudhë Billi Graham bënte një fushatë në Zyrih dhe miku im e ftoi kunatën në një nga takimet. Ajo vajti, po ndërsa po dëgjonte mesazhin, filloi të dridhet. Kunati u lut me të dhe ajo pushoi së dridhuri, po pas ca ditësh pati përsëri një krizë dhe u përpoq të bëjë vetëvrasje. Mjekët menduan se kjo i shkaktohej nga ambjenti dhe e shtruan në spital. Po edhe atje ajo nuk flinte dot, edhe pse provoi të gjithë qetësuesit. Pas asaj dite, e shtruan në psikiatri. I bënë një trajtim me insulinë, po pa dobi. Eksperienca ime më thotë se rasti i saj nuk ishte një rast për mjekët, po një rast për ndihmë pastorale. Shumë forma të sëmundjeve mendore duhet t’i lihen në dorë psikiatrit, po një person që është nën sundimin e demonit duhet t’u lihet besimtarëve. Për fat të keq janë pak besimtarët që janë të gatshëm të ndihmojnë në raste të tilla.
Në kishën ku vente gruaja, u mbajt mbas ca kohësh një mision dhe e ftuan të merrte pjesë. Si dëgjoi një nga mesazhet, ajo u ngrit me inat dhe doli jashtë kishës duke thirrur: „Do të vras veten, do të vras veten“. Kunati rendi pas saj dhe e mori në shtëpi, ndërsa ajo vazhdonte të thërriste se atë natë do të ndodhte diçka dhe, ose ajo, ose predikatori, do të vdiste. Miku im tha :“Askush nuk do të vdesë, se Krishti është fitimtari“. Ai u lut me të dhe ajo u qetësua përsëri e kaloi një natë të qetë.
Në fazën tjetër të betejs, hyri një element i ri në këtë histori. Të djelën e mëpasme, pa ndonjë ftesë, gruaja mori pjesë në tre shërbime të kishës. Pastaj pyeti nëse mund të fliste me evangjelistin, dhe ai pati gjithashtu përshtypjen, duke biseduar me të, se forca demoniake vepronin brenda saj. Ai e pyeti: „Jeni marrë ndonjëherë me magji, spiritizëm ose parashikim të fatit?“ Ajo pranoi se po. Evangjelisti filloi t’i urdhërojë fuqitë e liga që sundonin gruan të largoheshin prej saj. Ndërkaq kunati kishte zbuluar të dhëna të tjera lidhur me influencën që e ëma kishte pasur mbi të dhe në prani të evangjelistit dhe kunatës, u lut që ajo të çlirohej nga mëkati dhe influenca e se ëmës. Papritur, ajo u ngrit me vrull dhe e goditi evangjelistin duke thirrur me një zë të çuditshëm: „Kjo është vajza ime dhe duhet të vdesë“. I kunati e kuptoi menjëherë situatën dhe u përgjigj: „Jo, ajo nuk duhet të vdesë. Lëre të lirë nga pushteti yt“. Zëri u përgjigj: „Vajza ime i takon djallit, ia kam dedikuar atij që kur ishte fëmijë“. Miku im vazhdoi: „Nuk ke të drejtë mbi jetën e saj. Gjaku i Krishtit mjafton për vajzën tënde. Ajo është blerë me gjakun e Krishtit“. Pastaj zëri i çuditshëm vazhdoi: „Po ta jap vajzën do të çmendem, po ta jap do të çmendem (Duhet shënuar se, gjatë kësaj kohe, nëna e pacientes ishte gjallë). Kunati i saj vazhdoi: „Edhe në u çmendsh ti, duhet ta lesh vajzën tënde të lirë dhe të mos vish ta shqetësosh më.“ Pacientja ishte, në këto e sipër, krejt e rraskapitur dhe filloi të lutet në heshtje. Ngjarje të tilla, ku zëra të çuditshëm kanë folur nga njerëzit, kanë ndodhur gjatë gjithë historisë së kishës dhe Ungjilli i Markut tregon edhe ai një ngjarje të tillë. Unë vetë kam shumë raste në dosjet e mia.
Faza e pestë ishte akoma më dramatike. Mbrëmjen që pasoi, evangjelisti që misiononte i nxiti të pranishmit të pranojnë Krishtin. Gruaja pranoi në zemër të vet ta ndjekë Krishtin dhe t’i besojë atij dhe, për disa ditë me radhë ishte e mbushur me gëzim. Po pastaj, një mëngjes, duke ngrënë mëngjesin, filloi të dridhet, fytyra iu shtrëmbërua dhe, e frikësuar, kërkoi të kunatin për ndihmë. Ai erdhi dhe filloi të lutet për të. Po këtë herë, pa dobi. Ajo thërriste e thoshte se kishte disa forca që punonin brenda saj. Miku im i urdhëroi forcat të largoheshin prej saj, po pastaj u dëgjua një zë: „Jo, nuk largohem“. Nuk ishte po ai zë që kishin dëgjuar më parë. „Kush je ti?“, pyeti miku im. „Jam një arixhofkë plakë“, ishte përgjigjja, dhe në këto e sipër, gruaja rrëmbeu një thikë e deshi të sulet kundër kunatit. Ai i zuri dorën dhe vazhdoi të lutet. Ajo u qetësua, e la thikën dhe filloi të qajë. Kishte qënë gjatë gjithë kohës e ndërgjegjshme për atë çka po ndodhte.
Tani vijmë tek pika kulminante e historisë. Të nesërmen, po ky zë filloi të flasë nga pacientja: „Ke frikë, ke frikë“ duke provokuar. „Jo, nuk kam frikë“, u përgjigj kunati. Pacientja qeshi me një të qeshur të keqe. „Nuk bën dot asgjë, ne jemi legjione të tëra dhe mund të mbrohemi deri në fund. As mjekët nuk e gjetën se kush fshihet pas sëmundjes“. Për herë të parë ndërhyri edhe gruaja e mikut tim: „Në qofshi legjione, shkoni e futuni tek derrat“. „Jo, duam të rimë tek njerëzit. Do të vimë tek ju“. I shoqi u përgjigj „Kjo s’është e mundur se ne jemi të Krishtit“. „Atëhere do të vemi tek fëmijët tuaj. Djali juaj është që tani i sëmurë.“(Në atë kohë djali i tyre ishte vërtet i sëmurë) „Do ta kishim bërë edhe më keq, po të na qe dhënë leje“. Prapë miku im u përgjigj: „Nuk ju lejohet, fëmijët tanë i takojnë Jezuit“. „Atëhere do të vimë të shkatërrojmë kishën tuaj. E dimë se cilët janë jashtë mbikqyrjes“. „As atë nuk e bëni dot, se Krishti ruan kishën tonë“. Papritur pacientja deshi të dilte jashtë shtëpisë duke vrapuar, po kunati e zuri nga krahu dhe e detyroi të shtrihet në kanape. Ajo përsëri deshi të kapte thikën. „Dil jashtë saj“, urdhëroi miku im. „Pse nuk pushon së luturi?“, thanë zërat. „Nuk do të pushojmë së luturi, derisa ju të keni dalë jashtë saj“. „E ç’fitoni duke shpëtuar një shpirt?“, pyetën zërat. „Për Shpëtimtarin, një shpirt ka më shumë vlerë se bota e tërë“. Zërat vazhduan: „Nuk do të dalim nga kjo grua, se përndryshe ajo do të vejë t’u tregojë të tjerëve. Ndaloni lutjen. Ka të tjerë që luten në shtëpi“. Miku im nuk e dinte se fëmijët e tij po luteshin edhe ata për tezen dhe tha: „Po, Shpëtimtari lutet për ju“. „Jo, jo, ai nuk lutet për ne“, thanë zërat. Në këto e sipër, gruaja ia ngjiti sytë tërë inat një figure të Krishtit që ishte në dhomë. „Po, vërtet, nuk lutet për frymët tuaja, po lutet për ty, moj grua e shkretë“. „Nuk e durojmë dot më këtë lutje“, thirrën zërat. Kishin kaluar tri orë në këtë betejë. Bashkë me gruan dhe dhjetë fëmijët e tij që luteshin në një dhomë tjetër, miku im i urdhëroi frymët e papastra të dalin në emrin e Jezuit. Papritur gruaja u bë shumë e qetë dhe filloi të lutet e të qajë sëbashku. Ajo u çlirua, po një ditë të tërë hoqi vuajtje të mëdha në trup. Në ditën e fundit të misionit ajo dha dëshminë e saj përpara gjithë atyre që ishin mbledhur dhe prej atij çasti, të gjitha dhimbjet i pushuan. Të djelën, pastaj, mori pjesë në darkën e Zotit dhe, ndërsa përpara në këtë pikë kishte ndjerë gjithnjë sikur fuqitë e së ligës përpiqeshin ta mbysnin, tani mund të merrte pjesë në qetësi të plotë. Krishti kishte fituar betejën. I kishte thyer prangat e saj. Prandaj u shfaq Biri i Perëndisë, që të shkatërrojë punët e djallit. – .
9-Më i fortë është ai që është tek ty
Në Madanang, në Guinenë e re, gjëndet spitali i misionit kristian të atjeshëm. Një ditë, sollën në spital një kristian nga Papua me emrin Koimbo. Ai kishte qënë personi i parë që kishte çuar mesazhin e Ungjillit nga bregdeti tek fisi i tij në malësi. Fisi i tij përbëhej nga idhujtarë, po disa nga ata kishin qënë të gatshëm të braktisnin frymët e liga dhe të besonin tek Krishti. Sigurisht, ata që kishin besuar, përndiqeshin nga bashkëatdhetarët e tyre. Edhe Koimbon e kishin kërcënuar disa herë ta vrisnin, po tani armiqtë e tij nuk guxonin ta vrisnin hapur, si do të kishin vepruar dhjetë vjet më parë. Prandaj kërkuan ndihmën e një doktori magjistar që ta hiqnin qafe. Ky person, si mori paratë që i ofruan, filloi punën e tij. Ai u bëri thirrje frymëve të liga ta ndëshkonin Koimbon se, si besimtar kristian, ai pengonte fuqinë e tyre.
Koimbo mbante mbledhje për kristianët në xhungël. Nuk ishte e mundur të mblidheshin në fshat, se fshatarët do t’i pengonin. Megjithatë, ishte marrë vesh për mbledhjet që bënin dhe pikërisht në një nga këto mbledhje, doktori magjistari veproi. Koimbo po lexonte Biblën me zë të lartë, kur në një moment bërtiti: „Nuk shikoj asgjë“. Miqtë e tij u hodhën ta ndihmojnë dhe e morën mënjanë duke shpresuar që do t’i vinte shikimi përsëri, po pritën më kot. Fshatarët e tjerë u kënaqën pa masë për të keqen që i ra.
Disa javë me radhë Koimbo qëndroi në kasollen e tij dhe ishte shumë i dobët fizikisht dhe shpirtërisht. Pikërisht atëhere miqtë e tij e sollën në spitalin Jagaum. Tek po e çonin në spital, bashkëfshatarët e tij bashë me doktorin magjistar kishin dalë nëpër dyert e kasolleve dhe e tallnin duke thënë: „Ja shiko se kush është më i fortë, frymët tona, apo Perëndia e kristianëve“.
Koimbon e pritën shumë mirë në spital, po sa për të parët, mjekët, pasi e ekzaminuan imtësisht, thanë se nuk kishte shpresë që do të shërohej. Kjo ishte shumë e rëndë për të dhe Koimbo u dëshpërua shumë.
Atë natë infermierja vajti tek shtrati i tij dhe e pyeti se si ishte. Koimbo i zgjati dorën. „Ah motër“, tha Koimbo, „s’është puna se u bëra i verbër, po jam i mërzitur se nuk e ndjej praninë e Perëndisë dhe kam frikë se jam në duart e frymëve të liga, dhe kjo është më e tmerrshmja.“ Këto fjalë e prekën shumë infermieren. S’ishte drejtë, Satanai nuk mund të dilte fitimtar.
„Koimbi, le t’i lutemi Zotit tonë. Ai na dëgjon pa tjetër. Frymët e liga nuk mund të kenë fjalën e fundit, Jezui i ka mundur.“ Pastaj që të dy u lutën. U lutën tërë natën duke e kujtuar Perëndinë për premtimet e tij dhe duke kujtuar fuqinë e tij për t’u dhënë sy të verbërve dhe për të çliruar ata që ishin nën pushtetin e demonëve.
Papritur, kur po gdhinte, Koimbo thirri: „Motër, po të shoh, po të shoh. Anuto (Perëndia) më ka shëruar, Anuto është i madh“. Rreth tij u mblodhën infermieret dhe ndihmësit dhe të gjithëve u ndriçonte fytyra nga një ndjenjë e thellë gëzimi dhe mirënjohjeje.
Koimbo donte të kthehej në fshat. Ai donte të ishte një dëshmi e gjallë për bashkëfshatarët e tij, se Krishti është më i fortë se djalli.
10-Në rast se Biri të çliron…
Një ditë, në stacionin e misionit tonë në Lishui, arriti një lajmëtar. Ai pyeti nëse disa nga gratë besimtare mund të shkonin me të në shtëpinë e një besimtari kristian vendas. Disa nga ne vajtën dhe gjetën atje një grua vendase fare të rraskapitur. Doli se e kishin sjellë atje që ta ndihmonte Perëndia i kristianëve. Kishin udhëtuar gjashtë orë dhe na e paraqitën si kunatën e familjes.
Morëm vesh se gruan e kishte munduar një frymë e quajtur Fan Yiao, një fenomen i shpeshtë për vendin, i cili shkaktonte shumë vuajtje e shqetësime ndër banorët. Gruaja kishte kërkuar ndihmën e shumë idhujve, po pa dobi. Më së fundi, kërkonte nga Perëndia i kristianëve të tregonte forcën e tij mbi të. Tek dëgjuan këtë histori, disa nga besimtarët u trembën, se kjo frymë, Fan Yiao, i kishte munduar tmerrësisht banorët.
Sidoqoftë, si mbaroi gruaja së treguari, filluam të këndonim këngën, „Mjeku i madh po vjen“. Kjo është një këngë shumë e njohur dhe e dashur për besimtarët, sepse në të përmendet shpesh Jezui dhe ata e dinë se djalli largohet, kur dëgjon këtë emër. Pastaj i treguam gruas mesazhin që solli Jezui. Ndonëse nuk i mori vesh tamam ato që i thamë, ajo kuptoi se Jezui mund ta ndihmonte. U kap pas kësaj të vërtete. U lutëm për të dhe i treguam si të thërriste emrin e Jezuit dhe t’i besonte atij. Vajtëm prapë ta shikonim të nesërmen dhe morëm vesh me gëzim se kishte kaluar një natë të qetë. Vendosëm që dy gra besimtare të venin tek ajo çdo ditë e të luteshin me të duke i dhënë kurajo. Gruaja nuk vuante më natën si në të kaluarën.
Nuk vazhdoi shumë dhe një ditë, kur dy gratë vajtën si gjithmonë për ta parë, ajo i priti me bërtima duke thënë: „Më kapi prapë, më kapi prapë“. Dhe vërtet, fryma demoniake e kishte sulmuar natën në formën e një maceje të zezë. Njëra nga besimtaret e pyeti: „Je ngatërruar prapë me idhujt?“ Në fillim gruaja nuk deshi të përgjigjet, po pastaj pranoi se,i shoqi, kishte ardhur për ta parë dhe i kishte thënë se donte të bënte kurban një derr, se s’dihej me siguri në e kishte shpëtuar Perëndia i kristianëve, apo dikush tjetër. Gruaja kishte rënë dakord. Burri pastaj kishte ikur, si ishin marrë vesh që të bënte kurban derrin. Po atë natë, Fan yiao e kishte sulmuar përsëri. Besimtaret e këshilluan menjëherë t’i dërgonte lajm burrit që të mos e bënte kurbanin. Ato i thanë se nderi dhe lavdia i takojnë vetëm Jezu Krishtit. Dhe ajo kështu bëri.
Pas kësaj, gruaja u tha ta merrnin në stacionin e misionit dhe u vendos në dhomën e njërës prej misionareve. Ndënji atje tre javë dhe çdo ditë dëgjonte fjalën e Perëndisë. Në nëntor, deshi të kthehet në shtëpi, optimiste se tashmë ishte çliruar nga sulmet. U tha se, po të qe mirë, do të kthehej prapë në dhjetor, për Krishtlindje. Kaloi koha dhe erdhi periudha kur do të vinte përsëri, po nuk vinte lajm prej saj. Një besimtar u ofrua të nisej për ta parë, ndonëse udhëtimi ishte i gjatë. Po nuk qe nevoja, se po atë ditë, ajo erdhi në stacion gjithë gëzim. Kishte qënë mirë gjithë kohën, që kur ishte larguar prej tyre, dhe do të kishte ardhur më parë, po e kishin penguar përmbytjet. Lëvdonte Zotin që e kishte çliruar. Ajo ishte besimtarja e vetme në një zonë mjaft të gjërë, po megjithatë, ajo qëndroi konseguente në besim. Së fundi i humbëm lidhjet me të, se zona ku ajo jetonte u bë qëndra e konflikteve në periudhën e luftës Ruso-Japoneze.
11-Në emrin tim do të nxjerrin demonë
Një bashkëpunëtor kinez i misionit tonë ishte evangjelist dhe kishte shumë autoritet në lutje. Në zonat rrotull nesh kishte shumë raste njerëzish që sundoheshin nga frymë demonësh dhe ishte për t’u habitur se, sa shpejt, kinezët ishin në gjendje të dallonin midis rastit të një personi të pushtuar nga demoni dhe një të sëmuri mendor. Ua kalonin madje edhe psikiatërve europianë. Në rast se evangjelisti i misionit tonë ishte i mendimit se dikush ishte i pushtuar nga demoni, mblidhte një grup dhe luteshin dhe agjëronin sëbashku, derisa personi të çlirohej nga frymët e liga. Një herë, ata ishin lutur e kishin agjëruar çdo mbrëmje për shtatë javë rrjesht për një grua, derisa ajo u çlirua. Historia e mëposhtme tregon se, sa e vështirë mund të jetë beteja për shpëtimin e një shpirti.
Afër misionit jetonte një familje, në të cilën për shumë breza me radhë, një nga anëtarët kishte qënë i pushtuar nga demoni Fan Yiao. Kur vdiste personi i pushtuar në familje, demoni vente tek një anëtar i ri i familjes. Babai kishte qënë i pushtuar dhe kishte vdekur me lëngatë të madhe, pastaj demoni kishte kaluar tek një teto. Ajo mendohej se nuk do të jetonte gjatë, dhe vajza e nëna që kishin mbetur në familje, rronin me frikën e ditës kur do t’u vinte radha atyre. Në atë periudhë, unë bashkë me një misionar tjetër, evangjelizonim në atë zonë. Nëna dhe vajza e kishin dëgjuar mesazhin, po ndonëse kishin reaguar pozitivisht, nuk i ishin dhënë plotësisht Krishtit. Pastaj tetua vdiq. Vajza e familjes vajti në varrimin që u bë ku ceremoninë e drejtonte një prift pagan. Gjatë ceremonisë, fryma Fan Yiao hyri tek ajo. Nëna e vajzës, e tmerruar, e solli në sallën e kishës duke kërkuar ndihmën e besimtarëve kristianë. Ata filluan të luten për vajzën dhe në darkë ajo u çlirua.
Pas disa vitesh vajza u martua. I shoqi nuk ishte besimtar, po duhej të martoheshin se fjala ishte dhënë prej shumë vitesh. Pas martesës, vjehrri dhe vjehrra e ndaluan të vente në kishë. Ia morën Biblën dhe ia dogjën. Menjëherë pas kësaj Fan Yiao hyri përsëri tek ajo. Nga ajo dilnin zëra të çuditshëm dhe s’ishte në gjendje të bënte asnjë punë. Prindërit e të shoqit u trembën shumë dhe iu lutën evangjelistit të vinte e të lutej për vajzën. Ai erdhi e u lut dhe rezultati ishte që vajza u çlirua përsëri. Ajo ishte shumë e lumtur, po prindërit e të shoqit që kishin premtuar t’i blenin një Bibël të re dhe ta linin të takohej me besimtarët kristianë, ndruan mëndje dhe nuk e lanë të vente në kishë të djelën që pasoi. Po ndodhi përsëri e njëjta gjë. Fan Yiao hyri tek ajo. Kësaj radhe çifti i moshuar e kuptoi se duhej ta merrte seriozisht çështjen e Jezuit. Erdhën në mision dhe e sollën edhe vajzën në një karrige të veçantë. Po ai grup besimtarësh filloi të lutet përsëri për të. Po këtë radhë nuk ishte e lehtë. Tri mbrëmje rrjesht ata u mblodhën për t’u lutur e agjëruar, po Fan Yiao nuk dorëzohej. Atëhere evangjelisti kuptoi se kishte ardhur koha për të vepruar. Iu afrua vajzës dhe tha: „Koha jote mbaroi. Duhet të dalësh prej saj. Të urdhëroj në emrin e Jezuit.“ Papritur, nga vajza doli një zë burri: „Kjo lutje është e paduruar!“ Prapë vajza u çlirua dhe vjehrri e vjehrra e mbajtën premtimin për ta lejuar të vazhdonte rrugën e besimit të saj. Që nga ajo kohë, Fan Yiao nuk u kthye kurrë më tek ajo.
Këta dy shembuj na tregojnë se, njeriu, nuk është vetëm objekt i sëmundjeve mendore dhe emocionale, po edhe i influencave demoniake që kapërcejnë të gjitha kufijtë gjeografikë dhe racorë. Shembuj të tillë gjejmë në gjithë botën dhe të njëjtën gjë gjejmë edhe në Dhjatën e Re. Meqënëse sundimi i demonëve është një fakt biblik, një psikiatër që nuk beson, nuk është një gjendje ta trajtojë rastin. Një person që mendon vetëm me tre dimensione, nuk do të jetë kurrë në gjendje të kuptojë gjëra që kanë të bëjnë me hyjnoren dhe djallin. Po, mbi fenomenin e sundimit nga demoni, qëndron fitorja e lavdishme e Krishtit mbi gjithë fuqitë e errësirës. Një person që e ka mbështetur besimin e tij plotësisht tek Jezui, merr edhe ai pjesë në këtë fitore. Jezui vetë ka thënë:
„Në emrin tim do të nxjerrin demonë..“(Ungjilli i Markut 16:17)
12-Fitorja i takon Zotit
Një misionare shërbente në Guinenë e re. Zona ku ajo shërbente, ishte tepër e infektuar nga magjia dhe shumë nga banorët jetonin nën pushtetin e doktorëve magjistarë. Misionarja kishte pasur pak progres në punën e saj në atë zonë dhe, në kohën që lutej, ndjente praninë e forcave të liga. Ajo informoi edhe miqtë e saj për këtë dhe u kërkoi që ta mbështesnin në lutje, që zona ku ajo shërbente, të çlirohej nga pushteti i demonit. Përveç kësaj, atë e kishin kërcënuar shpesh edhe kafshë të egra. Sa herë që ishte përpjekur të vente në një fshat të caktuar ku ndodhej edhe një magjistar i dëgjuar, ia kishin prerë rrugën gjarpërinjtë dhe s’kish mundur të vente. Në fillim kishte menduar se kjo ishte një koincidencë, po pastaj e kuptoi se puna qëndronte ndryshe. Një ditë, arriti të vente në fshat. Pa i vajtur mendja për të keq, hyri në një kasolle që t’u jepte banorëve një broshurë. Ndërsa po fliste me gruan, iu krijua një ndjenjë sikur dikush prapa kurrizit të saj po përgatitej për ta vrarë. U kthye dhe pa në një qoshe një burrë që nuk e kishte parë në fillim. Kur sytë e saj ndeshën të tijtë, ajo ndjeu sikur po binte nën pushtetin e një magjie. U përpoq të lutej, po sytë e burrit e pengonin. Së fundi mundi ta sfidonte burrin në emrin e Jezuit. Rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Burri ra në tokë dhe filloi të rënkojë mbi dysheme. Ka këtu diçka të ngjashme me historinë e perëndisë Dagon të Filistinëve, që ra për tokë, kur u vu përballë arkës së shenjtë të Zotit.
Më vonë, misionarja mësoi se, burri në kasolle, kishte qënë krye magjistari i fshatit dhe se, banorët, e dinin se ai kishte aftësi të sundonte e përdorte kafshët e egra për qëllimet e tij.
13-Në gjakun e Qingjit ka fuqi
Kishim përgatitur një mision një javor në shkollën lokale. Të gjitha gjërat venin mirë, ose të paktën, kështu më dukej mua, derisa mora fjalën në mbledhjen e hapjes. Fillova të ndjej se më ishte gjithnjë e më e vështirë të vazhdoja të flisja dhe më dukej sikur dikush përpiqej të më mbyllte gojën. Duke vajtur atë natë në shtëpi, isha mbushur me djersë. Kurrë s’kisha provuar një gjë të tillë. Isha një evangjelist i ri, po ndjenja se një rezistencë e pakuptuar i kundërvihej mesazhit që kisha për të dhënë. Mund ta përdorja mesazhin si e kisha përgatitur, apo kishin njerëzit nevojë për diçka të ndryshme? Me këto mendime vajta në krevat.
Sapo mbylla dritën, pashë një hije përpara meje. Pastaj një zë më tha qartë: „Po guxove të vazhdosh me këtë mision, do të të vras. Këta njerës më takojnë mua“. Ç’mund të thoja? Kuptova se kishte vetëm një përgjigje: „Nëse Zoti më ka caktuar këtë detyrë, askush nuk mund të më pengojë“. Zëri u përgjigj: „Mirë atëhere, do të të vras.“ Në atë çast më zuri një ngërç në dorë dhe këmbë, që pastaj u shtri në tërë trupin dhe më pushtoi edhe zemrën. Nuk lëvizja dot dhe isha bërë akull. Qëndrova kështu rreth dy orë, derisa dhimbja më lëshoi. Kuptova me siguri se ky armik kërkonte vdekjen time. Njëkohësisht isha i sigurt se këtë do ta arrinte vetëm po ta lejonte Zoti.
Ditët që pasuan ishin shumë të vështira për mua, po shpejt kuptova se ku ishte rrënja e gjithë shqetësimeve. Shumë nga banorët e fshatit merreshin ose me fall, ose me magji dhe shumë të tjerë vuanin si pasojë e këtyre praktikave. E kisha pothuaj të pamundur të përgatisja një mesazh të ri për mbledhjen. U përpoqa të lutem, po vetëm bija në gjunjë dhe ngashërehesha. Më pushtonin çdo natë po ato dhimbje në formë ngërçi, ndonëse hija nuk m’u shfaq më. Nuk dija se çfarë të bëja. Isha i bindur se Perëndia më kishte thirrur në atë fshat për të mbajtur misionin, ndryshe do të kisha hequr dorë.
Burrat e kishës nuk më jepnin dot asnjë këshillë dhe madje dukej sikur nuk e merrnin çështjen seriozisht. Më së fundi Zoti më drejtoi të vete tek një besimtar i moshuar. I tregova se çfarë më ndodhte dhe se nuk dija se çfarë të bëja. Zoti vetë më kishte çuar te ky njeri. Ai më tregoi gjëra që duhej t’i kisha ditur kur mbarova shkollën biblike, po ndoshta atëhere nuk do t’i kisha kuptuar. Nga ana tjetër, ai nuk më tha ndonjë gjë të re. E dija se gjaku i Krishtit na jep fuqi neve që kemi besuar tek ai, po në jetë nuk e kisha provuar. Jo vetëm që sulmet pushuan, kur e vura veten nën mbrojtjen e gjakut të Krishtit, po fillova të shikoj sesi fuqia e Perëndisë filloi të veprojë në jetën e banorëve të fshatit. I kapërcyem vështirësitë me gjakun e Krishtit. „Prandaj u shfaq Biri i Perëndisë, që të shkatërrojë veprat e djallit“ (Letra e parë e Johanit 3:8).
14-I zhveshur nga fuqia
Ishte fillimi i vitit 1959 kur na mori në telefon një dentist. Na pyeti lidhur me misionin tonë telefonik, si ishte i organizuar ky mision dhe ç’objektiva e synime kishte. Si iu përgjigjëm pyetjeve të tij, na tha se do të vinte vetë të na takonte personalisht dhe caktoi një takim. Kur erdhi, ky person shfaqte shënja të qarta nervoziteti. Vumë re se përpiqej t’i fiksonte sytë tanë dhe ndjenim një atmosferë të keqe rrotull nesh, se na dukej sikur donte të na magjepste. Meqë edhe unë, edhe shoku që punonte me mua, patëm të dy të njëjtën ndjenjë, dolëm jashtë për t’u lutur. Kur u rikthyem në dhomë, u përpoqëm të rifillojmë bisedën e ndërprerë, po dentisti pas pak iku. Kur u largua, e ndjemë veten si të infektuar nga influenca e tij negative dhe u lutëm seriozisht që Zoti të na pastronte.
Të nesërmen dentisti i ra prapë telefonit dhe na pyeti nëse kishim ndjerë ndonjë gjë të veçantë natën e kaluar. E pyetëm se për çfarë lloj ndjesie ishte fjala, po ai menjëherë e mbylli telefonin. Po e njëjta gjë u përsërit të nesërmen, dhe kur na e mbylli telefonin, mbetëm shumë të çuditur.
Kaluan ca ditë, na telefonoi prapë. Na u lut të luteshim për të dhe rrëfeu se djalli i kishte dhënë detyrë të luftonte misionin tonë telefonik. Na tha se, kur kishte qënë student, i ishte përbetuar djallit me gjakun e tij dhe se, për të, nuk kishte rrugë tjetër, ndonëse ai dëshironte ta ndiqte këshillën tonë. Pas ca ditësh na telefonoi përsëri dhe na tha se ishte përpjekur të na vriste me metodat e tij, po kishte dështuar. Tek ne kishte gjetur një forcë që ishte më e madhe se ajo që kishte ai vetë. Nuk e pranonte dot Fjalën e Perëndisë, sepse i takonte Satanait dhe Satanai po e çonte në vdekje.
Të nesërmen morëm një kartolinë. Në qoshen e djathtë sipër ishte një kryq dhe nën të ishte shkruar: „Kur të merrni këtë letër, do të kem vdekur“. Pas pak, policia na telefonoi dhe na njoftoi se dentisti kishte vrarë veten. Kishin gjetur trupin e tij dhe pranë kufomës, një libër magjie, „Pasqyra e Solomonit“.
Ky fatkeq kishte munduar njerëzit për vite me radhë dhe marrëveshja me djallin e kishte çuar edhe atë vetë në shkatërrim. Këtu ilustruam faktin se Jezu Krishti është shumë më i fuqishëm se Satanai. Dhe a nuk tregohet gjithashtu se lutja e besimtarit nuk është kurrë pa dobi? Jezui ka fituar mbi ferrin dhe djallin. Ai që është brenda nesh, është më i fuqishëm se ai që është në botë. Ai e ka zhveshur djallin nga fuqia e tij. „Dhe si i zhveshi parësitë dhe pushtetet, i bëri shfaqe të botës, duke triumfuar mbi to nëpërmjet tij“ (Letër Kolosianëve 2:15).
15-Në emrin e Jezuit do të thyhet çdo gju
Pak kohë pas luftës së dytë botërore, si kisha shpëtuar nga duart e Rusëve, kisha depresione të forta, si pasojë e ushqimit të keq. Gjendja m’u keqësua dhe kështu kërkova ndihmën e mjekëve. Një doktor më dha tableta opiumi për qetësim, po nuk më ndihmuan. Një mjek tjetër u përpoq me psikoterapi. Po edhe kjo s’pati efekt, se një lloj përmirësimi arrihej vetëm në prani të mjekut.
Në atë kohë rifillova profesionin tim si prift protestant. Po ndërsa puna ime shtohej, shëndeti keqësohej. Gruaja thirri përsëri mjekun dhe atëhere përjetuam ndërhyrjen e Zotit. Në atë kohë kaloi nga ne një evangjelist, të cilit unë iu shmanga, se nuk doja të flisja me njeri për problemin tim.
Megjithatë, gruaja ime bisedoi me të dhe ai tha se mendonte se duhej të lutej për mua e të më vendoste duart. Unë refuzova. Kjo ishte për mua një ide krejt e re, ndonëse isha prift. Nuk kisha dëgjuar për këtë gjë, madje as atëhere kur studioja për t’u bërë prift dhe kështu që e refuzova sugjerimin e tij.
Megjithatë, gruaja insistonte dhe së fundi doli më e fortë. Evangjelisti vuri duart mbi mua dhe u lut. Megjithatë, asgjë nuk ndodhi. Të nesërmen ai erdhi përsëri dhe si mori vesh se nuk kishte pasur përmirësim, më pyeti në kisha qënë ndonjëherë në jetën time i varur nga diçka. Kjo më indinjoi. Unë isha prift protestant, nga se mund të isha i varur?
Ai vazhdoi pastaj të më tregonte mëkatet e ndryshme që lidhen me magjinë dhe më tha se, zona ku jetoja, kishte emër se ishte mjaft e infektuar me këto praktika. Më tregoi gjithashtu sesi mëkatet e prindërve mund të kalojnë mbi brezin pasardhës. Dalë ngadalë m’u ndriçua mendja. Kur isha fëmijë, im atë kishte qënë i sëmurë. Mjekët nuk e ndihmonin dot dhe nëna ime kishte vajtur tek një magjistar. Magjia kishte pasur menjëherë sukses.
Evangjelisti më kujtoi porosinë e Dhjatës së Vjetër se mëkati i prindërve do të bjerë mbi bijtë deri në brezin e tretë e të katërt. E pranoja se veprimi i babait tim kishte qënë një mëkat? Po. Ramë në gjunjë dhe e rrëfeva këtë mëkat të prindërve të mi bashkë me mëkatet e mia. Ishte një akt i thellë pendese. Nëpërmjet besimit mund të më falej çdo mëkat dhe ia besova jetën time plotësisht Zotit Jezu.
Evangjelisti vuri përsëri duart mbi mua dhe u lut. Më mbuloi një ndjenjë e thellë paqeje dhe më dukej sikur ecja në ajër. Kjo ndjenjë paqeje dhe gëzimi më shoqëroi për disa javë. Për herë të parë në jetën time reflektova thellë mbi fjalët e apostullit Pavël në letrën drejtuar Filipianëve kapitullin e tretë „se ne, qytetarinë tonë e kemi në qiej“. Gjithë jeta ime, gjithçka ndërmerrja, u transformua nga dashuria e Krishtit. Bibla, puna ime morën një kuptim tjetër.
Më vonë vajta tek mjeku për kontroll dhe ai tha se rezultatet ishin të mrekullueshme. Isha njeri i ri në trup e në mendje. Depresionet nuk m’u kthyen më. Kjo mrekulli ndodhi në jetën time pasi kisha shërbyer shumë vjet si prift dhe Zoti përdori një evangjelist të thjeshtë për të më shëruar.
Mrekullia që Zoti kishte bërë në jetën time pati pasoja edhe për gjithë kishën. Predikimet e mia u rinuan në frymë dhe besimtarët e ndjenë këtë. Qëllimi im ishte të ngrija lart emrin e Jezuit dhe fjala ime nuk kthehej bosh. Shumë njerëz gjetën besimin dhe pati një frymë ringjalljeje edhe në zonat përreth. Më parë kishte qënë e vështirë të mblidheshim në mes të javës për lutje, po tani lutja e përbashkët dhe studimi i Biblës u gjallëruan vetvetiu. Perëndia kishte ndezur një flakë dhe e mbante këtë flakë të gjallë.
Emri i Jezuit u bë qendra e shërbimit tim. Emri i tij për mua donte të thoshte fuqi, fuqia e Perëndisë për çlirim. Dëshira ime e flaktë ishte t’u bëja të gjithëve të qartë se çfarë përmban ky emër. „Dhe askush tjetër nuk mund të sjellë shpëtimin, se s’ka emër tjetër nën qiell që të jetë dhënë mes njerëzve, nëpërmjet të cilit duhet të shpëtojmë“ (Vepra të Apostujve 4:12).
16-Jezui, Zoti dhe Shpëtimtari ynë.
Fillova të interesohem për spiritualizmin në kohën kur familja ime u vendos në Surrei për arsye pune, pak përpara fillimit të luftës së dytë botërore. Disa miqtë tanë na ftuan në kishën spiritualiste të vendit dhe filluam që atëhere të vemi rregullisht në mbledhjet e tyre. Në një nga këto mbledhje, një klervuajant i tha nënës sime se ajo kishte fuqi psiqike të veçanta dhe aftësi si medium. Duke kaluar koha, filluam të futemi gjithnjë e më shumë në këtë rrugë dhe filluam madje të mbajmë edhe seanca në shtëpinë tonë rregullisht. Shpesh i ndihmoja edhe unë prindërit të rregullonim karriget për mbledhjen dhe isha i pranishëm kur nëna ime duke vepruar si medium binte në trans, përpara se të hynte në kontakt me frymët. Në një seancë, pamë se koka dhe shpatullat e nënës u transformuan duke u shndërruar në figurën e rrudhosur të një kinezi me mjekër të gjatë, që duhej të ishte fryma e saj drejtuese e quajtur Çang. Në një rast tjetër, pamë të dilte prej saj ektoplasmë dhe na ndodhte që tryeza prej dru lisi, rreth së cilës ishim ulur e që normalisht donte dy veta për t’u ngritur, ngrihej vetë dhe qëndronte në ajër ndonja 30 cm mbi sipërfaqen e dyshemesë. Një herë, kur sapo isha kthyer në shtëpi me leje nga Norvegjia, disa që kishin ardhur për vizitë, i kërkuan nënës të mbante një seancë. Ajo pranoi dhe, kur ra në trans, filloi të flasë në gjuhë të huaj. Fliste norvegjisht dhe e vërteta është se nuk dinte asnjë fjalë nga kjo gjuhë. Më mbeti mua t’ua përktheja mesazhin atyre që ishin të pranishëm. Kishte folur edhe herë tjetër në Gjermanisht, Kinezçe dhe gjuhë të tjera që tingëllonin si arabe.
Po kjo histori ka dhe një anë tjetër. Pas çdo seance nëna ishte shumë e lodhur. Pastaj filloi të ketë depresione dhe kriza inati në të cilat thërriste e bërtiste, madje nxirrte edhe shkumë nga goja. Në një rast, më sulmoi edhe mua me thikë dhe shpëtova vetëm falë treiningut që kisha pasur në ushtri. Filloi të humbasë kujtesën dhe kishte disekuilibre mendore. Unë vetë, që kur fillova të merresha me spiritualizëm, u dhashë pas duhanit e pijes dhe shpesh kisha edhe unë sjellje violente që nuk i kontrolloja dot.
Në këtë kohë, Zoti hyri në jetën tonë. Nëna ime takoi një besimtar në Ushtrinë e Shpëtimit dhe ai, sapo kuptoi se ajo ishte një spiritiste aktive, i foli asaj për rreziqet e spiritizmit dhe filloi të ftojë nënën dhe njerkun tim në mbledhjet që ata bënin. Unë ndërkaq isha me shërbim në ushtri, po Zoti kishte dorën e vet edhe mbi mua. Prifti i batalionit hyri një ditë në bisedë me mua dhe më ftoi për të ngrënë në shtëpi të tij. Ai e kuptoi shpejt bekgraundin tim, se unë i thashë me zjarr se isha spiritualist dhe se spiritualizmi është e vetmja fe e vërtetë. Ai u përpoq, nëpërmjet Biblës, të më tregojë se kjo nuk ishte e vërtetë, po unë isha kundër me vendosmëri dhe madje, një herë, u ngrita i indinjuar nga tavolina dhe dola jashtë. Megjithatë, dalë nga dalë fillova të kuptoj se kishte të drejtë dhe ndonëse në atë kohë nuk u bëra besimtar, fillova ta shikoj mesazhin kristian me simpati.
Më 1947 nëna ime u bë besimtare kristiane dhe pas disa javësh edhe njerku im pranoi Krishtin si shpëtimtarin e vet personal. Më vonë nëna më tegonte se, në kohën e parë si kishte besuar, kishte çdo ditë depresione dhe të gjitha llojet e shqetësimeve që e kishin munduar prej vitesh, sikur djalli të përpiqej t’i hidhte mbi kokë ç’kishte e nuk kishte. Lutej për orë të tëra për t’i shpëtuar tundimit për t’u rikthyer në praktikat e mëparshme. Madje kishte thirrur shpesh edhe një fqinjë besimtar që të luteshin bashkë për çlirimin e saj. Dhe Zoti e çliroi. Ishte një përvojë e ngjashme me atë që kalojnë të intoksikuarit nga alkooli ose drogat, në rast se duan të çlirohen.
Unë vetë e gjeta besimin më 1952 në Woking, gjatë një misioni evangjelizues, pasi isha larguar nga ushtria dhe isha kthyer në shtëpi. Në një nga mbledhjet, iu luta Zotit Jezu të vinte në jetën time dhe ai ashtu bëri. Ishte një revolucion dhe jeta ime ndryshoi plotësisht nga prania e Krishtit tek unë. Gjatë kësaj kohe, prindërit e mi ishin konsoliduar në besim dhe ishin mjaft të aktivizuar në misionin evangjelizues në fjalë.
Ndonëse gjatë viteve nëna ime mbante shënjat e plagëve që kishte marrë si pasojë e praktikave të saj spiritiste dhe ndonëse Satanai u përpoq t’i rrëmbejë paqen, ajo i kapërceu vështirësitë me forcën e lutjes. Vitet e fundit të jetës së saj ajo ishte kaq shumë e mbushur me Zotin, saqë gjithë shenjat e vuajtjeve të saj të mëparshme u zhdukën dhe, kur vdiq, më 1964, vdiq me fjalët „Haleluja“ në gojë.
Lëvdoj Perëndinë, jo vetëm që më mban mua vetë në rrugën e tij me hirin e tij, po që mbajti nënën time dhe mban njerkun tim konseguent në besimin se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. Sot mund të them me bindje se djalli ekziston, se e kam parë me sytë e mi të veprojë. Po Perëndia më mësoi të kuptoj ndryshimin midis Krishtit dhe Satanait dhe jam i lumtur që Jezui e ka treguar veten se është Zoti dhe Shpëtimtari im.